Nga: Arif Ejupi
Në vitin 1996, në kulmin e represionit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, kur Universiteti ishte mbyllur për studentët shqiptarë dhe vendi ndodhej nën trysninë e shtypjes sistematike, regjimi i Sllobodan Millosheviqit ndërtoi një kishë ortodokse serbe në kampuset e Universitetit të Kosovës, ngjitur me Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”
Ky veprim nuk kishte asnjë lidhje me fenë apo nevojat shpirtërore të pakicave serbe përkundrazi, ishte një akt i qëllimshëm politik, një simbol pushtimi dhe provokimi, i vendosur pikërisht në hapësirën që për shqiptarët e konsideronin si palcë të dijes, rezistencës dhe identitetit kombëtar.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë edhe kriminelë të njohur serbë, përfshirë famëkeqin Zhelko Ražnatoviq -Arkan, i njohur për masakrat në Bosnjë e Hercegovinë dhe më gjerë.
Vetë prania e Arkanit, i veshur me uniformë çetnike dhe i shoqëruar nga ndihmësit e tij, tregon më shumë se çdo predikim se për çfarë ishte ngritur kjo kishë: për të vrarë e terrorizuar shqiptarët jo për të shenjtëruar e lutur.
Që nga ajo ditë, kjo ndërtese mbeti si gur i rëndë në ndërgjegjen kolektive të shqiptarëve, dhe relikt i gjallë i pushtimit serb të Prishtinës dhe Kosovës.
Kisha politike e ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Kosovës, nuk është thjesht një ndërtesë me kube. Ajo është plagë e hapur e një epoke shtypjeje, përndjekje dhe poshtërimi, për shqiptarët autoktonë të Kosovës.
Dihet mirëfilli se ajo nuk përfaqëson as paqe, as besim, as shenjtëri por të kundërtën e tyre.
Sot, kjo kishë politike qëndron aty si monument i arrogancës së një pushteti gjenocidal, si një sfidë ndaj ndërgjegjes kolektive të një populli që i ka mbijetuar një shekulli të tërë dhune e gjenocidi sistematik.
Kjo kishë kryekëput politike qëndron si provokim i përhershëm, që nuk flet me gjuhën e Zotit, por me atë të kryekasapit Millosheviq. Çfarë është tragjike dhe brengosëse është fakti se ajo po lëshon rrënjë në heshtje para syve tanë dhe të botës.
Sa më gjatë të rrijë aty, jo vetëm që fyen kujtesën tonë historike, por rrezikon të bëhet pikë e përhershme përplasjeje dhe përçarjeje, apo “mollë sherri” . Nëse nuk veprojmë sot, nesër mund të jetë vonë, dhe historia do të na pyesë: “Ku ishit, kur një gur i dhunës fshihte fytyrën e dijes?”
Prandaj, rrënimi i saj nuk është akt i inatit, por i ndërgjegjes së shëndoshë, dhe duhet të ndodhë me vendim të prerë, të drejtë dhe të koordinuar nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Shqiptarëve nuk mund t’u lihet barra për të hequr një gur që është vendosur mbi kockat e tyre. Drejtësia e vonuar është padrejtësi. Ky objekt projekt i realizuar nga kriminelë , serbë nëse nuk rrënohet sa më parë në të ardhmen mund të përdoret si përplasje në mes shqiptarëve dhe serbëve.
Historia moderne e Ballkanit është e ngarkuar me përpjekje sistematike të Serbisë për të zhdukur gjurmët shqiptare nga trojet e tyre autoktone, sidomos në Kosovë. Këto përpjekje nuk janë episodike, por mirëorganizuara dhe të planifikuara ndër breza, me mbështetje të fortë politike, ushtarake dhe kishtare.
Një nga figurat më të errëta në këtë histori është famëkeqi Nikolla Pashiq, ish-kryeministër i Mbretërisë së Serbisë dhe më vonë i Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve.
Ai ishte arkitekt i politikave që synonin kolonizimin e Kosovës dhe shpërnguljen e shqiptarëve. Pashiq personalisht uzurpoi qindra hektarë tokë të shqiptarëve në Kosovë, duke e përdorur shtetin si mjet për pasurim personal dhe për spastrimin etnik të territoreve shqiptare.
Serbia, përmes figurave si Pashiq, dhe më pas Millosheviq, ka ndërtuar një vazhdimësi politike të dhunës, grabitjes së pasurisë, ndërrimit të strukturës etnike dhe përdorimit të kishës si mjet pushtimi kulturor dhe territorial.
Ndërtimi i kishës në kampusin e Universitetit të Kosovës është vetëm njëri nga kulmet e kësaj politike afatgjate, që nuk njeh kufij moralë e as njerëzorë.
Për të kuptuar qartë se çfarë përfaqëson ajo kishë sot, duhet parë në dritën e kësaj historie të errët, si një gur që qëndron jo mbi themelet e besimit, por mbi rrënojat e padrejtësive shekullore ndaj shqiptarëve.
I nderuar Arif,
Ju përshëndes dhe Ju shtrëngoj dorën për artikullin tuaj me një përmbajtje tepër domethënëse. Ajo kishë e shpifur në mjediset e Universitetit të Prishtinës është një damkë poshtëruese për Republikën e Dardanisë. Burimi i të gjitha fatkeqësive tona ka qenë dhe vazhdon të mbetet përçarja jonë tragjike që prej lashtësisë pellazgoiliriane, paçka se kemi qenë etnia më e madhe në Gadishullin e Ilirisë. Ajo kishë duhej hedhur në erë që gjatë luftës së viteve ’90, por, për fat të keq, kryetradhtari Hashim Thaçi, agjenti i Serbisë fashiste, ka qenë në mbrojtje të asaj kishte. Megjithatë, ajo kishë duhej shembur një sahat e më parë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, kur banda e kryetradhtarit Hashim Thaçi u largua nga pushteti. Është sa e çuditshme, aq edhe e pabesueshme se si është e mundur që rinia studentore e Universitetit të Prishtinës nuk çohet peshë më këmbë dhe të turret drejt asaj kishe për t’i vënë kazmën që nga themeli!
Me respekt.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 23 mars 2025