ARKIVI:
27 Shkurt 2025

Dështoi edhe një përpjekje e Serbisë për formimin e “Republikës Serbe” në Kosovë!? 

Shkrime relevante

ISIS bën thirrje për sulme terroriste në festivalet evropiane

NTB / Document.no 27.02.2025 06:16 Në një faqe propagandistike në gjuhën gjermane,...

Turr e vrap drejt grazhdit politik!

Florim Zeqa Tani kur janë duke u numëruar ‘kokrrat’ e fundit të...

Republika e Kosovës nderon (Postmortem) me “Medaljen Presidenciale të Meritave” Simon Filipajn, përkthyesin e Biblës shqip

Nga Frank Shkreli Për Imzot Simon Filipaj – Medalja   Presidenciale e Meritave...

Shpërndaj

Nga: Zeqir Bekolli , Prishtinë  

Serbia duke përdorë si marioneta kriminelët serbë në Veri të Republikës së Kosovës, qysh herët ka hartuar planin për krijimin e një “Republike Serbe” në Kosovë, e cila do të ishte edhe bazë e interesave ruse, sikur që ndodhi me “Republikën Serbe” në Bosnjë. Një vëzhgim i vëmendshëm i realitetit të krijuar në atë pjesë të vendit tonë dhe një nënçmim i situatës nga qeveritë tona, ka bërë që gjërat të shkojnë deri në atë pikë, që u shpërfaqen këtyre ditëve, nga një agresion serb i kamufluar në emër të një “revolte” të serbëve lokalë.  

Numri i njerëzve të uniformuar, dhe llojet e armatimeve me të cilat kanë disponuar 

dëshmojnë qartë për formacionin ushtarak të krijuar dhe të stërvitur për luftë, ballë për ballë me forcat tona të rendit. Incidenti te ura në fshatin Banjska dhe humbja e jetës së eprorit Afrim Bynjakut e plagosja e dy policëve të Kosovës, ishte shkas për fillimin e konfliktit të armatosur, me synimin për krijimin e një territori të lirë, për një “Republike Serbe” në Veri.  

Pastaj, zbarkimi në Manastirin e Bajskes, jo që nuk  ka qenë i rastësishëm , por i planifikuar mirë, për të shërbyer si bazë për armatim e furnizim me armë e ushqime. Në rast të zgjatjes së luftimeve, Beogradi ka llogaritur se forcat ndërkombëtare do të futeshin ndërmjet palëve në dyluftim, kurse Serbia më pastaj do të zgjeronte numrin e ushtarëve dhe masën e armëve për të mbrojtur ato hapsira, deri te një Konferencë ndërkombëtare,  ku do të vendosej për coptimin e Kosovës. 

Mirëpo, vigjilenca, guximi dhe profesionalizmi i Policisë së Kosovës,  por edhe delli diplomatik i saj, bën që strukturat terroriste të krijuara në Beograd, t’i  shpartallojnë, e të ndiqen nga terreni, pa pasoja të mëdha  për të dyja palët.  

Ky sukses i Policisë së Kosovës dhe i përkrahur nga faktori ndërkombëtar,  është dëshmia më e mirë për komunitetin ndërkombëtar,  por edhe për publikun e brendshëm, se synimi i Serbisë ishte dhe mbetet territori i Kosovës dhe jo interesat e serbëve lokalë.  

Duhet thënë hapur, se rasti është edhe një goditje për Serbinë dhe fundi i gënjeshtrave për diplomacinë e saj , për gjoja angazhimin e saj për pozitën e “vështirë” të pakicës serbe në Kosovë. 

Pos kësaj, është edhe dëshmi tjetër se problemet në Kosovë nuk mund të zgjidhen me dhunë, e aq ma parë me përzierje të Beogradit. 

Është kohë e fundit, për serbët  në vendin tonë, të integrohen në institucionet e vendit dhe të gjitha dilemat t’i zgjidhin brenda tyre, nëse vërtetë dëshirojnë të jetojnë të qetë e të lirë në Kosovë.  

Përzierja e Beogradit, siç është parë deri tash, e siç u dëshmua edhe ditëve të fundit, veç krijon çrregullime dhe ua vështirëson jetën serbëve . 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu