ARKIVI:
24 Janar 2025

Dëshirat dhe mundësitë reale të opozitës!

Shkrime relevante

Pushtimi i Kumanovës nga serbët me 24 tetor 1912, histori masakrash të shumëta gjithandej

Në këtë foto të 24 tetorit 1912, përpara ndërtesës së Komunës...

Ja si i kuptoj unë protestat e studentëve në Serbi

Pamje nga protestat e studentëve në Beograd. Marrë nga portali Informer Autor:...

Ja disa pyetje joprofesionale dhe antishtetërore të “gazetarëve” të Kosovës

Mentor Llugaliu, Prishtinë Në çdo shtet normal ka media e gazetarë që...

Sulmi i qenëve agresivë dhe dështimi i shtetit: një alarm për sigurinë e qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri

Nga: Luan Dibrani Një ngjarje alarmante ndodhi sot në Suharekë, ku katër...

Vuçiqi në Davos shprehet i shqetësuar “për politikën europiane për Kosovën!”

Gani I. Mehmeti A kishte këtë shqetësim Vuçiqi deri sot? Përse sot është...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Ashtu sikurse pushtetarët edhe opozitarët, tubimet e para elektorale i filluan me kremten e fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit edhe pse qëndron dallim i madh mes tyre në numra real!

Opozita e ndarë, e ndihmon partinë në pushtet

Bartja e organizuar me autobus e njerëzve nëpër tubime nga e gjithë Kosova në një qytet është bërë praktikë e të gjitha partive në garën për pushtet.

Tubimet masive të partive nuk mund të jënë kriter vlerësimi i rritjes apo rënjes së një partie, për shkak të heterogjenitetit të pjesëmarrësve edhe nga votuesit e partive tjera.

Kur jemi në këtë segment, duhet të permendi edhe një fakt se, sot në Kosovë janë të rralla familjet që janë unike në voten e tyre, për shkak se në një Familje katër anëtarëshe janë futur pesë e më shumë parti politike!

E kam thënë edhe në një nga shkrimet paraprake, se partitë opozitare, kanë gabuar që nuk janë bërë bashkë në koalicion të madh parazgjedhor, ose ketë e kanë bërë me qëllim sa për të matur forcat, por jo edhe për të marrë pushtetin!

Secila nga tre partitë parlamentare në opozitë janë të bindura se të vetme nuk mund ta marrin pushtetin në zgjedhjet e 9 shkurtit, por akoma më të vështirë do ta kenë të bëhen bashkë, siq nuk munden të bëhen bashkë për katër vite në Parlament.

Mbase është e vështirë të thuhet me saktësi dhe në mënyrë hipotetike, se cila nga partitë opozitare do të ngarendin e para për t’iu vardisur Kurtit në pushtet, porqë njëra prej tyre do t’i shkojë gjithsesi!

Pavarësisht faktit se cila nga partitë opozitare i shkon Albin Kurtit në bashkëqeverisje, kurban i atij koalicioni do të bëhet presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e cila, edhe nëse nuk shkarkohet, do të pasohet nga një kandidat i koalicioni në pushtet!

Rënja e Vjosa Osmanit nga posti i presidentes është i pashmangshëm si pasojë e ftohjes së marrëdhënjeve me Albin Kurtin dhe i pazareve politike për pushtet mes njërës nga partitë opozitare që do t’i bashkohet Albin Kurtit!

Megjithatë, Vjosa Osmani e ka një mundësi të artë! Nëse LDK bashkohet me LVV-në, sërish do të jetë shoku i klasës Sorosiane, Lumir Abdixhiku, ai i cili do ta ndihmojë sërish Vjosen, siq e ndihmojë më bërjen e kuorumit në Kuvend në vitin 2021 për zgjedhjen e saj presidente të shtetit.

Në rastin tjetër, të koalicionit LVV-PDK, Vjosa Osmanit nuk i mbetet tjetër, veçse t’i përgatis valigjet! Pasi, Kurti do t’i lëshojë Bedri Hamzës postin e kryeministrit dhe vet do të ngritet në postin e presidentit!

Ndryshe, edhe pse koalicioni LVV-AAK duket i pamundur, në politikë çdo gjë është e mundur. Por, edhe nëse një gjë e tillë ndodh, Ramush Haradinaj nuk i shkon Kurtit në koalicion pa e marr postin e presidentit!

Këto janë në suazat e parashikimeve të mia paragjedhore, sikurse edhe renditja e partive politike: 1. LVV, 2. PDK, 3. LDK, 4. AAK e kështu më radhë.

Dikush edhe mund të mos pajtohet me parashikimet e mia, siq nuk pajtohet LDK-ja, e cila parashikon dyfishim të votes dhe përtej saj. Megjithatë, unë nuk po i vë pikë kësaj pune, kapakun do t’i vënë qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Zoti e bekoftë votën e lirë të qytetarëve dhe mërgimtarëve!

Me 24 Janar 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu