ARKIVI:
1 Shkurt 2025

Dil Gjergj Fishta, prej kah je

Shkrime relevante

Lëvizja për rikthimin në Krishterizëm: Ndasi fetare dhe sfidat e identitetit kombëtar Shqiptar

Shkruan: Rrezart Kalaja Përballja me Ndasi dhe Ndryshime Të Thella në Shoqërinë...

1911 / Përse Isa Boletini nuk shkoi te varri i Sulltan Muratit në Kosovë ? — Një intervistë e Hasan Bej Prishtinës në Selanik

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France Nga Aurenc Bebja*, Francë –...

Kuja e madhe që quhet PDK

Afrim Caka, Gjakovë KJO KUJË E MADHE QË NA PLASI NË PDKY Ndigjoni...

Rekuiem për Zahir Pajazitin, pushkën e parë të lirisë

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë  Guximi i Zahirit, Edmondit e Hakifit  Shoqëria jonë sot,...

Fundi i Lajçakut , fillimi i dialogut Kosovë – Serbi

Gani I. Mehmeti Është e ditur se Lajçaku ishte sabotuesi numër një...

Shpërndaj

Besnik Palnikaj (poezi)
***

-Dil, Gjergj Fishta, prej kah je,

E shifi këta bijt e tu,

Si ia ndritën faqen kombit,

-Né Deçan janë besatu.

Ka po kthehen n’fen e t’parve,

-Për me pasë bekim ndër breza,

Siç u kthye Gjergj Kastrioti

N’rrugën e shenjtë si Nânë Tereza.

Cohu, vigan i gjuhës shqipe,

-Na jep zemër si ma parë,

Bashko germat e bashko zemrat,

Për kta djem, burra shqiptarë.

-Veçse po, mos me harrue,

Në Lahutën e Malësis,

Me ia shtu faqet e reja,

Në kët pikë të historis.

-Deshtën me na zhdukë kulturen,

Dikush duhej me na pri,

Djalli e Turku janë ba bashkë,

Me gjak tonin s’dinë me u ngi.

-Por sa t’ket n’Deçan djem nanash,

Sa t’ket gjak prej Kastriotit,

Ka me kthy Kosova kryet,

Për me ecë n’rrugën e Zotit.

-Se ka prap shqiptarë të ndershëm,

Që për hir t’Perëndisë,

Kanë me ecë n’gjurmët e t’parve,

Me ia kthye nderen Shqipnisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu