ARKIVI:
29 Dhjetor 2024

Dita e Verës, 14 Marsi, në fshatrat e Rekës së Epërme

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Shkruan: Edibe Selimi-Osmani, studjuese, Tetovë 

DITA E VERËS , 14  Marsi , në fshatrat e Rekës  së Epërme. Studimi është bërë në vitet 1995/97. 

Kjo ditë e paraqet të kremten më të rëndësishme të pranverës. 

Në këtë trevë, pa dallim feje, kremtojnë të gjithë banorët. 

Bëhen një tok ritesh me një numër të madh këngësh;shtëpitë stolisen me degë të gjelbëra. Nëpër kisha e xhamia nuk kryhen ceremoni fetare. 

Ritualet e shumta bëhen ditën e vigjiljes,që vendasit e quajnë”Vergjilla”e Ditës Verës. 

Femrat e kësaj ane,përpara se të afrohet kjo e kremte shpejtojnë ta kryejnë punën e dorës që kanë të nisur që të mos u mbet pas Ditës së Verës.Ata na thonë:”Do na shkoje vera xhymca-xhymca e është keq”.Në vigjilje të së kremtes të rinjtë dhe të rejat,pa dallim feje,dalin në natyrë të shëtisin.Gjatë rrugës ata këndojnë: 

O ki dimni si shkaj simjet ,  

Çilni lula,se vdora u m’tret, 

 O ky dimni si shkaj simjet, 

nizni qehallar se vdora u m’tret. 

 O ky dimni si na ke simjet  

çilni ju lula, se vdora u m’tret 

 O kukurekun e kemi mbret  

E kemi mret o saraj asker . 

Këngët këndohen pa def. Vargje të bukura këndojnë vajzat për ardhjen e  pranverës. 

Era mori era ,çi na erdh Ditë Vera, 

Kemi,mori kemi ,gjemt për t’martuet, 

Kemi mori,kemi  nuse për t’palzuet*(palzuet-për të bërë divan)  

Para se të kthehen në shtëpi çdo njëri then degë thane. Me degët e shelgut,thanës dhe me lule periodike thurin  kurorë lulesh.  Gjatë rrugës kurorët i vënë në kokë. Është keq që kurorat të lëshohen në tokë :ato varen në një  lis që jep frute. 

Bartëse e riteve është nikoqirja e shtëpisë.Për fëmijët prej moshës  6-13 vjeç, ajo qep nga një trastë. Zien nga 40-50 kokrra vezë të pangjyrosura.Natën e Ditës së Verës ,të gjithë anëtarët e familjes hanë darkë të përgatitur mirë  nga nikoqirja. 

Në fshatrat Bibaj,Duf, Sencë,Tanushaj,të rinjtë dhe të rejtat(vetëm ata të fesë myslimane) ditën e vigjiljes bëjnë Todoren. Zhvillohen të gjitha ritualet rreth Todores,siç i kemi përmendur edhe te ortodoksët.  Ekziston një dallim i vogël: ortodoksët,në disa fshatra,Todoren e veshin jashtë fshatit, kurse në këto fshatraTodorja vishet në shtëpi,te ndonjë familje që kanë vajzë të fejuar.Pasi e veshin me rroba vajzërie edhe bartësja veshet me rroba të tilla.Gjatë tërë kohës vajza bën sikur qanë : uj,uj,uj.Bëhen të gjitha ceremonitë e dasmës  dhe këndohen këngë kënagjeqi.                       

Pa me qon* si ti o vajz-o,pjasi tue qajt, (me qon-me qenë) 

Shoshe beqarijen ,se ti elvida*(elvida-asnjëherë)         

Duke e nxjerrë Todoren në oborr,vajzat e këndojnë: 

Papulitu*kurtin** o vajza jona, 

Sa t’bukrin  e kimi, 

Se kurt da losh ,e kurt da xhosh 

Si kurtin e jon sun e  xhosh….oooih! 

*pulitu-shiko 

**kurtin-oborrin 

***da xhosh-do të gjesh 

Kur vajzat i afrohen me Todoren kroit të fshatit ata këndojnë: 

Pa pulitu , kroit o vajza jon-ooo! 

Sa t’bukrin e kimi, 

Krue da losh,e krue da xhojsh, 

Pa si kroin  e beqarisë s’un e xhosh. 

Në përgjithësi,te shqiptarët,si mësojmë nga të dhënat e ndryshme në terren,është ruajtur deri më sot nderimi ndaj  diellit.Kështu që pa lind dielli  e me lindjen e tij  femrat  fillojnë punët në  Ditën e  Verës.  

Kështu,Ditën e Verës,pa lindur dielli ,vajzat kujdesen  për kafshët shtëpiake.Para derës së ahurit vendosin kaçën  e gjatë  në formë kurore,që e  shkulin  së bashku me barin e njomë.Vajzat kanë kujdes që kaça  të jetë në të dy anët  me rrënjë.Nëpërmjet këtij riti shpresohet se do të shtohen bagëtitë dhe pasuria në shtëpi. 

Pa lindë dielli ,nënat marrin kurorën e luleve ,dalin në natyrë ,shikojnë qiellin  dhe përpiqen të shikojnë ndonjë zog  duke   fluturuar. Ato përmendin emrat e fëmijëve shëndetligj dhe të anëtarëve të familjes, hedhin  kurorën  lart nga fluturon zogu,duke bërtitur: 

Zog,zog-o,zog-o 

Na t’ronden, 

Nama  t’lehten, 

Na   orrxhondin, 

Nama,alltonin. 

Këto vargje ajo i përsërit tri herë, kështu besohet se zogu është ai që në të ardhmen do t’ju sjellë shëndet fëmijëve  dhe  anëtarëve të familjes ;ata do të jenë të lehtë si zogu .E ronda dhe e lehta janë sëmundja dhe shëndeti ;ndërsa orrxhondi dhe alltoni janë argjendi dhe floriri,pra besohet se zogu t’i sjellë begati e pasuri në familje. 

Gëzimin më të madh në këtë të kremte e     ndjejnë fëmijët  deri në moshën dhjetëvjeçare.Nënat kanë qepur për ta nga një trastë.Ditën e Verës,fëmijët ,pa dallim feje ,tubohen lagje-lagje,të veshur me rroba të reja,i varin trastat për qafe dhe shpejtojnë te moshatarët e tyre.Para se të largohen fëmijët nga shtëpia,nëna i qeras me vezë e bombone,me shpresë se vera do t’u shkoje ëmbël.  

Gjatë shëtitjes nëpër  fshat ,kolendarët  meshkuj  vizitojnë çdo shtëpi të fshatit;pas tyre ecin kolendarët vajza.Rrugicat e fshatit janë të mbushura me kolendarë .Vizitojnë çdo shtëpi në fshat .Trokasin në çdo derë .Amviset dëgjojnë këngën që u drejtohet atyre: 

-Mirëmëngjesi! 

Bota jashtë,rrxhondi mrenda, 

Gzofshi Ditën e Verës 

Amvisa u dhuron fëmijëve vezë dhe u thotë: 

-Gëzuet qofshi! 

Kur i pyetëm vendasit e kësaj treve se çka do të thotë “Bota jashtë,rrxhondi mrenda”,ata na thanë  se urohet që bota (toka)të ketë pasuri jashtë,kurse argjendi të grumbullohet  mbrenda në shtëpi .Për ta bërë atmosferën për të  qeshur  ndonjëherë gratë  u fusin fëmijëve  ndonjë kokërr qepë në vend të vezës. Fëmijët qerasen edhe me fruta:arra,mollë,e çka kanë në shtëpi. 

***

“Rite e besime popullore në viset e Tetovës dhe të Gostivarit-Edibe Selimi-Osmani,Shkup,1997,faq.31-35. 

  • Sot kjo krahinë  me keqardhje themi, ka ngelur e shkretuar, me fare pak banorë,këto ceremoni rituale tash më i takojnë së kaluarës,ata kanë ngelur  të paharruara në kujtesën e brezit të moshuar. 

Tetovë, më 13.3.2013 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu