ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Ditë zie për çka?

Shkrime relevante

Shpërndaj

Ragim Rugova, politolog, Prishtinë
___
Këta që shpallin ditë zie a dinë për çka shpallet një e tillë?
___
Sado që mund të debatohet për çka duhet të shpallet (kjo duhet rregulluar me ligj ashtu që mos t’i lihet në dorë asnjë presidenti as kryeministri që “shijën” personale t’ia diktojë shoqërisë mbarë), ndoshta është më lehtë të thuhet për çka nuk do të duhej të shpallet. Ndër argumentet më racional për çka nuk do të duhej shpallur gjithsesi është thjesht thënë mosshpallja për fatkeqësi individuale apo ndryshe thënë personale të njerëzve. Fatkeqësia individuale, krimi individual, ku një individ për çfarëdo qoftë motivi i merr jetën një tjetër individi i cili/e cila është një qytetar/e ordiner/e pa merita të jashtëzakonshme çfarëdo për mbarë shoqërinë, dhe pavarësisht çfarë është relacioni i këtyre dyve, nuk ka kurrfarë rezoni racional as tjetër fare të konsiderohet arsye e mjaftueshme për shpallje ditë zie në nivel vendi. Çfarë relevance ka për mbarë shtetin, shoqërinë mbarë, një viktimë fatkeqe e cila humbë jetën për çfarëdo arsye nga një tjetër individ, përndryshe për motive më se të zakonshme ndër njerëz kudo në rruzullin toksor prej që ekziston njeriu, për të shpallur ditë zie mbarëkombëtare?! Më falni për drejtëpërdrejtësinë por përgjigjëja është kurrfare! Rasti mund të prekë sentimentin e individëve kudo, që e kan njohur apo që nuk e kan njohur viktimën, dhe kjo është plotsisht normale. Por t’i IMPONOHET zia shoqërisë mbarë për raste që iu referova sipër, kjo është non sens absolut. Me një mentalitet kësi lloji, ku me dekret të një autoriteti shpallen ditë zie dhe kështu një tragjedi individuale dhe familjare bëhët tragjedi mbarë kombëtare, përveçse që afirmohet mentaliteti i provincializmit patetik, poashtu imponohet masa e mendësisë emocionale të një çarshie në nivel mbarëkombëtar, afirmohet akultura dhe primitivizmi i llojit të serialeve turke dhe të atyre aziatike të empatisë së pretenduar për tragjedi individuale dhe ngushtë personale.
Nëse kjo logjikë populiste, po po – populiste, sepse në prapavijë të vendimit për këso shpallje ka edhe elemente flirti patetik me opinion publik për motive politike, nëse kjo vlenë si argument për shpallje d.z. për një rast individual, atëherë pse mos të vlejë për çdo rast poashtu individual?! Sa tragjedi të tilla kemi çdo ditë, sa vrasja dhe sa vdekja tragjike ndodhë çdo ditë, madje jo rrallë shumë më të rënda se ky për të cilin sot jemi “nëzishëm” në tërë Kosovën…
Nga lidershipi që kemi sot në krye të shtetit, për shkak të arsimimit të tyre dhe për shkak të nivelit të gjithëmbarshëm të tyre emancipues që kan, presim të afirmojnë një mendësi publike moderne, përtej asaj provinciale të koketimit me “shijen” e audiencës që përlotet para televizorëve me seriale turke dhe tragjedi të protagonistëve të tyre.
Sod, për arsye të zhvillimeve fatlume dje
lidhur me pranim të Kosovës në KE, flamujt në mbarë Kosovë do të duhej të ishin në maja të shtizave dhe jo në gjysmë të tyre!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu