ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Disa detaje për Pirron e Epirit

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Fahri Dahri, studiues i trevës së Thesproti/Çamërisë

Lidhur me shkrimet për origjinën e Pirros së Epirit, e ndjej detyrim të bëj disa sqarime shtesë, mbasi krahas të tjerave edhe si bir i lindur në ato troje.

Për mbretin Pirro i Epirit ka shumë shkrime, të para dhe pas Krishtit. Edhe para një muaji është një intervistë e dhënë në You tub nga z.Taulant Ceka.

Që Pirro nuk është aspak grek, ka shumë të dhëna që e vërtetojnë:

a). Nëse do ishte grek, do shkruhej para dhe pas Krishtit – Pirro i Greqisë dhe jo Pirro i Epirit. Sa e thjeshtë dhe e kuptueshme është origjina e tij.

b). Gjithashtu Epiri, sipas gjithë shkrimeve të lashta e të pas Krishtit, ka qenë tokë e fiseve pellazge të kaonëve, thesprotëve, mollosëve dhe sot është tokë e lebërve, çamëve (dihen qendrimet e shtetit dhe kishës greke me masakrat ç’njerëzore ndaj popullsisë autoktone thesprote dhe mollose gjatë këtyre 200 viteve) dhe janinjotëve me rrethinat e saj.

Epiri, Arbëria dhe Dardania, tre krahina të mëdha, kanë qenë të zotëruara nga banorë autoktonë pellazgë, sot quhen shqiptare. Nuk mundet të pretendohet se popullsia e sotme në këto troje është 100% e një etnie, por 100% (qind përqind) këto troje kanë qenë të këtyre fiseve pellazgo-iliro-epirote dhe jo greke

c). Që Mbreti Pirro nuk është grek, veç studimeve shkencore, historisë, kemi dhe disa fakte, llogjike, konkrete. Ashtu siç thuhet, ai kur ishte foshnjë u dërgua për tu mbrojtur tek mbreti Ilir, në Durrës dhe jo, fjala vjen në Athinë tek grekët.Tjetër, gjithë pikënisjet apo vendi ku mbështetej ishte Epiri dhe jo Greqia, etj.

ç). I lëmë studimet shkencore dhe historinë, sepse trajtimet e tyre, dihen nga të gjithë që Pirro ishte djalë dhe mbret i Epirit. Këto nuk i lënë shteg asnjë abuzimi për identitetin e tij, duke patur parasysh mospërfilljet e tjetërsimit të tij nga manipuluesit, mashtruesit, të cilët shikojnë errësirë  ditën dhe mënxyrë natën.

Statue colossale de Mars (Pyrrhus) – MC0058 – Vestibule du Palais des Conservateurs – Muséi Capitolini (Rome).

d). Nga shkronja “ç” kalojmë tek “d-ja”.

Në Thesproti, sot Çamëri, ndodhet fshati Rizian (Rrëzanj). Kjo qendër banimi është një nga 7 qendrat e para, më të lashta të Thesprotisë. Sipas kërkimeve të kryera në vitin 2004, nga një qendër arkeologjike franceze, Rrëzanji rezulton që nga neoliti i mesëm.

Para vitit 1944, Risiani kishte rreth 90 shtëpi. Ishte i ndarë në 7 mahalla  (lagje). Njëra prej tyre emërtohej “Mahallaj i Pirrenjëve”, sepse banorët e saj rridhnin nga fisi i Pirros. Në ato vite kam njohur më të vjetrin e “Pirrenjëve”, Xhemali Karafilin. Xhemaliu ishte pasardhës i fisit të Pirros së Epirit; i urtë, zeshkan, trupgjatë dhe trim. Fjalë pak, shumë miqësor. E mbaj mënd që rrinte shumë i mendueshëm! Këto cilësi i njoha unë. Ai vinte shpesh për vizitë në shtëpinë tonë, takonte kushurirën e tij, gjyshen time (Nanë Rubën, bijë nga fisi i Balinjarëve).

Pirro vendlindhen e ka në fshatin “Ledhëz”, në afërsi të qytetit të sotëm të Gumenicës. (Emri Ledhëz, është fjalë shqip, në dialetin çam, murit i thonë – ledh).

Detajet theksohen për të treguar fakte reale, prekëse, bindëse për vërtetësinë e origjinës së Pirros nga Epiri.

E pashë të arësyeshme që këto detaje t’ja bëj të njohura lexuesve dhe nëse i shërbejnë historisë të vërtetat, le t’i përfshijë.

Itali, më 22/01/2022.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu