Xhubleta e Malësisë së Madhe vrullshëm po merr vendin e saj të nderit, duke u vënë përkrah katër veshjeve më të vjetra të botës nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Tashmë Malësia e Madhe po rikthen traditën e bukur të logut, dhe në kuadër të vitit të Xhubletës po organizohen evente dhe spektakle ku krahas bukurisë dhe hijeshjisë së vajzave Malësore po ekspozon dhe Xhubletëm autentike të alpeve Shqiptare e në veçanti të Malësisë së Madhe.
I tillë ishte dhe spektakli “MISS XHUBLETA” cili u zhvillua sonte në Tuz të Malësisë, Ku konkuruan 13 vajza nga mbarë Malësia e Madhe, skena u ndez dhe rrezatoi me bukurinë e zanave të Malësisë, ku nën petkun katër mijë vjeçar të Xhubletës ato ngjanin si mbretëresha.
Si gjithmonë në çdo spektakël ka një fituese, dhe kjo është bukuroshja me numrin 11 e cila sjell bukurinë e bjeshkëve të Martinajve të Plavës dhe Gucisë pra “MISS XHUBLETA 2023” është “DITA BALIDEMAJ” e cila vetëm pak ditë më parë u shpall “Shtojzovallja e Bjeshkëve” në LOGUN E BJESHKËVE 2023 i cili u zhvillua në Predelec të Kelmendit.
Dita Balidemaj është nga fshati Martinaj i Plavës dhe Gucisë, dhe vjen nga një familje me ndjenja të zjarrta atdhedashurie, ku po demostrojnë qartë duke sjellë dhe cituar prejardhjen e tyre të hershme nga Selca e Kelmendit.
Pra XHUBLETA që DITA veshi me aq dashuri dhe shkëlqeu në spektaklin Miss Xhubleta është veshja e të parëve të saj, prandaj ajo u ndje aq e kompletuar dhe fitoi çmimin e parë të këtij evenimenti i cili u organizua nga këngëtari i mirënjohur Malësor Nikoll Nikprelaj.
Për rregullimin e flokëve me modelin tradicional u kujdes zonja Liza Qosaj nga Tamara e cila e ka pasion dhe është pjesë e çdo eventi spektakli apo dasme në zonat për rreth e më gjerë.
DRINI i uron suksese Dita Balidemajt, Miss Xhubleta e Malësisë 2023.