ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Diktatorët dhe maskat e tyre!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Ahmet Asani, Zvicër
▪︎ Në libra të ndryshëm që kam lexuar flitet per 12 tipe njerëzish, e në realitet mendoj qê në këtë botë janë vetëm dy lloje njerëzish: njerëz me Frymë ( gjerm. Geist, kroat. Duh) njerëzore dhe njerëz me Frymë jonjerëzore apo duhmë djallëzore! Njerëz me Frymë njerëzore janë ata të cilët tërë jetën e tyre e jetojnë ashtu si janë – pa maska, njerez qe nuk kanë çka të fshehin, kurse njerëzit me duhmë djallëzore mund t’na paraqiten me 12 lloje të maskave të ndryshme!
▪︎ E gjithë filozofia e jetës është si ta dallojmë njeriun me duhmë djallëzore , kur ai fshihet prapa ketyre 12 llojeve të maskave? Për ta sqaruar çështjen, duhet s’pari të pëgjigjemi në pyetjen se cfar w bene njeriun jinjerëzor – apo të keq siç e themi në gjuhën popullore, cilat janë ato veti të cilat na ndihmojnë ta zbulojmë djallin i cili fshihet prapa maskês së engjullit, para se të bëhemi pre e tij?
▪︎ Vetitë të cilat duhet t’ia shikojmë çdo njeriu, janë ato që vejne ne sprovë bashkëpunimin, falënderimin, tolerancën, respektimin e mirënjohjen, veti keto të cilat i kanë gjithë njerëzit me frymë njerëzore, dhe ato të imponimit të mendimit, deshires pêr diktat, per t’i shfrytëzuar, nëpërkëmbur pa mëshirë te afërmit, miqtë dhe bashkëpunëtoret me te afert, per t’ia mohuar çdo meritë çdo kujt për s’gjalli dhe per s’vdekuri, veti keto që i kanë njerëzit pa frymë njerzore, apo njerezit me duhmë djallëzore!
▪︎ Nga që njerëzit me duhmë djallëzore janë të papërmirësueshëm, e vetmja zgjidhje është largimi sa më parë prej tyre, sepse qendrimi me ta mund t’ju sjell vetëm të këqija!
▪︎ Pavarësisht se si ju afrohet dikush ne jetë, qoftë si hero apo shpëtimtar, qoftë si princ apo si lypës, qoftë si prijës apo çlirimtar, qoftë si poliglot apo idiot, në momentin kur vëreni që ai ose ajo nuk janë bashkëpunues, por janë imponues që tentojnë në çdo formë t’ua imponojnë mendimet dhe vullnetin e tyre, që ju t’i nënshtroheni mendimeve dhe kërkesave të tyre, atëherë duhet ta keni të qartë se ajo apo ai eshte djalli vet!
▪︎ Per Stalinin thuhet se në biseda e takime me bashkepuntorët e tij eshte paraqitur si shumë njerëzor e i buzëqeshur, biles pas çdo bisede është ngritur ne kembe, ua ka çit dorën mbi shpatulla bashkepunetoreve te tij dhe i ka percjellur deri te dera, me “respekt” e fytyrë (maskë) engjullore! I njejtë me Stalininin ka qenê edhe Enver Hoxha, por dihet që gjithë bashkëpunëtorët më të afert të Stalinit e Enver Hoxhës në fund kanë përfunfuar me vrasje ose vetëvrasje!
▪︎ Tani nuk do të merrem ketu me karakteret narcisoide e diktatoriale të Jozef Stalinit e të Enver Hoxhës, sepse rrezik ështê qê edhe facebooku të ngulfatet e bllokohet, por qellimi im eshte qe lexuesit shqiptar t’ia bëjë me dije si të ruhet nga njerezit me veti e sjellje narcsoide e diktatoriale, sepse pavarësisht se si paraqiten, ata janë e keqja, janë djalli vet!
▪︎ Mjerisht shumë njerëz lehtë bien në kurthin e njerëzve me karakter diktatatori dhe pranë tyre sillen të hipnotizuar, sikur bretkosa para kafshimit të gjarpërit! Njerëzve dhe popujve që nuk arrijnë ta dallojnë të keqen nga e mira, ta dallojnë djallin nga engjulli, demagogun nga patrioti, diktatorin nga demokrati, duhmën moniste nga fryma demokratike , jo një herê por shpesh mund t’ju ndodh të përfundojnë të perdorur, të zhgënjyer, të tradhëtuar, të nëpërkëmbur e të mashtruar!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu