ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Dikush sërish po luan me fatin e Shqiptarëve

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian 

Asnjë burrshteti botëror nuk e ka ndier peshën e tragjedisë shqiptare për dy shekuj,  sikurse Bill Klinton dhe Gjorgjrgj Bushi (i Riu). Faktet: Bill Klinton do t` i drejtohet Gjeneralit  Wlesli Clark më 15 shtator 1998 në Univerzitetin e Mbrojtjës Kombëtare me këtë fjali: “Ti do të jesh i gatshëm të kujdesësh për Kosovën”; Ndërsa, Gjorgj Bushi i Ri më 10 qershor 2007, në Tiranë i drejtohet opinionint botëror:” Çka është mjaft, mjaft është. Kosova duhet të shpallet e pavarur”. Dhe u shpall më 17 shkurt 2008, për ta pranuar për një kohë rekorde 116 shtete demokratike të mbarë globit.  

Çka ndodhëte me këtë shpallje. Përmirësohej një gabim tragjik që kishin bërë fuqitë Evropiane ndaj shqiptarëve, nepër kongrese e konferenca. Të jemi të sakt, më 1877 Kongresi i Berlinit ia dhuroi tapinë Serbisë për 714 katunde shqiptare dhe 6 qytete të Sanxhakut Nishit. Ndërsa, mbi gjysma e viseve shqiptare më 1913, nga Konferenca e Londrës iu dhuruan: Malit Zi, Serbisë dhe Greqisë. Ato pasoja kombi shqiptar i ka përjetuar gjatë shekullit XX-të në shkallën më tragjike, pa i hyrë askujtë në hak. E vërteta, kurrë shqiptarët nuk e ndalën luftën e tyre çlirimtare nga viti 1945. Por, ishte injoruar gjithëmonë lufta jonë e drejtë deri më 1999, madje edhe kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftonte frontalisht kundër RFJ-ës (Jugosllavisë Tretë). 

Në Luftën e fundit çlirimtare të UÇK-ës më 1998/99, kur KS OKB më 31 mars 1998 doli hapur me Rezolutë nr. 1160; pas Epopesë së Jasharajve më 5-7 mars 1998; pas grupit të Kontaktit më 9 mars 1998; pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 22 mars 1998, duke u mbështetur në Kaptinën e VII-të të Kartës së OKB-ës. Ata që i kuptojnë proceset politike dhe shoqërore në botë, menduan se më në fund pas shumë tragjedive Kombit Shqiptar do t` i kthehen të drejtat civilizuese, e të cilat kurrë nuk i kishin gëzuar. Edhe më konkret, më 23 shtator 1998 KS OKB do ta aprovojë Rezolutën nr. 1199 ku sërish mbështetej në Kaptinën VII të Kartës së OKB-ës, duke i autorizuar shtetet antare për t` i përdorë të gjitha mjetet që i posedojnë” me qellim që tragjedia shqiptare të pengohet. 

SI ndodhi UÇK dhe NATO të gjinden në një luftë të drejtë 

Me daljen në publik të UÇK-ës, të gjithë njerëzit e drejtësisë në glob, sikur iu ndalë fryma nga emocionet njerëzore, sepse kishin dëgjuar gjithëfar fjalësh për luftën shqiptare në Kosovë, deri te: “kemi të bëjmë me një maskim tetaral; kemi të bëjmë me terrorist” etj. Ndërsa, ngjarjet treguan se UÇK ishte realitet i luftës së drejtë, dhe ishin rrokë armët, jo për teatër por për një kauzë: Ja vdekje, ja liri. 

Po, edhe sot (2023) ka zëra që e minimizojnë vlerën historike të UÇK-ës, duke propoganduar politikë të klaneve dhe klientelave të tyre, pale se mos po u krijohën shansat që ta marrin sërish pushtetin nga lartë, për ta bërë pasurinë e Kosovës sërish “rrush e kumbulla”. E kush dëshiron për të mësuar se sa mund dhe dituri është hargjuar nga UÇK+ NATO për çlirimin e Kosovës, le ta lexojë me kujdes librin monumantal me titull: Bedri Islami, Përjetësia e dyfishtë-Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme, Tiranë 2022, f.704. Por, që të kuptohet tërësia e luftës së drejtë për Kosovën duhet lexuar edhe : Gjeneral Wesley  K. Clark, Të bësh luftë moderne, Prishtinë 2022, f.511. E sido që të jetë, Kosova u çlirua me luftën e UÇK-ës dhe NATO-s, më 9 qershor 1999, kur RFJ e nënshkroi kapitullimin në Kumanovë. Megjithë këtë, KS OKB do të përpilojë një rezolutë nr. 1244, me të cilën parashiheshin disa modalitete që kufijtë e RFJ-ës mos të cenohen, por që ushtria dhe policia serbe të largohen nga Kosova. Lidhur me këtë, kur pas pesë muajsh u mësua se Serbia me luftë e kishte okupuar Kosovën më 1912, dhe me luftë çlirimtare e kishte humb, atëherë Rezoluta në fjalë mbeti vetëm një shesh germash në letër. Dhe, deri më 17 shkurt 2008 ka pasë matje të muskujve në mes Lindjes (Rusisë+Serbisë) agresore dhe Perendimit (shteteve të NATO-s) demkratike, por që gjithëmonë, është zhvilluar luftë kundër drejtësisë (Rusia dhe Serbia me disa satelitë) me një anë, dhe për drejtësinë (SHBA+BE) në anën tjetër. 

E vërteta, mbeturinat e nazifashizmit në Serbi gjatë gjithë kësaj kohe kanë bërë plane se si një ditë duhet të kthehen në Kosovën e përgjakur, për ta vazhduar zanatin e vjetër të kolonizimit me sllavë dhe të vrasjeve publike duke krijuar varreza masive, dhe, duke bartur sërish kufoma deri në Btajnicë të Beogradit, për të humbur gjurmë të krimeve para Tribunalit Hagës. Për këtë tragjedi shqiptare, krimet serbe shumë shpejtë u kamufluan me “ballfaqime” debatike, atmosferë kjo që i konvenonte dhe i konvenon Beogrdait në stilin: ka pasë gjenocid, nuk ka pasë gjenocid në Kosovë”. Gradualisht, qarqet ruse dhe serbe do ta amortizojnë akuzën se ka pasë gjenocidë në Kosovë, përkundër faktit se kemi të bëjmë me 600 varreza masive, me vrasje publike të civilëve, me deportimin e afro një milion shqiptarëve nga Kosova, me krijimin e katër kampeve të përqëmdrimit si rrjedhojë se ekzistonte Plani për shfarosje të shqiptarëve sikurse më 1877 për Sanxhakun e Nishit: siç ishte kampi në Bllacë, në Stankovec, në Çegan të Maqedonis dhe Kukës të Shqipërisë (1999). Por, shumë shpejtë u harruan këto mizori edhe me propoganden e LDK-ës për çdo ditë bota informative po ushehej se “ka apsë vrasje të antarëve të saj nga UÇK-ja”. Akuzë kjo që përfundoi me krijimin e Gjykatës Speciale,  që nominalisht quhet e Kosovës, e që vepron në Hagë, por që nuk e ka asnjë lidhje as nuk i jep asnjë llogari Kuvendit Kosovës, që e themeloi. Ky realitet është në kundershtim  me Kartën OKB-ës, pa asnjë dyshim. Po kujtë t` i thuhet kur turri për ta defaktorizuar luftën e UÇK-ës nuk ka të ndalur edhe sot me metafora dhe trillime të çdo farkatarie primitive mendore. 

Fenomenet kriminale i përgatitin kriminelët dhe ata prap akuzojnë 

Kush e trilloi shtëpinë e Verdhë në Malësi, ku pranë torishtës bagëtive: “bëheshin transpalntimet e organeve njerëzore”, askush tjetër  përpos Millan S, Protiq dhe prokurori serbian i Beogrdait. E në këtë zejtari dihet botërisht se i ndihmuan edhe disa shqipfolës, por ata po mbahen të mbrojtur diku nepër bordelet e tyre nepër botë, sikrse nazifashistet e Hitlerit. Por, fajet se e kemi siellë UÇK-ën dhe Republikën e Kosovës buzë defakrorizimit, faji është edhe i një shtrese jo të vogël të shqiptarëve. Por, të kuptohemi se UNMIK dhe EULEX nuk kanë ardhur që ta mbrojnë realitetin. Madje, nuk kanë lejuar që asnjë instutucion i Kosovës t` i hulumtojë krimet dhe të dali publikisht me rezuatate. Po, janë botuar shumë libra mbi krimet dhe gjencidin në Kosovë. Por ato BE nuk i parnon si akuza, por vetëm si “rrefime individuale”. Madje i quan “botime private e jo instutucionale”, sepse sipas tyre, Kosova “nuk ka institucione kredibile”.  

Mbi këtë koncept trishtues politik në BE dhe KS OKB shtrohet një pyetje logjike: Si është e mundur që dokumentet “sekrete” të Gjykatës Speciale për UÇK-ën,  t` i siellin njerzit e “panjohur” në Selinë e Veteranëve të UÇK-ës, dhe të privohen nga liria e të gjykohen me burg zyrtarët që nuk e kishin asnjë lidhje me ato dikumente. Tash shtrohet pyretja shtesë shknecorisht e sakt: para 10 ditëve, Prokuroria e Gjykatës Speciale “të Kosovës”, i lëshoi për publik rreth 50 emra te të vrarëve  më 1999 dhe 2000, me pretendime se i kanë kryer eprorët e UÇK-ës. Këtë montim mund ta bëjnë vetëm ata pasardhës të atyre, që montuan ndarje të trojeve shqiptare më 1913, ose ata që na quanin “terroristë” deri në nëntor  1998. A nuk do të thot kjo, se katër zyrtarëve të lartë që janë burgosur në Hagë, qysh tani po u  pregatitet një atentat sui generisë, e që është i mundur vetëm kundër shqiptarëve?. Jo, këtë padrejtësi kombi shqiptar nuk do ta kaperdi me lehtësi sot, sepse nuk është më koha e Kongresit Berlinit (1878), koha e Konferencës Londërs (1913) etj për pranim të rezultateteve të vrasësve të një populli të tërë pa dallim. Madje, as ato padrejtësi nuk i pat kapërdi shqiptaria. Por, u detyra që të luftoi për një shekull për t` i xhveshë dhe luftuar e përmirësuar deri në një masë vendimet e “tryezave të zdralta diplomatike nga padrejtësia”, siq ka thënë Hasan Prishtina dhe prof Mehmet Vokshi më 1930. 

Pse mos ta argumentojmë pohimin tonë për tragjedinë shqiptare më 1913 

Jas se çka i porositë Nikolla Pashiqi eporët ushtrak dhe policor më 17 dhjetor 1912. Ata porositën  që të falsifikojnë telegrame, dhe ato të dërgohen kinse janë dërguar nga: Peja, Gjakova, Prizreni dhe Dibra, me këtë përmbajtje: “Këtë moment (17 XII 1912) dhe sa më parë dergoni telegrame dhe i luteni  më shkrim Konferencës Londërës, sidomos Edurad Greit  se popullsia e: Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe  Dibrës është serbe, serbisht flasin në familje dhe nuk duan të jetojnë nën Shqipërinë Bregdetare”. (Përshkrim strikt nga origjinali në AVIIB. P. IV/17 XII 1912 Beograd-HB). 

Shtrohet pyetja  tash (në mars 2023), a nuk është skenar i njejtë kur nga Republika e Kosovës kërkohet për t` u themeluar Asiciacioni një etnik serbian, dhe atë po e realizojnë dy diplomatë që vijnë nga shtetet që nuk e parnojnë Kosovën( Borel-Spanja dhe Llakçak-Sllovakia).E lidhur me këtë edhe më konkret. Planit Franko-Gjerman në porces iu bashua përfaqsuesi i Italisë (kryetrai). Ndërsa në anën tjetër Borelit dhe Llajçakut terthorazi po i bashkohet Ministri i Punëve të Jashtëme të Greqisë. E ne nuk e dijmë se çka po flitet prapa “perdeve”, kinse…. E gjithnjë në lidhje me këto prapaskena diplomatike, në vned se ta përkrahin procesin e forcimit të shtetit Kosovës, PDK dhe LDK në anën tjetër për çdo ditë llomotitin luftë për ta marrë pushtetin. Dhe në valën e kësaj lufte këto ditë është lansuar një rrenë ordinere, duke provuar që terthorazi ta akuzojnë Albin Kurtin për diplomacinë e ulët, që e ushtrojnë Borrel, Llajaçak dhe Eskobar, me konotacione se “Serbia i duhet Prendimit”. Po pse nuk shtrohet pyetja ndryshe se: “Perendimi i duhet Serbisë”, kuptohet duke e përjetuar Serbia nazifashiste atë që ka përjetuar Gjermania më 1945/6. Dihet se Gjermania nazifashite ishte ndarë në zona: Në zonën Amerikane u denuan me burg 95000 persona; në zonën Ruse u denuan 67000 perosona; në Zonën Angleze u denuan 64000 perosona (gjrrmanë); në Zonën Franceze u denuan 19000 gjermanë. Pa të drejtë pune në profesion u denuan në zonën Britanike 320 000 gjermanë, në zonën franceze u denuan 70 000 gjermanë, në zonat amerikane dhe ruse u denuan pa të drejta pune rreth 200 000 gjermanë. Mu për këtë Gjermania sot është shtet moern dhe demokratik, sepse e ka larë fajin të cilin e ka ndier në kurriz. E nëse taktizohet me Serbinë për t` iu larguar fajit pale mos po e nxierrim nga “Tryeza ruse” le të dihet se është punë e kotë, aq më parë duke e josh Beogradin me toka shqiptare. Ky realite popull i nderuar shqiptar po ndodhë para syve tanë dhe shumë kush është verbuar.    

E verbëria është më tragjike nëse e krijojmë vet 

Lidhur me këtë, kinse “Marrëveshje xhentelemne” Ramiz Alia-Ibrahim Rugova në Tiranë paska ngja, kujtoi se është intriga më e ashpër që kam dëgjuar ndonjëjherë kundër UÇK-ës, sepse synon defaktorizimin e saj. Dihet se grupet e para që shkuan në Tiranë për ushtrime ushtrake ishin me adresë të sakt. Ato grupe ishin: Grupi i Zahir Pajazitit (Llapi), Grupi i Adem Jasharit (Drenica), Grupi i Sali Çekut (Dukagjini) dhe Grupi i Ahmet Hoxhës nga  Ferizaji. Dilni e folni hapur me fakte a ka pasë marrëveshje të tillë? Xhavit Haliti dhe Shaban Sinnai, se jeni prezent në ato ngajrje të shekullit.  Dihet fakti se këto grupe do të zhvillojnë luftëra guerile deri me daljën publike të UÇK-ës në Prekaz, më rastin e varrimit të mësuesit patriot Halit Geci. Por fakti se në qershor 1998, komplet tërë njësia e FARK-ut dezertoi në Dukagjin nga lufta, tregon qartë se Marrëveshje Xhentelmene në Tiranë nuk ka pasë. E kundërta, ka pasë pengesa seroze por akteret që i ushtruan djemtë e Kosovës në Tiranë, janë të njohjur dhe historia kombëtare emrat e tyre do i shënoi me germa të arta. Por, mos ta harrojmë edhe këtë, se në emër të LDK-ës ka pasë kerkesë dhe delegacion që ka kërkuar DEMOBILIZIMIN e UÇK dhe kthimin e saj nepër shtëpia, në shtator 1998 në Drenicë. Dhe mos të hyjnë në procese tjera që janë edhe më të egra. 

Tash shtrohet pyetja nëse Veriu i Kosovës i ofrohet Serbisë çka mshifet pas  

Historia thuhet se është mësuese e jetës. Prandaj, duhet studiuar rastin e Berçkos në Bosnje si pasojë e coptimit të saj në Dejton më 1995. Po, është diskutuar një kohë të gjatë a do t` i takojë Brçko entutetit boshnjak apo serbian. Dhe diplomacia politike kishte ardhur në përfundim se Brçko nuk duhet t` i takojë asnjerës palë. Prndaj, a do të shfrytëzohet Veriu i Kosovës për “konsumim” diplomatik të Borelit (Spanjës) dhe Llajçakut (Sllovakisë), ku bashkangjitën edhe TRI shtete tjera evropiane që nuk e  njohin Republikën e Kosovës, është çësjtje që diplomacia e Kosovës duhet ta zbulojë në kontaktin e Ohrit më 18 mars 2023. Dhe a do të shpërthejë A. Vuçiq në Ohër që: “ka potencial ushtrak që ta kthej ushtrinë dhe policinë në Kosovë për 5 ditë”, ngjajshëm sikurse Millosheviqi që tha më 22 mars 1999 në Beograd në prani të Hollbrukut, se “më duhen PESË ditë për ta eliminuar UÇK-ën”. Mbi të gjithë, nëse Veriut të Koosvës i jipet një status ala Brçko, atëherë le të dihet se vendimi është proserbian dhe hapur e cenon Kushtetutën e Kosovës, mbi të cilën ish përfaqsuesi politik i UÇK e ka shpallë të pabarur me PELQIM të SHBA+BE. Këtu jemi të patundur. 

Edhe një pyetje shtrohet para opinionit. A ka sot në ekipin e Borelit-Lljaçakut tipa të oficerit francez nga vera e vitit 1998 që i zbuloi planet e NATO-s palës serbe. Si po rriedhin ngjarjet po tregohet se po, ka edhe nuk është fjala vetëm për një individ por është fjala për një shtab ushtrako-policor që frymzohet dhe finansohet nga Shtabi i Vagnerit me seli në jug të Nishit. E kur e themi këtë shtrohet pyetja notore: a do t` i ruajnë si dikur shqiptarët kishat serbe, a do të sillen si dikur ndaj atyre që synojnë ta shfarosin t` ua kthejnë me norma Biblike: “më mësho në këtë faqe, por mos harro të më bëish vred edhe në faqen tjetër. Bile, edhe të ma theish nofullën”.Unë mednoi se ka kaluar ajo kohë e ‘urtisë’ dhe e çyqarisë rreligjioze, edhe pse dikush po provon të luaj me fatin e shqiptarëve, sikurse më 1913.  

Më duhet ta mbylli këtë shkrim me një shembull se vet Papa pati dalur me lutje drejtuar NATO-s: “Ndaleni bombardimet kundër Serbisë”. Tani, pse Papa nuk del me një lutje: “Ndaleni tregtinë me troje shqiptare, se çka është mjaft, mjaft ësht”. Po jo se nuk na pranon se Vatikani si shtet, por sikur nuk duan të veçohen nga Irani, Siria, Rusia dhe Serbia si satelit dhe tregtar të fortë i shitjës së armëve kudo nepër luftëra lokale nepër botë! 

Jo vetëm kaq. Në studimet pasuniverzitare më 1972-1974 pata mësuar se në botë çrakulojnë tri lloje të diplomacisë: Diplomacia e mbështetur në kërcnime; Diplomacia e mbështur në forcë dhe Diplomacia e mbështetur në filozofi me detyrim. Nuk e di cilit grup i takon pozicioni i Kosovës, por amerikani që po provon të japi gol nga korrneri nuk është as Bil Klinton, as Ollbrajt, as Hollbruk e më së pakut Gjenral Vesli Klark.  Duhet të dihet se shteti i Kosovës sot ka përfaqsues të denjë që i njjohin të rrafshet e diplomacisë dhe filozofisë së shtetndertimit. Kjo për faktin se akterët kanë ndryshuar në të gjitha strukturat e globit. Këtë atmosferë dikush ia ka përgatitë Serbisë, prandaj është gjithnjë e më agresive kudo që ka mundësi, politike, diplomatike dhe ushtrake. E vërteta, duhet të mësohet se Kosova është shtet, dhe lufta për defaktorizimin e tij nuk kalon. 

Prishtinë, më 15 mars 2023

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Dhe kush na pyet dime apo nuk dime?
    Amerikanet “e shqiptareve” njehere e prishen Shqiperine e bene rrafsh me toke.Ja asgjasuan gjithe armatimin dhe ja shkaterruan ushtrine,pastaj ja cthuren popullin dhe ja nxoren dy milion jashte dhe tek ne fund erdhen kinse ndihmuan Kosoven.
    Tash i qiten brinat dhe cfaqen fytyren e vertet imperialiste dhe per ta kenaqur Rusine,Serbise do t’ia bejne tapi gjysmen e Kosoves.

    • Ti ende jeton ne kohen e Enverit. Ende sheh enderra per Enverin. Pas pushtimit 500 vjecar turk, Enveri ishte e keqja me e madhe e tere shqiptarise . Te gjitha te keqijat qe sot ne i kemi jane shkak i qeverisjes diktatoriale te tij. Shkofsh ne djall ti se bashku me Enverin tend!

  2. Fehmi Berisha, nese ti je qaj qe ke thane se i vraj 5000 Shqiptar per nje nate:

    Me lejo me tu drejtue me keto fjale te urta: TAQIFT QENI NONEN E LAHPERIT KOMUNIST ….more shkavillofili i k….

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu