ARKIVI:
16 Prill 2025

    Deputetët veteranë, pasqyrë e shëmtuar e Parlamentit!

    Shkrime relevante

    Hajvanati

    Nga: Lis Bukuroca  “Hajvanat” qenka ofendim, por jo piskama e akademikut të LDK-së...

    Kisha politike e nisur dhe ndërtuar në kohën e Slobodan Milosheviqit, një mollë e përhershme sherri!

    Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë "Kisha" politike, si relikt i një të kaluare...

    Dorëzimi

    Norvegji Tonje Brenna (Ap) shndritë në një festë të Bajramit në Skedsmohallen...

    Shtëpia ime, altari i shpirtit tim dhe tempulli i ëndërrave të jetës sime

    Nga : Arif Ejupi TEMPULLI I ËNDËRRAVE TË MIA Kjo nuk është...

    Shpërndaj

    Florim Zeqa

    Regjistrimet e deputetëve në Kuvend po e dëshmojnë kapjen e partive tona politike nga grupet e interesit! Po të mos ishte kështu nuk do të ndodhte që dikush për të shtatën apo të tetën herë, sa të tjerë për të pestën apo të gjashtën herë deputet, e shumë më pak deputet u regjistruan për herë te parë në Kuvend!

    Veteranomania në Kuvend, pasqyrë e shëmtuar e parlamentarizmit në Kosovë

    Si pasojë e kapjes së partive politike nga grupet e interesit, po ndodhë edhe degradimi i Kuvendit nga njëra legjislaturë në tjetrën.

    Mungesa e rifreskimit të Kuvendit, po i bën ‘veteranët’ që ta ndjejnë vetën superior ndaj gjeneratave të reja në Kuvend!

    Madje, deputetët veteranë të subjekteve shqiptare shtyhen më bërryla në Kuvend për ta dëshmuar se sa të ‘zotët’ janë ndaj njëri-tjetrit, por të njëjtën gjë nuk e kanë guximin ta bëjnë edhe ndaj deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës!

    Ky është tregues i mjaftueshem, se veteranët e Kuvendit bëhen skiftera kundër njëri-tjetrit, kurse pula të nukta ndaj deputetëve serbë.

    Paradoksalisht, deputetët veteranë me jetëgjatësi mbi 20 vjeçare në Kuvendin e Kosovës, në vend që të turpërohen për uzurpimim e Parlamentit, mburren për vazhdimësinë e tyre në të gjitha legjislaturat, duke e kthyer Kuvendin në shtëpi të dytë të tyre, duke bërë jetë luksi me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës dhe mërgimtarëve, të cilët i kalojnë pushimet si qeragjinj duke paguar tatim për shtëpitë e pabanuara!

    Për habi asnjë deputeti veteran të Kuvendit të Kosovës, për dy dekada e gjysmë rresht pas çlirimit të vendit nuk i ra ndërmend që t’a inicoj një projekt-ligj që i liron mërgimtarët nga tatimi për shtëpitë e pabanuara!

    Për habi, të gjitha subjektet politike pa dallim dhe të gjithë deputetët e të gjitha legjislaturave të deritanishme e harruan kontributin e mërgimtarëve të viteve të ’90-ta, të cilët me djersën e ballit e mbajtën shtetin paralel (arsimin shqip) në rrethanat e okupimit klasik dhe e financuan luftën çlirimtare në Kosovë!

    Kurse, sot për habi dhe për ironi të faktit të njëjtët që dhanë më së shumti për lirinë e këtij vendi nuk e gëzojnë asnjë benificion nga shteti, kurse po përfitojnë zuzarët dhe uzurpatorët, mercenarët dhe tradhtarët!

    Ku mbeti huaja e mërgimtarëve për shtetin e Kosovës?!

    Ku janë sot kusarët politikë që u pasuruan me djersën e mërgimtarëve, duke ju premtuar se kur të bëhet shteti, ‘Bonat Fiskal’ do të ju kthehen në kundërvlerë?!

    Mërgimtarët nuk duan të marrin asgjë nga shteti!

    Por, të paktën ju depuet të legjislatures së re mos i gjobitni mërgimtarët me tatim për shtëpitë që i shfrytëzojnë vetëm një muaj apo më pak gjatë një viti kalendarik!

    Pa çkapjen e partive politike nga klanet dhe grupet e interesit, nga kontranaduesit dhe mercenarët nuk do të çkapet Kuvendi nga veteranët dhe as shteti nga uzurpatorët!

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu