ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Dita e Holocaustit: “Nuk mund t’i bësh mirë tjetrit, pa e lënë keq veten” 

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Nga Prof.dr. Skender ASANI, Shkup

Heronjë nuk kemi vetëm në luftë. Heronjë ka edhe në paqe. Por këta të fundit kanë një mision të dyfisht: të parandalojnë çfarëdo shkëndije që mund të sjell konflikt dhe të dalin mbi egocentrizmin etnik e fetare në favor të mirëkuptimit me të tjerët. Nëse gjatë LDB patëm heronj të heshtur që ua shpëtuan jetën hebrenjëve, sot kemi nevojë për disa heronjë të tjerë, të cilët duke tejkaluar vetveten arrijnë të ruajnë harmoninë fqinjësore e shoqërore 

Në historinë e tmerreve çnjerëzore, ku jeta e njeriut nuk vlente as sa një fletë e tharë dushku, ndodhi edhe një tragjedi e madhe me përmasat kolosale të dhembjes e frikës. Kjo tragejdi emrin e kishte Holoakust, kurse hebrenjtë ishin ata të cilët kaluan nëpër rrathët  e këtij ferri. Në secilin rreth sfidohej fati dhe e ardhmja e hebrenjëve, por pati edhe purgator ku njerëzit vullnetmirë, edhe këtu në Shkup, në Prishtinë, në Shkodër e gjetiu,  tregonin mëshirë e solidaritet për këtë popull që pa të drejtë ishte shënjestruar nga makineria vrastare e nazi-fashizmit.
Sot në këtë akademi përkujtimore jemi mbledhur edhe njëherë  që të evokojmë një ngjarje që i dha fund dramës kolektive të një populli i cili vuante çastet e fundit nëpër kampet e përqëndrimit.
Në ato ditë të ftohta janari të vitit 1945, Armata e Kuqe kishte përparuar në thellësi të territorit të Polonisë dhe pasi çliruan Varshavën dhe Krakovin, më 27 janar 1945, trupat sovjetike hynë në Aushvic , duke çliruar të mbijetuarit e rrjetit të kampeve të përqendrimit, me çka në sytë e botës zbuloheshin përmasat shtazarake të një ideologjie antismete.
Sot pas 78 viteve, kur evokojmë këtë ngjarje që i dha fund vuajtjeve dhe përndjekjeve të hebrenjëve, një pyetje që na imponohet vetvetiu është: Sa ka nxjerrë mësime njerëzimi nga e kaluara e errët dhe cilat janë përgjigjet e njerëzve të arsyeshëm ndaj ngjarjeve me karakter antihuman?
Gjatë kohës sa vepronte murtaja fashiste, në Bernë të Zvicrës funksiononte një grup diplomatësh i udhëhequr nga Aleksander Ładoś (1891-1963), ambasador polak në Zvicër në periudhën nga 1940 deri në 1945. Ładoś ishte udhëheqës i të ashtuquajturit “Grupi i Bernit, i cili vepronte fshehurazi në shpëtimin e mbi 10 mijë hebrenjve nga Holokausti, duke i pajisur me pasaporta të falsifikuara të Amerikës Latine, kryesisht paraguajane.
Grupi përbëhej nga katër diplomatë polakë dhe dy përfaqësues të organizatave hebraike: ambsadori Aleksander Ładoś, ndihmësi i tij dhe kreu i degës politike Stefan Ryniewicz, konsulli Konstanty Rokicki, atasheu dhe specialisti për çështjet hebraike Dr Juliusz Kühl, si dhe aktivisti sionist dhe deputeti polak Abraham Silberschein dhe Chaim Eiss, një aktivist hebre.

Den internasjonale Holocaustdagen - HL-senteret
Këtë fakt po e përmendim për t’u ndërlidhur me pyetjen e mësiprme se cilat mund të janë reagimet dhe veprimet e njerëzve të arsyeshëm ndaj ngjarjeve me karakter antihuman. Siç mund ta shohim nga shembulli i lartpërmendur, që ndërlidhet me një grup diplomatësh i udhëhequr nga ambasador polak në Zvicër,  Aleksander Ładoś, edhe në kohë të vëshita ka njerëz me shpirt të madh që sakrificën për tjetrin e ka kauzë jetësore, siç ndodhi edhe me dhjetëra familje shkupjane që rrezikuan veten për të shpëtuar fqinjët e tyre hebre gjatë LDB.
Tragjeditë njerëzore mund të përsëriten dhe ato mund ta kenë fytyrën e njejtë të tmerrit, por ajo çka na intereson neve sot është pyetja: A mundet solidariteti dhe sakrifica për tjetrin të krijoj sërish fole në zemrat e njerëzve human?
Nëse i referohemi dekadave të fundit të këtij shekulli, e sidomos tensioneve të  shkaktuara si pasojë e invazionit rus në Ukrainë, mund të konstatojmë se njerëzimi ka përjetuar në mënyrë ciklike efektet e mosmarrëveshjeve që kanë përfunduar në konlfikte të armatosura. Mijëra viktima të pafajshme, kolona të gjata refugjatësh, përplasje të ashpra luftarake, të gjitha këto përbëjnë bilancin e një logjike që përjashton arsyen nga vendimarrja politike. Prandaj ne si evropianë nuk guxojmë të lejojmë që “kuajt e apokalipsës” të kalërojnë sërish nëpër vendet tona. Me këtë rast më lejoni të parafrazoj edhe një thënie të Nënës Tereze e cila apelonte që para se të fillojë një konflikt, palët duhet menduar mirë se vetëm dialogu dhe mirëkuptimi janë rrugët e vetme që sjellin perspektivë për njerëzit.

den internasjonale holocaustdagen Arkiver - Bjørn Harry Schønhaug
Evropa duhet të mbrohet nga tendecat që si synim kanë prishjen e balanceve gjeopolitike në rajon si rrjedhojë e përhapjes së konfliktit nga Ukraina në Ballkan, por edhe çrrënjosjen e të gjitha deformimeve që dëmtojnë demokracinë, siç është lidhja e pushtetit me krimin dhe korrupsionin. Ne duhet sërish të tregojmë sens të lartë përgjegjësie, duke refuzuar çfarëdo lloj alternative që nuk është euro-atlantike si dhe të angazhohemi që demokracia të jetë prodhim i betejave të ndershme politike. Heronjë nuk kemi vetëm në luftë. Heronjë ka edhe në paqe. Por këta të fundit kanë një mision të dyfisht: të parandalojnë çfarëdo shkëndije që mund të sjell konflikt dhe të dalin mbi egocentrizmin etnik e fetare në favor të mirëkuptimit me të tjerët. Nëse gjatë LDB patëm heronj të heshtur që ua shpëtuan jetën hebrenjëve, sot kemi nevojë për disa heronjë të tjerë, të cilët duke tejkaluar vetveten arrijnë të ruajnë harmoninë fqinjësore e shoqërore, ose siç thotë një urti popullore shqiptare: “Nuk mund t’i bësh mirë tjetrit, pa e lënë keq veten.”

Norsk — Holocaustdagen
Me këtë urti popullore po e përfundoj edhe fjalën time kushtuar 78 vjetorit të çlirimit të kampit të Aushvicit nga Armata e Kuqe, me ç’rast populli hebre u la i lirë të gëzojë jetën me dinjitet, kurse njerëzimi i mbeti ta memorojë në mendje Holokastin si një ngjarje e cila nëse nuk luftohet me të gjitha forcat e përbashkëta, mund të na përsëritet sërish në trajta e mënyra të ndryshme. 

Shkup, 27 janar 2023 

(Fjalë e mbajtur me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit) 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu