ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Dialog me agjendë shtetërore!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Florim Zeqa   

Nga paslufta e këndej politik-bërja kosovare e ka ndjekur rrugën e gabuar sa i përket shtetndërtimit, raporteve pozitë-opozitë dhe çasjes ndaj qytetarëve të vendit, përderisa këta të fundit (qytetarët) nga asnjëra qeveri nuk janë trajtuar me dinjitet dhe përkushtim të duhur.

Shpeshëherë rivaliteti mes forcave politike i ka kaluar kufijtë e normales, duke mos zgjedhur mjetet për ta luftuar njëra-tjetrën, qoftë përmes gjuhës së urrejtjes, ashtu edhe përmes ndërskamcave dhe formave më të ulëta të shantazhit politik, e deri tek eliminimi fizik i kundërshtarëve politik!

Por, padyshim kundërshtimet më të ashpra mes pozitës dhe opozitës janë evidente në këtë dhjetvjetshin e fundit, apo më mirë të themi nga momenti i fillimit të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Brukselit dhe mbështetjen e Washingtonit.

Përderisa pushtetarët kanë qenë të detyruar (nga bashkësia ndërkombëtare) që të dialogojnë, opozita e ka shfrytëzuar dialogun për ta kundërshtuar pozitën për gjithçka dhe për çdo gjë, madje edhe pa qenë fare në korrent të zhvillimeve politike në dialogun e Brukselit.

Për ata që janë kyqyr me vonesë në shkrimet e mia, unë vazhdimësi kam kërkuar që opozita dhe shoqëria civile t’i bashkangjitet pozitës në dialog me Serbinë, për arsye se interesi i shtetit nuk i përket vetëm pushtetarëve dhe as një krahu të vetëm politik, por i përket e gjithë skenës politike dhe të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim partie politike, etnie apo feje.

Për realitetin e hidhur, të krijuar 22 vjet nga përfundimi i luftës, fajin nuk mund t’ia hedhim shtetit serb, por politik-bërjes kosovare në përgjithësi dhe pa dallim pushtet-opozitë, për shkak të luftës së ashpër për pushtet në gjysëm shtet!

E quaj kështu gjysëm shtet, për shkak të mosfunksionimit të shumë hallkave të sistemit politik, të mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë, të sistemit gjysmak të arsimit dhe shëndetësisë, të mungesës së sigurimeve shëndetësore, të skemave tepër të ulëta sociale dhe pabarazisë së lartë qytetare…, por edhe për shkak të mospërmbylljes së shtetësisë sonë, respektivisht të mospërmbylljes së temave të hapura me Serbinë, nga të cilat varet pranimi dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në OKB dhe BE, në UNESCO dhe INTERPOL.

Edhe pse nuk e thonë hapur politikanët tonë, pushtetarët paraprakë dhe këta aktualë, liberalizimi i vizave apo lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës është peng i dialogut të papërmbyllur me Serbinë!

I kam quajtur dhe i quaj kusarë politikë të gjithë ata politikanë që janë pasuruar dhe pasurohen “brenda natës” nga buxheti i shtetit, respektivisht mbi kurrizin e taksapaguesve të varfër kosovar!

Politikanët e papërgjegjshëm e të gjitha llojeve e ngjyrave pa asnjë problem bashkëpunojnë me njëri-tjetrin kur është në pyetje zhvatja e shtetit, por, po e kanë të vështirë të bashkëpunojnë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve!

Kur këtyre ju shtohen korrupsioni dhe nepotizmi në nivelet e larta shtetërore, atëherë  qytetarët me të drejtë e kanë humbur besimin në shtetin e tyre shkaku i politikanëve të pandërgjegjshëm në krye të institucioneve të shtetit.

Kjo situatë nuk është e ditëve dhe e as e muajve të fundit, por tani e 13 vjet e më shumë në shtetin e pavarur.

Mjafton ta kthejmë kujtesën se çfarë ka ndodhur në Kosovën tonë pas 17 shkurtit 2008.

Më të privilegjuarit në punësime kanë qenë familjarët e politikanëve dhe militantët partiakë, ku si gjithnjë, bashkëshortët(et) e liderëve shtetërorë janë emëruar në poste të larta nëpër ministri apo staf diplomatik (ambasador apo konsuj), janë emëruar në krye të institucioneve, bordeve dhe agjencioneve (pa)varura!

Pa dashur ta personalizojë me emra të përveqëm, të njëjtën situatë e kemi edhe me pushtetarët e rinjë, të tillë do ta kemi edhe pas tyre…!

Pa ndërrimin e çasjes tonë si shoqëri ndaj shtetit, pavarësisht ndërrimit të pushteteve, mentaliteti qeverisës do të mbetet i njëjtë!

Nuk bëhet shteti me agjenda individuale dhe partiake, bëni dialog me agjendë shtetërore!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu