ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Ditari politik i një veprimtari

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Shkruan: Dr Sadri Ramabaja

[Recension për librin: “Vrojtime, ballafaqime, dokumente…” të Ismail Kurteshit, botues: Orfeu, Prishtinë 2022, f. 414]

Prishtinë, 18 shkurt — Ismail Kurteshi para ca javësh ka publikuar librin me titull “Vrojtime, ballafaqime, dokumente, debate, shkrime, intervista” — një ditar politik i veçantë i një intelektuali nga më specifikët që ka Anamorava jonë, që shquhet si një atdhetar e veprimtar nga më të palodhshmit, që ishte gjithmonë në shërbim të Atdheut.

Libri është një kontribut shumë i rëndësishëm, nëse duam ta kuptojmë historinë e re të kësaj pjese të Shqipërisë, që sot njihet si entitet politik me emrin Republika e Kosovës.
Biografia e ismail Kurteshit shpërfaq jetën dhe personalitetin e pakorruptueshëm të një qytetari aktiv, dhe pashmangshëm e për shumëçka na kujton atë të Koço Tashkos.

1.
Libri është i mbarështruar në shtatë kapituj, ku përfshihen gjithësejt 151 njësi. Njësitë shtrihen në një deri gjashtë faqe tekst dhe përbëjnë de fakto ditarin politik të një prej veprimtarëve politik nga më të veçantët që ka nxjerrë Gjilani. Aty gjejmë ese politike të shkurtëra, dokumente specifike, tekste debatesh në dy nivelet e pushtetit ku ai ishte shumë aktiv, intervista e letra që bartin zërin e popullit e peshën e kohës.

Në kreun e parë janë përfshi dy njësi: I pari me titullin Këshilli i emergjencës në Gjilan dhe i dyti me titullin “Raportimi për DW-në dhe BBC-në”, ku shpërfaqet angazhimi i autorit gjatë luftës së fundit, që me të drejtë nga historiografia jonë po shenjohet si Lufta e UÇK-së.
Në shkrimin që i paraprinë librit, Ismailin e shohim në cilësinë e veprimtarit politik, respektivisht të përgjegjësit të Logjistikës për Anamoravë, që atëbotë qe emruar si Këshill i Emergjencës. Ky trup politiko-ushtarak do të mirret kryesisht me trajtimin e popullsisë së evakuar nga zonat e luftës, por edhe me furnizimin e njësive të UÇK-së në Zonë dhe detyra tjera me peshë për kohën. Ndërkaq në njësin pasuese të kreut të parë autorin e gjejmë në cilësinë e korrespondentit të Deutsche Welle-s dhe të BBC-së, dy prej Shtëpive mediale nga më të mëdhatë në Europë, e të cilat i kishin kushtuar hapësirë të mirë luftës në Kosovë.

Që në faqet e para të librit, në këto dy njësi, që hapin këtë libër bukur voluminoz, lexuesi do ta vë re ndjesinë e përgjegjësisë dhe shpirtit kolegial që e karakterizon një veprimtar të denjë, kur merr pësipër një detyrë me përgjegjësi, siç ishin ato me të cilat ishte ngarkuar Ismail Kurteshi atbotë.

2.

Kreu i dytë ka 17 njësi, ku shpërfaqet angazhimi i autorit në organet e pushtetit lokal, nga të cilët unë veçova shënimin me titull “Sfidat me ndërkombëtarët”. Në këtë shënim vëmë re diçka specifike që do ta shoqërojë pastaj administratën tone, jo vetëm atëk, e cila kishte të bënte me segmentet e admninistratës nëdrkombëtare — fillimisht me UNMIK-un, e pastaj edhe me EULEX-in. Në përballje me këto segmente, siç dëshmon autori në këtë tekst që ka vetëm dy faqe, nuk mjaftonte vetëm njohja e mirë e anglishtës si gjuhë komunikimi, por zyrtarit lokal i duhej edhe dija politike, tok me vendosmërinë.

Për absurditetin e kërkesave të UNMIK-ut flet mjaftueshëm ky fakt që na e sjell autori, ku potencon kërkesën e zyrtarit të UNMIK-ut për ta nënshkruar ai një dokument, në të cilin shkruhej e zeza në të bardhë se, “në Komunën e Gjilanit para lufte, 30% e banorëve kanë qenë serbë, edhe pse kjo as nuk ishte e vërtetë, e as nuk ishte punë e administratorit, as edhe e UNMIK-ut”, pohon autori. Kësaj kërkese politike, që origjinën e kishte nga Serbia, Ismail Kurteshi i jep përgjegjen e argumentuar, duke u thirrë po në burimet serbe, të publikuara në Beograd në vitin 1971.
Kështu me gjuhln e argumenteve binëdse dhe logjikës së shëndosh, ai do ta zgjidhë edhe përplasjen me KFORin që kishte të bënte me vendosjen e flamurit kombëtar etj.

Duke lexuar këtë shënim, po mendoja se si do të dukej Ligji për gjuhët në rast se nga pala jonë, Zyrën e Kryeministrit, atbotë kur po hartohej ai (2005), do ta përfaqësonte ismail Kurteshi. Sigurisht zyrtari spanjoll i UNMIKU-t nuk do ta impononte dot dygjuhësinë edhe aty ku nuk kishte as para luftës banorë serb, por as edhe përkthimin e gjithë atij korpusi dokumentesh, madje edhe në gjuhën turke, me ç’rast buxheti i Republikës, edhe sot e kësaj dite, ngarkohet tej mase!

Në kreun e dytë janë përzgjedhur edhe shkrime e dokumente me rëndësi, si ai I Statusit të përkohshëm të Komunës së Gjilanit dhe në veçanti fjala e autorit në Sesionin shkencor në kuadër të “Flakës së janarit”, ku autori me pedantërinë që e karakterizon, ka sjellë të dhënë specifike. Aty mësojmë se “Gjilani, që para lufte, …kishte 12.702 familje shqiptare me gjithësej 94.534 banorë shqiptarë, gjatë luftës i ka pësuar këto dëme:

147 qytetarë të vrarë;

75 të plagosur;

4 të zhdukur;

38 të burgosur në burgjet serbe;

1702 familje të maltretuara;

2 varreza massive

1402 shtëpi dhe 1200 objekte ndihmëse të djegura;

4000 shtëpi të plaçkitura

6300 krerë bagëti të plaçkitura.

3.

Kreu i tretë ka të bëjë me çështjen e decentralizimit si akt politik-subversiv në tërësinë e tij dhe ndarjes së hapësirës katastrale të Komunës së Gjilanit dhe Anamoravës e Kosovës në përgjithësi.

Autori, që në hyrje të analizës, që është edhe njësia më e gjatë në tërësinë e librit, duke marrë në konsideratë peshën e çështjes që parashtron e shtjellon, paralajmron për rrezikun, duke i rënë kambanave të alarmit, tek pohon se “ajo që filloi si kërkesë për decentralizimin e pushtetit në Kosovë, po e çon vendin drejt Federalizimit”. (25.08.2011)
Në fakt, tek ky proces, ka burimin Marrëveshja e 19 prillit 2013 mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që na përplaset në tavolinat e diplomacisë edhe sot e kësaj dite si akt tashmë gjoja i kryer!

Në këtë kapitull vëmë re seriozitetin e veprimtarit politik dhe përkushtimin prej atdhetari të Ismail Kurteshit, ndoshta më shumë se kudo tjetër. Ai na vie këtu me tërë plasticitetin që e karakterizon atë si një intelektual atdhetar, që në trajektoren politike të tij transformohet në një demokrat revolucionar. Ky transformim vie si rezultat i përkushtimit të tij për lirinë dhe gjakimin permanent për zhvillim progresiv të Republikës në të gjitha rrafshet.

4.

Ismai Kurteshi i përket brezit të Republikës, që e karakterizonte përkushtimi për liri dhe çlirim kombëtar. Ai brez Republikën e kishte shndërruar në kauzë politike. Kësaj ia kishte arritur, meqë besonte tek vetvetja.
Nga pikëpamja sociologjike frymën e përkushtimit tek ky brez, do shikuar edhe si një mekanizëm specifik, i cili ofron një lehtësim dhe siguri sociale.
Sociologu bashkëkohorë Annthony Giddens në librin e tij “Pasojat e Modernizmit”, besimin e sheh si tepër të rëndësishme në modernitet. Sipas tij, “besimi është një sistem abstrakt i fondacioneve të shoqërive, (nga të qenit normal) ndërsa ankthi dhe frika janë kushti që shkatërrimi i mekanizmave mbështesin besimin i cili provokon. Pra, besimi funksionon si një lloj kontrate shoqërore dhe ekzistenciale ndaj gjendjes së natyrës Hobesiane”.

Këtë trajtë besimi autori na e shpërfaq në kapitujt vijues, sidomos në shkrimet e tij në cilësinë e deputetit. Përkushtimi i tij për ndryshime thelbësore në mënyrën e të qeverisurit, sidomos në lëmin e arsimit, është produkt i besimiin në vetveten, njohjen e sistemit dhe mundësive që ofron Liria për ndryshimet e duhura, por edhe për faktin se ai i njeh modelet më të mira të arsimit në nivel europian.
Prandaj ai investon në idetë që selisin urtësinë e dijen, i bindur se “Besimi social i referohet besimit ndërpersonal midis qytetarëve, ndërsa besimi politik është midis qytetarëve dhe elitës politike, apo besimit të qytetarëve në institucionet politike”, do të shprehej studjuesja jonë Dr. Ermira Babamusta në studimin e saj me titull sinjifikativ “Besimi Politik në Kosovë: Dinamikat Kulturore dhe Institucionale”, botim i NY Elite Press, New York, SHBA, 2020 (fq. 30).

5.

Qasja e autorit në gjithë korpusin e njësive që përbëjnë këtë libër, nuk është qasje e cila i përshkruhet ekskluzivisht shkencave politike, përkundrazi, gjatë leximit vertikal të tekstit, ajo, pra qasja, fokusohet edhe në aspektin social, ekonomik, politik dhe atë kulturor. Rrjedhimisht rezulton se në këtë libër autori ia ka dalë ta ndërlidhë mirë qasjen teorike me atë praktike. Ky fakt ia shton vlerat librit, duke e shndërruar atë në sfond të gjerë holistik dhe mjaftë domethënës, ku secili lexues mund të gjej vetën e tij.

Në esenë e gjatë me titull “Gjendja në arsimin e lartë në Kosovë”, ndërlidhjen e teorisë me praktikën e hasim më mire se kudo tjetër, prandaj për shumëçka mund të thuhet se këtu ai arrinë ta bëjë një anamnezë të mirëfilltë të ndeshtrashave të këtij sektori, kaq të ndjeshëm për të tashmen dhe të ardhmen e Republikës.
Për shumëçka mund të thihet se kjo është ndër esetë më holistike në eseistikën tone.

Shikuar edhe nga ky kontekst, mund të konkludojmë se Ismail Kurteshi ka trajtuar ndeshtrashat që kanë shoqëruar Kosovën në këtë rrugëtim lirie në mënyrë objektive, sepse përveç tjerash, jo vetëm në këtë cikël eseshë, ai flet edhe për vështërsitë me të cilat ballet shoqëria jonë, duke u nisur nga korrupsioni, besimi i ulët në gjykatat e vendit, nepotizmi, problemet e theksuara politike me Serbinë, zhvillimi ekonomik i mangët, migrimi, si dhe çështje të tjera, të cilat janë plagë të trashëguara qysh nga lufta. Do ët thoshim nëse parafrazojmë sociologun tone të njohur Ferdi Kamberin.

6.

Përmes këtij recensioni kam mëtuar të shpërfaqë disa pikëpamje kruaciale të vlerësimit për këtë libër, ku objekt trajtimi është Kosova, jeta e saj në rrugëtimin drejt lirisë e tutje deri tani, kur kemi nevojë immediate për ngritjen e ringritjen e institucioneve të vendit dhe kthimit të besimit ndaj politikës. Autorit, Ismail Kurteshit, duke e komplementuar për këtë libër, i dëshiroj shëndet dhe suksese tutje, me bindjen e plotë se edhe për mënyrën si ai e organizon jetën në moshën e tretë, mund të jetë model i qytetarit modern, aktiv e përjetësisht të lidhur me interesat e Atdheut!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu