ARKIVI:
5 Prill 2025

Denoncimi ‘bombë’/ Adriana Kalaja: Rama i ka dhënë Serbisë dhe Rusisë Portin e Porto Romanos

Shkrime relevante

Donald Trump dhe lufta e tij tregtare ndaj BE-së prej dhomës së gjumit në Florida

Lirim Gashi, Prizren SI I SHPALLI DONALD TRUMP LUFTË TREGTARE BE-SË NGA...

Murtaja te Kamy dhe Buxhovi

Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina  o Studim krahasues i romanit...

“Memorandumi për Kombin Shqiptar”, platformë që e shënon hapin e parë drejt rilindjes kombëtare shqiptare

Stuttgart, 01 Prill 2025 “Themelimi i Federatës dhe Platformës Ndërkombëtare të Krijuesve,...

Poshtërim i madh i gjenocidit ndaj boshnjakëve, “pulla postare” me foton e Milorad Dodik në Turqi

Sak Muji, Rugovë (Sylë Mujaj) TURQIA E TURPIT – PULLA POSTARE QË VULOSI...

Keqpërdorimi i Zotit

Prof. Bajram Binaku, Pejë Keqpërdorimi i zotit Zoti ishte përherë prezent! Edhe pa...

Shpërndaj

Avokatja e njohur, Adriana Kalaja akuzon kryeministrin Edi Rama se ka firmosur marrëveshje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç për t’i dhënë Serbisë dhe më tej Rusisë, akses të plotë në Portin e Porto Romanos. 

Në Çim Peka Live, Kalaja u shpreh se Porti i Porto Romanos është parashikuar të lidhet me një linjë hekurudhore me kosto 2.8 miliardë euro, e cila arrin do transportojë mallra në Beograd dhe nga aty në Moskë.

Porti i Durrësit, tha Kalaja, është shitur nga Edi Rama, ndërsa shtoi se dëmi nuk do të jetë vetëm për buxhetin e shtetit, por për historinë dhe identitetin e Durrësit.

Adriana Kalaja: Nuk do kemi më Portin e Durrësit, ky është problemi. Kemi të bëjmë me një veprim anti-shqiptar. Dhe nuk lidhet direkt me Portin e Durrësit, por me POrto Romanon. Dhe jo pa qëllim, me një strategji të mirëmenduar investimi ka filluar te Porto Romano, ka qenë landfill, ka bërë disa veprime ish-deputeti Alqi Bllako, ka një marrëveshje mes qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë, për t’i dhënë akses të plotë Serbisë në Porto Romano. Ajo që ka ndodhur në janar 2020, ka shitur Porto Romanon, ka shitur edhe Portin e Durrësit. Aksesi i Beogradit në Porto Romano do të bëjë që të gjithë mallrat sipas përpunimit që do të bëhen në Porto Romano, të shkojnë direkt nëpërmjet hekurudhës, që është me një vlerë edhe më të madhe se sa është shitur Porti i Durrësit, hekurudha është 2.8 miliardë euro dhe nga Beogradi hekurudha do të shkojë në Moskë. Marrëveshjet mes Ramës dhe Vuçiç kanë filluar që në 2019, pa nisur ende Ballkani i Hapur. Dhe e gjithë kjo aferë korruptive, përveçse është me një dëm shumë të madh për buxhetin e shtetit, por një veprim me një ndikim të jashtëzakonshëm në historinë dhe identitetin e Portit të Durrësit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu