ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Deri kur?

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Raif Gashi, shkrimtar nga Prishtina
___
(ripostim)
Portalet, mjetet e informimit, gazetat, televizionet, politikanët, “akademikët” dhe “historianët”, morën në gojë një betejë të paqenë, që po e quajnë Beteja e Kosovës dhe me padije po i bëjnë argatin më të mirë Serbisë, e argatin më të keq atdheut.
Pyetje për juve trutrash e mendje mykur:
– A kishte emertim Kosovë në vitin 1389 dhe ku shtrihej?
Nëse thuani po, e po keni thënë atëherë sillni dokumentet që e vertetojnë këtë, (vetëm një, a më vetëm një dokument ku permendet emri Kosovë në vitin 1389).
Nëse jo atëherë kërkoni falje publike këtyre trojeve për gënjeshtrat e juaja.
– A ka pasur serb në vitin 1389 në këto troje dhe ku shtriheshin? E verteta na thotë ndryshe: serbët janë një grumbull atificial njerëzish të përbërë kryesisht nga shqiptarët ortodoks që ndrruan gjuhë për ruajtje të fesë edhe ate shumë vonë, diku pas Kongresit të Berlinit, gjithnjë duke u përkrahur nga Kisha Ortodokse Ruse dhe Perandoria Osmane.
-Deri kur do e mësojmë historinë të mbushur gënjeshtra të serbëve dhe pasardhësëve të Perandorisë Osmane?
– Deri kur do i injorojmë kishat dhe manstiret tona, që i ngritën vet shqiptarët?
Pra deri kur do këndohet kënga “ko to llazhe, ko to kazhe….” në Ulpianën tonë, edhe ate nën përkujdesjen dhe sigurinën e lartë të siguruar nga shteti ynë, duke bllokuar rrugët për të pasur rehati kriminelët e fundshekullit të kaluar- serbët që ende nuk dinë të kërkojnë as falje për krimet dhe gënjeshtra që i bënën në dëm të shqiptarëve.
Kërkesë:
-Të shqyrtohenë të gjitha doktorata dhe studimet e rrejshme rreth kësaj kohe e posaqerisht rreth këtij viti, të gjitha këto shkrime të shpallën joshkencore, e autorët e tyre të iu mirret e drejta e të qenit shkencëtar. Mjerisht edhe sot mbrohen tema të ndryshme pseudoshkencore rreth kësaj teme, dhe këta hutaq krekosen me tituj shkecor.
-Që shqiptarët të marrin në mbrojtje kishat e veta, që sot i kontrollojnë serbët.
Deri kur?, kush e di më tregon.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. …Tematike sfiduese dhe teper interesante qe kerkon studim dhe anilize te thelle multidimenzionale.

    Sipas Erich Frommit: Dobesia biologjike e njeriut jane akti ose kushti i pare themelor ose esencial i edukates, kultures, emencipimit, nderit, moralit, karakterit dhe intelektit te tij.

    Moraliteti dhe intelegjenca jane baza ose esenca e gjerave, ndersa e verteta eshte baza e gjithe moralitetit. (Konfuqi & Muhamatma Gandi)

    Nuk po di z. Gashi,

    Sipas asaj se njerezit ose popujt e ndryshem duhet te vdesin ose sakrifikohen dy here para se te lindin dhe fillojne te jetojne si duhet: Me duket se ne shqiptaret kemi sakrifikuar ose vdekur ( rene ne fushen e nderit) me teper se dhjete (1O) here per lirine dhe pavaresine tone shtetrore, nacionale, fetare, kulturore, politike, etnuike, historike, gjeografike etj. Romaket, bizanti, turqit osmanlinje, serbet etj….

    Ndonese, nuk po mund te pajtohem me njerin prej konstatimeve tuaja kur thoni se “serbet jane grumbull shqiptaresh te ritit ose fese ortodokse…”!? Kjo patjeter te shpie te apologjia ose historia e njohur mbi “12 djemt e Jakobit Izrael, nga te ciledt dikur linden ose formuan 12 fiset e popullit te Izraelit dhe Palestines…qe u ndane dikur me vone ne 1O fiset e filistineve ( palestinezeve) ne Idumea, Betamia dhe Samaria, dhe ne 2 fiset ebreje ose izraelite ne Jude dhe Galile ne kohen e sundimit te Saulit, Davidit, Salomonit etj….Kuptohet me luftera te pergjakshme dhe shkaterrimtare qe jane ne fuqi edhe sot e kesaj dite.

    Per veten time, e kam te veshtire te besoj se shqiptaret dhe serbet kane dicka te perbashket mes veti, pervec luftes, urrejtjes dhe nje pjese te fese ortodokse, e cila megjithate dallon nga feja pravosllave.

    Apo….?!

    Besoj se do na sqaroni ne esete ose analizat tuaja te radhes.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu