ARKIVI:
22 Shkurt 2025

Derisa të dyshuarit për vrasje garojnë në politikë, ky vend nuk do të ketë qetësi

Shkrime relevante

Mendime antishqiptare të Hysamedin Ferajt, “filozofit” të afërt me Vetvendosjen!

Nga: Afrim Caka, Gjakovë KËNDVËSHTRIMI I HYSAMEDIN FERAJT?Kombi dhe Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)...

Trump ka filluar të ngopet me Zelenskin

A man passes by a graffiti reading ''Kosovo is Serbia'' and...

Në Shkurt 1989, minatorët e Trepçës në mbrojtje të Kosovës edhe me grevë urie

-Nga 20 deri 28  Shkurt 1989, greva  e urisë e minatorëve të Trepçës të përkrahur...

Islami fiton terren: 70 të krishterë u gjetën me koka të prera në kishën protestante në Kongo

Foto fra Twitter/X Arnt Jensvoll , Document.no  22.02.2025 12:09 Javën e kaluar, një kishë...

Shpërndaj

Neve, si familje, gjithmonë kemi ngritur këto çështje të ndjeshme lidhur me historinë dhe politikën në Kosovë, përfshirë edhe akuzat për vrasjet e figurave të rëndësishme të periudhës së pasluftës.
Këto vrasje ndodhën në një kohë kur në Kosovë nuk kishte prani të strukturave serbe, duke sugjeruar se përgjegjësit duhen kërkuar brenda vetë strukturave shqiptare, sidomos në grupe me prirje kriminale.
Emrat që po përmendim janë të personave të vrarë pas lufte në Dardani, pa përfshirë ata të vrarë para dhe gjatë luftës, për të cilët dyshohet se u eliminuan nga kriminelët me porosi.
Porosia e këtyre vrasjeve kishte në shënjestër njerëz me kontribut politik dhe me orientime proamerikane. Vrasjet e shumë figurave politike, gazetarëve, ushtarakëve dhe intelektualëve janë ende plagë të hapura për familjarët dhe popullin, të cilët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e të vërtetës.
Shumica e këtyre vrasjeve, përfshirë ato të Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, Hasan Zemajt, Ukë Bytyçit, Shaban Manajt, Ismet Rracit, Xhafer Krasniqit, Ekrem Rexhës (DRINI), Bardhyl Ajetit, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Rexhë Osajt, vëllezërve Musaj të Strellcit, dhe shumë të tjerëve, nuk janë zbardhur.
Gjithashtu, nuk janë identifikuar as përgjegjësit për tentativat e atentateve ndaj Presidentit Ibrahim Rugova apo për vrasjet e figurave si Haki Imeri, Shefki Popova, Xhafer Behrami me djalin e tij, Jetullah Behrami dhe Sejdi Koca. Këto krime u kryen vetëm sepse këta njerëz përkrahnin Ibrahim Rugovën dhe orientimin e tij politik.
Ata që dyshohen për këto krime ende nuk janë ndëshkuar. Shumë prej tyre janë pjesë e strukturave politike të Kosovës, duke mbajtur poste të larta dhe duke penguar proceset e drejtësisë. Madje, disa prej tyre sot përballen me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë.
Populli dhe familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Por derisa kriminelët nuk përballen me përgjegjësinë juridike dhe derisa të dyshuarit për këto vrasje garojnë në politikë, ky vend nuk do të ketë qetësi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu