ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Disa mendime se përse Shqiptarët duhet të ruhen nga multietniciteti artificial

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga: Iliriana Mirdita, Göteborg, Suedi

RACA ARIANE!

Aman e zaman pashë dinë e imanë … Mos pranoni afgan e sirian e asnjë shpirt njeriu nga vendet arabe (azilant) në vendet shqiptare. Jo që nuk duhet ti kuptojmë vuajtjet dhe pësimet e njerëzve në nevojë, por për shkak se jemi popull i pa stabilizuar ende historikisht dhe në kndvështrimin shtetnor, ne nuk jemi në gjendje të pranojmë as sirianë e as afganë, pavarësisht pësimit të tyre të qartë.

Shqiptarët duhet ta ruajnë kombin e vet si racë ariane, pavarësisht se mund të keqkuptohen e dikush edhe mund ti akuzoj për sjkellje raciste!

Jo! Shqiptarët nuk kanë si të jenë racistë, por janë një komb që edhe më tej duhet ta forcoj identitetin e vet kombëtar.

Multietnicizmi artificial i Kosovës, të cilin e mohoi Serbia me serbët e Kosovës, rrezikon të shndërrohet në “tokë të askujt” me sjelljen e refugjatëve nga vendet arabe-islamike. Eshtë e qartë se si një popull realtivisht i vogël, Shqiptarët duhet të jenë maksimalisht të kujdeshëm me sjelljen e refugjatëve nga vendet e caktuara të botës. Për një popull të madh përzierja racore nuk paraqet ndonjë problem aq të dukshëm, sa është problem i madh e me pasoja për Shqiptarët nëse këtu sillen afganë, sirianë apo të tjerë nga vendet arabe-islamike.

Në këtë këndvështrim ardhja e refugjatëve nga këto vende që identifikohen aq shumë me religjionin islamik dhe bashkimi i tyre me shqiptarët që janë praktikues të islamit, mund të paraqet probleme në të ardhshmen në raport me radikalizmin islamik.

Nuk duhet ta heqim nga vëmendja se Serbia nuk largohet nga planet e programet e saja historike për ta çmontuar kombin shqiptar duke e shartuar me pakica të tjera joshqiptare.

Në këtë mënyrë duhet ta kuptojmë se nëse nuk mbahemi fort tek kultura dhe interesat tona kombëtare e shtetërore, ne mund të zhbëhemi si popull.

Frymëzimet dhe planet e përbashkëta të islamistëve mund të ndikojnë negativisht në të drejtat dhe liritë njerëzore, e në këtë kontekst edhe për liritë e mohuara të femrave si rrjedhim i planeve të islamit politik që është mjaft aktiv edhe në viset shqiptare.

Shqiptarët nuk duhet ta lejojnë asnjë formë të diskriminimit ndërgjinor, pasi diskriminimi i tillë mund të na lë edhe më tej të prapambetur si komb shqiptar. Nuk duhet të lejojmë situara si në vendet arabe-islamike që femnat mos të guxojnë me dalë në rrugë vetëm mbrëmjeve e të kthehen vetëm nga restorantet mbrëmjeve të vona.

Në rrethanat e islamizimit dhe xhamizimit pothuaj të dhunshëm të vendit, ku xhamia ka çdo skutë e njerëzit janë me vetëdije zero, d.m.th., ekziston rreziku se mund të takohen dhe solidarizohen shumë lehtë me njëri-tjetrin islamisti “arnnaut” me islamistin nga Afganistani apo Siria.

Islami e ka zhveshur femrën në të drejtat e saj legjitime qoftë në Afganistan, Pakistan, Iran, Egjipt apo gjetiu. Para 50-60 vitesh atje gjendja e emancipimit të femrave ishte shumë e përparuar, pothuajse si në vendet europiane. Mbulesat e kokës në formën e shamive, të thuash nuk kanë qenë fare të dukshme.

Por sot gjitanndej botës islame gjendja ka ndryshuar dhe shamija paraqet në një mënyrë pjesën e simbolikës identifikuese nacionaliste (sado që të bazuar në një fe) për të gjithë ata që e praktikojnë islamin si fe.

E praktikuan a se praktikuan islamin si religjion, Shqiptarët janë vetëm Shqiptarë dhe duhet të ruhej si prej djallit me përzierjet identifikuese me të huajt, sidomos në baza religjioze.

Nuk duhet lejuar që asnjë shqiptare e shqiptar që e praktikon islamin si fe të shndërrohet në “taleban” pasi shndërrimet e tilla asimiluese shpeijnë deri tek shembja e shtetit sekular dhe shndërrimit të tij në shtet teokratik, ku sundojnë klerikët e religjionit të caktuar, ashtu si veprohet në Iran e tash edhe në Afganistan.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Me te drejte ERDOGANI ka thane: “KA VETEM NJI ISLAM”
    Pra nuk ka nji Islam “si fè” (siç e perdore autorja e shkrimit) dhe nji Islam teokratik.
    Muhameti ka nxjerre nji liber, KUR’ANIN.

    Muhameti nuk ka nxjerre dy Kurane, njenin KURAN me ISLAM te MODERUEM dhe KURANIN tjeter me ISLAM EKSTREM.
    Islami asht i moderuem vetem ne ato vende ku nuk e lejojne zbatimin ME PERPIKMENI TE KURANIT.

    Prandej autoria, me gjithe vullnetin e mire qe ka, duhet ta kuptoje se problemin e islamit nuk e shtron drejte, sepse nuk e njeh.
    I sugjeroj Iliriana Mirdites qe ta lexoje Kuranin nja dy tri here.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu