ARKIVI:
2 Nëntor 2024

Dijana Toska nga Shkupi, Teuta e Ilirisë dhe ikona e gazetarisë shqiptare

Shkrime relevante

Roli i Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut në organizimin e demonstratave të tetorit e nëntorit 1989

Nga: Sheradin Berisha 02 nëntor 2021| 18:27 Në 32-vjetorin e rënies Gjatë muajve të...

Udhëheqësi i Iranit kërcënon me përgjigje shkatërruese ndaj SHBA dhe Izraelit

MESAZHI I RREPTË: Udhëheqësi i Iranit Ali Khamenei. © AP / NTB Udhëheqësi...

Një tjetër udhëheqës i Hamasit, Izz al-Din Kassab, u vra, pretendon IDF

zz al-Din Kassab ishte një nga pak udhëheqësit e mbetur të...

Partneritet i fuqishëm ndërshtetëror – Ministrja Gërvalla takon homologen kanadeze, Mélanie Joly

Montreal, Kanada — Në margjinat e Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor...

Shpërndaj

___

Dijana Toska është ikona e gazetarisë shqiptare dhe e viteve kur kur konflikti në Kosovë të mbante sytë mbërthyer nga mediat. Ajo ushtroi rolin e gazetares me një profesionalizëm të rrallë. Në pamje e kuruar, ndryshe në aparencë dhe në mendime. Veçantitë e saj janë të shumta, por ne po sjellim disa nga segmentet që përbëjnë jetën e saj për lexuesit e Portalb.mk.

Dijana Toska lindi në Shkup më 1961. Shkollën fillore e të mesme i kreu në Shkup, ndërsa Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Është dhe avokate. Në karrierën e saj 35-vjeçare ka punuar gazetare, korrespodente, drejtore, producente e programeve politike dhe bashkëpunëtore e agjencive të ndryshme të lajmeve vendase e ndërkombëtare, në Televizionin e Prishtinës dhe Radio Televizionin e Kosovës, në VOA, Rilindje, Lajm, ligjëruese në Akademinë Policore në Vushtrri.

Është autore dhe producente e debateve të shumta televizive, e emisioneve dokumentare edhe e filmit të parë dokumentar në Kosovën e pasluftës “Lugina e dhembjes dhe e shpresës – Bllaca”. Pastaj, ishte përfaqësuese rajonale e International Center for Promotion Enterprises me seli në Lubjanë. Është përfaqësuese rajonale e Knowledge Economy Network me seli në Bruksel si dhe drejtore ekzekutive e OJQ-së Litlle People of Kosova, e cila në vitin 2013 fitoi Çmimin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.Dijana Toska- Fotografi nga albumi personal

Dijana Toska- Fotografi nga albumi personal

 

Në opinionin e gjerë njihet si veprimtare dhe lobiste e të drejtave të njeriut, për çka dhe ka fituar mirënjohje të ndryshme. Mirënjohje ka dhe nga VOA për kontributin e vazhdueshëm e të jashtëzakonshëm të transmetimeve të VOA në gjuhën shqipe dhe shumë vite të shquara të shërbimit ndaj çështjes së mediave të lira dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkan.

Dijana Toska- Fotografi nga albumi personal

Dijana Toska- Fotografi nga albumi personal
U dekorua dhe me Çmimin, ”Mbretëresha Teuta”, për  kontribut në avancimin e pozitës së femrës shqiptare në botë për vitin 2015 nga Klubi i femrave shqiptare të Kroacisë.

Dijana Toska- Fotografi nga albumi personal

Ka botuar librin – “Maqedonia në gazetarinë time”, në vitin 2014.

Në vitin 2015 realizoi si autore dhe ideatore projektin “Himni i Nënë Terezës” në Prishtinë.

Në vitin 2016,si autore përuroi pullën postare dedikuar Shenjtërimit të Nënës Terezë, ndërsa në vitin 2017 në Itali, kjo pullë fitoi çmimin e parë në botë, për nga përmbajtja.

Dijana Toska- Fotografi nga albumi personal
Dijana Toska- Fotografi nga albumi personal

Është producentja e parë shqiptare që ideoi dhe organizoi koncertin me yjet e njohura shqiptare në botë në vigjilje të Shenjtërimit të Nënës Tereze në Vatikan, për çka u dekorua me pesë mirënjohje : Albanian Exellence Histori Suksesi 2016, Diplomatic Mission Peace and Prosperity Headquarters Albania 2016, u shpall Anëtare Nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze për 2016. Në vitin 2018 i u dha Titulli Ambasadore për Paqe nga Federata Universale e Paqes së UN. Mirënjohje për mbrojtjen dhe avancimin e vlerave universale si dhe kontributin e dhënë në ndërtimin e një bote më humane ku paqa, toleranca e dashuria ndaj njeriut të jenë vlera të shenjta për njerëzimin.

Dijana Toska – Fotografi nga albumi personal. Koncerti me yjet botërore në Vatikan për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Me emrin e Dijana Toskës lidhen një mori ngjarjesh e suksesesh. Në opinion mbahet mend si gazetare me standarde të larta profesionale që u dëshmuan gjatë punës disavjeçare në televizionin e Prishtinës dhe më pas të Kosovës, pastaj, si korrespodente e “Zërit të Amerikës”, duke vendosur kritere ndërkombëtare të raportimit.

Nga viti 2000, përveç punëve profesionale, Dijana filloi të punojë vullnetarisht si lobiste e të drejtave të njeriut me personat me aftësi të kufizuara, aktivitet ky që rezultoi me marrjen e përgjegjësive në funksionin e Drejtores ekzekutive në organizatën “Little People of Kosova”. Solidariteti e humaniteti për këto 18 vite në shërbim të njerëzve me nevoja të kufizuara, ishte misioni i saj jetësor.

E edukuar në frymën e tolerancës dhe mirëkuptimit ndër njerëzor, me punën dhe formimin e saj, Dijana Toska ka sjellë në shoqëri edhe modelen e veprimtares që prodhon ide dhe i bën ato pronë të gjithë shoqërisë. Ky altruizëm sublim u vërejt së fundmi edhe me rastin e projektit të “Himnit të Nënës Terezë”, ide kjo që u lancua në publik nga Dijana si rrugëtregues se kah duhet të lëviz shoqëria jonë. Ky mesazh i dërguar nga ajo u pranua mjaft mirë nga publiku dhe nga segmente të ndryshme diplomatike, politike, kulturore, vendore e ndërkombëtare.

Dijana Toska- Fotografi me nënën e saj nga albumi personal
Dijana Toska- Fotografi me nënën e saj nga albumi personal

Ajo është një emër i nderuar në gjirin e kombit tonë, ka demonstruar një aktivizëm shumë inventiv në sensibilizimin ndërkombëtar të figurës së Nënë Terezës dhe me shembullin e saj personal si veprimtare dhe krijuese ka tejkaluar vetveten, duke qenë një model i avancuar i angazhimit shoqëror, në funksion të paqes dhe të mirës universale.

Himni i Nënës Terezë, si Kod Moral i Njerëzimit, i realizuar nga 200 artistë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria, bazuar në poezinë “Lamtumirë” që e shkroi Gonxhe Bojaxhiu në moshën 18 vjeçare, i hapi dyert Dijanës, si autore e producente që në vigjilje të Shenjtërimit të Nënës Terezë, më 3 shtator 2016 në Basilicën Papale San Paulo Fuori Le Mura, të organizojë një koncert madhështor me yjet tona botërore, në mesin e të cilëve ishte edhe Rita Ora. Koncerti u transmetua nga Tv Vatikani dhe live e përcollën mbi 140 milion shikues nga mbarë bota. Kjo vepër jetësore e Dijana Toskës do të shënohet me shkronja të arta në historinë e njerëzimit, si sukses planetar i një bashkëkombëse të Nënës Terezë e cila arriti të sensibilizoje ndërgjegjen e njerëzve për më shumë dashuri, paqe, respekt e humanitet mes nesh.

Dijana Toska- Fotografi me Monsenjor Dom Lush Gjergji
Dijana Toska- Fotografi me Monsenjor Dom Lush Gjergji

Dijana, në vitin 2016 si autore përuroi Pullën Postare dedikuar Shenjtërimit të Nënës Terezë, ndërsa më 2017 në Itali, kjo pullë për nga përmbajtja u vlerësua me çmimin e parë në botë. Kjo pullë postare nga mediat botërore u vlerësua si vlerë artistike që promovon paqen e dashurinë.

Humaniteti, sakrifica, vepra jetësore dhe puna vullnetare ishin arsyeja që Federata Universale e Paqes e OKB, më 2018 i dha Dijana Toskës Titullin “Ambasadore Për Paqe”. Është shpallur anëtare nderi në Kanada e Rumani, është laureate e disa Çmimeve ndërkohë, që puna e saj është vlerësuar me shumë mirënjohje profesionale në Vashington, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Dijana Toska, aktualisht po punon në skenarin për një film artistik kushtuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë, si dhe një monografi kushtuar Himnit të Nënë Terezës.

Fotografi personale e Dijana Toskës gjatë promovimit të librit
Fotografi personale e Dijana Toskës gjatë promovimit të librit

Ajo është e bija e Ilmi Toskës. Ilmi Adem Toska, lindi më 21 maj 1927 në fshatin Provoli, komuna e Kaçanikut. Ndërroi jetë, më 14 korrik 2015 në Shkup. Ilmi Toska, pas presioneve të shumta të pushtetit të Rankoviqit u detyrua bashkë me familjen e tij të shpërngulej nga vendlindja dhe të migroj në Shkup në vitin 1956, ndërkohë që nga regjimi pati tërë jetën presione për qëndrimet e tija kombëtare, për çarësye 14 herë gjatë 30 viteve u paraburgos duke u mbajtur në izolim nga disa ditë, sa here që vinin figura të larta komuniste për vizitë në Maqedoni.

Ilmi Toska, kujtohet me respekt të madh në Komunën e Kaçanikut, si burrë i fjalës, patriot dhe humanist. Ai ishte fisnik dhe tregonte dashuri e mirëkuptim të thellë ndaj të gjithë njerëzve, sidomos ndaj të vobektëve dhe të burgosurve politik, mbahet mend si menaxher shumë i suksesshëm i cili në kohët më të vështira në firmën e tij në Shkup punësoi të përndjekurit nga Kaçaniku e Kosova.

Ky veprimtar e patriot kontribuoi shumë edhe për rindërtimin e komunës së Kaçanikut duke dhuruar materiale ndërtimore. Financoi shumë aktivitete kombëtare, kulturore, botime historike të librave, luftën e UÇK- së dhe kurrë nuk kërkoi dhe nuk mori asgjë nga Kosova, ndërroi jetë pa i treguar askujt për kontributin e tij material e shpirtëror ndaj kombit që aq shumë e deshi.

Fotografi personale e Dijana Toskës gjatë një vitite të Ismail Kadaresë
Fotografi personale e Dijana Toskës gjatë një vitite të Ismail Kadaresë

Ilmi Toska dhe familja e tij mbahen mend nga bashkëfshatarët edhe për kontributin e veçantë që dhanë në mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve, duke e ruajtur Besën e dhënë shqiptare edhe përtej vdekjes.

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. A e njeh dhe a e pranon per lider te shqiptareve te Maqedonise se Veriut, te “madhin”-Ali Ahmeti, Diana Toska…?!

    Vec d´veta (pyeta) pa sherr.

    Kome me shi…

  2. …I madhi Ali Ahmeti, i madhi Ramush Haradinaj, perfundi tij, Hshim Thaci, me i madhi ose permbi ta, Bardhyl Mahmuti…KREJT i madhi sa sana-Albin Kurti!

    E madhja Diana Toska, shume e madhja Donika Gervalla, afer saj e madhja Teuta Arifi, me e madhja Vjosa Osmani!

    Vec ne populli i shkrete, mbetem te vegjel e jetima!

    C´a leshin ashte ka bahetme ne keshtu, allahile!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu