ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Disa breza të kulturës të pregatitun nga shkollat katolike në Shkodër

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Foto: Kuvendi Franqeskan në Shkodër

 

Nga: Bep Martin Pjetri

Kleri Katolik përposë detyrave fetare ashtë marrë me organizime të jetës kulturore të qytetit të Shkodrës, nga ku shumë meshtarë të arsimuem nëpër kryeqytetet e Europës u diplomuen për shkenca të ndryshme, për ato të arteve të bukura dhe ato të muzikës. Shumë të rinjë në orët e lira mësonin pranë kishave edhe kangë patriotike, mësonin pikturë, muzikë dhe organizoheshin në teatro të shumta duke vue në skenë kryevprat botnore. Nji pjesë e madhe e tyne pas vitit 1944 vazhduen artin, muzikën, pikturën dhe teatrin e u banën të famshëm.

Mësuesit e gjuhës shqipe
Sipas At Donat Kurtit “Mësuesit e Gjuhës Shqipe: E përkohëshmja “Përparimi” i rreshton emnat e mësuesve ma të njohtun, me këte renditje:
Gegë Kodheli, Gjergj Benussi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Tushit të Mark Krajës (Speci), Shor Markja, Don Pepini, Don Engjëll Radoja, Don P. Babi.
Mësueset e Para Shqiptare (200 vjetë ma parë): At Donat Kurti OFM, shënon rreth vitit 1760 – 1860 emnat e mёsueseve nё Shkoder: Kushe Micja, Tone Radoja, Tereze Berdica, Tina e Nikës.

Ehengxhinjtë e Shkodrës dhe fusha e artit muzikor
Kol Kurti, Nush Pali, Ndrek Vogli (Naraci), Filip Ceka, Paulin Pali, Mark Kraja, Shtjefen Jakova, Kol Gurashi, Simon Çurçija, Zef Hila (edhe humorist)
Në Shkodër ashtë e para opera te krijueme me 1920 nga Lec Kurti, të parën opera te luejtun “Mrika” 1958 nga Prenk Jakova, te parën orkestër frymore në 1878, të parin formacion orkestral 1889, korin e parë nga Martin Gjoka 1919, të parën vepër të muzikologjisë “Valle Shqiptare” me 1943 nga Gjon Kujxhia.

Fotografet e parë Shqiptar:
Foto Kel Marubi në vitin 1858, Kol Idromeno, Kol Maca, Shan Pici, Dede Jakova, Pjeter Rraboshta, Angjelin Nenshati…

Filmi i parë në Shqipni
Nga Kol Idromeno, në shtëpine e tij…mandej në kinema Rozafat…etj…

Muzetë e para historike 
Të parët muze historikë numizmatike botanike, stacionin e parë të Hidrologjisë në ballkan në vitin 1882, Dhomën ë parë të Tregëtisë me 8 Prill 1736 ” Komuniteti i Pjacës së Shkodrës”. Pa iu referu këtu arkeologjisë së strukturave shpirtnore, ku kemi vlera të tjera unike shqiptare si Kanuni i Lekë Dukagjinit, ai organizim i përkryem i shoqënisë së kohës, Eposin madhështor të Kreshnikëve.

Regjisorët e artistët e mëdhenj të skenës dhe ekranit: 
Zef Jubani, Marie Çurçia Logoreci, Zef Zorba, Lec Shllaku, Andrea Skanjeti, Paulin Sekuj, Filip Gjergji, Tinka Kurti, Loro Kovaçi, Pjeter Gjoka, Lec Bushati, Ndrekë Luca, Bep Shiroka, Rikard Ljarja, Vitore Nino, Lazer Filipi, Roza Xhuxha(Anagnosti), Bik Pepa, Paulin Preka, Gjosho Vasia,
Brezë i ri; Zef Deda Drane Xhai, Katrina Biga, Julian Deda,..

Në fushën e muzikës 
…mjeshtrit e artit muzikor , kompozitoret, dirigjentet, instrumentistet, vokalistet : Palokë Kurti, Shuk Shllaku, Martin Gjoka, Prenkë Jakova, Kolë Tivari, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi,
Brezë i ri Simon Gjoni, Gjon Simoni, Gjon Kapidani, Tonin Rrota, Leonard Deda, Zef Lekaj, Gaspër Çurçija, Robert Radoja, Zef Çoba, Gjon Shllaku,…

Kangtarë 
Marije Kraja, Lukë Kaçaj, Klotilde Shantoja, Florinda dhe Ndrek Gjergji, Bik Ndoja, Luçije Miloti,File Gjeloshi, Tonin Tershana,
Brezi i ri; Justina Aliaj, Frederik Ndoci,Vjoleta Zefi, Eduard Jubani, Rita Ndoci,..

Instrumentistët,
Filip Muzhani, Kolë Lufi, Ejëll Ceka, Gjon Radoja, Ndoc Martini (piktori), Pjeter Boriçi, Ndoc Pali, Jake Daija, Gjon Paci, Gjok Saraçi, Kolë Kraja, Filip Lorja, Kolë Tafili, Gjon Cepi, Kol Gjinaj,
Brezë i ri pas 1944; Gaspër Çurçia, Tonin Guraziu, Nino Saraçi, Gjovalin Shestani, Gjovalin Lazri, Gjovalin Doda, Stefan Hajmeli, Cin Simoni, Vitor Shiroka, Jakin Nenshati, Mark Kaftalli, Lorenc Radovani, Markelian Kapidani, Rrok Jakaj, Lekë Spathari, Franc Shestani, Eugjen Gargjiola,…

Piktorë e skulptorë,
Kolë Idromeno, Ndoc Martini, Zef Kolombi, Marije Muzhani,, Simon Rrota, Vladimit Jani, Kel Kodheli, Pjerin Sheldija, Ndoc Gurashi, Kolec Ljarja, Nino Baba, Ferdinand Paci, Fritz Radovani, Gjergj Pali, Adrian Paci,
Brezi i ri; Gjovalin Paci, Nikolin Luci, Andrea Kushi etj. Asht edhe nje skulptor qe ka punue Luigj Gurakuqin ne Pjace…(nuk e kujtoj emnin)…

Bejtaxhijtë,
Kolë Tivari, Zef Hil Gega, Nush Pali, Gjon Krajni, Pjetër Gjini ….

Ndër mësues shqiptarë: 
Filip Ashiku, Gaspër Benusi, Pjetër Marubi, Kolë Dema, Dom Ndre Mjeda, Etërit Mark Harapi e Zef Saraçi; Gjush Sheldija, bashkëpuntori i ngushtë i Imzot Zef Valentinit; Mati Logoreci, Gjon Qerraxhija, Kolë Thaçi, katër Gurakuqët, tre Rrota (vëllezërit e Pater Justin Rrotës), dy Çefa e deri te dijetari i thellë, i persekutuari i paepur e mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Atë Pjeter Meshkalla, emnin e të cilit gëzon sot shkolla e rilindur saveriane.

Shkrimtarë pas 1944
Frederik Reshpja, Sandër Gera, Lec Shllaku Dodë Kaçaj, Anton Çefa, prof. Primo Shllaku, dr. Stefan Çapaliku, Rikard Ljarja, Paulin Selimi, Ledia Dushi, At Zef Pllumbi, Kolë jakova,

Disa studjues të ditëve tona,
Disa nga studiuesit shkodrane të ditëve tona, At Daniel Gjecaj, profesorë doktorët Ardian Marashi, Zef Mirdita, Ardian Ndreca, Kolec Topalli, David Luka, Romeo Gurakuqi, Gjovalin Shkurtaj, Frano Prendi, krahas kontributeve nga te tjere personalitete si dr. Frederik Shiroka, dr.Willy Kamsi, Anton Çefa, prof. Dr.Primo Shllaku, Stefan Çapaliku, Kolec Çefa, Fran Luli, Tefë Topalli, dr. Pjeter Pepa, Dori Kçira etj.

Marre nga http://www.proletari.com/forumi/viewtopic.php?f=59&t=183

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu