ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Dëshmi e Fatos Nanos: “Edi Rama ishte i arrestuar më vitin 1994 në Francë, pasi e kishin zënë duke vjedhur…”

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

A jeni arrestuar dhe burgosur në France në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?


Në fakt nuk pritet ndonjë përgjigje nga vetë Rama për këtë çështje, por pyetja retorike e një personi publik në qarqet politike gjermane dhe ndërkombëtare, nuk mund të kalohet thjeshtë, shkruan Syri.net

Përpara se të kërkojmë nga prokuroria që të nisë hetimin urgjentisht për deklarim të rremë në formularin e dekri.minalizit të deputetit Edi Rama, për të njëjtën çështje në ndihmë po risjellim edhe aku.za të tjera që bashkohen në një pikë: Edi Rama në Francë kur ka qenë emigrant, (por edhe në Shqipëri gjatë kohës që ka qenë ministër Kulture) është marrë me tra.fik ikonash dhe madje edhe është arr.estuar dy herë.

Në formularin e fundit të dekr.iminali.zimit që ka dorëzuar si kandidat për deputet i PS në Qarkun e Vlorës për zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama ka firmosur se nuk ka qenë asnjëherë i ndaluar apo dë.nuar, për ndonjë vepër pen.ale.


Në formularin e deklarimit, (shih foton), Edi Rama shkruan se ka jetuar në Paris-Francë gjatë viteve 1995-1998. Por sipas dëshmive të shumta ai ka jetuar në Paris që nga viti 1993 deri në vitin 1998. Kjo konfirmohet edhe nga biografia e tij në faqen popullore Wkipedia (shih foton).

Vetë Edi Rama, në CV-në që ka dorëzuar në KQZ me rastin e kandidimit si deputet për zgjedhjet e vitit 2017, e ka zhdukur fare këtë periudhë. Në jetëshkrimin e tij, pasi përmend përfshirjen në jetën publike dhe politike si drejtues i lëvizjen studentore në Akademinë e Arteve, menjëherë kalon në vitin 1998 si ministër Kulture në qeverinë Nano.

Pra kemi një periudhë bosh prej të paktën 6 vitesh në jetën e vetë-deklaruar nga Edi Rama. Duket e çuditshme që ai nuk përmend faktin se në Paris ka shkuar me një bursë të Citè Internationale des Arts, një qendër e jashtëzakonshme ateliesh për artistë pamorë e muzikantë, mu në zemër të Qytetit të Dritave, siç ka deklaruar në një intervistë për Panoramën, botuar në qershor të vitit 2016.

Në fakt këtë e ka deklaruar Edi Kristaq Rama dhe jo Edvin Kristaq Rama, për të cilin ka të dhëna të besueshme se në vitin 1994 është arr.estuar apo pyetur nga policia franceze për këtë veprën e rëndë pe.nale të tra.fikut të veprave të artit dhe posaçërisht të ikonave mesjetare, të cilat në fillim vitet 90-të u vodhën me shumicë në Shqipëri.

Për herë të parë publikisht për këtë çështje, ak.uza ka ardhur nga ish- kryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Gjatë një fjalimi në festën e Pezës në vitin 2001, Fatos Nano ka deklaruar tekstualisht:

‘Unë nuk pres si përgjigje artikulimet e kryetarit të bashkisë Edi Rama, të cilit mund t’i kem bërë shumë gjëra kur e nxora nga mjerimi si refugjat dhe shitës ikonash të vjed.hura në kohë të Saliut dhe e ktheva me thonj të paprerë nga Parisi për ta bërë ministër dhe kryetar të bashkisë….’.

Kjo është hera e parë që yllit në ngjitje brenda PS-së, i zihet në gojë publikisht e kaluara e errët kri.minale. Dhe jo nga një njeri do si do, por nga ish kryeministri i vendit, i cili ka pasur në dorë informacion të klasifikuar nga ish-SHIK dhe të shërbimeve inteligjente partnere.

Duket se kjo gërvishtje e `plagës` nga Fatos Nano, që e bën të lëngojë edhe sot Edi Ramën, e frikësoi këtë të fundit. Ndaj 1 vit më pas, më 27 nëntor të vitit 2002, ai ndryshoi në gjykatë emrin.

Sipas formularit të dekr.iminalizimit që ka paraqitur si kandidat për deputet për zgjedhjet e kaluara, për herë të parë Edi Rama tregon dhe firmos ndryshimin e emrit, gjë për të cilën nuk ishte prononcuar kurrë, edhe pse Sali Berisha e ak.uzonte sistematikisht ndër vite.

Pra nëse ndokush ka tentuar që në ministrinë e Drejtësisë apo atë të Brendshme në Francë, të kërkojë për ndonjë arre.stim apo dënim të shtetasit shqiptarë Edi Kristaq Rama; nuk ka për ta gjetur.


K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu