ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Djajtë e një epoke, libër i Nafi Çegranit që së shpejti pritet të del nga shtypi

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Nafi Çegrani, Çegran

Djajtë e një epoke

( pjesa e pare)

Titulli: “ Djajtë e një epoke ”
(roman)
Autor: Nafi Çegrani
Redaktor: Rrahim Ganiu
Recenzentë: Ilir Balili& Luan Kondi
Korrektore letrare:Salihe Kodra- Rama
Kopertina dhe faqosja: Laura Shulemaja

© Të gjitha të drejtat e botimit të këtij libri janë të rezervuara dhe nuk mund të riprodhohet ose të kopjohet pa lejen paraprake me shkrim nga autori.

Shtypi: Luma Grafik, Tetovë
3000 kopje

E-mail: rtvzc_nafi@yahoo.com
ISBN

FJALA E REDAKTORIT

Romani i rradhës i autorit Nafi Çegrani me titull « Djajtë e një epoke » është një epope e thurur në një kohë dhe hapsirëtë caktuar mbi jetëën e malësorit të vuajtur shqiptar në sukat e Sharrit e gjetiu, gjatë kohës dhe viteve të rrënuara të regjimit komunist të ish-jugosllavisë socialiste që në brendi është shumë interesante dhe e gërshetuar me një stil të veçantë dhe i rrrallë ndër romane të tjera të kësaj natyre në letërsinë shqipe. Vepra flet për tronditjet e malësorit shqiptarë nga viset tona, gjegjësisht të mori fshatrave të strukura malore në rrënza dhe gryka të Sharrit. Ai shkruan për kohët e vështira, siç i quan vetë autori:Kohë hijesh djalli, sepse vuajtjet e shqiptarëve në këto troje gjatë viteve të turbullta të Luftës së Dytë Botërore, e sidomos pas ardhjes së sistemit komunist, ku ndërthuren shumë epizode ngjarjeshaq rrënqethëse, të çuditshme, dhe aq më tepër, kur aty gjejmë fije ndodhishë plot me personazhe të vërtetë e fiktive, siç është Dardan Drenova dhe Qeni i tij besnik etj.
( Ngjarjet që përshkruhen në roman kanë të bëjnë me periudhën e gjysmës së dytë të shekullit të 19 dhe jo rastësisht autori i ka gërshetuar ngjarjet e Epokës komuniste kur djajt ecnin trotoareve si hije, apo si fantazxma maleve, duke nuhatur si ujku për të shqyer ndonjë bagëti delesh që kullosnin brinjave të Sharrit. Jo rastësisht autori ka vënë edhe titullin mjaftë domethënës “Vite të vrara”, ose bariu u përballur me stuhitë e maleve, me furtunat e kohës së djajve, kohë e cila simbolizon prishjen e zakoneve të traditës dhe të jetës malsorçe shqiptare të kësaj ane, ku bariu, jetën e tij e ka ngushtë të lidhur me delet, stanin dhe Qenin-ujk, i cili është i guximshëm dhe mjaftë besnik. Por, stuhia e Vracës me të cilën përballet dhe njerëzit spiuna që vijnë si hije me persona të uniformës, shpërthen grindja dhe acari, beteja për mbijetesë, e njerëzit e hyqymetit gabimisht kujtojnë se janë Qeni i bariut qenka një Ujk i tërbuar, dhe vazhdimi më tej i ngjarjeve, të cilën po ja lëmë lexuesit ta zbulojë, të gjitha këto pra, shtrojnë çështjen sesi duhen formuar marrdhëniet njerëzore e humane në kushtet e reja të jetesës socialiste, e cila thuaj se tërësisht është shndërruar në korupcion, me njerëz keqbërës qeë krijojnë hipokrizinë e tyre, si shoqëri injorante).
… “ Ishte koha e djajve “! -, shkruan autori, duke konstatuar me të drejtë se shpesh ndodh që , në jetë, Njeriu, është shumë më i egër e i pamëshirshëm se sa Ujku; ai që kërkon të vrasë të tjerët e të gllabërojë gjithçka; lakmues i pangopshëm, është Njeriu ! Mes bariut Dardan Drenova dhe Qenit të tij egzistonte një marrëdhënie e ngushtë, ashtu siç mund të ndodh ndërmjet kafshës besnike si qenie e gjallë dhe ajo njerëzore. Dhe e gjithë kjo shprehej në dukje, si një ndjenjë të vërtetë, e ngrohtë dhe e çiltërt, e cila kalonte si rfefleksione shpirti e dashurie edhe në relacionet më të ngushta dhe jetike mes bagëtive në botën e natyrës së tyre që i ka krijuar Perëndia. Madje, madje sikur janë të rrënjosur thellë dhe të lidhur ngushtë jo vetëm me traditat dhe vatrën malësore që i lidi, por edhe më gjërë me botën ballkanike, që nga Korabi e gjer në Korfuz dhe Janinë, madje përtej Majës së Zezë apo sukave të Lubotenit me Kosovë e Karadak, duke përfshirë këtu edhe shtigjet e largëta Te Molla e Kuqe, përtej horizonteve të kuqërremta ku banojnë shqiptarët me shekuj…
(Historia e shqiptarit, është krijuar përmes sakrificave e stërmundimeve të rënda dhe të paimagjinueshme, por edhe përmes përjetimeve të cilat ishin parashikuar, mbjellur e kultivuar në frymën pozitiviste të shpirtit, traditave, cultures, shpirtit fisnikdhe të qenies njerëzore si racë e pastër në Gadishullin e Ballkanit. Rrënjët e të parëve tanë zunë në këto male e gryka, monopate e suka, në male shkëmbor e të thepisura ku jeton shqiponja. Rrita e malësorti shqiptar u shfaq që nga kohërat e e lashtësisë, një kohë e mbështjellë me plot hamendësi, me plot stuhi, uragane, furtuna e “mjegullnaja” rreth të menduarit dhe fatit tragjik gjatë histories shekullore, me plot mite e gojëdhëna si dikur dhe më vonë… si në epokën para dhe pas krishtit, para dhe pas ardhjes së sllavëve në Ballkan, madje në kohërat para dhe pas stalinizmit komunist në këto troje të Sharrit, ku sot e me shekuj jetojnë malësorët dhe blegtorët shqiptarë janë të lidhur ngushtë me tufat e tyre…!)
Shumë nga shqiptarët malësor të Sharrit janë blektorë, të përqendruar te puna e tyre e vështirë që u sigurojnë jetesën, madje duke iu shmangur varfërisë, zhvillojnë beteja të njëpasnjëshme për egzistencë e jetë… Por ata nuk kanë zgjedhje në përfshirjen në konflikt me persona e njerëz të pushtetit, të organeve qeveritare dhe Partisë komuniste. Fati i malsorëve shqiptarë dhe jetesa e tyre personifikohen në tragjedinë e personazhit kryesor, Dardan Drenovës, bagëtisë së tij dhe Qenit besnik të cilin e rriti që kur ishte klysh, pasi e rrëmbeu nga strofulla e Ulkonjës të kreshtave.
Ai, duke vepruar me dinjitet, si shqiptarë i varfër, por trim dhe fisnik, zhvillonte jetën me vetmohimin e tij dhe u ndihmonte të tjerëve, asaj fshatarsisë së vuajtur dhe plotë halle, duke i mbrojtur nga egërsirat e malit dhe e keqja bashkë me Qenin e tij prej rrace ujku, i zbutur, shpejt bie në sy të ndjellakëqinjëve të pushtetit, hajkës komuniste të UDB-së famkeqe, dhe si i tillë trajtohet me dyshim nga nëntoka e agjenturës jugosllave. Duke ndjerë kërcënimin e vrasjes ose pushkatimin e Qenit-ujk, kurdisnin edhe planin e arrestimit… Dardani mbetet një njeri fisnik, por përpjekjet e tij të dëshpëruara për të nisur një jetë të re janë të destinuara të dështojnë në rrugët tragjike, në rrugën pakthim të debimit dhe burgosjes me vite e vite larg fëmijëve dhe familjes, jeta e të cilëve ishte bërë djerinë.
Romani “ Vite të vrara “ të Epokës së djajve të komunizmit, fund e krye është i thurrur nga ngjarje të vërteta ku autori shtjellon nuance të jetës tipike dhe traditave të malësorit shqiptar të Sharrit, duke bër përshkrim pejsazhesh të mrekullueshme të natyrës dhe bukurive të stanevesharropine, që nga larg duken si kosherre bletësh të rradhitura bri rrënzave e pllajave të bjeshkës ku dëgjohet blegërima e tufës, të gërshetuara me stil letrar, e që lexuesit i japin një freski të kulluar…!

Rrahim Ganiu, Shkup

Recenzent (1): Ilir Balili, Tiranë

…Me të drejtë, jo se duhet shkruar në stilin e një romani të ngjeshur dhe interesant, siç shkruan autori Nafi Çegrani në faqet e librit “ Vite të vrara” , njëherit bëhet fjalë për tragjikën epopeike të blektorit shqiptar dhe Qenit besnik, i cili është një lloj klysh ujku, i zbutur nga bariu Dardan Drenova, i cili e grabiti nga strofëlla e Ulkonjës tek një Shpellë rrëzë Malit të Thatë, atje bri pellgjeve të ledinave me ahishte e kaçuba, duke e pështjellur me gunën e leshtë, e çoi te stanet ku mbante bagëtinë e tij , një tufë delesh, ca dhi dhe një cjap të zhvilluar. Klyshin ujk e rriti me qumësht delesh dhe mish të freskët ! Dhe, nga pamja e tij fizike, nga shkathësitë dhe nga sytë që i ndrisnin si xixa zjarri, dukej se ishte i veçantë. Merrrte formën dhe pamjen e njëQeni të zhvilluar, i cili si racë, do ishte tipik dhe i njohur në gjithë Gadishullin e Ballkanit. Ai sa herë qëndronte pranë stanit të bagëtive ose shtëpisë së pronarit, lehëte me zërin e tij specifik dhe ushtues : “ Auuuuuu!”, sikur këtë e bënte me krenari në mëngjes herët ose në mbrëmjet e vona… Ndoshta këtë e bënte me qëllim që të tregonte se ishte në pararojë dhe në mbrojtjen e pronës së zotërisë, qoftë ajo e patundshme apo gjë e gjallë, duke bërë autori edhe gërshetim të ngjarjeve me plotë metafora dhe karaketistika identike me jetën e bujshme të malësorit shqiptarë në këto troje.
Andaj, edhe autori, në faqet e këtij romani i qaset aspektit të jetës, dinjitetit dhe qëndrresës së malësorit shqiptarë atje në gryka shulleresh, suka e pllaja të Sharrit, ku ata jetojnë me hallet e tyre, duke u bërë ballë furtunave dhe stuhive të kohës së djajve plotë rrebeshe e sakrifica, më shumë janë viktimë të shovinizmit antishqiptarë të një sistemi totalitar i cili do t’ua grabisë edhe tufën e deleve, bariut Dardan ia vrasin qenin besnik, dhe kështu me shumë hile e zollume, malësori bënë jetën e tij që rrjedh me erërat e he tufat e tërbuara të egërsirave të maleve, e sytë u mbeten hapur, duke shikuar përtej horizontit të mjegulluar … Por, me mendimin dhe ndjenjën më të lartë për të ruajtur traditat atdhedashëse, folklorin, kulturën,, gjuhën, moralin, karakterin , dinjitetin, krenarinë , historinë e lavdishme kombëtareatje mes kurora malesh kui rrethojnë mahnitshëm, madje si toje stinësh ngërthehen në faqet e këtij romani, fund e krye me metafora të bukura dhe të bërthëmës së qënies së blektorit shqiptarë, ku vetë jeta dhe tufa janë inspirimi i tij i thellë.
Andaj, këtu, siç thotë autori, historia e gjatëdhe jeta e malësorve të Sharrit, është krenaria e tyre dhe përballja me shumë sfida e katarakte, gjegjësisht gjatë kohës komuniste, por edhe viteve që po i jetojmë. Të gjitha këto ngërthehen me kreshtat, me vuajtjet, me ngrica acari, ku i dhimbshëm dhe i çuditshëm është fati dhe tragjika e tyre, për një egzistencë dhe qëndrresë të gjatë, përballë dimrit me dëborë të kohës komuniste dhe mashave të ndryshkura të UDB-së jugosllave, ku autori bën një gërshetim dhe thurrje të hollë në romanin “Vite të vrara” i cili thellshëm e ngërthen dhe admiron lexuesin.

Recenzenti (2): Luan Kondi , Tiranë

Duke lexuar dorëshkrimin e autorit Nafi Çegrani titulluar “ Vite të vrara” të një kohe dhe adhurimi të frikshëm, i shkruar me një gjuhë të kulluar, ide dhe mendim të thellë, ku fund e krye e përshkon fryma e autorit përmes së cilës ai u qaset ngjarjeve të përfshiura nga ato kohëra të stuhishme , dashurisë , jetës dhe ëndërrat e blektorit shqiptarë mbi sukat e Sharrit, andej kah kullosin dhe blegërojnë delet, siç janë edhe shkrimet e Naim Frashërit të madh, kur i këndon bariut dhe tufës, mbase arrihet të kuptohet më përafërt struktura e botës shpirtërore të autorit, hapësira e truallit plotë pllaja ledinash ku rriten delet e bariut të Sharrit. Është dhunti kjo e një shkrimtari të madh, i cili jeton prore nën tundimin e sinjaleve, të porosive që pandërprerë vijnë me kohën nga thellësitë e qenies dhe të ekzistencës së botës baritore shqiptare mes malesh, që kapin dimensione të dalura nga thellësitë e të shkuarës staliniste dhe regjimit komunist në Gadishullin e Ballkanit.
Autori Nafi Çegrani shkruan me prirjen dhe dinjitetin e krijuesit, që ia jep vepra, koha dhe ngjarja. Ajo me të cilën kanë jetuer bariu dhe blegëtorët shqiptarë në këto treva në kohë të trishtuara, të cilat edhe janë kushtëzuar prej sistemit apo regjimit të atëhershëm komunist. Andaj edhe shkruan në dy kohë,të mallkuara,që është rast i rrrallë, sepse edhe vetë jetën e bariut, duket si e dale nga ato ëndërra me Qenin e tij besnik, të cilët kurrë nuk u thyen nga pushteti, nuk u gjunjëzua as përpara kordonit të pushkatimit. Bariu Dardan Drenova i cili pati hise lirinë mbi bjeshët e Sharrit, ai dhe malësorët shqiptarë u përvallën me stuhi e furtuna, madje, ai, edhe sotbashkë me ndërgjegjen e tij ende po kërkon drejtësinë e mohuar.Dhe, pikërisht këtu, e kanëburimin mendimet sublime të autorit, të cilat gërshetohen bukur dhe nxjerrin në sipërfaqe mesazhin e duhur, i cili edhe është, në fakt, metafora e jetës së blegëtorit dhe tufës së tij, e që janë shenjtëria dhe uni që i dedikohen jo vetëm popullit shqiptarë në Gadishullin e Ballkanit, por edhe njerëzimit mbarë të këtij planeti, ku romani është i ngjeshur me një përmbajtje sa domethënëse e filozofike, aq edhe hyjnore, humane e me vlera të jashtzakonshme njerëzore.
Në roman përshkruhet fati tragjik i bariut shqiptarë me tufën e tij dhe qenit besnik nga njëra anë, dhe nga ana tjetër turpi i djajve në pushtet të cilët mbeten si hije në rrëfimin tërheqës, të thellë dhe aq interesant të autorit, ku gërshetohen koha dhe sistemi Stalinist i satanajve me njëra tjetën, në shtjellimet e përmbajtjes me plotë tablo origjinale të natyrës dhe metaforat e jetës së blegëtorëve shqiptarë mbi bjeshkë dhe maja malesh, me figura të skalitura, por edhe personazhe fantazëm të regjimit komunist të cilët me bindje dhe në shpirt kanë vetëm djallin. Ky roman, i cili, tanimë, është një realitet i pamohueshëm që flet për ndodhi nga thellësia e viteve të shkuara, është një vepër me vlerë të madhe artistike dhe letrare dhe që, në vazhdimësi, sjell një freski të veçantë për lexuesin.

***

Me një prift në tavernë!

Në një tavernë atje në Romë
Më hodhi era tek një prift,
E donte prifti Ciceronë,
E pinte verën latinisht.
Dhe duke ngrënë e duke pirë
Më tha mos isha katolik,
Por ndodhi prift vërtet i mirë,
Ndaj s’desha të isha unë i lig.
Ia ktheva butë e qetë-qetë:
“Kjo vera qënka si balsam,
Këtë e duan gjithë fetë,
E do dhe ndonjë mysliman.
I kam të parët katolikë,
I kam të dytët bektashinj
, Dhe unë i treti asnjë çikë,
S’besoj në shpirtra dhe qirinj,
Se m’u mërzitën gjyshrit shumë,
Që fetë i kthenin mot për mot,
Ndaj hoqa dorë i shkreti unë,
Nga çdo besim e nga çdo zot…
” Po prifti foli tepër vonë
Dhe ndofta tepër rastësisht,
Si recitoi pak Ciceronë,
Si mërmëriti latinisht.
Në sytë i feksi një shkëndijë,
Iu drodh dhe gjer në fund iu fik
Dhe qeshi çiltër si fëmijë:
“Gjynah që s’qenke katolik”!
Me sy kërkova tinëz derën,
Kur prifti thirri: “Mos, or mik!…
Megjithatë ta pijmë verën,
Në verë qenke katolik!
Harroi një çast për Ciceronë,
Harroi të tjerat, sigurisht…
I madhi prift me Dritëronë
E pinin verën latinisht…

Dritëro Agolli, 1993

PROLOGU

Gadishulli i Ballkanit –ose Gadishulli Ilirik, është një rajon gjeopolitik dhe kulturor i Evropës juglindore i cili shtrihet në Evropën Jugore dhe ka formën e një trekëndëshi, që futet thellë në Detin Mesdhe, midis Detit Adriatik. Detit Jon në perëndim, dhe Detit Marmara madje edhe Detit Egje në lindje.
… Në fshatrat e varfëra shqiptare të bjeshkëve thepore të Malit të Thatë apo të Sharrit kreshnik, në shpatet e Lubotenit e të Korabit, torturave të UDB-së, proceseve të tmerrrshme bolshevike të saj, u nënshtroheshin edhe kosovarët, siç i nënshtroheshin në Shqipëri, gjatë regjimit me ideologji staliniste e moskovike të Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës, e formuar me direktivën e KOMINTERNIT dhe sipas shijes së Stalinit, madje edhe përmes shijeve të Titos, Miladin Popoviqit, Tempos, Rankoviqit etj. që bënin kërdi në mesin e popullit të vuajturë në Gadishullin e Ballkanit.
Nuk mund të përjashtohen këtu as dhëniet e marrjet me popujt e tjerë në kulturë, për të njëjtën kohë, dhe e tërë kjo ka të bëjë me stuhitë dhe valët e detit që fryjnë me aromën e nargjilesë dhe mediteranit që nga Ura e Gallatës dhe Anadollit gjer në brigjet shqiptare ku kryqëzohen kultura dhe civilizime të hershme, që nga kohërat e Arbërve të Mesjetës ku vërejmë shenja simbolike të kultit të diellit, të hënës ose të detit të tërbuar , dhe acare të vazhdueshme të cilat plotë ngrica përplaseshin mbi ballin e rreshkur të barit dhe tufës së tij!
Natyrisht duke jetuar me droje, me frikë, ngaqë njeriu nuk guxonte të jetonte me traditat dhe normat e identitetit të tij si racë, sepse sundonin kohë tjera, sundonin të huajt e ardhur këtej që tanimë pas shekujsh e dekadash, sllavo-komunistët (serbosllav dhe sllavomaqedono-bullgar) kishin sjellur ideologjitë e tyre “modern” me pikëpamje djalli dhe me rrënjë nga Karpatet bollshevike!
***
Në thellësitë e shumë ngjarjeve historike, kohë carash e sulltanësh, kraljash e regjimesh, mbeten thellë shenja të madh në kujtimet kolektive të popujve të Ballkanit, sidomos për kohërat para dhe pas zgjerimit apo edhe pas rënies së Perandorisë Otomane. Nga fundi i shekullit 16, ai ishte bërë forcë kontrolluese në rajon, edhe pse ajo ishte përqendruara rreth Anadoll. Shumë njerëz në Ballkan dhe Karpatet vendin e heronjve më të madhe të tyre popullore në epokën e as sulm ose tërheqje të Perandorisë Osmane. Në shekujt e kaluar disa, për shkak të luftrave të shpeshta osman në Evropë dhe rreth luftuan në Ballkan, dhe krahasuese izolimin Osmane nga përgjithshme e parë ekonomike (duke reflektuar zhvendosje të qendrës tregtare dhe politike të Evropës e gravitetit ndaj Atlantik), Ballkani, si në aspektin kolektiv, madje të kombeve, kulturave dhe traditave të tyre ka qenë më pak e zhvilluar si pjesë e Evropës.
Vendet e Ballkanit filluan të rifituar pavarësinë e tyre në shekullin e 19 (Greqia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi), dhe në një Ballkan League 1912-1913 reduktuar e Turqisë në territorin e vet i pranishëm në masë të Luftës së Parë ballkanike. Lufta e Parë Botërore u nxit në vitin 1914 me vrasjen në Sarajevë (kryeqyteti i Bosnje dhe Hercegovinë) e Franc Ferdinandit Archduke të Austrisë. Perandori osmane ishte një nga tri partitë më të rëndësishme të pushtetit qendror. Një kontribut të rëndësishëm drejt fitores mirëkuptim u zhvillua në rajon, pasi Greqia u bashkua luftës në vitin 1917, me kapitullimin e Bullgarisë dhe perandorinë osmane, gjë që çoi në kapitullimin e shpejtë të Austro-Hungarisë.
Suksesi greke kundër forcave të Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe shqiptarë të mëvonshëm, greke dhe serbe të rezistencës, e ndryshuan kursin e luftës dhe iu dha aleatëve një hap vendimtar drejt fitores. Pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik dhe komunizmi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Ballkan. Gjatë Luftës së Ftohtë, shumica e vendeve në Ballkan ishin të sunduara nga sovjetiket i mbështetur nga qeveritë komuniste. Greqia mbeti jo vetëm vend Sovjetik, por ishte edhe i vetmi vend në Evropë në të cilën luftë e ftohtë u “nxehta” për shkak të luftës civile greke.

Me pushtimin e tokave të Ilirisë nga Bullgarët dhe Sërbët, filloi një qëndresë e pa shembullt Iliriane, duke krijuar një gjysëm harrku të krahut të djathtë të Drinit të zi, si një unazën mbrojtëse të trevës së Gollobërdës së Dibrës. Pra Arbëria ishte kthyer tashmë në një shesh lufte. Dhe në vitin 1330-të perandori bizantin urdhëroi që në kështjellën e Dibrës dhe mbi Kala të Tetovës të vendoseshin garnizone ushtarake Bizantine.
Historinë e një populli dhe origjinën e tij nuk mund ta vjedhësh, ta tjetërsosh, dhe nëqoftë se arrin ta tjetërsosh prap se prap një ditë do të dalë në shesh. Në një libër të një historiani të huaj kam lexuar se “historia e grekëve një ditë do të shkruhej nga e para.”Besoj se është shumë e qartë thënia e këtij historiani dhe nuk do më koment. Pra duket shumë qartë se pushtimet e huaja sa herë që kanë ndodhur kundrejt nesh kanë lënë gjurmët e tyre. Rasti i mësipërm tregon qartë se pas largimit të Romakëve kemi një ndërhyrje tjetër nga ana sllave dhe këto ndërhyrje ne i lidhim edhe me emrërtimet slave ose ndryshim toponimesh që janë bërë, e të cilat duhet shumë punë e kohë për përmirësime dhe kthim në gjëndje të ma parshme origjinale e autoktone shqiptare… Stuhitë dhe rrebeshet e kohës gjatë shekujve, nuk kalohen lehtë e pa pasoja. Ato janë si një dridhje e fuqishme toke e përzier me erëra të forta dhe me valë të mëdha e të larta deti, të cilat shkatërrojnë çdo gjë që hasin para vetit.Përballë stuhishë të tilla dhe lufte vihen edhe popujt dhe perandoritë e ndryshme. Kjo ndodh edhe me fiset dhe popullin shqiptarë, duke u përplas here këndej e here andej monopateve të Ballkanit. Nuk di pse po i flas disa gjëra kështu, por që jam i mendimit se, të gjithë këto duhet t’i lexoni dhe t’i dijmë nga ky libër që po shkruaj. Por… duhet të dini edhe çdo gjë më tepër, që ka të bëjë me stuhitë e jetës dhe detin e tërbuar plotë tufane, e që lidhen me fatin tragjik, me fatumin e shqiptarit, edhe atëherë kur ishte bari delesh ose dhijar, edhe atëherë kur ikte nga hataja e tmerrreve dhe thikave të gjata të kriminelëve gjakatar greko-sllavo rus, duhet të shikoni dhe hedhni sytë, shikimet të ishin edhe përtej kufijëve të horizonteve dhe stinës! Ishte gjallë atëherë dinastia e Mehmet Ali Pashë Tepelenës. Atëherë kur shqiptarët u dëbuan prej hordhive greke duke lënë pas Çamërinë, shtëpiat, vatrat e lashta dhe varre të djegura, njashtu sië u larguan me dhunë edhe shqiptarë nga trojet e tyre stërgjyshore, që nga Toplica e Vranja, nga Molla e Kuqe në afërsi të Nishit, në shekuj u dëbuan me dhunë, dhe gjithëåka mbeti histori…
Nëpër stuhi luftërash, konfliktesh dhe armiqësish, i vuajtur dhe i syrgjynosur, i lidhur në pranga, i robëruar e i shkelur, i djegur në barikada luftërash më barbarë e duke u kalamendur nëpër vorbulla jete dhe varre të djegura nëpër nëntë rrathët e ferrit, shqiptari e shkroi historinë e vet të bujshme me tragjedi, ndërkohë që perandoritë e ndryshme, cara e kralja, ose në vazhdë me ato rrëmete, edhe shërbimet e tyre sekrete shkonin e vinin vërdallë duke e vrarë shqiptarin më shumë se plumbi, duke ia mohuar e falsifikuar historinë, duke përbaltur dhe denigruar pjesën më të shquar dhe më të ndershme të popullit tonë të shumëvuajtur…
Kosova dhe Çamëria, për shqiptarët janë dhe mbetën dielli i jetës së tyre, janë një pjesë e gjymtuar e trupit të tyre… Raca shqiptare, nëpër shekuj ka qenë dhe vazhdon të jetë faktor me rëndësi në Ballkan. Madhështia e qenies sonë shpirtërore e kombëtare është historike, siç është historike edhe çështja shqiptare. Gjithnjë i përbuzur dhe në rrrezik jete, shqiptari e ka shkruar dramën e madhe dhe të përgjakshme të trungut të vet, duke e ruajtur altarin e arbrit dhe lirinë, që donin t’ia rrëmbenin të tjerët. Lindte dhe ringjallej nga hiri si Feniksi, ose bëhej Promethe, që të bënte dy jetë e të vdiste vetëm një herë… Sërish stuhi. Sërish shpresë dhe plotë ëndërrime. Mbi një ëndërr dhe fate njerëzish lind një tjetër dhe sërish vijnë pranverat e vonuara edhe për bariun i cili me tufën e tij të deleve, ca dhi dhe një cjap ishin gati për t’u nis kah bjeshka , atje ku do kalonin muajt e verës në stane, mbi bjeshkët baritore të Sharrit!
… Ishte kohë djajsh, por që është ajo më tragjikja dhe e keqja se edhe Sllavja dhe Ristja kishin kallauzët e tyre në fshat si Zilko (R.) Rezilin, i cili kishte miqësi me komandir Zdravkon nga Vollokovia, fshat sllavomaqedon dhe bullgar dhe Despodin e Pozharanit, madje Zeqiri i Litës si kmet i fshatit me disa zagarë të tij, kishin bashkëpunim të fshehtë me disa zollumqarë të sistemit të kohës, të cilët kishin edhe përfitime nga plaçkat që i kanë ndarë bashkë. Dhe, një ditë mëngjesi herët, ende pa zbardhë dita, banda e tyre ia kishin mësyer fshatit, të armatosur me thika dhe nga një pushkë të prodhimit bullgar. Qent e fshatit lihnin nga çdo anë si të tërbuar, e kjo nuk u dukej shenjë e mirë për fshatarët e varfër. Të pranishmit ulën kokat duke u thelluar në mendime se këtu diçka po ziente, se këtu, tanimë ishin kohëra të trishtueshme devijante, e që sistemet dhe perandorëtë e shoqërive injorante ishin vetëm një adhurim i frikshëm…
***
Puna e bariu është ndër profesionet më të lashta tek ne shqiptarët, dhe kjo do të thotë, të jesh njeri me përkushtim për tufën, t’i duash delet ose të jesh dhijar i mirë, t’i duash qengjat dhe cjapin, duke filluar të jetosh bashkë me to dhe duke e mbajtë mbi supe rrebeshet e kohës dhe peshën e maleve, të jesh i fortë si shkëmbi që u bën ballë stuhive dhe rrëmujave që fryjnë gjithandej si tufane!
Me shekuj e shekuj shqiptarët si race e veçantë, duke jetuar si shiponja në maje kreshtash, në gryka malesh dhe pllaja, ose në rrënza të gjata bjeshke kanë bërë stane dhe janë marrë me blektori, duke ruajtur dhen e dhi… Delet apo tufa e dhive kanë qënë jeta e tyre ! I kullotnin sukave duke i ndjellë bariu me jehonën e fyllit, e në mbrëmje vonë, me perëndimin e diellit, ktheheshin tek stani varg e varg me blegërimën e tyre, ku bareshat i mbanin në rradhë duke i mjelur, e me qumështin e tyre përgatisnin bylmetin…Blektorët tanë kishin dobi edhe nga mishi dhe sidomos leshin që e grumbullonin gjatë pranverës së vonë, kur i qethnin delet e e tyre. Ajo ditë ishte e veçantë dhe gazmore për barinjt e bareshat shqiptare të cilët jetonin me harenë dhe brengat e tyre mes malesh, ku stanet strukeshin si kosherre bletësh…!
Gjatë mijë vjetëve të jetës shqiptare, delet dhe barinjtë duken të përhapur në tërë sistemet malore me gryka dhe shpatie, me bjeshkë baritore dhe krroje, jetonin barinjët shqiptarë. Të njohur i kemi , sidomos ata të Opojës, Prizrenit e Dragashit dhe andej majave të Sharrit gjer tek pellgjet e Korabit, Lubotenit , Maja e Zezë dhe gjer në Grykën e Kaçanikut. Të gjithë barinjt e këtyre maleve etnike jetonin me kulturën dhe traditat e tyre, nga një nga kulturat e para të barinjëve nomadë në Luginën e Beqesë. Disa dele u integruan në fermën e familjes së bashku me kafshë të tjera të tilla si pula dhe derra. Për të mbajtur një tufë të madhe, delet duhet të jenë në gjendje të lëvizin nga kullota në kullota. Kjo kërkonte zhvillimin e një profesioni të veçantë nga ai i fermerrit. Detyra e barinjve ishte që të mbanin kopenë e tyre të paprekur, ta mbrojnë atë nga grabitqarët dhe ta udhëzojnë atë në zonat e tregut në kohë për prerje. Në kohët e lashta, barinjtë zakonisht milingonin delet e tyre dhe bënë djathë nga ky qumësht; pak barinj ende e bëjnë këtë sot.
Në shumë shoqëri, barinjtë ishin një pjesë e rëndësishme e ekonomisë. Ndryshe nga fermerrët, barinjtë shpesh ishin pagues, duke u paguar për të parë delet e të tjerëve. Barinjtë jetonin gjithashtu larg shoqërisë, duke qenë kryesisht nomadë. Psh. Dikur blektorët shqiptarë nga treva e Pollogut, tufat e tyre gjatë stinëve të ftohta me dëborë, i çonin në vendet më të ngrohta si nomadë, duke i kullotur shtigjeve përtej majës së Taulit, përtej Velesit , brigjeve të Vardarit, gjer në pllajat e Gjevgjelisë. Por, që shpesh hasnin edhe në problem me grupe njerëzish të vendeve gjithandej të cilët ua grabisnin delet, duke u bërë ngatërresa nga më të ndryshmet, sidomos nga shkaku që këta barinjë ishin shqiptarë. Pra, të ishe barinj, nuk ishte lehtë, sepse ky profesion shte kryesisht një punë e meshkujve të vetmuar pa fëmijë, kështu që barinjtë e rinj duhej të rekrutoheshin nga jashtë. Barinjtë ishin më së shpeshti djemtë e rinj të fshatarëve që nuk trashëgonin asnjë tokë. Në shoqëritë e tjera, çdo familje do të kishte një anëtar të familjes për të kullotur kopenë e saj, shpesh një fëmijë, të rinj ose një plak, i cili nuk mund të ndihmonte shumë me një punë më të vështirë; këta barinj ishin plotësisht të integruar në shoqërinë malësore. Barinjtë normalisht do të punonin në grupe ose duke kërkuar një tufë të madhe, ose secili duke sjellë të tyren dhe duke bashkuar përgjegjësitë e tyre.
Në kohët moderne, barazia ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Heqja e tokave të përbashkëta në Europë në shekullin e tetëmbëdhjetë dhe të nëntëmbëdhjetë u zhvendos nga nomadë të pavarur tek punonjësit e pasurive masive. Disa familje në Afrikë dhe Azi kanë pasurinë e tyre në dele, kështu që një djalë i vogël është dërguar për t’i mbrojtur ata, ndërsa pjesa tjetër e familjes kanë tendenca për punë të tjera…
Në territoret shqiptare, banorët, posaçërisht ato të veriut, jetonin për mijëra vjet si barinj, duke shpjeguar kështu rrobat e leshta, ose “tirqet”. Naim Frasheri ishte i pari që prezantoi kulturën e bariut shqiptar në libra e romane shqip. Barinjtë shqiptarë kontribuan shumë në kulturën e folklorit shqiptar, ku u bënë gjithçka nga rrobat , veshëmbathja me xhamadana, xhurdia të leshta dhe koprane të qepura nga qasha…
Malet që përfshihen në Gadishullin e Ballkanit për dhijarët dhe barinjët e tufave të deleve, rëndësi kanë gjitha malet e Shqipërisë gjer në shpatie e gryka të Bjeshkëve të Nemura ose gjithandej e përten Grykës së Rugovës, si dhe ato të sistemit sharropin nga nga pllajat e Dragashit dhe Opojës, duke u thelluar sukave dhe grykave të Korabit, Maja e Zezë, Luboteni e gjer në Karadak të Shkupit, të cilat janë vargmalale të larta, të pjerrëta, të rrëpinjta, të cilat ulen shkallë-shkallë në drejtim të ultësirës së Pollogut me ara të buta ku kultivohen të bardha dhe grunjere, sipër dhe poshtë Tetovës dhe Gostivarit.
(…Identiteti i Ballkanit është e dominuar nga pozicionin e saj gjeografik, historikisht zona ishte i njohur si një udhëkryq i kulturave të ndryshme. Kjo ka qenë një nyje midis organeve latine dhe greke ose të Perandorisë Romake, destinacionin e një fluksi masiv të sllavëve paganë, një zonë ku ortodokse dhe katolike Krishterimi u takua, si edhe si pika e takimit mes Islamit dhe Krishterimit).
Kur po i afroheshim rrëpinës që ndante Sukën me Liqenin, në rrahën ku mrizonin bagëtia, Vlera e Çmendur më tha se aty merrrte fund rruga e Kolonelit të vrarë. Në pjesën e poshtme, ku hidhen karmat e cofëtinave, ishte hapur një gropë për të.
Këtu, nuk mjafton që të vrasin mizorisht, por edhe të nënçmojnë tmerrrësisht. Kjo i pëlqen turmës së mjerë! Tallandisën nga kjo ndjenjë!
Nuk po u besoja veshëve, sado që sytë ma zinin një grumbull dheu të freskët përballë…
Malet e Sharrit përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore.
Malet e Sharrit janë të famshme për relievin e tyre të thyer dhe majat e larta malore, dhe kanë rëndësi të madhe për gjithë mjedisin përreth për faktin se aty gjenden burimet ujore nga ku ushqehen lumenjtë e rajonit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara. Një nga liqenet e ngrira më të mëdha në Malin e Sharrit është Liqeni i Livadicës, i cili gjendet menjëherë poshtë majës me të njëjtin emër në Kosovë. Liqeni është 230 m i gjatë dhe 120 m i gjerë, ndërsa thellësia e tij shkon deri në 7.3 m. Rrëketë dhe lumenjtë e shumtë rrisin nivelin e ujërave të tyre gjatë periudhës së shkrirjes së dëborës. Rrjeti hidrologjik i Malit të Korabit është shumë i dendur dhe karakterizohet nga përrenj të mëdhenj me prurje gjatë gjithë vitit, si dhe nga rrëke të vogla me prurje të përkohshme në stinën e shirave dhe në periudhën e shkrirjes së dëborës. Përroi i Veleshicës është më i madhi dhe është i mbushur gjatë gjithë vitit me ujë që mblidhet nga fushat e Korabit, Sorokolit dhe nga pjesa më e madhe e zonës kryesore perëndimore që gjendet në territorin e komunës së Kalasë së Dodës, për çfarë shpesh më rrëfente babai im gjërat më interesante të cilat i kishte përjetuar , duke u endur e kaluar shtigjeve të kësaj ane si i ri.Sepse këtej ka qenë e vetmja dhijare e cila i ka lidhur në rrugët malore për të vajtur në Tiranë apo në anët e Lurës…! Përveç përrenjve të kësaj zone, ka edhe shumë përrenj të tjerë të vegjël me rrjedhje sezonale dhe me ujë të pakët, nga të cilët malësorët e pllajave të gjata janë furnizuar me ujë për pije, për nevojat e staneve dhe bagëtive të tyre Të gjithë përrenj e prrocka kalojnë kund rrëzë shkëmbinjësh dhe të lakuar, derdhen në Drinin e Zi.

Kokëfortësia e kohërave dinake kominterniste !

Në kampin fushor, në hyrje të Shkupit kah Gryka e Dervendit, gjeneralat bullgarë me përcjellësit e tyre, çadrat i kishin vendos në rudinën e fshatit tim, the nga aty, sa herë që u kujtohej, vërsuleshin duke prerr ndonjë kokër delje apo dhie, piqnin mish tek rrëza afër Dushkut të Eminit, aty kishin zaptuar edhe ujin e ftohtë të Burrimit i cili delte nga shkëmbinjt e maleve të Opalit e të cilët gjatë tërë natës bëheshin si të çarë duke pirë , ishin shtrirë të dehur. Sharjet e tyre shoviniste ndaj popullatës vendase dëgjoheshin gjer në fshat. Edhe fëmijët dukeshin të trembur fare, dhe gjatë netëve të trishtuara nuk i zënte dot as gjumi. Pleqët më kot krekoseshin, dukeshin të friksuar fare.
Vukosavi, një kapiten serb, ishte ndier i fyer se Mbreti bullgar kishte dërguar një rreshter dhe jo një autoritet më të lartë për negociata lidhur me pjesëmarrjen e fshatarëve shqiptarë në luftë.
Megjithatë kishte pranuar të bisedonte. Pasi ishin ulur në vendet e caktuara, në çadër kishin hyr tri femra shtat hedhura, me flokët të lëshuara përposh dhe me paraqitje krejt të shfrenuar, të sjellura nga anët e Crna Travës.
Njëra nga ato u kishte vendosur para gotat e metalta, tjetra  i kishte mbushur me verë dhe e treta i kishte përshëndetur, duke lëvizur e duke përdredhur shtatin para tyre… Stuhia ballkanike po frynte disi me tërbim, sikur të paralajmëronte një hata që vjente përtej sukave me maja thepore të Taulit që formonin një system kodrash të lidhura si kurora gjer tek Gryka e lumit Iliridë, e që sllavët e kishin emërtuar me toponimin tyre “Gryka e Matkës” !
– Eh kakvo telo i kakvi gradi imaat! (Oh, çfarë trupi dhe çfarë gjoksi kanë)-, kishte thënë Vukosllavi  duke ngritur dollinë, ndërkohë që një femër zeshkane iu kishte ulur në prehër.  Kapiteni bullgar ishte ngritur në këmbë në kohën e dollisë, ndërsa Vukosllavi vetëm kishte drejtuar shtatin e bëshëm dhe në vendin ku ishte ulur dukej më i lartë se kapiteni, i cili ishte më i vogël me trup dhe përballej me cinizmin e kalorësit serb, që paraqitej me fodullëk se ishte  kapiteni i kryqtarëve.
… Gjatë bisedimeve  që kishin pasur me prijësit bullëgar dhe ndihmës së premtuar nga ata, si dhe bindjes që kishin krijuar se në muret e qytetit do të prisnin mijëra luftëtarë nga mbarë Rusia dhe Karpatet, të sigurt në fitore, ata nuk kishin paramenduar se gjatë rrugës mund të hasnin në ndonjë rezistencë. Grupet guerile të ushtarëve shqiptarë që kishin që kishin përjetuar edhe dyndje të tmerrrshme që nga Çamëria e gjer në Daradani, edhe aq më keq kishin përjetuar ardhjet dhe dyndjet e mijëra sllavëve nga nga Banati e Shumadia, nga Nishi e Toplica, duke përfshirë këtu vendosjen e tyre edhe në anët e Rashkës dhe Sanxhakut, në anët e Moravës dhe Karadakut në fushëgropën e Shkupit, të shtrirë edhe më tej në viset jugore kah Velesi dhe Manastiri gjer në buzët e liqenit të Prespes dhe Dojranit: kishin raportuar se një forcë e madhe njerëzish, jo vetëm ushtarë por edhe gra e fëmijë ishin nisur për të shtegtuar drejt Fushëgropës së Pollogut.Shumë prej tyre kishin raportuar se ajo forcë njerëzish ishte e çakërdisur, e dezorientuar dhe krejtësisht e shthurur, por ishte shumë mirë e armatosur, të gjithë kishin mburoja të metalta  e pancirë mbrojtës. Syrit të vëzhguesve turq nuk u kishte shpëtuar pa u vërejtur edhe fakti se kuajt mezi lëviznin nga ngarkesat, stolitë,  madje edhe armatimet e metalta me të cilat ishin veshur sipëri  kuajt e kalorësisë së lartë. Në përshkrimin e tyre të gjithë vëzhguesit pajtoheshin me një pikë se grupet ushtarake shqiptare të pozicionuar rreth lumit Vardar dhe Iliridës me të gjithë vullnetarët malësor të Sëllarrevës, Gurguricës, Koritës, Strajanit, madje Çajla, Vardaria e Podgoria me Çegranin, më tepër dukeshin si ushtrarë të pathyer dhe të guximshëm e trima, që ktheheheshin me trofetë e fitoreve ndër  beteja,  sesa ushtritë sllavoserbo bullgare që i kishin përballë.
Nga informatat që kishim, kuptuam se në çadrat e tyre të rrethuar me pisha të Petriqit ishin të pranishme edhe disa femra gjysmë lakuriqe, të cilat dukej sikur përkujdeseshin të venin rregull mirëmbajtje dhe ushqimi brenda çadrës së madhe ku pushonte Car Borisi.
– Sa ushtarë ka Brigada e guerileve shqiptare?-, kishte pyetur ai.
– Ata janë rreth 12.000 mijë, ndërsa ne rreth 19.000,- ishte përgjegjur gjenerali Kamenov.
Vukosllavi kishte qeshur me zë dhe nuk i kishte dhënë rëndësi pranisë së tre të huajve edhe pse dyshonte se në rastin konkret mund të ishin dy spiunë, që kishin ardhur për të parë kampin nga brenda. Kjo madje i shkonte për mend që të fliste në superlativë dhe për të treguar epërsinë e ushtrisë së tij nga ana e Serbisë, duke i dhënë akcent të veçantë për luftë edhe Arradhës së tyre të cilët gjendeshin të vendosur në livadhet e Crna Travës.
-Nesër u dërgoj disa kalorës dhe bisedojmë për kushtet  e dorëzimit apo bashkimit me ne. Mirë që nuk jeni turq, edhe pse një farë e ligë jeni të gjithë, iu kishte thënë një oficer i Komandës bullgare derisa ata po largoheshin. Përcjellësi i rojave të jashtme i kishte shoqëruar deri në dalje të Kampit, dhe ata ishin nis dhijaresë me gurishte drejtë brigjeve të lumit Crna, duke mbajtur si orientim Majën e Zezë të Sharrit.
Një histori e tillë plot acar e ngrica akulli, rrëmujë e rrëmete uraganesh e stuhish që kanë fryrë të tërbuara mbi ballin rrënduar me rrudha e brenga jete dhe ekzistence në luftën për mbijetesë, i tërë fati i shqiptarit i përcjellë ndër shekuj e dekada ka qenë nën vrojtimin dhe ndikimin e kombinacioneve të betejave serbo-sllav, me qëllim që çështjen shqiptare në analet politike dhe diplomatike të mbetet e ndërlikuar dhe e pazgjidhur, duke u bërë hije në sytë e Perëndimit, në veçanti përpara shteteve si SHBA, Anglia, Gjermania, Franca, etj.
Njashtu edhe politikat e fshehta, ato diplomatike e në veçanti, të spiunazhit në gjithë Ballkanin dhe më gjerë, sidomos pas ardhjes së sllavëve të jugut nga Karpatet në troje tona, sidomos serbosllavët dhe sllavo-maqedonasit me prejardhje bullgare, u ndeshën me shqiptarët etnikë në shekuj, u bënë përplasje të mëdha dhe u zhvilluan luftëra tmerrri dhe vdekje me prapavija të errëta, që edhe sot e kësaj dite, kanë specifikat e interesit të blloqeve dhe fuqive të mëdha, në rrethana të ndryshme Shqipërinë dhe shqiptarin i kanë përdorur si monedhë për të larë hesapet e tyre, si kurban në shtigjet e Ballkanit me male të egra. Me të vërtetë Shqipëria është “një pikë e vogël” në hartën gjeografike të botës, por pikë e madhe dhe me rëndësi për sa i përket kulturës njerëzore, tolerancës dhe shpirtit human si komb e si popull me specifikat e veta historike të traditës, gjuhës, kulturës me përmasat ballkanike dhe europjane. Shqipëria si tërësi gjeografike në këtë cep të Ballkanit, shërben si urë civilizimi mes Lindjes dhe Perëndimit, e të mos flasim pastaj për aspektet gjeostrategjike, ekonomike, kulturore, ushtarake e demokratike për interesa mbarë njerëzore jo vetëm në Ballkan, por edhe gjithë Europën dhe Mediteranin e gjërë…

Shërbimi i Sigurimit Shtetëror jugosllav !
/SLUZBA državne bezbednosti/

Shërbimi Shtetëror i Sigurimit ( SDB ) , zakonisht më i njohur me emrin e saj origjinal si UDB-A, e cila eshte formuar me 13 maj 1946 dhe në dekadat e saj e fundit ishte të përbërë nga gjashtë organizata gjysmë të pavarura të policisë sekrete – një për secilën nga gjashtë republikat federale të Jugosllavisë – koordinuar nga zyra qendrore federale e Beogradit.
Edhe pse është operuar me më shumë përmbajtje sesa agjencitë e tjera të policisë sekrete në diktaturat komuniste të Evropës Lindore,UDB-a ishte megjithatë një mjet frikë kontrollit. Pretendohet se UDB-a ishte përgjegjës për ” eliminatoret ” e dhjetra e armiqve të shtetit brenda Jugosllavisë dhe jashtë vendit ( vlerësimet rreth 200 vrasje dhe rrëmbime Eliminime të ndryshojnë nga ato të Luftës së Dytë Botërore Ustaše (fashiste ), udhëheqësit Ante Paveliç dhe Vjekoslav Luburić ( në Spanjë dhe Argjentina ), ndaj emigrantëve kroat Bruno Bušić .
Me shpërbërjen e Jugosllavisë , ai vazhdoi të punojë si Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Republikës Federale të Jugosllavisë .
***
UDB-A , pra siç ceka më lartë, ndër vite u riformuar si një pjesë e madhe e shërbimeve informative jugosllave nga 1946 e gjer më 1991, kur u shemb komunjizmi , dhe ishte kryesisht përgjegjës për sigurinë e brendshme të shtetit . Pas 1946 UDB iu nënshtrua të sigurisë dhe inteligjencës ndryshime të shumta për shkak të çështjeve aktuale në atë kohë , duke përfshirë : luftën kundër bandave , mbrojtjen e ekonomisë ; Kominformës / Informbiro ; dhe aspiratat burokratike . Në vitin 1945 dhe 1946 , për shembull ,UDB u organizua në rrethe . Në vitin 1950 , kur njësitë administrative -territoriale u hequr si autoritete , UDB u riorganizua sërish . Gjatë kësaj periudhe aktivitetet e zbulimit dhe sigurisë përqendruar më pak në inteligjencën dhe më shumë për sigurinë e brendshme . Nuk ishte një theks mbi kolektivizmit , vëllazërisë , harmoninë sociale , besnikëri , dhe tolerancës ndaj ata me pikëpamje të ndryshme . Devijimi nga ky grup vlerash u bë një çështje imediate për shërbimet e sigurimit .
Më vonë , përdorimi i forcës është zbutet dhe kur procesi i ” decentralizimit të pushtetit popullor ” filloi , inteligjencës dhe shërbimet e sigurisë iu nënshtruan riorganizimin e mëtejshëm me qëllim për të decentralizuar pushtetin dhe rritjen e efektivitetit . Akti për Punë të Brendshme dheDekreti për Organizimin e Sekretariatit të Shtetit Punëve të Brendshme rregulluar autoritetin e sigurisë shërbimit të fshehtë si prerogativa e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme . Por që secila republikë jugosllave dhe ajo e Krahinës së atëhershme të Kosovës, ishin më vete sipas Riorganizimit, pas rënies së Rankoviqit dhe Konferencës në Brione më 1966 dhe në vijim, çështjet që lidhen me kompetencat e federatës ( sigurimit të shtetit , të trafikut ndërkufitar , qytetaret e huaj , pasaportat , futjen dhe shpërndarjen e shtypit të huaj dhe droga ) mbetennën urdhërat, kompetencat dhe dirigjimet nga ombrella Federative (si SSDB me qendër në Beograd, thuajse ishte po e njejta “UDB” !).
SDB në republikat nuk ishte autonome , por ishte e lidhur me Shërbimin Federativ të RSFJ, i cili ka koordinuar punën dhe të nxjerrë udhëzime .
Sigurimit të shtetit u rregulluar me legjislacion të fshehtë ( sekret Gazeta zyrtare ) , e cila e përshkruar përdorimin e operacioneve speciale . SDB kryer kërkime shtëpi, përgjimet e fshehta brenda lokaleve , përgjimin e telekomunikacioneve , përgjim të fshehtë e njerëzve , dhe zënie të fshehur të letrave dhe dërgesave tjera .
Me interes kryesor në SDB ishte siguria e brendshme , identifikimin dhe penguar aktivitetet e “armikut të brendshëm ” ( dmth” borgjeze djathtist ” , clericalists , anëtarët e Kominformës , nacionalistë , dhe separatistët ) . Puna Inteligjencës jashtë vendit është konsideruar më pak i rëndësishëm dhe ishte nën kontrollin federal .
SDB ishte një ” polici e fshehtë politike ” , përgjegjës për organizimin e partisë nga e cila ajo ka marrë udhëzimet e tij dhe për të cilën raportohet . SDB ishte rrënjosur aq thellë në sistemin politik se një nga detyrat e saj ishtepërgatitja e ” vlerësimit të Sigurisë politik ” , që është, vlerësimet më fjalë për fjalë të gjitha sferat e jetës .
Gjatë veprimtarisë së tij ,SDB gëzonte një gamë të gjerë të pushtetit , duke përfshirë fuqitë klasike policore ( identifikime , marrjes në pyetje dhe arrestime ) .
Organizata SDB është vazhdimisht në ndryshim dhe duke bërë përmirësime , por ai mbeti i lidhur me njësinë qendrore në kryeqytetet republikane dhe grupe më të vogla që punojnë në këtë fushë . Të gjitha informatat dhe të dhënat rrodhi në njësinë qendrore në kryeqytetet dhe dërguar në nga atje për të përdoruesit . Grupet në terren kishte kontakte pune me autoritetet vendore , por nuk iu përgjigj atyre .

***

Kur bie mbrëmja në në 12 fshatrat shqiptare që struken si koshere bletësh mes kurorave dhe sukave të maleve të Sharrit, për banorët fillon gjendja e jashtëzakonshme. Shumë vetë nuk i lenë më fëmijët të luajnë jashtë, stallat mbyllen me kyç e kush del jashtë e bën këtë me shumë kujdes. Në ato gryka malesh ulurin ujqërit dhe ariu.
Gati çdo natë arinjtë e murrmë vijnë nga pyjet përreth dhe „shëtisin” deri në orët e mëngjesit nëpër fshat. Shpesh ata shkatërrojnë gardhe apo ara, hyjnë në stalla, hanë kafshët shtëpiake, nganjëherë sulmojnë edhe delet. Në zyrat e Bashkisë ve Lokale të Lisecit, Shipkovicës, Gajres, Beshallës, Gjermës e gjer poshtë që nga Kalishti , Gjurgjevishti dhe Nerasha e Dobroshti edhe zhvillimet protokollohen me kujdes. Në muajt  e vjeshtës egërsirat e malit kanë dale gati çdo të tretën natë nëpër prona dhe kanë bërë dëme., duke ngrënë misrat dhe bereqetin.
Më kot ishin parashtruara ankesat e banorëve të kësaj ane tek organet e Komunës… Por, ata edhe atje kishin kokëçarje të tjera…dhe kujt nuk i hante palla pë hallet e fshatarit që përballej me egërsirat e maleve, sidomos të arinjëve të cilët iknin nga gjëmimi i armëve dhe bombardimet në Kosovë dhe suleshin këndej Sharrit që nga Vraca e gjer tek Majat e Lubotenit…

1 .

Rrezet e para të dritës së diellit binin mbi maja ku dukej horizonti kah lindja, i cili përshkohej nga një ngjyrë qiellore, përtej sukave, dëgjohej blegërima e deleve të cilat filloin të derdheshin nga grigja. Jehona e bariut Dardan Drenovës kaplonte shpirtin e vashave malësore të Sharrit plotë dashuri e mallë!
(Babai  i Drenushës kishte shumë bagëti dhe kishte marrë një bari me rogë për ti kullotur një tufë delesh dhe 12 krerë dhi të kuqe. Djaloshi ishte shumë fukara dhe vjente nga një fshat i asaj ane, që quhej Ahishtë. Ai ditën kulloste  tufën nëpër bjeshkët e Sharrit, atje ku kihin stanet, dhe mbrëmjeve kur tufën i fuste në vath, ulej pranë një shkëmbi dhe ia niste këngës me fyll, lëshonte një melodi të bukur sa që vashave malësorka të cilat mblidhnin bylmetin, ua kallte ndjenjat e dashurisë dhe zgjonte ëndrrat e thella… Ai i bjente fyllit dhe me bisht të syrit sodiste fytyrë si mjellmë, me admirim hedhëte sytë mbi Drenushën e bukur..Por, ngase ishte shumë i varfër, dhe aty ishte rrogëtar, bari delesh, s’kishte pasuri e gjë që të mirte kurajën e ta kërkonte për nuse. Me shpirt e dashuronte vashën malësore, si pika në diell të verës. Dhe, për mall të saj dhe të dashurisë që kishte ndaj Drenushës, bariu Dardan Drenova, gati për çdo mëngje kur lindej dielli, dhe në mbrëmje kur bjente muzgu, ia niste melodinë me fyllin që e kishte bërë prej frashnje, dhe i binte aq bukur sa edhe bilbilat e ndalonin cicërimën e tyre. Tufa e ndalte blegërimën. Vashat mbeteshin të habitura nga melodija që të përflakte ndjenjat. Dardani ishte mjaft i zgjuar, dhe me melodi fylli i çonte mesazhe dashurie vashës malësore që e dashuronte. Dhe sa herë dëgjohej kënga e fyllit të bariut mga larg, ajo delte e dëgjonte skaj stanit, duke vështruar me sytë e zi si kokra ulliri drej bjeshkës, atje kah kullosnin bagëtia dhe jehonte fylli, e dëgjonte dhe digjej si zjarr nga brendia e shpirtit ).
Të gjithë e dëgjonin me mallë, dhe e dinin se ajo ishte kënga e bariut nga Ahishta !
…Pas fyllit të bariut, u dëgjua edhe lehja e Qenit-ujk: “ Uuuuuu”. Bariu e shikoi me një buzëqeshje e gaz në fytyrë, me një nostalgji dhe një brengë, e shikoi në sy, dhe më pas e përshkoi thellësisht dhe, në një mënyrë të ngrohtë e përfshiu me ledhatim, duke hedhur strajcën prej lëkure cjapi, e ndjelli tufën, madje qeni i tij, iu afrua dhe iu hedhi me dy këmbët në gjoks. E ushqeiu klyshin e tij, dhe më pas ai u kthye në sigurinë e grigjës. Sakaq bariun në sukat e Sharritu nis me çapin e tij dhijaresë përpjetë, eci me kujdes andej kah duhej tatakonte plakun e urtë të fshatit, atë bariun e stinëve, i cili tani gjendej ulur mbi një gurë bri kodrës baritore, e poshtë dukeshin nga larg stanet e mbuluara me kashtë thekre dhe të rradhitura njëra pranë tjetrës sit ë ishin kosherre bletësh! Plaku vazhdonte ta dridhëte një cigare me duhan “kaçak”. Tufa e derdhur e deleve ishin derdhur sukës dhe dukeshin si grigjë e bardhë nga larg.
Rrëfimet e plakut bari, lidheshin me sfidat dhe rreziqet, me rritjen e tufës, duke bërë madje edhe një përshkrim të hollësishëm për blegërimën, fyllin e bariut dhe cicërimën e zogjve lajkatar, të cilë që nga fillimi i pranverës, kur bora kishte nis të shkrihej më së shumti mbi hapësirën e gjerë të bjeshkës malore, ku bariu ynë kishte vendos kopenë prej përafërsisht 120 krerë delesh, të bardha, 12 dhi të kuqërremta dhe një cjap të madh dhe të zhvilluar, ku edhe përfshiheshin në periudhën e verës, të stinëve të staneve gjersa të vjente vjeshta kur nisnin gjethet e dushkajave të binin. Atje, ai i vëzhgonte delet deri në fund të kullotave, kur lëviznin si valet e detit, kur puhiza e malve tundnin shllungat e barrit të rritur si tërfojnë e mugulluar, e të cilat pas dy muajsh do kthehen bashkë me verën në një kullotë vjeshtore si në shkretëtirë. Ai e përshkroi sa e vështirë qe përkujdesja për një grigjë të madhe delesh, që kërkonte zgjim herët , pa gëdhirë agu i mëngjesit dhe kur të binin muzgjet mbi maja tutje, vjente edhe fjetje natën vonë dhe ëndërrat e bukura – duke u zgjuar sërish ditën tjetër të re, kohë para lindjes së diellit dhe duke e mbaruar punën shumë kohë pasi errësohej. Kjo ishte jeta e përditshme e bariut dhe tufës së tij.
Kështu punonin dhe jetonin edhe blegëtorët e tjerë shqiptarë të këtyre maleve thepore. Ata ndihmoheshin me njëri-tjetrin, duke këmbyer përvojat se si duhej bariu i devotshëm të kujdesej për grigjën, përfshirë një larmi punësh ferme që kryheshin me përvojë dhe duke u ndihmuar nga gra malësore ose baresha e djem më të rinj në moshë të cilët përfitonin nga urtësia e Blegtorit të Madh të stanit të tyre. Ai gjithashtu mbështetej te dy kuaj të vjetër, dy mëza në stërvitje e sipër, dy qen stani dhe një klysh me sy ujku, të cili e kishte grabit nga strofulla e ulkonjës. Gjatë verës, miku im dhe delet e tij përballeshin me erë dhe furtunë, sëmundje, dëmtime, thatësirë dhe pothuajse çdo vështirësi tjetër që mund të përfytyrohet nga dikush. Disa vjet atyre iu desh të bartnin ujë gjithë verën vetëm për t’i mbajtur gjallë delet. Më pas, çdo vit në fund të vjeshtës, kur moti dimëror bëhej kërcënues dhe i zbritnin nga mali, duke i numëruar një e nga një krerët e deleve, që të dinin se a ishin tamam në numër, sepse kishin droje, nëse ndonjë e shkretë ndahej nga tufa dhe e hanin egërsirat…
Qeni-ujk ishte i përkushtuar i stanit, dhe gjatë gjithë kohës sa do të qëndronte në mal , ishte i gatshëm të kacafytej me ujqër grabitqarë ose çakaj dhe egërsira të tjera të cilët tinëzisht sulmonin bagëtinë, ose therrnin ndonjë dele, atëherë kur nga mallet frynin furtunat me mjegull, ose në vjeshtën e vonë kur nisnin të rreshurat e dëborës dhe  murlane.
Atë ditë edhe baresha ime Drenusha, e cila i njihte tufën, hymë bashkë në vath kur ishte kohë e të pjellave,u trembën dhe ikën si dallgë deti të trazuara në një cak të vathit, sepse kishin vërejtur një të huaj pranë tyre. Megjithatë, kur u shfaq Dardani, bariu i vërtetë të cilin e njihnin, ato menjëherë u afruan.
Duke qëndruar në vathën time, Drenusha, e cila ishte një bareshë lajkatare, imitoi thirrjen time: “Hajde qengjat e mi, bardhoket e mia! Hajde eheeejj qnegjat e mi bukurosha, ejani!” – i ndjellte ajo me një zë të butë, por ato nuk shkonin. Ndaj, kur i thirri saktësisht me të njëjtat fjalë, bariu me krrabën në dorë, delet dhe qengjat e rrethuan me shpejtësi, sikur të ishin ushtri e stërvitur nga komanda… Bagëtia e njohin bariun e tyre dhe shkojnë me vrap pas zërit të tij edhe kur gjenden të derdhura shpat më shpat kodrinave…
Dardan Drenova, si një bari delesh me përvojë dhe i stërvitur, një kohë pranvere, kur ndërronin stinët e vonuara, arriti që ta rrëmbente nga strofulla e Ulkonjës një klysh të saj. E pështolli me xhupin e lesht dhe u nis drejtë stanit ku mbante bagëtinë. Arriti që klyshin ujk ta rriste me qumësht delesh dha ta shndërrojë në qen besnik, por me tipare ujku. Andaj edhe e quanin gjithë malësorët e kësaj ane: Qeni-ujk i Sharrit, i cili, ndoshta ishte i vetmi i kësaj rrace në Ballkan. Dhe që do zhvilloheshin edhe klysh të tjerë nga qenusha, me karakteristika të ngjajshmetë llojit që i takonte, por që ky process do ecte në mënyrë të parregullt në kohë, apo periudhën e shumimit të kësaj shtaze për nevojat e banorëve mes malesh. Atje ku historia dhe rrëfimi mbi jetën dhe preokupimet e tyre, për tufën dhe përballjet me furtunat e Sharrit, me shumë sfida e rrëmete tragjike, janë tejetë të gjata , rrënqethëse dhe të çuditshme të kohës komuniste!
Por, e tillë dhe me shumë peripeti janë rrjedhat e lumit Mosdaça i cili buron nga këmbëzat e Vracës kreshnike, majat e të cilës duken edhe nga shpatet e Korabit plotë dëborë. Jeta e barinjëve këtu, dhe e qenve që ruajnë bagëtinë nga grabitqarët dhe egërsirat, janë rrëfime që nuk kanë fund, por mjaft trishtuese…Kohë djajsh! Gjersa tufa ecin dhijares së ngushtë kah bjeshka, u prinë bariu i devotshëm dhe qeni besnik, ujqërit e uritur me ndjenja staliniste i vështrojnë tinëzisht nga larg , duke bërë planet e tyre djallëzore për sulm, të uritur për gjak të freskët deleje apo dhije të kuqërremtë.
… Ajo që ndodh me fatin dhe tragjikën e Qenit-ujk,nuk është shfaqur vetëm në mesin e malësorëve të Sharrit, edhepse, tanimë, kjo ngjarje dukej se kishte rënë në gjumë të thellë, nën velat e një harrese. Por kishte edhe ndodhi të tjera brengosëse që me vite e vite malësorët shqiptarë të anëve të stepës, ndjeheshin të shqetësuar. Nganjëherë njeriu shtërngohet t’i harrojë dhe ato që i di… Bariu i nguliti shikimet e tij andej pellgjeve të lumit që buronte nga mallet, dhe në mëndje i daraviteshin shumë kujtime nga e kaluara, duke mos e kuptuar se çfarë do ndodhëte në jetë e tij me brenga, me halle dhe të tufës, pikërisht me ato ngjarrje rreth ujkut-klysh të zbutur , pas rritjes së tij, gjë kjo që kishte shumë rëndësi në jetën e bariut Dardan Drenovës edhe për bashkëfshatarët e tij, në jetën dhe egzistencën e tyre plotë rrëmuja e rrëmete, përtej kreshtave malore ku frynin tufane, dhe preokupimi i tyre ishte vetëm një: të ishin më të mbrojtur dhe të siguruar për ruajtjen e bagëtive, të cilat shpesh sulmoheshin nga egërsirat, nga tufa ujqish dhe çakejsh të uritur, të cilët venin e vinin këndej me rënien e muzgut dhe bredhnin grykave ballkanike si hordhi gjakatare.
Zbutja e klyshit ujk, në fakt, ishte si shkallë sipërore e objektifikimit ku përmban atë diçka të ndjenjës së krenarisë me çfarë jetonin malësorët shqiptarë me tradita të lashta. Njeriu-zotëri, kishte fatin që ujkun klysh diti ta forcojë dhe zbus nga një kafshë e egër, në Qen besnik dhe sypatrembur, i fortë si tunxhi, i cili do shërben për nevojat e staneve dhe blektorëve të bjeshkëve baritore atje në brendinë e grykave dhe sukave të Sharrit ku dukeshin vetëm majat malore si thika, horizontet blu dhe Dielli i cili e di rrugën e vetë…
Dhe, me kalimin e kohës, edhepse ishin kohë të vështira, kohë djajsh, me ardhjen e regjimit Stalinist dhe komunist me Titon dhe Rankoviqin në krye, tanimë, edhe kudrat barteshin dhe bënin klysh të racës së ujkut, gjë që ishte gëzim i madh për blegëtorët nevojtarë në mbrojtje nga çakallë dhe egërsira të tjera të cilat ua therrnin shpesh bagëtinë. Ata gëzoheshin me faktin dhe ishin të sigurtë se raca e Qenit –ujk do ishte mburojë e tufave të tyre, që ishin jeta e tyre, sepse pa bagëti nuk kishte jetë, ata nga tufa rronin. Dhe, fshehurazi preferonin që secili në stanet e tyre të kishin një Qen të tillë , ose në shtëpi, e kurrë më nuk donin qen tjetër, të një race që nuk ishte aq e dobishme për jetën e tyre mbi bjeshkët baritore.
Qeni-ujk u rrit nën kujdesjen e bariut të shkathët, duke përdorur dy mënyra si variante: sepse e dinte që ishte i egër, e kishte prejardhjen nga familja e ujqërve. Gjithnjë e mbante pranë vehtes, e yshqente dhe përgëdhelte me kujdes dhe shumë dashuri. Ai shpejt u rrit dhe u bë i njohur për guximin dhe forcën e tij , për t’u përballur në beteja e kacafytje me egërsirat e malit, por që të lehurit nuk e kishte si të qenit normal, sepse ishte racë ujku, andaj edhe të lehurit e kishte si ujk. E donte pronarin e tij, dhe si një besnik i kalitur shkonte pas tij dhe kujdesej për tufën e deleve… Për këtë edhe Dardani ndjehej krenar, dhe e ndjellte me dashuri, ai i shkonte pas sikur të dinte se kjo ishte dëshira që e flakëronte bariun me përvojë për ta stërvitur për luftë me ujqërit e maleve. E njihnin gjithë malësorët e kësaj ane Qenin me “katër sy” ! Sepse kishte sy që dukeshin si drita të ndezura, dhëmbë të mprehtë shkyes dhe që shpesh dinte t’i kërsiste, ashtu siç bëjnë ujqit e vërtetë. Ballin ia përshkonin disa vija të drejta dhe më të theksuara ngjyrë të murme të cilat edhe më shumë ia shtonin bukurinë e kafshës së maleve.
(… Tani kur në çdo anë vërreheshin parulla për Titon dhe socializmin, për “Bashkim Vëllazërimin”, kur Partia komuniste dhe pjesëtarët e saj vepronin në çdo anë me politikën e tyre, e cila dukej një adhurim i frikshëm,agjentët e UDB-së ecnin si hije të fshehura, veshur me “shinella” të gjatë lëkure si fantazma, fshatarët jetonin të strukur me ëndërrat e tryre për jetën, të ardhmen dhe egzistencën e tyre. Malësorët tjerë të fshatrave malore që jetonin përreth në pllajat sharropine që nga kurrorat e Karadakut e gjer në anët e Korrabit , e kishin menduar mirë mënyrën dhe kuptimin se si mund të zhvillohej gjenetika e Qenit-ujk, dhe bënin plane për shumimin e racës së veçantë të qenit, i cili do ishte i fortë, i guximshëm , që të përleshej me egësirat e malit si me ujqër zullumqarë, çakalla e hiene të cilët ua dëmtonin tufat e bagëtive në vath… Ata, malësorët e afro 12 fshatrave të maleve të kësaj treve, ( veçmas ata 240 fshatra shqiptare që strukeshin rrëzë maleve nga të dy anët e Fushëgropës së Pollogut), filluan të përziejnë me qëllim qenushet e tyre të barteshin me Qenin-ujk dhe të bënin një përhapje të gjerë të klyshëve tipik dhe me tipare specifike të ngjajshme me ujkun, por që dallonte nga bishat,sepse ky ishte një Qen Sharri. Përmes këtij procesi,të shumimit, zbutjes dhe stërvitjes së kësaj kafshe të dobishme, ata ishin të preokupuar dhe kjo ishte dëshirë e madh, pasi blektorët etnik shqiptarë, me mençuri kishin zhvilluar një rrjet të gjërë, me qindra të kësaj rraca të mrekullueshme, të cilët ishin krenaria e tyre dhe do i mbronin nga egërsirat e malit… Këtë e dinin fare mire, por kishin edhe drojen e fshehtë nga pushtetarët dhe ata të Partisë komuniste të cilët bënin plane grabitqare, duke i future në rradhët e “kolektivizimit” do ua merrrnin gjithë tufat e deleve, kurse qent do ua pushkatonin ).
Një gjë e tillë ishte jo vetëm e tmerrrshme, por edhe jo njerëzore, jo humane !

***

…Sytë  e klyshëve të kësaj rrace të prodhuar, i kishin si xixa që shkëlqenin, merrrnin forma të bukura trupi të zhvilluar duke u rritur, e që kokën e kishin disi, me dimensione të rrumbullakët me kafkë ashti të fortë si tunxhi… Andaj, këtë racë malësorët nisën ta quajnë: Qen Sharri, qen me “katër y”. Ky lloj qeni është racë e veçantë, i cili ka edhe të nuhaturit mjaft të zhvilluar. Truri i tij është i përbërë prej një lëvore me inde të holla të nuhatjes së erës, e cila është afro 10 herë më e zhvilluar se nuhatja e qenve normal apo të racave tjera të ndryshme… Një Qen i tillë Sharri, i kalon të tjerët edhe me standardin e dëgjimit me shqisa gati 200 receptorë që veprojnë dhe dallojnë aromën në përqendrime gati 100 herë më shume se një njeri. Lagështia e hundës është thelbësore për përcaktimin e drejtimit të ajrit i cili përmban aromë. Receptorët e ftohtë në lëkurë janë të ndjeshëm ndaj ftohjes së lëkurës dhe nga avullimi i lagështirës nga rrymat e ajrit, dhe Qeni –ujk mbetet si një kafshë i cili u përballon dhe reziston ndaj ftohjes nga dëbora, akulli dhe ngricat që nodhin në kreshtat e Sharrit gjatë stinës së dimrit. Por, ai, edhe mbetet si kafshë më besnike ndaj pronarit dhe të zotit të shtëpisë, i cili, kryekëput rritet dhe zhvillohet në pllajat e sistemit malor Sharopin ku me shekuj jetojnë malësor shqiptarë në vatrat e tyre të stërlashta etnike, me mënyrën e tyre tipike dhe traditat karakteristike që dallohen nga popujt të tjerët në gjithë Gadishullin e Ballkanit. Ata në të gjitha kohërat kanë jetuar me hallet e tyre port ë guximshëm dhe me dinjitet e fisnikëri të trashëguar brez pas brezi.Këtu zatën,jetojnë me shtëpi përdhese të një arkitetkture të lashtë, të rradhitura njëra pranë tjetrës si kosherre bletësh dhe të mbuluara dikurë në shekuj me kashtë thekre, kohë ajo, kur ende malësorët shqiptarë të këtyre anëve piktoreske, jetonin me gëzofa e guna të leshta, që i mbronin nga i ftohti, nga dimrat e gjatë dhe acaret e tërbuara…Më tej, pas kodrash kanë stanet me vathët e rrethuara me mure guri dhe garth prej thuprra lisash ose thëne, në mënyrë që të mbronin bagëtinë nga sulmet e egërsirave !
… Aty pranë stanit, ose gjatë kullotjes së tufës së deleve, qëndrron bariu i devotshëm me krrabë dhe pranë tij Qeni besnik. Gjatë gjithë historisë, njerëzit kanë zhvilluar lidhje të veçanta me këtë kafshë besnike për mbrojtjen e tufës. Për njeriun cilësohet si shoku më i mirë. Andaj edhe kultivohet e rritet atje mes bjeshke dhe kodra shkëmbore të thepisura, të përhimta ose ngjyrë gri si ajo e ujkut, ku duket se qielli i hapur puthet me horizontin ngjyrë gështenje !
Besnikëria e këtij qeni për njeriun është përtej kufijve, ata janë në gjendje të rrrezikojnë edhe jetën e tyre nëse pronari është në rrrezik. Dhe janë jashtëzakonisht të prirur dhe të devotshëm ndaj pjesëtarve të familjes dhe shtëpisë ku ata ushqehen dhe i përkasin…
Edhe kur thuhet se njeriu është ujk për njerinë, mbahet parasysh një imazh grabitqar i ujkuti cili vjen fshehurazi përrenjave dhe grukave të malit për të sulmuar dlet e bardha dhe…. Por, këtu, nëse gjithë kësaj ia bashkangjesim edhe faktin se në historinë e të menduarit njerëzor dhe mitit, apo kultit të kësaj krijese, gjërat duken ndryshe. Këtu mbahet parasysh gjegjësisht UJKU MITIK, që cënon integritetin fizik të njeriut, ( apo edhe të bagëtive) për synime grabitjeje apo për synime tërësisht vetjake, nëse flasim në kontekstin e ujkut egërsirë. Ky është ujku i përrallave, ujku si agjent shkatërrues, përmes të cilit bjeshka, natyra e egër i hakmerrret qytetërimit që e dominon atë. Ujku i mitizuar pra si anti-njeriu kryesor, që duhej shfarosur, në mënyrë që trupi e prona e njeriut të mbetej e pacënuar, lidhen me të tjera fakte. Njësoj si në rastin e valencimit metaforik të qenit/kudrës, edhe valenca që iu dha ujkut flet më shumë për njeriun se sa për kafshën. Por, për malësorët e fshatit të Dardan Drenovës, Qeni-Ujk respektohet më shumë se qeni, e duan, e përgëdhelin me shumë dashuri, dhe, kështu e kanë rritur, duke e ushqyer me shumë kujdes, sepse ai me guximin që ka,tremb dhe sulmon egërsirat tinëzare, të cilët regjimi komunist jugosllav ato vite të rrrënuara i solli nga lindja, nga Karpatet. Sepse ashtu i kishin edhe sytë, të egërsuar , të skuqur e të përgjakur si bisha gjakpirëse, të tërbuar edhe nga pijet alkoolike ose raki Shumadije. Të tillë dukeshin edhe ata që përfaqësonin regjimin Stalinist apo Partinë komuniste jugosllave me yllin peskëndësh në ballë! Madje, mbronin atë sistem të kohës së djajve shumë më shumë se sa qentë e zakonshëm (ose: më shumë dukeshin si hiene endacakë të cilët e dëmtonin popullatën dhe ua futnin frikën në asht me bastisje të kota, me arrestime të planifikuara dhe akuza të imagjinuara në procese të inskenuar gjyqësore sipas stilit dhe metodës staliniste!).
Rraca e Qenit-ujk të Sharrit, dallonte fare nga shtazët që përmenda, sepse në natyrën e kësaj krijese fisnike kishte diçka mahnitëse dhe interesante në lidhje me paparashikueshmërinë e tij, në pavarësinë, e në njohjen e rregullave të njeriut-zotëri, icili e ushqen dhe mban pranë. Padyshim, ai e njeh të zotin e shtëpisë ku bën rroje. E në të njëjtën kohë, ajo çka nuk duhej të respektohet njëherazi, nga veprimet dhe planet tinëzare të atij regjimi, i cilinë mënyrë kriminale luftonin për shfarosjen e Qenit-ujk, duke e justifikuar këtë, kinse ai i hante qent të tjerë, ose sulmonte kafshët shtëpiake, sidomos kopenë e Kooperativës. Madje, e tërë kjo, sipas tyre, arrihej si gjë e kryer dhe e mbëaruar përmes materializimit mitik të frikës. Kësisoj materializoheshin edhe rrëfimet dhe legjendat edhe për Njeriun-ujk , të cilin regjimi i atij shteti të korumptuar, komunjarësh komunistë të viteve të shtërgatës, të organizuar në hordhi e kordone pushkatimi, me akuza e gjyqe mashtrues, kishin bërë plane johumane, apo më mirë të them:kishin përgatit kurthe gjakatare, kriminale, për pushkatimin e Qenit-ujk, duke ia zërë pritën në kurth… Ashtu, siç kishin bërë me NJERIUN i cili ua kishte turbulluar ujin pushtetarëve që njiheshin në këto anë si “Brigada e qengjave “ në rrafshin e Pollogut dhe në Kosovë e më gjërë , duke e dëbuar si viktimë në rrugën e pakthim, në burgjet e pasmaleve të Bosnës, ku NJERIUN e devotshëm, do ta priste kordoni për pushkatim, jo se kishte ndonjë faj, por vetë pse ishte vetëm pse ishte shqiptar dhe u rrinte në krah blektorëve, madje ishte kundër shfarosjes së racës së domishme të llojit të Qenit të Dardan Drenovës…
***
Në qiell nuk fluturojnë zogjtë, pos një shqiponje me krrah të hapura skaj më skaj, bënte disa harrqe fluturimi mbi majat e Korabit, dhe si me droje, e kujdesshme u fut thellë pas horizontit që përshkohej nga një ngjyrë kadifeje. As nëpër pemë dhe ahishte nuk dëgjohej më cicërrima, pos krakosjes së kukuvajkës. Era nuk vallzon. Flladi nuk freskon… Shiu vazhdon. Blegërima e deleve nuk dëgjohej. Do vijë dimri plotë dëborë që i mbulon bjeshkën dhe pllajat, do ketë mjaft acar dhe ngrica akulli… Do na sulmojnë ujqërit e egër të etur për gjak.Pranverat do vonohen kësaj rradhe, dhe behari që na nxeh dhe freskon me puhizën e butë, Zoti e di se kur do vijë. Tani që ende stina e vjeshtës duket, dale ngadalë tretet dhe shkon si e venitur… edhe gjethet duken të verdhëruara fare, bien sit ë plagosura për tokë…!
Po Qeni besnik i bariut të Sharrit, vallë mbeti si njëracë e devotshme e Ballkanit?Ku vete ai? Apo, do ta shkyejnë egërsirat gjakatare me prejardhje nga Karpatet? Çfarë ndodhi me te, apo edhe tragjika e tij mbeti vetëm si legjendë, si gojëdhënë që rrëfejnë plakat pranë stufave dhe vatrave të tyre gjatë netëve të gjata të dimrit?!?
Ndoshta…!
Nuk i dihet ! Por, një gjë është mëse e vërtetë: rrëfimet për jetën dhe betejat e tij, do jenë të gjata, do të përballet me shumë stuhi dëbore dhe tufane…
…Sipas një historie tjetër, njëherë Zoti i ka ndihmuar një bariu të kullosë kopenë e tij. Ka ardhur ujku, i cili ka dashur të marrë si taksë/peng delen më të mirë të kopesë. Zoti i ka propozuar një kafshë të dobët dhe të sëmurë, por ujku nuk ka qenë dakord dhe është munduar ta rrëmbejë delen. Atëherë Zoti ka krijuar qentë e stanit – nga dorashkat e veta ose prej dy gurësh mali, duke i porositur që t’i dëbojnë ujqërit dhe ta ruajnë kopenë e delevedhe gjënë e trashë. Kështu qeni, i krijuar nga Zoti, i kundërvihet ujkut egërsirë e gjsakpirës i pangopur, si krijesë zullumqare e pa besë, sepse e njihte pronarin e tij që e ushqente, duke i qëndruar bariut në krah si shok më i ngushtë dhe mjaft besnik edhe kur e ka vehten në rrëzik ! Andaj, me të drejtë mendohet se, qeni e mbron pronën, mallin dhe njerëzit jo vetëm nga kafshët grabitqar, por dhe nga njerëzit hajna dhe të këqinjë, keqbërësa siç ishin “kllapa” e Partisë komuniste dhe UDB-së të kohës. Populli beson se, qeni e ndien se kush vjen në shtëpi me qëllime të mira dhe kush do që të bëj ligësi. Kundër të mirëve leh pak dhe shumë shpejt zbutet, kurse drejt njerëzve të këqij hidhet dhe përpiqet t’i kafshojë, ose t’ia bëjë me dije pronarit të tij se i kanoset ndonjë rrëzik. Janë regjistruar shumë tregime për raste konkrete, në të cilat qenë i shpëtojnë pronarët e vet nga hajdutët, të cilët kanë ardhur në shtëpi si miq me qëllim të grabisin dhe të vrasin gjatë natës, madje të qajnë ditën, duke të ngritur epitete.Përveç kafshëve egërsirë dhe njerëzve të këqij, qeni dëbon dhe forcat e këqija të ardhura nga bota e përtejme të bëjnë belara. Shumë të vlefshëm janë qentë si ata të cilët kanë “katër sy” – dy vula të ndritshme në lëkurë mbi ballë, siç i kishte edhe Qeni-ujk i bariut Dardan Drenovës. Mendohet se ata shikojnë vampirët ose xhindet apo lugjetërit dhe demonët e tjerë dhe i mbajnë larg nga shtëpia. Detyra e rëndësishme e Qenit-ujk, është mbrojtës nga keqbërësit dhe egërsirat pjatëlëpirësa ! Si pjesa më e madhe e pamjeve folklorike-tregimtare, pamja natyrore e Qenit-ujk, përfshirë këtu jo vetëm karakteristika pozitive por edhe veti të tjera që e bëjnë atë të guximshëm dhe tipik., gjë të cilën e hasim edhe në tregime e legjenda, poashtu edhe në anegdota dhe përralla të ndryshme nga e kaluara historike e jetës…

***

Tufa e deleve si fjolla të bardha shpëndahej pllajave, e bariu ishte i zhytur në mendime, se nëse nuk kujdesej me sy i zgjuar, bashkë dhe qeni i tij, ata sikur për çdo çast, mund të gjendeshin para çdo rrreziku, sepse malet ishin të mbushur me ujqër grabitqarë, dhe askush nuk ishte më tmerrrues se bariu.
“Kur ju blegëroni, Unë nuk kam gjumë o delet e mia. Kur Qeni im u rri pranë, o tufa ime , unë ndjej dhimbje. Kjo zemër e madhe, e ndarë me dyshë?! Pritni delet e mia, sat ë dal drita, o malet e mia thepore, Ju djepi im keniqenë me shekuj , e do mbeteni gjithmonë, me maja si tunxhi… !”
***
Kasolla apo stani i bariut të Sharrit ishte ngjitasi me vathë ku mbahej bagëtia. Madje kishte edhe një strehë të veçantë ku bëhej përgatitja e bulmetin. Aty jetonte bariu dhe tufa e tij. Me shekuj malësorët shqiptarë të këtyre trevave piktoreske të shpatieve të Sharrit, bashkë me tufa delesh dhe qen stani, dilnin gjatë pranverës , duke kullotur brigjet baritore deri në vjeshtën e vonë, kur edhe iknin, zbritnin nga andej para se të binte dëbora dhe të kapte ftohti i bjeshkës.
Në stane jeta ishte shumë e organizuar, kishte punë për të gjithë anëtarët e familjes , nga fëmijët e deri te më të moshuarit. Atje dita fillone ende pa gëdhirë mire, që nga mëngjesi i hershëm e deri në mbrëmje vonë, secili merrrej me punën që mund ta bënte më së miri. Bariu, si zakonisht i ngiste tufën e deleve të bardha në kullota. Gjersa në punët e mjeljes, angazhohshin edhe grate, nën kujdesjen e places e cila mblidhte bylmetin…
Stanet më të mëdhenj, bëheshin në katër anët me mur guri dhe me dy dyer përballë njëra tjetrës, nga të cilat njëra ishte kryesorja ndërsa tjetra lidhej me strehën ku mblidhej bylmeti dhe me vathën ku mbahedhin bagëtia.
Stanet, si zakonisht, ndërtoheshin me mur guri të thatë dhe mbuloheshin me kashtë thekre ose degë fieri. Kurse vathët rrethoheshin me gardh të forte prej thupriash lisi, mulleze ose thëne.

( Kopea dhe stani)

Gjatë gjitha kohërave në të kaluarën historike e shekullore, blektorët shqiptarë në bjeshkët me kullota dhe malet me stepa e maje thepore të trojeve të tyre, me një prirje dhe dashuri të madhe janë kujdes për ruajtjen dhe zhvillimin e këtij lloji të kafshës qumështore dhe të dobishme në jetën e malësorëve plotë stuhi e rrëmuja. Deshtë e kësaj race kanë brirë të forte dhe të përdredhur në formë spiraleje dhe me majë të mprehtë si thika. Po kështu, njihen si race e mire dhe mjaftë e dobishme edhe kopeja e dhive për të cilat kujdeset dhijari. Atyre u prijnë cjepët e fuqishëm , të cilët njashtu si deshët, kanë brinjë me rrënjë të fortë dhe të zhvilluar, të përdredhur si çanga hekuri. Këto kafshë janë shumë të dobishme për jetën dhe egzistencën e malësorit shqiptarë, me të ciat, të bindur jetojnë në vende malore apo ledina me kullota… Drejtohen  kollaj, sidomos kopea e dhive nëpër kreshta e stepa thepore, pas kullotave nëpër gjemba e driza, duke u kacavjerë në faqet shkëmbore të kodrave, nëpër shkurrnaja, ku ata ecin dhijaresë, por që edhe tufa e deleve, njashtu edhe dhitë, janë krejtësisht në mëshirën e mjedisit ku jetojnë madje të rrrezikuar nga kafshët grabitqarë, siç janë ujku, ariu, çakajt , hienët etj.
Bariu Dardan Drenova shpesh haste sfidën e vazhdueshme që t’i mësonte delet e dhitë t’u bindeshin urdhrave të tij, sepse, atje në mallet e thepisura dhe kodrat kah ato endeshin nga mëngjesi herët dhe gjesa binte muzgu i mbramjes, sidomos në kohë të vështira mjegullnajash, këtej bridhnin në grupe edhe ujqërit e uritur. Megjithatë, bariu i mirë kujdesej me butësi për kafshët që i kishte nën mbikëqyrje, madje u kishte vërë emra të veçantë si: Bardhoke, Kaleshe, Bulkë, Qumshtore, Syzezë etj. Dhe sa herë që i ndillte dhe i thirrte në emër, ato reagonin dhe shkonin vrrap pas tij. Bashkë me delet dhe bariun ecte edhe Qeni besnik, i cili gjithmonë ishte në detyrë në ruajtjen e tufës nga sulmet e egërsirave dinake…
Stinët e bariut !
… Në pranverë, çdo ditë bariumerrrte tufën nga vatha afër shtëpisë ose kur ishte tek stanet mbi bjeshkë, si zakonisht zgjohej herët me mëngjes, i lëshonte ato nga vathi, u vente në pllaka guri nga një grusht me miell të bluar drithi të krypur, dhe pasi të hanin, nisnin ecjen e tyre plotë blegërima dhe kërcim të cjapit mjekkërgjatë, derdheshin brinjave duke kullotur barin e njomë të lëndinave mbi bjeshkë. Gjatë gjithë stinëve sa zgjatnin pranvera, vera dhe vjeshta e vonë, kopeja zgjerohej nga qengjat e kecat e sapolindur. Gjithashtu, në kohën e stinës së ngrohtë malësorët ua qethnin deleve leshin e dimrit, e ky ishte rast feste, organizoheshin familjarë, miq e dashamirë dhe i bashkoheshin gëzimit kur grumbullohej leshi i butë merrrinë dhe i bardhë. Zoti i shtëpisë apo stanit urdhëronte që grate dhe bareshat të merrreshin me përgaditjen e ushqimeve më të mira, ku bëhej pjekja e mishin nga qengji , madje laçamak , djath e kos sipas traditës.
(Veshja e malësorëve në përgjithësi dallohet pёr larmishmёrinё e saj, koloritin dhe përshkuarjet e veçanta të qepjes dhe qëndisjes së xhamadanëve, apo ku bëjnë pjesë: tirqët, çarapët, opingat. Madje te bareshat- malësorka, shamia, brezi, qëndisja e jelekëve me sumlla arietj. Veshja e bareshave shqiptare ёshtё e tipit ballkanik dhe pёrkon mё shumё elemente me veshjen e zonave fqinjё, kryesisht me atё tё Lumёs. Pjesë të veshjes së grave janë: mbështjellsja, brezi, jeleku, këmisha, çorapet, tlinat, tërliku (xhubleta), kopraneja, xhoka (xhybja) etj. )
… Kostumet popullore të një treve apo krahine shqiptare janë elementet kryesore të kulturës materiale dhe shpirtërore. Këtu si shembull specific dhe karakteristik që mban gjitha elementet dhe vlerat e folklorit shqiptarë dhe traditës sonë popullore, do përmend dhe bëj një qasje veshmbathjes dhe kostumeve të malësorve të fshatit Koritë, të cilat janë kostume dhe veshja kombëtare shqiptare si e meshkujve po ashtu edhe ajo femrave, janë padyshim  më të bukurat dhe me elegantet në Gadishullin e Ballkan dhe më gjërë. Duhet të përmendim se me kostumet shqiptare në përgjithësi janë frymëzuar edhe disa autorë të huaj për të krijuar veprat e  tyre artistike. Po ashtu edhe  artistit anglez, Tomas Filips ka realizuar tablonë e Bajronit, me veshje kombëtare shqiptare, i cili vlerësohet si portreti më i bukur i këtij poeti. Lord Bajroni në një letër që i kishte shkruar nënës së vet, kishte konstatuar se: “Veshja shqiptare është më madhështorja në botë”. Ky konstatim i Bajronit zë vend  edhe në veshmbathjen e malëorve dhe malësoreve të Koritës, që unë me këtë rast trajtoj si shembull. Këtu veshja kombëtare shqiptare e sidomos ajo e femrave është fantastike me koloritin dhe zbukurimet e punuara me punë dore të qëndisura dhe të përshkuara me pej floriri dje rruaza me ngjyra, ato në nuanca ndryshojnë nga veshja në fshatrat e fushës, bie fjala me ato tëÇegrani, apo fshatrave të tjera fushnjere ku kanë dominuar veshja e stilit oriental, gjersa në veshjen koritjane dallohet për nga origjinaliteti me ata të trevat tjera shqiptare në Maqedoni si dhe në Kosovë. Kostumet e vjetra popullore shqiptare të banorëve të Koritës, Gurguricës apo të banorëve shqiptarë të Rekës së Epërme,janë shumë karakteristike dhe përbëjnë elemente të thukëta të nuancave folklorike shqiptare gjetiu, që janë ruajtur me xhelozi që nga kohërat më të hershme. Edhe të folurit, bile, gjuha që flasin e komunikojnë, është e folur me theks të shquarsi gjuhën, dhe që e kanë të ruajtur , e që ka shumë të ngjarë me të folurit shqip të kohës së Gjon Buzukut, veshjet autoktone kombëtare këtu, në veçanti ato të femrave gjithmonë janë veçuar me një kolorite të bukura e mahnitëse, të punuara dhe qëndisura me dorë nga vet femrat koritjane, që dallohen me karakteristikat dhe origjinalitetin e saj nga veshjet e femrave të rajoneve tjera shqiptare, siç pëmenda më lartë, duke i ruajtur vlerat autoktone të këtij thesari të vërtetë etnografik para opinionit të gjerë sin ë Maqedoni njashtu edhe në Kosovë e Shqipëri… Tek femrat e moshës më të re, vajzat dhe nuset mbajnë ngjeshur në kokë  shamia me ngjyra, ku dominon e kuqja dhe e verdha me theke, këmisha të punuar me dorë e me kreativitet, të përshkuara me rruaza, ose të bëra në vek ( vegël primitive për përpunimin e pëlhurës), të qëndisur me kujdes dhe zyref , xhamadani  i zi me sumlla ngjyrë ari, po ashtu i punuar me dorë dhe i qëndisur fund e krye me nuance të bukura.   Për dallim nga vajzat e pamartuara veshja femrave të martuara është bohçja e kuqe e zbukuruar me ornamente autoktone dhe fund i bardhë, apo terlik me ngjyra, ku më të preferuara janë qëndisjet me ngjyra të kuqe. Kurse në raste dasmash dhe festash motmoti vashat, por edhe nuset veshen me fustanellë origjinale malsorçe!
Veshja e tyre ka karakteristika të rralla si tek burrat njashtu edhe tek femrat,duke marrë pamjet kolorite dhe me tone të ngrohta, tek meshkujt tirqit me gajtana dhe xhamadana të përshkuar me sumbulla ari,kurse tek femrat me jelek e kemisha të qendisura dhe të përshkuara me ruaza shumëngjyrëshe, të ngjeshura me një prirje e kujdes , e që edhe në aspektin lirik dhe të artit janë të ngërthyera me naunca e motive të bukura, respektivisht, të pasionuara si rrrallë kund, / e që më së shumti të gjitha këto mrekulli i gjejmë në jetën e barinjëve dhe malësorve të Sharrit apo tek ata të bjeshkës të mbi Malin e Thatë ku përfshihen blektorët e Koritës, Gurguricës, Sedllarevës, madje të Strajanit, Padalishtit, Sërmnovës , Qafës, Kalishtit dhe disa fshatrave të tjera që struken pas kurorave të maleve plotë bjeshkë të buta të Sharrit…
Veshja e bariut ishte e thjeshtë, e bërë nga qasha e leshtë për mbrojtje nga I ftohti, dimri dhe acari. Ai shpesh vishte një xhurdi apo gëzof të bërë nga lëkura e deleve apo dashi, me leshin e kthyer nga brenda. Si veshje të brendshme mbante një tunikë. Opingat i ngjsashte mire veshur me çorap të trashë dhe i lidhëte me xhalma të përshkuar që ia mbronin këmbët si mburojë nga gurët e mprehtë dhe nga gjembat, kurse kokën e mbështillte me një kapele të leshtë dhe të bardhë si bora në maje të Sharrit.
Dardani pasi hidhëte trastën prej lëkure dashi ose cjapi, ku mbante ushqimet, si bukë, ullinj, fruta të thata dhe djathë; një shkop, që ishte armë e fortë, zakonisht një metër e gjysë i gjatë dhe me krrabë në majë, mbante edhe një thikë për nevojat e përditshme; ecte me çapin e tij të guximshëm, duke u prirë deleve a dhive që i shkonin në tufë, bashkë me qenin besnik, me kujdes shikonin terenin nga larg, kur bagëtia largoheshin, një sy e bënin katër duke i ruajtur nga egërsirat që futeshin vjedhurazi në kope…Fyllin e mbante në brez dhe sa here ia niste këngës me plotë jehonë, qengjat loznin me atë melodi mahnitëse , e tufa kullotnin qetë-qetë…
***
Një ditë, në kohën kur delet dhe dhitë e tij ishin të plleshme, në strofullën e degëve të thata dushku dhe dëllinjash gjeti një kaproll të vogël. E morri me vete, e ushqeu mireëme një dorë “tagji” të krypur, i dha ujë të pinte dhe e lëshoi mes tufës sikur tështe një qengj deleje… Dhe kopea shkonte andej kah i printe bariu.
“…Delja e bardhë e lëpinte qengjin e vogël duke e ndjellur ti afrohej tek gjinjët dhe ti jepte, të pinte qumësht… . Mendojë se tufa është futur në livadhe, ka kapërcyer derën, dhe pastaj është kthyer prapa, ndërsa kaprolli i vogël nuk ka shkuar pas tyre. Duket se e ka pranuar tufën e deleve dhe ka mbetur me to, por edhe delet sillen mirë me atë. Ai momentalisht po kërkon vendin e tij në tufë dhe duket se ende është në fund të hierarkisë së tufës”-, mendonte me vete bariu, duke shpresuar se sapo të del me tufën e tij atje mbi bjeshkë, te stanet e mbuluara me kashtë thekre, atje ku ndjehet aroma e terfilit dhe gjetheve të njoma jeshile edhe keci vogël do rritej, dhe me kërcimin e tij do ia shtonte rritën dhe gëzimin tufës,- thellohej në mendime bariu Dardan Drenova, duke të kaluar brinjave baritore… Dhe, sërish kishte menduar për natyrën e Ujkut dhe sfidën e tij. Apo më mirë të themi se; veprimi e dëshmon, qëllimin e analizuar hollësisht për cakun e egërsirës, për ta sulmuar tufën e deleve apo cjapin, të cilat jetojnë siapas rregullave të tyre të veçanta, të drejtuara nga stani dhe bariu. Andaj ai, si një bari imirë që ishte, gjithmonë e mbante tufën afër vetës dhe nuk delte nga stani, pa e marrë me vete edhe Qenin-ujk, sepse duhej të kalonte andej rreth brigjeve e grykave ku ujqërit ecin në grupe dhe rrëmbehen.
– Pse njerëzit shkojnë pas një Njeriu, kur janë të bindur se ai është lider i vërtetë, por zhgënjehen kur ai del vetëm një mashtrues, i djallëzuar. Se ndryshe, bariu i keq ta sjell ujkun në prag të stanit. Turrma e n jerëzve të cilët vrapojnë pas një Njeriu, i cili duket se mundet t’i udhëheq drejtë, dhe ata nëse nuk i njohin mirë huqet dhe veset e tij, do gabohen. Ai në fillim duket si një Luan. Por, me kalimin e kohë, turma mbetet e zhgënjyer, vërejnë se Ai, tanimë e ka ndrruar qimen dhe tjetrin vit duket fare se ështëshndërruar në Ujku . Megjithatë, dikush prapë ec si viktimë me vite pa dashur që ta kuptojnë edhe pse e dinë mirë se është e tillë gjendja, gjersa nis t’i ha delet dhe cjapin. Atåherë edhe Qeni-ujk e ka vështirë ta shpëtojë nga rrreziku bagëtinë ose edhe bariun e tij.
Plaku i urtë, me të cilin shpesh shoqërohej bariu Dardan, e pyeti për sfidat e jetës dhe stinët e bariut mbi bjeshkë ku mban tufën. Plaku i mençur tregoi një rrëfim interesant, për një ngjarje e cila kishte ndodhur në kohët dinake:
– “Në një kohë, njëherë, disa malësorë kishin provuar nji sfidë, duke marrë disa dele si tufë dhe i kishin futur në një zabel. Delet mbeten të vetmuar, dhe duke bredhur pllajave të gjata shkojnë të mbledhura pranë një Lisi dhe aty e kalojnë natën gjer në mëngjes. Barinjët malësorë kishin ndejur në një anë gjatë gjithë kohës, duke e përcjelluar ngjarrjen. Plani i tyre kishte qenë të shikonin se çfarë do të ndodhëte kur të vinte Ujku herët apo vonë?. Ujku, zakonisht gjuan i vetëm, ashtu duket edhe pse llava e tyre e organizon sulmin. Njëri nga ta bënë roje, disa nga ta rrinë të heshtur dhe sulmuesi pretë dhe i afrohet Tufës! Madje niset lufta mes egërsirës dhe viktimës,-thotë plaku me një bindje dhe seriozitet në fytyrë dhe madje vazhdon storien trishtuese:
“ Aty, gjatë asaj mbrëmje kur edhe hëna sa kishte nis të perëndonte pas malesh, të gjitha Delet, disi duken sit ë frikësuara, ofrohen rreth e qarrk, mbështetur me fytyrë pranë ahut shekullor, të gjitha ngjiten për shpine të tjera-tjetrës, duke formuar një gjysëm rrethi, sepse hetuan se po u ofrohej një ujk duke kërsitur dhëmbët e mprehtë si thika. E zgjat çapin me ngadalë dhe me kujdes, si një hajn nate, i hidhet në qafë deles së bardhë dhe e tërheq rreth një shkëmbi duke e përgjakur…Ajo blegëron e trishtuar, dhëmbët e ujkut e mbajnë forte, duke e tërhequr zvarë deri sat a fuste në thellësitë e pyllit.Të tjerat kur e dëgjojnë britmën, vrapojnë si të hutuara njëra pas tjetrës, të frikësuara nga hataja, bëjnë hyxhym, pa e menduar se ata të shkretat, vetë i shkojnë Ujkut në gojë… Atje ku i priste turma tjetër e ujqërve që rrinin në pritë dhe me aq dinakëri…”- përfundoi plaku i mençur.
Edhe populli ynë janë si tufa e deleve ! Jetojnë të pakujdesur, shpesh pa ua vë mendjen, Njerëzve-ujqër që i udhëheqin, u shkojnë pas pa llogaritur pasojat dhe mbeten viktimë e tyre, e djallëzive mashtruese. Si sot, kur ne ecim në Kohën e djajve, dhe shoqërisë injorante, përballë stuhive të Ballkanit.
“ Plaku malësor dhe i urtë, rrëfente duke qeshur e qarë këtë histori, me të cilën elitarët e Shqipërisë mund të zënë të qeshin a të zënë hundët me dorë, m’u kujtua kolosi i madh i Francës dhe i botës: Hygoi. Në një pasazh të mrekullueshëm te “Të mjerët”, plaku i madh kish zënë e po i hynte ca llogarive të çuditshme. Bënte hesap gjënë e gjallë të Francës dhe pastaj plehun e prodhuar prej saj.
…Ujqëri e çakej afrohen me të rënë nata e terri. Deshtë e delet buzëbardha e ndillnin me një kullotë më të mirë se sho-shoqja, blegërinin si njerëzit fatprerë për t’i mbushur mendje atyre që u kanoseshin vallja e keqbërësve, të shkretat hidhen sa në të majtë në të djathtë, por kokën e kishin në qendër bashkë me dy brirë që i mbajnë fsheur!”
Me një fjalë qentë që lehin nuk të hanë, po këta që nuk po lehin, është r5rreziku që I kanoset bariut dhe tufës, nëse ujku është afër?! Ujku është ujk, egërsirë grabitqare e gjakatar, dhe po nuk merrresh vesh kush ishte ujku ose çakalli, e ke problem me të perceptuarit. Meqë njeriut që edhe çakalli i duket si ujk, appo hardhuca krokodil, ai e ka vështirë në përballje me frikën. Çakalli, si i tillë që është, mos pandeni se ju ka ardhur ujku në vath, edhepse shikoni sy të zgurdulluar çakalli, dhe ju rrëmbeheni në këtë frikë, duke bërë zhurmë, bërtitje dhe ndjelljen e Qenit roje, egërsira do kthehet andej nga ka ardhur dhe do ik me vrap shullerit.
Është Koha e djajve, kur dinjiteti i njeriut përballet me stuhitë e intrigës.

2.

– Ujku…Ujkuuu!-, u dëgjuan ulurimat dhe britmat e zhurshme të fëmijëve, të cilët vinin me vrrap kodrinës ku kishin dal të mblidhënin degëza dushku për Ditën e Shëngjergjit. Bariu Dardan Drenova, që ishte bari me nam, të cilin e mbanin në gojë i madh e i vogël i atyre anëve, brrofi me nxitim dhe rrëmbeu sëpatën duke u turr për nga zabeli , atje ku i kishin stanet dhe vathën e deleve. Kur mbërriti e gjeti , pak metra më tutje qëndronte ulur këlyshi i tij, ai ujku i vogël të cilin e kishte marrë nga strofulla e ulkonjës, dhe që me dëshirë e rriste, sepse e dinte që nesër ai do të përballej e kacafytej me egërsirat e pyllit, me ujqit dhe çakejt që sulmonin bagëtinë.
Dardani, në fillim u step. Por pas një çasti, fytyrën ia përshkoi një hare dhe buzëqeshi me vete, duke i thënë klyshit: “ A edhe ti ke kap pusi?”
Ngriti këlyshin në krah dhe i tha gjyshes:
– Nënëloke, ja shikoje! Ky është besniku im trim! Nga ky u trembën gjithë ata ujqër të egërsuar. U doli përballë, dhe ata iknin përpjetëzës me bishtat zvarë.
Ajo e kuptoi adhurimin e Dardanit, duke e shikuar me bishtë të syrit, qëndrroi në heshtje për një cast. Madje tha:
– Qenka tamam ujk vetë, biro! Ky vërtetë do bëhet një Qen besnik i cili gjithmonë do qëndrrojë pranë teje dhe do na i ruaj bagëtitë nga egërsirat e malit-, ia ktheu plaka.
– Apo jo, Nënëloke, moj? Është pjellë ulkonje, dhe unë do ta bëj një Qen-ujk, trim e të guximshëm, do ta rriti dhe zbuti me kujdes, sa që egërsirave t’ua fus frikën në asht! – i foli me zë krenarie gjyshes dhe e përgëdheli butë dhe me dashuri këlyshin i cili rritej si një dragua.
…Dielli perëndoi, errësira mbuloi sukat e bjeshkës që shtriheshin tutje, nga Gryka e Mosdaçes dhe gjer tek majat e Vracës. Përtej në horizont dukeshin majat e Korabit që ngriheshin si shpata kah qielli.Nata e gjatë u derdh skaj më skaj monopateve ku gjendeshin stanet e Sharrit. Bariu Dardan Drenovaëndërronte për ditët plot lavdi që do të vinin dhe ndjente kënaqësi të pamasë, kur të rritej klyshi i tij , Qeni-ujk. Ashtu e bëri gjumin plotë me ëndërra të bukura që shikonte, sikur klyshi –ujk i ndiqte sukës përpjetë një hordhi ujqësh…
“ Auuuuu !”- u dëgjua lehja e tij, si zë ujku.
“ E shikon? Kështu lehin vetëm ujqërit. Ky është Qen-ujk!”-mendoi me vete Dardani dhe buzëqeshi me krenari nga gëzimi.
Po sa ra agu i mëngjesit , ai u zgjua, e yshqeu klyshin me qumësht dhe u nis përpjetë kah tufa.
Ditët kaluan shpejt. Klyshi i vogël, dita ditës rritej më shumë dhe merrrte format e një kafshe të zgjuar dhe sypatrebur ndaj bishave…
Bariu i kalitur i maleve, pasi u ul në faqen e një shkëmbi, shikimet i lëshoi thellë kah stepa e maleve si kreshta të përhime, nxori kutinë dhe drodhi një cigare si njeri që e ka me nxitim. Klyshi, i cili tanimë ishte rrit goxha,iu hodh me dy këmbët e para në trup dhe nisi që ta lëpinte me gjuhë… Atë çast, Dardani vërejti një dhelpër bishtëgjatë e cila sillej rreth vathit. E pau edhe klyshi-ujk. Bariu i shkathët e ndërseu klushin, ashtu si ndërsehen qentpas bishave. Qeni-ujk, u turr vrap pas dhelprës dhe e kapi, e bëri copash. Kjo provë e bindi bariun me experiencëplotësisht.
Tani Qeni-ujk s’kishte asgjë të përbashkët me atë këlyshin e vogël, të brishtë si dikur kur Dardani e gjeti në strofullën e Ulkonjës një vit më parë.
– Nuk e pata kot unë, jo! – i tha vetes, – Ky është ujku vetë, por i zbutur në Qen besnik, me pamje ujku, por aq besnik dhe i dashur ndaj pronarit që njeh nuk mund njeriu tamerrr me mend. Tani as Karabashi plak nuk më duhet më. Qeni-ujk vlenë sa dhjetë njëherësh si ai.
Çdo mbrëmje me hënë ulërinë si një ujk i vërtetë, thuajse frikën ua fut edhe maleve. Bën një ulurimë të mprehtë e të harlisur që jehon përgjatë shullereve. Zemra e Dardanit bëhej mal, si asnjëherë më parë, kur e dëgjonte zërin e tij aq metalik dhe të fortë, ushtues: “Uuuuuu“.
Mandej, sërish bëlbëzoi me vete: – Epo… a vritet ky Qen-ujk, kaq trim, – dhe iu drejtua kafshës: “Kujdes, o burrë! Do na vësh në hasmëri me fqinjët!Do na e biesh armikun ted era. Ki kujdes ! Të kam vetëm për të mbrojtur vatanin dhe delet e mia!”
– Hëm… ashtu? – ia ktheu kmeti i fshatit, një hajdut i regjur, duke e vëzhguar pas gardhi.
Bariu e njihte për zëri se kush ishte faqeziu dhe nuk iu përgjigj me një here. Ai çdo pranverë, sapo delnin bagëtia në kullota bjeshkës, fshihej pas ndonjë kaçube ose gërmushke dhe e vjidhëte nga një dele. Tamam hajn i keq. A bëhet ky kryeplak fshati? Ky, tani do të më shese mend mua,-mendoi me vete Dardan Drenova.
– Pse nuk provon ta vrasësh vetë këtë bishë, farë egërsire, soj ujku? Provoje një herë, provoje! – e talli pastaj hapur fare, haxhi Koskuni dredhak dhe hilexhi.
Bariu uli kokën, duke e shikuar shtrembët si dreqin me bisht të syrit, duke ia bërë me dije, se me aq i vuri njëherë e përgjithmonë kapak asaj bisede. Më pastaj, duke e përgëdhelur klyshin e rritur,i tha: Ti shiko punën tënde. Mos të ha palla për Qenin tim.
Të nesërmen në mëngjes , dy hije u dukën te porta e stanit, njëri i krusur dhe me fytyrë keqbërësi me një krrabë në dorë dhe tjetri ishte komandiri i milicisë, Zllatja. Si përshëndeti të zotin e shtëpisë, iu ankua se Kmeti i fshatit është ankuar për qenin , se ai nuk qenka qen i vërtetë, por një Ujk i zbutur, dhe madje se edhe lehjen e paska si të ujkut. Kjo është ajo që e brengos më së shumti haxhi Koskunin,-përfundoi komandiri Zllate.
– Mandej, qenin tim Balën e kemi gjetur copa në brinjat e shullerit. Duhet ta ketë çarë “Ujku” yt, o Dardan. Më tha djali që i kishte parë të bridhnin bashkë andej nga Gryka e Mëllenjave të Mosdaçës… !- tha spiuni.
Dardani i sigurtë se kafshën e kishte gjithmonë pranë vehtes, me seriozitet në fytyrë ia ktheu:
– Mos folni përralla, o ju masha të ndryshkura, mos merrrni mendjen e një fëmije, dhe bëni ta mashtroni edhe komandirin Zllate! Në ta pastë çarë qenin ujku im, ta paguaj sipas hakut. Të jap një dele në këmbim. Por, nuk është ajo që thuani. Ata edhe ikën teposhtëzës dy hijet, si ato të djallit, duke murmuritur dhe u zhdukën fare.

Pas 2-3 ditësh, grupi i hajnave të fshatit, bashkë me Musli Musën, anëtarë i KQ të Lidhjes së Komunistëve, të zemruar nga sjelljet e Dardan Drenovës, kishin vajtur te kryeshefi i milicisë në Gostivar, Alekso Despotoviq, duke parashtruar ankesa mashtruese, dhe kishin kërkuar që hyqymeti të merrrte masa të rrepta për pushkatimin e Qenit-ujk të Dardan Drenovës.

Një mëngjes Dardani nxorri nga vatha tufën e deleve në kullota, aq sa kishte, atë pak bagëti delesh që mbante dhe nja 12 dhi të kuqe . Qenin-Ujk, siç ndodhte shpesh, pas asaj që ngjau me ankesat e kryeplakut dhe disa të paplang rreth tij, nuk e la te stani, por e morri me vete dhe që ta ushtrronte rreth ruajtjes së tufës. Teksa bagëtia u shpërnda kundruall, ai u ngjit nëpër zabel , kur papritmas dëgjoi zërin e mbytur të dashit. Zbriti poshtë të shihte çpo bëhej. Një goxha Arushëe madhe, me ngjyrë të kuqërremtë si të gështenjës së pjekur, e kishte vënë dashin poshtë për ta shqyer.
Dardanit iu ndez gjaku si një bari i përkushtuar pas tufës. Edhe pse dashi dukej i pashpresë se do mbetej gjallë, hoqi çiften me dy tyta dhe e mbushur me plumb, e qëlloi arushën përbindëshe në lule të ballit, duke e shtrirë për tokë. Edhe Qeni-ujk nisi ta shqyente në qafë bishën e tërbuar.
– E dija se me aq shpejtësi do të vërsulej mbi egërsirën e plagosur rëndë-, mendoi me vete dhe e përgëdheli klyshin…
“Nuk thonë kot që qeni është kafsha më besnike e njeriut, e shpesh herë dëgjojmë shprehje të tipit, më besnik një qen sesa një njeri!”-mendoi sërish me vete bariu i bjeshkëve.

(Qeni-ujk i përhimtë, i njohur edhe si Ujku gri , apo Qen Sharri, dhe që dallohej edhe nga qent e fshatit, por edhe nga pjestarët e tjerë të gjinisë së tij, nga sytë që i ndrisin si drita, dhëmbët që i kërcisnin xixa dhe fytyra më pak të theksuara me vija të përhimta që ia përshkonin ballin dhe nofullat…)
Ai, gjithashtu ishte i lidhur ngushtë me shtigjet territorial ku kullosnin bagëtia e Dardan Drenovës, vraponte andej e këndej, i gatshëm për mbrojtjen e luftës, poredhe të kacafytje me turmën e ujqërve, të cilët në këto kreshta të Sharrit, kanë një histori të gjatë të bashkëveprimeve gjakatare ndaj bagëtive. Kohët e fundit ishin vërejtur të suleshin dhe bridhnin edhe disa ari e arusha të uritura, të cilat mendohej se kishin ardhur në këto bjeshkë nga malet e Prizrenit, Dragashit apo stepa e Lubotenit, duke ikur nga zhurma dhe oshëtima e armëve të gjahtarëve përtej maleve. Megjithëse frika nga ujqërit ekzistonte edhe shumë më herët në shoqërinë njerëzore të malësorve të kësaj ane, sidomos pas luftërave nga kohërat e LNÇ që ishin zhvilluar në Kosovë.Nga oshëtima e krismave të topave dh murtajave, ordi ujqërish ishin dindur dhe kishin marrë kreshtat…Sulmet e tyre ishin të rrepta si ndaj bagëtive, njashtu edhe ndaj njerëzve !Qeni-ujk gjithmonë i gatshëm e i pathyeshëm kur bëhet fjalë për t’i cënuar tufën e bagëtisë. Siç e shihni, ky qen me tipare aq të bukura, po tërheq fort dhe shikimi i tij tregon një guxim të pashembullt. Këmbët e përparme, si kolona, i ka në pozicion të tillë që vetëm plumbi mund ta ndalë nëse do ti këputeshin zinxhirët. Te bagëtia mos iu afro! Madje, autoktonin tonë e karakterizon dhe rregulli (trabjeti), pasi si qen pune që është, është verifikuar që nuk e paraqet rrrezikshmërinë e tij nëse dikush kalon në një distancë relativisht të dukshme me tufën.
Ujqërit e uritur, si zakonisht, lëvizin rreth territorit me gryka e shullere kur rrëmbehen për gjah, duke përdorur të njëjtat shtigje përmes periudhave të zgjatura dimri. Pas rreshjeve të dëborës, ujqërit gjejnë pllajat e tyre të vjetra dhe vazhdojnë t’i përdorin ato, shteg më shteg, duke ecur brigjeve të lumenjve, vija të mbingarkuar me shkurre, ose përgjatë dhiareve kah kanë kaluar tufa bagëtishë. Ujqërit janë grabitqarë të natës. Gjatë dimrit, një grup fillon gjuetinë në muzgun e mbrëmjes dhe gjuajë tërë natën, duke udhëtuar dhjetëra kilometra.
(…Është me rëndësi të përmendim se në jetën plotë sfida e tufane të malësorëve me aq tradita, sikur e kanë të pranishëm fenomenin, që koncepti i njerëzve që kthehen në ujqër ka qenë i pranishëm shekuj me rradhë në mesin dhe jetën e tyre, ashtu siç ka qenë në shumë kultura të popujve të Ballkanit, për çka egzistojnë edhe rrëfime apo tregime të lashta legjendash. Një mit tjetër tregon se njeriu duke u shndërruar në ujk nga Zeusi si ndëshkim për veprat e tij të liga, ka pësuartmerrësisht. Legjenda e ujkut ka qenë e përhapur në folklorin evropian, ku njeriu duke u kthyer në egërsirë shtazarake apo me fytyrë ujku, duke sulmuar dhe vrarë të tjerët. Janë thurrë në fomën e tregimeve të moçme. Këto gojëdhëna dhe legjenda, i dinin edhe malësorët e Sharrit të cilët bënin jetën e tyre pas malesh, duke besuar tradicionalisht se shtrrigat do të ktheheshin në ujqër duke veshur lëkurë ujku dhe të vrasin njerëz apo të “bastisin” varrezat… Kurse, nga një legjendë e mitologjisë turke, besohej se Ujqërit e përhimë ishin paraardhësit e popullit të tyre me rrënjë nga Lindja e largët dhe Anadolli, ose, sipas karakteristikave tipike, të ngjajshëm me ujqërit mongolë…
Por, është interesante se ujqërit e Sharrit nuk tregojnë të njëjtën durueshmëri si qenët kur jetojnë së bashku me malësorët ku rriten tufa, duke qenë përgjithësisht më pak të përgjegjshëm dhe kanë më shumë gjasa të veprojnë në mënyrë aggressive. Madje, edhe Njeriu, si person, më shumë ka të ngjarë të sillet me egërsirë fatale nga vetë Njeriu- ujk , se sa nga një Qen-ujk i zbutur , i cili jetonte në besnikërinë e barinjëve dhe pronarit të tufës!
Frika nga ujqërit ka qenë e përhapur në gjithë malësinë e kreshtave, megjithëse malësorët shqiptarë këtu, nuk mbahej mend të kishin qenë ndonjëherë pjesë e preve të natyrshme nga egërsirat e maleve. Por, që me ardhjen e sistemit komunist dhe betejat ballkanike në Kosovë, kishin lënë gjurmë të thella dhe sikur kishin hapur shtigje bredharake që edhe mallet tona të ishin mbushur me ujqër e arusha, me çakej e hiene grabitqarë të cilëtsulmonin tufat në kullota, por shpesh ndodhëte edhe të thyenin fathët , duke therrur delet dhe dhitë e blegtorëve…
Është e paspjegueshme se si, në fakt, reagojnë bishat egërsira ndaj kopesë në kullota, varet kryesisht nga përvoja e tyre e mëparshme. Bie fjala, ujqërit që nuk kanë ndonjë përvojë, ose të cilët janë të kushtëzuar nga ushqimi, mund të shfaqin pak frikë nga blektorët ose lehja e qenve, ecin tinëzisht si grabitqarë të rrrezikshëm, të paraprirur nga një periudhë e gjatë e habitimit , kur ata, gradualisht edhe humbasin frikën ndaj malësorve dhe janë të gatshëm me agresivitetin e plotë të sulmojnë tufë edhe në vath, duke i kafshuar vazhdimisht në kokë dhe pastaj tërhiqen zvarrë … Në fund largohen në ikje.
***
…Ngjarja me arushën, për Dardanin, shënoi kthesë të madhe në marrëdhëniet e tij me Qenin-ujk të cilin e mbante pranë. Nëse më parë Dardani e admironte edhe pse nuk linte pa i ndëshkuar asnjë gabim, tani ishte gati të bënte be e rrufe për kokën e tij dhe t’i falte çdo gabim që mund të bënte kafsha e stërvitur. Në përleshjen e hatashme dhe të frikshme me bishën gjigante, Qeni kishte marrë një plagë në qafë, e cila ngjante si shegë e kuqe, e çarë.
… Kështu, tanimë kur ishin ndërruar edhe stinët e motit dhe kishe ardhur vjeshta e vonë, Qeni-ujk nuk ndalonte… Pasi lëshoi një ulurimë: “Uuuuu” , kaloi një përrua të cekët dhe mori të futej në pyll. Koha qe e keqe, bora binte me erë, mezi merrrje frymë. Mjegulla nuk linte të shikoje tej hundës. Bariu e ndiqte me vendosmëri. Ishte i bindur në aftësinë e tij, duke e përcjellë me vëmendje , në supe mbante çiften dhe revolen “nëntëshe” në brez , duke shpresuar se dreri do lodhej nga gjithë ajo dëborë që kishte rënë gjatë natës, ndaj e nxiste me zë Qenin-ujk të lëvizte më shpejt, e ta kapnin gjahun.
Më pastaj, si për çudi, ndodhi diçka e papritur…Në fillim, Dardani nuk e kuptoi drejtë, por si vetimë vërejti në pllajat dhe orteqet e largëta, Qeni-Ujk ishte i rrethuar nga një dyzinë ujqërish të uritur që kishin ra nga majat e stepës…
Lëshoi një britmë të madhe, duke dashur që ta përkrahte kafshën e tij përballë asaj beteje të tmerrrshme.
– Ahaaa, mbahu he trim, se ia mbrina ! – u ul në gjunj dhe pushka oshëtiu fortë. Gjëmuan edhe malet. Qeni-ujk u vërsul sërish, duke e kafshuar në këmbë njërin nga egërsirat ku ishte i rrethuar!
Aty mbetën dy ujqër të vrarë, pellgu i dëborës ishte skuqur nga përgjakja…
(Thonë se ujku, para se të del e bredh andej maleve e grykave , dridhet nga frika dhe nga marazi. Shikon pas gjithë udhëtimin e bërë: kodrat, malet, rrugën dredha-dredha që ka çarë përmes pyjeve dhe fshatrave, dhe krenohet kur i afrohet ndonjë vathi; por, kur shikon përpara tufën aq të madhe, vathën me dele të bardha, ku do të hyjë tinëzisht si hajdut me dhëmbë që i kërsasin si nofulla hekuri, do të përbirohet me ngadalë dhe me kujdes, duke i prerë në fyt ca dele dhe madje zhduket përgjithmonë, ik dhe tmerrrohet nga lehjet e qenëve ose britmat e barinjëve…)
Unë i njoh Ujqit imperialistë, tanimë shkojnë togje-togje edhe në fshatin tim, me ecje bollshevike, edhe ngjyrën e lëkurës e kanë sit ë Stalinit. Njeriu i mirë, me edukatën dhe që ka kulturën e popullit që i takon, e ka të vështirë në këtë kohë të pakohë, kohë djajshë… Megjithatë, duhet të jetë shumë i fortë, i pathyeshëm dhe me dinjitet përballë stuhive dhe uraganeve ballkanike që fryjnë, të jetë shumë i fortë, si çeliku dhe i shëndoshë si tunxhi; njeri shumë i aftë për punë, dhe mençuri. I tillë është Dardan Drenova, kurse Qeni-ujk e mban pranë, duke u bërë ballë grindjeve dhe marrëzive të disave që kanë apo nuk kanë fytyrë njeriu, ose në shpirt kanë smirën dhe egërsinë ndaj të tjerëve që jetojnë në të drejtën dhe hakun e tyre.

3.

…Çdo gjë asaj nate dukej si një vegim i një zane mali, e nga horizonti i majave të Sharrit dukej një pamje e thinjur misterioze si hije fantazmash…! Dardan Drenova ende nuk ishte në gjum. Mendonte me vete:
“ Ju fytyra të zbehtaqë ushtroni pushtet të çuditshëm mbi muadhe qenin tim, mbi malësorët e mi fisnikë, të cilët jetojnë me vuajtjet dhe hallet e tyre, këtu mbi këtë planet, në këtë cep të Ballkanit. Këtu ku ka me qindra e mijëra fytyra të tjera, fytyra të çuditshme dhe të kuqërremta që keni ardhur me yllin peskëndësh në ballë djalli, të ardhur me rrënjë nga lindja e Karpateve, jemi mësur tanimë, me dredhitë e juaja, me lojërat passhpine, duke na plaçkitur si hajna nate dhe vjedhë ndonjë dele, apo edhe gjithë tufën. Përse jeni kaq të uryer, dhe orvateni që njerëzit të kenë ndonjë adhurim ndaj jush. Por ju edhe sytë i keni si të egërsirës, si gjarpinj, dhe ai adhurim i njerëzve, që mendoni se e keni, ai është vetëm një adhurim i frikshëm, nga zori apo nga halli ! Këtë duhet ta keni mire të ngulitur në mëndje…Sepse në mesin e malësorëve të mi, ka njerëz të mirë dhe më të mire e fisnik, të zgjuar e të mençur, njashtu të mençura dhe të bukura janë edhe bareshat, malësoret me ndjenja më të çiltra, më besnike e më të afrueshme! Po, po, këtë e dini fare mire! Por, ja që është koha e djallit, si pandemia që na e zë ferrymen…Sepse, ju të nemur e të mallkuar që po ngatërroheni me fatin dhe tragjikën e malësorve të mi, duke nëpërkëmbur çdo gjë, si gjarpinj, si hije djalli të një nate pa yje, ju që përdridheni mbi kuaj e mushka si pushtetarë, veni e vini si fantazma nate, ju që egon tim e përplasni brigjeve të mëkateve, as pa bërë fare mëkati, e keni gabim. Madje, unë këtu jam dem-baba dem me tufën time, jam blegtorë dhe i ndershëm! Shikoje, ja tek po qëndroj këtu dhe s’ma merrr mendja se do të mund jut ë shembni krenarinë time dhe të polpullit që i takoj, sepse jemi me rrënjë e dinjitet në shekuj dhe kështu do të mbetemi gjithmonë, të papëkulur, të pathyer përballë stuhive dhe uraganeve që ju kurdisni me gjyqe e akuza, me likuidime, sië keni plane ugurzeza edhe ndaj Qenit tim besnik… Po u them: mos veproni o shtriganë edhe një herë tjetër kështu…!”- gjatë kalamendeshin mendime në kokën e bariut.
***
… Gjelbërimi e kishte mbuluar natyrën e bjeshkës me terfil të njomë e të freskët që e kullotnin delet dhe dhitë. Bariu rrinte në majë me krrabën në dorë. Pranë tij edhe Qeni besnik. Pyjet e zhveshura gjatë dimrit të kaluar me shumë dëborë, i kishte mbuluar dushku, kurse mollët, dardhat dhe pemët e egra më poshtë ledinave , tanimë ishin mbushur me lule dhe gjethe para se të formonin frytet. Fusha që pas shkrirjes së dëborës dukej si e shkretë, tani ishte gjelbëruar gjithandej nga bari e terfili. Edhe shpezët shtegtare kishin filluar të bënin shtrofullat e tyre. Jeta baritore dhe natyra po lulëzonin, e më andej, përtej brinjës dëgjohej kënga e zogut lajkatar. Fylli i bariut jehonte shullerit… Tufa daravidej shpatit si një tojë e bardhë dhe plotë blegërima.
E gjithë kjo dëshmonte se pranvera kishte arritur ë gjinjët e bjeshkës dhe stepave të Sharrit.Tufat e deleve të uritura këputnin barin, kurse qengjat pasi këputnin dy tri fije të njoma vraponin dhe kërcenin si vjetulla. Vraponin disa herë rreth nënave të tyre dhe pastaj pasi lodheshin lëshonin një zë, blegërimë e butë, por jo si ajo e qengjave të zakonshëm:” beeee…beee!”Disi, një blegërimë ndryshe, dhe e ngjajshme si ajo e qengjit. Nga blegërima e tij kuptohej, sikur ishte koha dhe ai duhet të thith qumështin nga e ëmbël. Delja pa e ngritur kokën fare me gojën e mbushur bar, sikur e ftonte qengjin që të thithte sisën e saj. Qengji i lodhur dhe i uritur lëshonte dhe një blegërimë të hyjnishme dhe me vrap i afrohej Bardhokes. E kapte sisën dhe duke e lëvizur bishtin, në shenjë gëzimi thithte qumështin. Delja i merrrte erë disa herë duke u përpjekur të bindej se qengji që po e thithte qumështin ishte i saj. Pas pak ajo fillonte të bënte disa hapa, kurse qengji nuk e lëshonte sisën, ajo tërhiqej dhe ai mbetej me gojë hapur. Dhe, përsëri iu fut nën gji. Ishte “qengji” I vogël, ai kaprroli I cili më së shumti I ngjante një keci se sa një qengji. Por, delja e bekuar, qëndrroi gjersa voglushi piu e piu dhe…pas ca çastesh, sërish iku vrap duke kërcuer bashkë me qengjat tjerë në tufë. Atëherë atij nuk i mbetej gjë tjetër pos të këpuste përsëri disa fije të barit të njomë dhe pastaj të merrrte vrapin e t’i afrohej tufës, që kishte bërë disa hapa në drejtim të caktuar. Nëna e tij nisej pas dhe me vrap i bashkohej tufës.
Në mbrëmje Dardanin nuk e zinte gjumi. Sillej në krevat sa në njërin sa në krahun tjetër. E kishte kapluar njëfarë nostalgjie për bjeshkën, të cilën nuk e kishte parë pesë vite. I parafytyrohej bukuria e saj, ku i kishte kaluar ditët më të bukura të fëmijërisë për shumë vera. I dukej se po i shihte ata kreshta të rrëpirëte, e ato kroje me ujin e pastër dhe të ftohtë i cili burron furrishëm nga rrasat e gurta të atij masivi prej dollomiti.
Të nesrit, ende pa gëdhirë dhe pa u vonuar shumë bariu me shtagë në dorë dhe strajcën krahaqafë të lidhur me rrip dhe me gjybën në krah i printe tufës që shkonte drejt majave të larta. Pas tyre si t’i grahte dikush shkonte gomari i ngarkuar dhe fare në fund të vargut qeni. Ogiçi ecte i pari e pas tij dashi me komonë thuajse e tregonte rrugën nga duhej të ecnin delet dhe qengjat e gëzuar që po vraponin edhe pse nuk e din se ku po shkonin. Pas pak qengjat lodheshin dhe mbeteshin pas tufës, por edhe delet e ngadalësonin hapin sikur donin t’i prisnin. Sharovi që ecte i fundit, me bishtin e ngritur përpjetë, ngutej si të donte t’u thoshte qengjave të vegjël, që kishin mbetur prapa “Ngutuni, ngutuni, se delet shkuan e ju mbetet!”
Të gjithë ishin të gëzuar. Edhe qengji i vogël që ecte ngadalë ishte disi i gëzuar. Delet shtonin hapin, ngase kishin kuptuar se po shkonin në kullosën më të mirë. Gëzimin e bariut, që pas pesë vitesh po udhëtonte për në bjeshkën nuk mund ta përshkruante askush. Ecte pa ndier kurrfarë lodhje.
Dielli i afrohej bregut, pas të cilit do të zhdukej. Edhe bariu po i afrohej stanit ku do të qëndronte për muajt e verës. Ai shkonte pas deleve, të cilat tani ecnin më shpejt se më parë. Me fyell ndër duar ai filloi të këndonte një këngë dashurie. Atë herë pas herë e shoqëronte me tingujt e fyellit. Prapë ia merrrte këngës. Ndalej dhe përsëri i frynte fyellit me një melodi të këndshme.
Kënga e gëzueshme përhapej anë e kënd bjeshkës. Dëgjohej edhe ndër stane ku banonin blektorët që aty ishin vendosur më herët. Kënga e tij i nxiti gratë dhe vajzat e reja të dilnin dhe të dëgjonin atë këngë që nuk e kishin dëgjuar kush e di se sa kohë. Kurse Sharovi i ishte afruar thua se edhe atij i pëlqente kënga e bariut të kreshtave. Ai qëndronte pranë tij, e shikonte dhe e luante bishtin e ngritur lartë sikur të donte të thoshte “Të lumtë goja o pronari im, sa bukur po këndon!”
Kur e mbaroi këngë Dardani e mori fyellin dhe e fillojë një melodi tjetër.
– I biri i kurvës me këto këngë e melodi po u lutet grave dhe çikave tona. Besa e Zoti nuk do të lutesh më – tha dhe krisma e pushkës ushtrojë ndër shkëmbeje.
Fyelli rrëshqiti nga dora e bariut dhe u rrokullis teposhtë. Edhe bagëtia u derdhën andej e këndej nga oshëtima.
Bjeshka e gjerë flinte në qetësi. Bashkë me te edhe një i ri pushonte i pa shpirt dhe i shtrirë mbi gurë.
***
… Shiu që binte mbi gunën e tij të leshtë, sikur depërtonte nën këmishë dhe duke, disi, më i ngrohtë e më i ftohtë,ose më i butë se duart e bareshës malësore, e cila tundej në ecje dhe dukej si zanë mali, bukria e saj si hyjneshë, e prarushme dhe me sy shqiponje, aq lajkatare…!
Ai, as vetë nuk e kuptonte dot, përse vallë, përse i përziheshin mendimet nga jeta e rinisë dhe vitet e rrëmbyera nga regjimi i kohërave të sistemit kominternist, kur fantazmat e UDB-së e kishin dënuar me vdekje pushkatim, fillë pas ngjarrjeve në Kosovë…!
“ Ti gjukatës me pamje Orangotani, po të them, ja këtu jam, qëndroj këtu, jo se kam ndonjë faj apo frikë, jo se jam i mjerë dhe me kthetrat tua shkyese si dhëmbët e ujkut – çakall, nuk ta kam frikën. Jo, jo ! Jam përsëri i gjallë, qoftë edhe duke vuajtur, por sërish i prekshëm nga stuhitë e jetës, i rilindur e i rikthyer nga hiri si Feniksime fatumin dhe tragjikën që u ndodh njerëzve pa fajin e tyre…! Qofsh e bekuar ti drejtësi përballë të keqes dhe padrejtësive që nuk i do as Zoti!”
Këto ishin rrëfime dhe mendime nga Dardani për vitet e tmerrreve kaluar dikur në burgje, si viktimë e atij regjimi dhe pushteti Stalinist me rrënjë nga Beogradi e Moska…!
… Edhe Qenin-ujk e ndoqën maleve me një ordi të arrmatosur gjahtarësh, dhe zagarët që lihnin papushim, i shkonin pas në gjurmë. Ai, Ujku i përhimtë, i cili, në fakt, ishte klysh Ulkonje, ishte rrit , si të ishte Qen Sharri, i kërsiste dhëmbët e mprehtë si maja thike, e kuptonte zhurmën dhe qëllimin e tyre tinëzar, andaj edhe u kërcënohej në vetëmbrojtje, sikur ta ndjente rrrezikun që i kanosej. Fshihej pas shkëmbenjësh të thepisu ngjyrë gri , sepse , ai, vërtetë kishte ngjyrën e stepës së përhimtë, dhe gjasonte me shkëmbenjt plotë kreshta të Sharrit. Gjahtarët që e ndiqnin këmba-këmbës, me urdhër të Kryesisë së Komitetit të komunistëve dhe UDB-së, për ta vrarë, nuk pushonin. Ai vërtetë i ngjante një ujku që ua kishte fut frikën në asht. Dhe, i cili me veset dhe huqet e tij i takonte racës më të mirë në tërë Gadishullin e Ballkanit… HAJKA e Kordonit për pushkatim, e kurdisur nga shteti, në krye me shefin e milicisë që quhej Alekso Despotoviq, bashkë me sejmentë e tij gjakatarë dhe kriminelë të përbetuar si Haki Fejzuli i Dobërdollit , Murat Isakovski , Slobodan Stankoviq etj., ikishin vë kurthe dhe prita, kishin hap gropa të thella si humnerë, ku kishin vëndos kurthe e hekura për kapje, të mbuluara me degëza dushku dhe gjethe, por nuk e kapnin dot. Kishin vrarë gjithë ujqit të cilët bridhnin malve, me pretekst, kinse malësorve të kësaj ane, ua kishin ngrënë bagëtitë në stane. Megjithatë, pas gjithë kësaj rrëmuje, fshihej diçka tjetër. Ishin marrë masa të rrepta sipas direktivave të shefit të policisë, tek i cili kishin bërë ankesa edhe kmeti i fshatit dhe bashkëmendimtarët e tij, të zhvillonin një betejë tinëzare e hakmarrëse ndaj blektorëve shqiptarë cilët tufat e deleve dhe dhive të kuqe i kishin fut në vathe të rrethuara me mure prej guri dhe gardhe të thurura me hunj e thupëra lisash, apo degë thanash… Andaj, edhe ishin organizuar, duke krijuar plane të fshehta dhe kurthe, sipas urdhërave që kishin marrë që ta vrisnin edhe Qenin-ujk, pronar i të cilit ishte Dardani. Kujdesej edhe si rroje e vërtetë kur tufa derdhej sukave në kullota dhe nuk lejonte që ujqit e egër të maleve ti sulmonin dhe therrnin, siç ngjante shpesh në këto anë malore ku fshatrat shqiptare strukeshin mes grykash e shkëmbenjësh si kosherre bletësh, të rradhitura njëra pranë tjetrës dhe të mbuluara me kashtë thekre…
Qeni-ujk i Dardanit, thuajse ishte i vetmuar dhe bridhëte maleve, shëtiste andej e këndej, po si një ujk , duke i ndjekur egërsirat keqbërës…
-Duhet ta kapim të gjallë, do ta lidhim me zinxhir dhe…!,- tha komandanti.
-E nëse nuk arrijm ta kapim të gjallë, atëherë do të gjuajmë, do ta vrasim dhe do ia rrjepim lëkurën!-, tha tjetri, zëvendësi i tij.
– Do ta vrasim, gjithësesi. Sepse edhe ky është si ujk! E shikoni si ulurin maleve, edhe sytë edhe ngjyrën e ka si të ujkut. Do ia marrim lëkurën, sepse ajo lëkurë është e vlefshme… Edhe nga larg kur shikon, na e fut frikën me ato sy që duket se i shkrepin zjarr, duket se është mjaft rrrezikshëm. Andaj duhet pushkatuar…
Dhe, një ditë vjeshte sapo kishin nis të zverdheshin gjethet e ahishteve, herët, enda pa gëdhirë, sërish u nisën togu i pushkatimit me mashinkeveret e tyre në krah. E ndogjën me orë të tëra, andej e këndej, dhe nga ana tjetër zagarët të cilën nuk pushonin së lehuri, i shkonin në gjurmë grykave dhe sukave të maleve, duke kapërcyer përrenj e shullere, monopate bjeshkësh, dhe diku, pas një brinje të thepisur shkëmbi Qeni-ujk ishte ndaluar, i lodhur fare ! Ordia e armatosur arritën aty, ai ishte shtrirë nga lodhja, gati për vdekje…
-Do ta qëlloj me karabinën time!-,tha njëri nga rradhët e kordonit. Mandej do ta lidhim me zinxhir, do ta dërgojmë në fshat dhe atje do ia rrjepim lëkurën. Shikoni si e ka ngjyrën e përhimtë sit ë ujkut. A thua, vallë, mund të ishte ujk?
-Po, ujk është! E di unë. Bariu Dardani e ka marrë ende klysh të vogël nga zgavra e Ulkonjës dhe e ka “zbut” duke e ushqyer, e ka rrit sitë ishte qen i tij besnik.
-Po, pra, -tha komandanti. Ai është ujk, nuk është Qen Sharri, racën e ka të ujkut të përhimtë të kreshtave.
-Do ta qëlloj unë i pari,- tha një tjetër, i cili mbante mbi supe një karabinë me pesë fyshek . Dhe u dëgjua oshëtima e “karadakes”. Qeni-ujk nisi të ikte me gjithë forcën që kishte, por ishte i plagosur, një plumb e kishte marrë në shputën e këmbës… Nisi të ulurinte me zërin e tij, zë ujku. Nga ky trishtim gjëmonin edhe malet, shpat më shpat. Turma e njerëzve të armatosur, të prirë nga komandanti i policisë dhe vargu i zagarëve që lihnin, duke u vërsulur si hiene shkëmb më shkëmb, beteja e ndjekjes me shumë zhurmë e ulurima vazhdonte për disa orë me rradhë…gjersa ra terri i natës…! Fshatrat tipike të malësisë dhe banorët e saj, malësor të rregjur, tanimë gjendeshin në një gjum të thellë, njashtu edhe Dardani, i cili ishte lodhur gjatë ditës duke kullotur bagëtinë e tij sukave të bjeshkës, tani i kapluar nga një ëndërr e thellë, trishtuese… Sa të çuditshme ishin ëndërrat e tyre.
“ Hata…Hata e madhe ! Togje të armatosura gjer në dhëmb, janë duke e ndjekur Qenin-ujk me qëllim që ta vrasin! Jo, jo, nuk lejoj që ta vrisni. Ai është Qeni-ujk imi, unë e kam rrit si fëmijën tim, që kur ishte i vogël fare. Epata marrë nga strrofulla e Ulkonjës së maleve, atje tek Shpella e kreshtave. Vetë e kam rritë me qumësht delesh, dhe ky është imi, Qeni im…!”- kishte murrmuritur në ëndërr Dardani dhe brofi nga shtrati ifriksuar, rrëke i djerrsitur, ishte bërë qullë …!
-Paskam qënë në ëndërr! Hajr, inshalla…Zoti e bëftë mirë !
“ Një ëndërr të keqe kam pare, o gjysh!-, i tha Dardani plakut i cili rrinte këmbëkryq dhe tymi i duhanit shkonte shllunga-shllunga sir re të zeza.
“Dashtë Zoti e të del në hajr, biro!”- i tha plaku dhe u fut në mendime të thella. Atij kah nuk i shkonin mend, sepse në Ballkan kishin ndodhë përherë stuhi e uragane…Sepse këtej shpesh silleshin hordhi plaçkitëse…Dhe sa here krrakarisnin kukuvajkat mbi çati të shtëpive, – thonin plakat,- nuk janë shenja të mira, do e gjen fshatin ndonjë e keqe, ndonjë e zezë… Dalldisnin edhe lehjet e qenve sikur të bënin turr pas qoftëlargëve.
Të nesërit, ende pa gëdhirë mirë, një çetë xhandarësh e gjahtarësh të përzier me pushkë të gjata në supe, shkonin dhijaresë përpjetë. Kishin dal gjithë fëmijët i shikonin me hidhërim. Pas mureve prej guri dhe gardhit shikonin edhe gratë, të trishtuara… Në krye të hordhisë gjendej komandanti Despod, pas tij krimineli antishqiptar, Haki Fejzullahi. Ishin ndjellakëqinjët më të mëdhenj që njihte ndonjëherë bota njerëzore e kësaj ane.
Sërish dëgjohej zëri i kukuvajkës! Madje edhe disa sorra të zeza të cilat krakarisnin me tërbim: Krra-kra, krra-krra …!
“Mëkat, mëkat i madh…Kjo gjëmë dhe kijamet i tyre në malet tona nuk na sjellin gjëra të mira, pos tmerrre e trishtim, mëkat dhe vuajtje. Kjo gjë tek ne, kurrë nuk ka bërë vaki…!-, u dëgjua zëri i një plake, burri i së cilës si ushtar i Shaban Polluzhës ishte vrarë në luftën e Kosovës dhe nuk i dihej as varri.
“Po çfarë janë ato krisma , atje te Gryka e Vracës?”-pyeti plaku i zemruar.
Ata janë nis të armatosur, dhe duan ta vrasin qenin e barit Dardan.
“ Hhëmmm…Qeveri m…!”-mendoi me vete plaku, duke lëshuar shëllunga tymi të një duhani “kaçak” që pinte gjatë gjithë jetës së tij, e rrudhat në ballë si kreshtë , ia kishin shkaktuar stuhitë e Ballkanit. Dhe, sërisht nmenbdonte se për ëfarë arsyeje, organet e shtetit komunist, donin ta pushkatonin Qenin e mire, të një rrace të veçantë, që ishte mburrojë e tufës dhe bagëtive nga egërsirat e malit… “Ai, na mbronë edhe nga horëdhitë e Ballkanit. Na ruan nga dëmet e të huajve, nga plaçitësit e ndryshëm të cilët vijnë si tatarë nga larg, duke na djegur edhe varret…“-mendonte plaku i vrejtur në fytyrë dhe vazhdoi me zë të ulët:
-I marroftë Zoti njerëzit e këqinjë. Si mund ta bëjnë këtë marrëzi, duke i vë kurthe e gropa me hekura të kurdisura për kapjen e Qenit i cili është një kafshë besnike, dhe më besnike se njeriu,- tha plaku thellësisht i shqetësuar për fatin e Qenit-ujk.
(Qani-ujk, e mbronte bagëtinë nga egërsirat e malit !)
Ata shkonin vërdallë si hije djalli duke u ngatërruar nëpër shkëmbenj, andej kah ishin në ndjekje të Qenit-ujk, ishte ngjarje mjaft e çuditshme dhe e tmerrrshme, e frikshme, sepse as kafshën nuk e lënin të qetë dhe në jetën e tij që ia ka falë Perëndia. Më sakt, e gjithë kjo dramë kishte nisë mbrëmjen e kaluar dhe vazhdonte edhe ditët në vijim, kur Qeni u kishte kaluar përreeth dhe ua kishte vringëlluar dhëmbët sikur të nxjerrnin xixa zjarri.
Hajnat kriminelë në pushtet, vazal i të cilëve ishte edhe “Milja” i Sllave Tumçevishtit nga Çegrani, të cilit ia njihnin edhe babain e tij i gjithë fshati, sepse ishte i “vllazëruar” me komandirin Zdravko si “shok ushtrie”… Shkonin në resht njëri pas tjetrit me plan që t’i zinin pusinë e ta vrisnin Qenin e Dardan Drenovës. Ata ishin të veshur me uniforma komuniste dhe të inatosur fare nga smira e hakmarrja, nga fytyra tregohej se nuk kishin as rrënjë as trung…!
Atë ditë, komandanti me xhandarët e tij dhe gjahtarën sahënlëpirsa të cilët i kishin lëshuar edhe zagarët në ndjekje, ishin fsheh pas një rrypi shkëmborë dhe kishin zënë pritën, me medim se andej do kalonte Qeni –ujk dhe ata e mbanin në shënjestër të tytave që ta vrisnin. Megjithatë, ata nuk ia arritën qëllimit të tyre gjakatarë. Koha kalonte më shpejtë se çfarë e kishin planifikuar. Tre prej tyre, të cilët bënin roje më andej, kishin pa se vjente drejtë tyre një hije e madhe sinë terr, sepse kishte rënë muzgu që sjellte nata. Ishin bërë galuç nga frika. Kafsha kishte nis të nuhaste, dhe më pas lëshoi një zë-ulurimë, e që , nëfakt, ishte ushtimë e një Ariu të uritur, të tërbuar… Arushat e tilla janë të rralla në Malet e Sharrit, por mjaft të rrrezikshme . Këtë gjë nuk e kishin parashikuar kriminelët me petkun e pushtetit se edhe kjo mund t’u ndodhëte. Andaj, ata nuk ishin në gjendje t’ia rrëfenin plotësisht komandantit të xhandarmerrisë i cili gjendej më tej në pusi, sepse ishin të kapluar nga frika, dhe mbanin kujdes mos qëllonin me armë njëri-tjetrin.
…Nga ulurima e frikshme, trupi i tyre dridhej si purtekë…Madje, shpejt e shpejt “mblidhnin” bythët dhe iknin teposhtës së shullerit, sepse pandenin që Ujku i maleve do u sulej për t’i shqyer një nga një…Kafsha e egër që jeton në male thepore dhe stepa, e ngjashme me qenin, me qime të përhime në të verdhëme, me veshë të drejtë e me majë, që sulmon shpesh bagëtitë, edhe ky ishte një ujk i cili sulej nga ana tjetër e shpatit. Pas tij vinin edhe një kope ujqish të tjerë grabitqarë…Por, me të dëgjuar lehjen e Qenit-ujk: Uuuuuu ! Egërsirat ndaluan, dhe si hajna nate u shpëndanë rrëzës shkëmbore. Me këtë rast, ikën edhe kordoni i armatosur, ashtu të ngrirë si të vdekur nga frika,,,

4.

Atë ditë kishte kohë që bariu Dardan Drenova kishte dalë maje bjeshke me tufën e tij, dhe nga brezi nxorri Fyellin, duke lëshuar një jehonë të bukur tingujsh idilik, e pas tij shkonin delet togje-togje dhe Qeni besnik. Ai me shumë dashuri I bjente duke, përcjelljë një këngë sikur të dëshironte që valet melodike do shkonin në vesh të Drenushës atje poshtë te stanet. Kështu bariu i devotshëm, dallohej nga barinjtë tjerë të maleve gjithandej nga Gryka e Madhe dhe Vraca, karshi si mburojë qëndrronte Korabi kreshnik. Ai me fyllin e tij niste delet për mriz, madje , këtë melodi e dinte edhe qeni, dhe vjente vrrap pranë tufës, duke lëshuar lehjen e mahnitshme: “Auuuuuu” sikur të donte t’i thoshte bariut që të mos mërzitej nga sulmet e ujqërve, sepse ai ishte aty, pranë tufës së deleve të bardha.
Një erë si puhizë, por e fortë frynte nga Gryka, frynte disi e fuqishme dhe jo si puhizat e zakonshme të Sharrit. Tufa dukej e derdhur sukave, dhe leshërat ua shpaloste kate-kate, e degët e ahishteve të cilat lartoheshin kah qielli si krahët e të dënuarit me vdekje, të ngritura kah Perëndia me lutje që ti falej jeta, lëkundeshin sikur të ishin në një valle rrëmbimi. Dhe, një vapë që përballej me erën, sikur e humbiste zapullimën që kishte. Nga larg dukej stepa gri, e përhimtë andej nga Maja e Zezë.
Plaku i urtë dhe bariu i deleve, kuvendonin:
-Ata të cilët bëjnë mëkat edhe ndaj një kafshe, sië kishin planet tinëzare dhe kriminale ata të Organeve të qeverisë staliniste ndaj Qenit besnik të bariut Dardan Drenovës, duhet të kenë dëgjuar për Urën e Siratit?-pyeti plaku.
Malësorët, të cilët me kujdes dhe xhelozi ruanin traditat, kulturën dhe bagëtitë e tyre si jetën, sepse ato ishin jeta e tyre. i kaploi heshtja e rëndë. Plaku i urtë, me mjekër të bardhë si bora në maje të Sharrit që dukeshin si plisa shqiptarit , nisi rrëfimin e tij të gjatë, por edhe të frikshëm:

“… E kuptoj,- tha ai,- ju ka kapluar ankthi ndjellakëqinjve. Ata tani ndjehen të tmerruar edhe nga Qeni-ujk. Me të drejtë këtu është! Ankthi dhe frika përpara Zotit pushton çdo njeri, nëse sëpaku e mendon kur të vjen koha që duhet ta kalon Urën e hollë si thika, e poshtë nën te, vlon zjarri, ku do bien dhe djeg mëkatarët. Këtë mbaneja mend se : Kush do të kalojë e Kush nuk do të kalojë, apo do të bjerë poshtë si një gjethe e vyshkur lisi!
Ajo Urë është më e hollë se fija e flokut, më e mprehtë se tehu i shpatës. Terr që nuk lejon shikimin të depërtojë. Duke mos mjaftuar ky rrrezik, gjatë rrugës dalin kanxha e grepa që të ngulen në mish e të tërheqin nga poshtë..Poshtë vlon vala e Xhehenemit, vlon tmerrrshëm dhe shton frikën e ankthin… nëse shpirtin ta rëndojnë mëkatet. Kështu thuhet edhe në Kuranin famëlartë!-tha plaku I urtë me dinjitet dhe seriozitet në fytyrë, madje vazhdoi:
“Gjatësia e kësaj Ure është sa gjerësia e Xhehenemit. Sa e sa qindra metra i gjerë është këtë nuk e dijmë, e di vetëm Perëndia. Por dijmë që nga Ura e Siratit deri kur fillon tabani i zjarrit, njeriu bie në rënie të lirë që zgjat afro 40 vjet.. Do të thotë dikush, po aq vite ka zgjatur edhe komunizmi Stalinist në Ballkan, ai regjim i cili na i shfarosi tufat e dhive dhe të deleve, na i therrën dashin dhe cjapin me këmborë, na ndëshkuan në burgje e kampe mizore, na morri në qafë me “kolektivizmin” dhe shpirtërat na i bënë djerinë !
Në të majtën, në hyrje të Urës së Siratit janë veprat e këqija, dhe mendoe ai i cili është gjer në fyt me mëkate, se a do kalon vallë? Jo pra, Ai e di se si ka vepruar në këtë botë dhe do e paguan atje… te Ura.
Kurse në dalje të saj, në anën e djathë, njeriun e mirë dhe të drejtë e presin meleket e hyjnishme, duke buzëqeshur dhe të gëzuara, e drejtojnë drejtë shtigjeve të parajsës, me natyrë të bukur, ku cicërojnë zogjët, dëgjohen blegërima e bagëtive në kullota dhe jehona mahnitëse e fyllit të bariut…
Atje është jeta e amshimit ! Të gjitha këto sqarohen në ajetet kuranore!
Disa njerëz Zoti i ka nderuar, nuk i ka futur në llogari fare..
Disa të tjerë Zoti i ka poshtëruar sa nuk denjon as ti marrë në llogari.. Këta janë kriminelët barbarë të njerëzimit.. Mblidhen të gjithë në një lëmsh të madh njerëzor dhe hidhen menjëherë në zjarr.. Pa mëdyshje !
Kurse pjesa tjetër e njerëzimit do të merrret në pyetje të vazhdueshme.. Nuk mund të shpëtohet me justifikime boshe, dhe nuk do të mund të gënjejnë dot.. Aty nuk do të ketë avokatë mbrojtës…
Akuzat do të jenë nga më të ndryshme..
Akuza për mospërmbushjen e Hakut të Zotit..
Akuza për mospërmbushjen e Hakut të vetes, familjes dhe Njerëzimit..
Disa njerëz Gjynahet e tyre do tu falen dhe do tu fshihen fare..Në rrugën e Siratit nuk do të kenë pesha të tjera mbi vete..
Disa të tjerë do të mbartin edhe ca gjynahe të pafalura të cilat do të duhet të pastrohen në Zjarr..Ato gjynahe ia humbin ekuilibrin gjatë kalimit mbi Urë, mbi Urën e Shejtë që e ka krijuar Perëndia.
Por të tjerë do bartin jo vetëm gjynahet e veta por edhe të tjerëve që u kanë hyrë në hak..

***
Udhëtimi i fundit i ka nisur me shëmbjen e sistmit komunist në Ballkan dhe gjetiu, sepse ai regjim ka dëbuar në rrugët pakthim, me miliona njerëz, duke I pushkatuar pa gjyq, edhe në Siberi, edhe në Anadoll, me miliona e miliona njerëz të pafajshë, madje edhe kafshë të shkreta kanë vrarë e zhdukur, siç janë tufat e bagëtive, deleve dhe dhive, të cilat në mallet tona ishin jeta e malësorit shqiptarë, jeta dhe egzistenca e njerëzimit në këto troje…
Nuk ka vdekje por ka shpërblim ose denim nga Zoti…Këtë mos e harroni, mbajeni mire në mend, qoftë njeri i zakonshëm, por qoftë edhe njeri me uniformë të ndonjë regjimi apo shteti, qoftë edhe qyqtarë, sepse jeta, atje tej te Ura, na prêt të gjithëve. Kjo është faktt, por tjetër është se atje kush do e kalon si besimtarë I drejtë, human dhe i devotshëm me të gjitha tiparetqë I do Perëndia dhe e drejta njerëzore…Këtë e dine dhe e njohin fare mire malësorët e mi, bashkë me bariun me cilësi bujare, Dardan Drenova.
Tmerrri kur sheh të tjerët që nuk ia dalin dot dhe ulërijnë tmerrrshëm duke u zhdukur në fund të Errësirës, ta shton ankthin, ashtu siç ua shton ankthin egërsirave zollumqare Qeni i bariut mbi bjeshkët tona.
Njeriu duhet, gjithësesi, të mendonë I denjë dhe mos pandeh se do të kesh kaluar Urën deri në mbarim të atij rrugëtimi, mos e beso kurrë , nëse të dyja këmbët nuk i ke në bregun tjetër.. Sepse , aty I ke ligjet e botës, natryrës pafund të amshimit e cila nuk ka fund e mbarim!
..Në atë rrugëtim të gjatë mbi Urën e Siratit, edhe nëna e sheh fëmijën e vet … Por e mejtuar, ado e kalon vallë? Ose e shikon duke rënë poshtë e nuk mund ta mbrojë. Dhimbja për humbjen e të dashurve duhet të kthehet në forcë për të kaluar si Urën e Harqeve, me të gjitha mrekullitë që ka, për të kaluar në botën e mrekullive, në parajsë, për åka njeriun e mirë e mbanjnë shpresat!
Por, jeta dhe rruga duhet të vazhdojë.. Deri sa të jemi gjallë, port ë jetojmë me dinjitet dhe nderë, si njeråz të drejtë dhe humanë ndaj çdo kujtë dhe ndaj çdo krijese, nëse kemi shpirt të çiltërt..
Dyert e Xhenetit hapen me gjerësinë e tyre, prej mijëra kilometrash..
Agjëruesit shikojnë Derën e Rejanit dhe mezi presin të shuajnë etjen aty. Kanë shekuj pa pirë ujë dhë ëndërrojnë për pikën e kulluar, ashtu siç janë ëndërrat e malësorëve të Sharrit, të atyre bjeshkëve tona baritore ku uji rrjedh furishëm, ku pijnë e kullotin bagëtia e cila është jeta e tyre.

Kjo sfidë  do të jetë kalimi mbi Urën madhështore të Siratit.
Unë u bëj thirrje të gjithë lexuesve të këtyre rreshtave të thurrura në faqet e këtij libri, që teksa lexojnë me aq ëndje e dëshirë, gjitha ndodhitë dhe kalitjet e bariut që kullot tufën mbi malet e begatë, si dhe ndodhitë e kohës ndaj Qenit besnik nga regjimi totalitar, të zhyten në fantazinë e tyre dhe ta imagjinojnë si do të jetë jeta dhe vdekja për njeriun. Të imagjinoni veten tuaj kur të vijë radha për të kaluar Urën e Madhe, me mendim se vallë, a do ta kaloni!
Zoti në Kuran thotë: “O njerëz, nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek Ura, ose të mos shkon te ai i cili ka vdek më parë! Kjo gjë është e vendosur prerazi nga Zoti .”
Kur njerëzit të hyjnë në xhenet ose në zjarr, do të merrret vdekja dhe do të thërret me zë të lartë sipër Urës… Profeti a.s thotë :”Do të sillet vdekja në formën e një dashi dhe do të thërret mbi Sirat. Më pas do të thërrasë një zë tingëllues, i qartë dhe i kulluar:”O banorë të xhenetit,ju që nuk jeni mëkatarë, do të jetoni dhe nuk do të keni vdekje!”

…Një ditë, gjersa plaku i urtë shikonte bagëtinë e bardhë si mjekra e tij, që kullosnin mbi bjeshkët sharropine, disa dele, ca dhi dhe një cjap i zhvilliar, shikoi një djalosh, i cili dukej kryelartë, dhe sikur nuk e bënte gajle për asgjë.E pas tij, aq me kujdes ecte Qeni besnik… Plaku e ndaloi dhe e pyeti:”O bir! A i njeh prindërit tu? Ata vuajnë për ty dhe duan mirësjelljen tënde në ço vende, mos u mba kryeneç, sepse jeta dhe njerëzimi kanë rregullat e veta…Mos harro se një ditë, kur të vjen koha, duhet të kalosh mbi Urën e Siratit!
Djaloshi u përgjigj:”Po, e di.”
Plaku mjekërbardhë e pyeti:”A je i sigurt se do e kalosh Urën e Madhe deri në qoshen tjetër?”
Djali u përgjigj:”Jo.”
Plaku me dhimbje i tha:”Atëherë përse ndihesh kaq i sigurtë dhe ke sjellje të çuditshme?”- u mendua thellë dhe sërish iu drejtua djaloshit:
“Megjithatë, asnjëri nga ne, nuk do të ndihemi të sigurt, derisa ta lëmë pas Urën e Siratit, e cila është pika më e rëndësishme dhe që na ndanë nga vuajtjet dhe nga lumturia e kësaj jete dhe asaj të amshuar!”
…Eh, pra, secili njeri i cili ec mbi Sirat sipas dritës që keni.
Profeti a.s. thotë:”Ka njerëz që do e kalojnë urën e Siratit sa hap e mbyll sytë. Të tjerë do e kalojnë si era dhe të tjerë si shkreptima.”
Le ta duam njëri-tjetrin pa kushte ashtu siç na porosit Zoti dhe Profeti a.s, pasi ajo është mënyra e vetme që na garanton suksesin në këtë botë.
Po pra, shumë e qartë! Por, çfarë ndodh kështu me shqiptarët, në këtë mohë rrebeshesh, të ngërthyer nga smira e hakmarrja, janë bërë tulaç edhe në ujdi me regjimin e keq, antipopullor dhe jo human,bëjnë kurdisje nga më të çuditshmet jo vetëm ndaj populates së varfur dhe blegëtorve hallexhinj, por edhe ndaj bariut Dardan Drenovës dhe Qenit të tij besnik.
“Çfarë do të thotë kjo ? Apo medoni se këto janë vetëm shkrime libri për të lexuar… Jo, jo ! Këtu ka shumë çka njeriu duhet të futet në logjikën dhe indin e saj njerëzor, sepse jeta normale dhe e njerëzve normal ka rregullat e veta… Të them ashtu, kur janë Natyrale , qofshin edhe rrethana të një sistemi apo shteti ku jeton bashkia e malësorve të mi!”- mendonte plaku zemërbardhë dhe fisnik, Demir Kulla.
Tufa e dhijarit ecnin duke kullotur, brinj tyre ec edhe Qeni besnik. Ai jeton  së bashku me delet. Tani është një qen i zbutur nga klyshi ujk. Pas tij ec duke kërcyer edhe Cjapi i madh, i cili sivjet ka lëshuar brinjët spiral si të drerit.
Njerëzit e shfrytëzojnë mishin, lëkurën dhe qumështin e dhisë. Nga qumështi i dhisë bëhet edhe djathë i cili është shumë i kërkuar sepse atij i atribuohen veti shëruese, djath e djalpër dhie!. Në krahasim me peshën trupore dhe sasinë e qumështit që jep dhia e Sharrit, dhe që është kafshë shtëpiake që jep më shumë qumësht nga çdo kafshë tjetër. Nga lëkura e dhisë bëhen xhamadana lëkure, kapela dhe strajca të ndryshme lëkure, dorashka shumë të buta etj. Dhitë për ushqim nuk zgjedhin shumë, ato gjatë dimrit hanë bar të thatë, kashtë grunjerash, jonxhë dhe të gjitha pjesët e bimëve të korrura. Gjatë stinëve të bariut, preferojnë barin terfil, gjethet e pemëve por edhe degët e tyre sepse sistemin tretës e kanë shumë të zhvilluar. Por, që mund të shkatërrojnë edhe sipërfaqe të tëra me bimësi sepse hanë bimët bile edhe rrënjët e tyre pa përjashtim.
Delja e Sharrit , të cilat i rrit dhe kultivon bariu Dardan Drenova, janë një racë delesh të cila e kanë marrë emrin sipas vendit dhe maleve ku ata jetojnë, mbi bjeshkët e Maleve të Sharrit, ku ka rreth 60% prej numrit të gjithmbarshëm të deleve gjenden në kullota edhe në Shqipëri dhe Kosovë, por që supozohet se kanë tipare dhe gjak të deles së stepave.
Për to, ambient i volitshëm për kullota dhe zhvillim janë sukat sharropine dhe gjer në Karadak e karshiakë të Shkupi, ku mbizotërojnë livadhe dhe kullota bjeshkësh me pyje të dendura ahu, dushku, mulleze etj.

***
Por, e gjithë kjo ka një rrëfim të gjatë historie! Edhe  Qeni i Sharritështë qen autokton në Trojet Shqiptare, në Ilirinë antike Ky qen njihet prej shumë kohësh, për të mësohet ne Histori te Ilirisë dhe njihet me emrin Qeni Sharri. Deltari ilir është plot fuqi, i madh, këndrejt, qimegjatë, deltarë i pazëvendësueshëm, dhe ruajtës i mire icily gjithmonë ec me kujdes pas gjurmëve të bariut ose dhijarit të tij. I fuqishëm me pamje impozante, me kokë masive ndërtim të thukët, me këmbë të fuqishme dhe muskulore. Ka shikim të zjarrtë inteligjent dhe është i guximshëm. Ka karakter të padjallëzuar është i ashpër kur e kërkon nevoja sepse është Qen besnik i maleve që ruan bagëtinë dhe stanin.
Malet e Sharrit brenda vitit i vizitojnë apo në të jetojnë mbi 200 lloj zogjsh. Shumllojshmëria, zëri dhe ngjyrat e tyre, këtij nënqielli ia dhurojnë një kolorit të bukur atraktiv. Në bjeshkët e Sharrit, në gryka e pellgje, pllaja të gjata, ose andej ka burojnë furishëm uji i lumit Mosdaça, jetojnë shumë lloje të zogjve: Kaçubeti i kuq dhe i zi, Shqipja, Shqipja e maleve, Shkaba kokëbardhë, Hutini, Skifteri, Thëllëza, Qyqja, Qukapiku, Lauresha, Qafëbardha, Bishtkuqja e zezë, Bilbili i vogël i cili në grykat e Sharrit dhe brigjeve të lumit Mosdaça që buron nga shkëmbenjt e thepisur të Vracës, vjen në prill, këngët e tija dëgjohen në maj dhe në qershor, Mullizeza, Gushëkuqi i cili këndon bukur, Trumcaku ose Harabeli, Laraska, Korbi, Sorra e përhimët, etj. kah kullotë “Delja e Sharrit”, e cila është racë më productive që e kultivojnë blegëtorët shqiptarë të këtyre anëve piktoreske, në gjitin e buluar të stinëve të mugulluara…
Delja e Sharrit krijon afërsi me bariun. Ajo e ndjek atë dhe e dallon zërin e tij, këtë e shfaq në blegërimë. Në të shumtën e rasteve tufa e deleve udhëhiqen nga ogiçi ( dash që mban këmbanën), dhe si i tillë ai, gjithmonë qëndron prapa bariut të tij duke i prirë tufës. E me to edhe Qeni besnik.
Në luftërat kundër Perandorisë Romake, si e tërë toka ilire dhe Dardania edhe banorët e lashtë të Opojës, qëndruan dhe luftuan me shumë sukses kundër saj. Mirëpo, me fitoren definitive të romakëve kundër Persisë, në Iuftën afër Pidnes në vitin 168 para erës re, si shumë popuj tjerë edhe ilirët u bënë viktimë e romakeve. Kështu dardanët dhe territori i tyre, hynë në suazat e politikës provinciale të Perandorisë Romake. Mirëpo, për shkak të pozitës se vet të posaçme nacionale, Dardania mbeti gjithnjë si një tërësi unike. Kjo veçanti individuale u reflektua edhe në reformat administrative të Dioklecianit, e me vonë edhe të Konstantinit, nga se edhe në shek IV t.e.s Dardania është gjithnjë provincë e pavarur. Kjo tregon se romanizimi në tokën tonë ka patur karaktër të perciptë. Mesjeta pllakosi rëndë mbi tokat shqiptare, pra edhe mbi mallet e Sharrit e gjer në Lumë dhe Kosovë.
Madje, një pjese të fashtrave të malësisë dhe rrethinë Tetovës dhe Gostivarit, u lan pas dore si dhe shtresa e ngritur feudale shqiptare për t’u favorizuar ajo shkizmatike në mënyrë që përms kësaj të bëhet sallavizimi i kësaj treve të pastër iliro-shqiptare, u bë ndërrimi i dhunshëm i emrave të banorëve, mikro dhe makro toponimisë.

Leter Kapllnait nga Xhafer Leci

***
Unë jam Bariu i mirë. Bariu i mirë e jep jetën e vet për delet.  Rrogëtari që s’është bari, të cilit nuk i përkasin delet kur sheh se po vjen ujku lë delet ai ikën e ujku i rrëmben dhe i shpërndan:  është rrogëtar dhe nuk shqetësohet për delet e huaja.
« Unë jam Bariu i mirë: i njoh të miat dhe ato më njohin mua.  Sikurse Ati më njeh mua dhe unë e njoh Atin edhe jetën e jap për delet»-thotë bariu Dardan Drenova, duke mbajtur pranë Qenin e tij, me sy si ujku.
Njeriun e përcjell hareja dhe gëzimi në të gjitha ditët e jetës së tij, sepse ai tashmë banon në banesën e dëshirave të veta dhe me mallin për tufën.
Njeriu duhet ta shikojë realitetin për ta jetuar këtë jetë pa bërë shumë keq. Për t’u ngjitur shpejt në një shkallë në errësirë, njeriu nuk duhet të shkëputet në asnjë mënyrë nga pjesa tjetër e shkallëve nga të cilat zbret.
Pleqët e moçëm kur flisnin për fantazmat, për lugetnit dhe satanët, thoshin: “Ka djallin në trup! Flet marrëzira! Pse ia vini veshin?!”
Të tjerë thoshin: “S’janë këto fjalë të një të djallosuri! A thua djalli mund t’ua çelë sytë të verbërve?»
Ata, “Brigada e qengjave” të cilët gjenden në pushtet dhe kontrollojnë çdo gjë sipas urdhëeave të Partisë komuniste, janë ujqër që përdorin mënyrën e paraqitur në përrrallën e njohur të ujkut dhe qengjit. Premtimi i tyre i rejshëm zollumqarët i mbajnë të gjallë , ose kur dikush nga malësorët u dhuron ndonjë dele, sepse e tillë është jeta këtu, dhe njerëzit i mbyt dominimi i shoqërisë injorante të përkrahur nga një regjim I kalbur shovinist dhe antishqiptarë , ku blektorët fisnikë jetojnë me delet, hallet dhe brengat e tyre, o me hatër o me dhunë…

( Ky është djalli Ante Bernada dhe koh\a e djajve!)

5.

Pasi i ndjelli tufën e deleve dhe 12 dhitë e kuqe andej kodrës mollake, merrr fyellin dhe i bie një melodie që të rrëqethte lëkurën, si një këngë vaji, të bënte për të qarë duke i thënë nëpërmjet melodisë  Drenushës, se ajo ishte dashuria e tij e vërtetë, duke i thënë për mes melodies së fyllit që t’a luste babanë e të vinin ta shpëtonin nga malli dhe marazi, sepse… dashuria ndaj saj ishte e çiltër fare, pa lajka. Ndryshe do të arratisej maleve me gjithë delet që i ruante, e dasmën kishte dëshirë që ta bënte me shumë krushq e dasmorë në mes të fshatit .
Kjo këngë është thjeshtë një vajtim,një vajtim melodioz dhe jo me ligje.Që nga fillimi ishte melodia  fyelli, e jehona e tij përplasej sukave dhe shullereve që të bënte për të qarë, kur bariu diku  vajton në vetminë e tij. Në fillim dukej se ka qënë një melodi fylli që dëgjohet e pëlqehet nga vajzat e gratë malësorka të cilat presin me adhurim kur kthehen bagëtia nga kullotat. Sepse , ato, e kanë të zakonëshme që ta kalojnë ditën në shoqërinë e tingujve të fyellit, blegërimës së deleve dhe cicërimës së zogjëve lajkatar të maleve. Madje, dhe nëpërmjet tingujve të fyllit të shprehin ndjenjat e tyre, qofshin ato brenga e derte apo dhe dashurie e mall.
Ta dëgjosh fyllin e bariut Dardan Drenovës, kur i bie “me të qarë” si melodi vaji e mallëngjimi, vashat i kaplon dashuria e fshehtë… E tillë është bota e vetmuar e bariut mes malesh, ku linin stinët e bjeshkës ! E si të mos lindte kjo botë një melodi të tillë e cila që nga nota e parë e gjer tek e fundit kishte në qëndër jetën baritore,tufën e deleve,qenin besnik,dhe në skaj të saj si gjithnjë një vajzë e dashuruar.Të gjitha këto të rrezikuara nga një grup hajdutësh,pra të gjitha këto në zgrip të jetës. Asaj bjeshke që të bën  jetëgjatë, nga jeta baritore, nga ajo jetë që vashat-baresha e njihnin më së miri.
Pikërishtë kjo jetë baritore dhe kjo melodi e cila del nga fylli dhe të mrekullon shpirtin, është si diçka që edhe origjinën e ka reale të zonës sharropine ku dëgjohet idila e kësaj kënge, ku bariu i shpreh të gjithë të fshehtat e shpirtit dhe dashurisë.
… Një erë e butë por që frynte fuqishëm, ia shpaloste balluket e Drenushës, skaj më skaj ballit, si toja të bukura. Në qafë mbante disa stolid he një shall të mëndafsht ngjyrë vjollce. Ajo nisi të dridhet kur Dardani e kapi për dore, duke ndjer thellëledhatimin e flokëve si dujë gruri, dejt sikur donin të shpërthenin prrush zjarri si vullkan. Ajo e shikoi në sy, duke iu ngjitur edhe më pranë për trupi si një njalë e zhdërvjelltë, zemra i rrihte si zemër të ndonjë zogu të kapur në kafaz. Dardani e mbërtheu me dy duarët dhe buzët i ngjiti në buzët e saja të ëmbla.Që të dy ishin duke dihatur sikur të gjendeshin në ndonjë vrapim të gjatë. Ajo ishte e turbulluar fare!
Përjashta ishte ngrysur. Ndihej krakarisja e bretkocave si një orkestër i madh që bënin dasëm. Në kopsht tanimë nuk dëgjohej ajo cicërima e zogjëve të cilët gjatë ditës nuk kishin të ndalur. Atje tej, hedhi shikimet Dardani, edhe vreshtat ishin si të pështjellura nën dritën e hënës.
-Hëna pesmbëdhjetë, i thonë,-tha Drenusha. Dhe, përsëri i dha një të ngjeshur buzët e njoma bariut të etur për puthje.
– Kjo hënë të pëlqen ty,zemër? Është hënë e cila perëndon andej majave të Sharrit- u dëgjua zëri i mekur i Dardanit sikur donte t’i pëshpëriste në vesh. Ajo tundi kokën në shenjë pohimi. Era nuk frynte më. Gjethet e pemëve nuk lëviznin fare. Ëna zvarj me kujdes kah majat e horizontit…Arat e korura më tej zbardhëllenin nën dritën e saj, dhe vinte një aromë bari të kositur nga livadhet. Nga ana tjetër përtej kopshtit dukeshin hijet e hardhisë në një arë të mbjellur.Në vjeshtë kalaveshët bëheshen të zi si sytë e saj. Kurse përgjatë një shtegu më tej kishin lidhë kurora lulesh të çelura disa trëndafila të egër dhe ngriheshin lartë duke hedhur krahët mbi atë det të hardhive dhe pemëve që gjendeshin pranështegut. Toka që shtrihej nga të dy anët e krroit është ranore…Dhe, kjo mrekulli ishte atje ku Drenusha dhe Dardanin puthjet i shijonin me afsh, në fund të fshatit ku brigjet prekin lumin e kulluar si loti, i ftohtë si krrojet e Sharrit, ku gjatë stinës së verës vende-vende ende duket bora e bardhë. Edhe këto vreshta, hardhi, ara të mbjellura me grurë dhe livadhe plotë bar, dikur ishin të agait Sinan Dragaliut. Edhe fshati me të gjitha ledinat që ngjiten gjer në ato shkara të malit, ishin të tija. Sot kanë ndryshuar kohërat, kanë ndryshuar edhe njerëzit dhe botëkuptimet e tyre. Tokat pjellore dhe të gjitha fushat andej , bashkë edhe livadhet e begut, tanimë janë të fshatarëve të mi. Ata e punojnë tokën me zell, kosisin livadhet dhe në male e bjeshkë ruajnë bagëtitë. Atje janë stanët, në tbane ku dëgjohet gjatë tërë ditës blegërima e deleve dhe kënga e barit.
Dardani i tregoi diçka Drenushës për dhelprat, për ujqërit që i kishte parë me sy në ato gryka malesh. Kishte parë se si ujqërit kishin kërcëlluar dhëmbët e tyre, sikur të nxjerrnin xixa. Aty, përballë u kishte qëndruar edhe Qeni i tij, ai Qeni-ujk i zbutur, i cili tanimë ishte i rritur dhe i fortë…Nuk kishte qënë shumë larg nga ata, andaj e kishte ndje një frikë të hollë dhe ishte dridhur në trup. Frika i kishte kaluar për disa sekonda, pasi pranë tij kishin qënë edhe dy ëent që ruanin bagëtinë. Kishin nis të lehnin dhe të vërsulen kah Gryka e Kuqe, por ujqërit ishin larguar me të shpejtë.
-A thua të sulmojnë ujqërit, nëse të gjejnë vetëm?- pyeti ajo si e trishtuar, si e zbehtë në fytyrë.
-Po, po! Të sukmojnë bile, edhe të hanë kur janë në tufë dhe të uritur!- u dëgjua Dardani, duke e shikuar në sytë e zgurdulluar Drenushën e frikësuar.
-Po dhelprat, a të hanë dhelprat?
Jo, dhelprat nuk mund ta hanë njeriun, ata janë shumë dinake dhe ikin. Edhe çakalli janë si dhelprat. Por, afrohen në fshat në netët me hënë, dhe sullen andej ka ka ndonjë kotec pulash, dhe….
-Hhëmm, dhelprat! Çfarë janë dhelprat! Gjyshja më thoshte kur isha e vogël, duke më treguar përralla për dhelprat, se ata me sy i rrëzojnë pulat nga degët e pemëve. Sytë u ndrisin si xixa dhe vaj për ata të shkretat!,,- i rrëfeu Dardanit. Ai qeshi nga rrëfimet e saj dhe i tha: ,,Edhe ti i ke sytë që të xixëllojnë!,,
U bë shumë vonë. Edhe hëna kishte kaluar lartë në kupëe të qiellit të hapur veror. Ai kaloi nga shtegu duke u fsheh kah vreshtat, kurse ajo, tinëzisht kaloi kopshtin dhe u fut në oborr të shtëpisë. U ngjit shkallëve dhe u duk mbi parmak, duke shikuar andej kah Dardani i cili shkonte anash, bri vathit të deleve dhe u fut në kasollën ku flente.
Kishte bërë një gjum të thellë, por njëëndërr sikur e kishte bërë qull në djers, dhe mundohej ta sjellte në mëndje se si e kishte parë. Dukej se po gëdhinte agimi. U çua si zakonisht, u vesh mirë dhe doli në oborr. Aty doli edhe Demir Kulla. U përshëndetën. Plaku e shikoj me bisht të syrit dhe i tha:
-Dardan, si po të shkojnë punët, si po ia kalon me bagëtinë?
-Mirë, mirë!-, tha ai me gjysëm zëri, dhe me droje mos vallë e ka hetuar diçka për lidhjet e tij me Drenushën. E në fakt Demir Kulla kishte dëgjuar nga fshatarët të cilët kishin biseduar në ndeja burrash se bariu i Jubanajve e dashuronte vajzën e tij. Për këtë gjë kishin pas edhe një zënkë me plakën. Ishte kërcënuar Demiri se do t’i përzënte nga shtëpia edhe vajzën edhe tëëmën e saj. Gjatë ishin grindur një mbrëmje gjersa Drenusha kthehej vonë, e dëgjuan kur hypte shkallëve të çardakut, dhe plaku kishte murmuritë me vete, dhe kishte kërcëlluar dhëmbët si ata të ujkut.

***
-Hajde, hajde…Ama roje që qenke!-thirri një zë.
-Roje, pra, roje jam!-tha njeriu që tej nga hijet.A mos e kishe mendjen të vjidhje ndonjë dele nga të miat?
-Po tani që dole nga ajo hije, jo besa,jo. Por nëse nuk do të dukeshe kund, do e merrrja ndoshta një qengj të njomë me vete. Bari delesh jam, dhe mishin e qengjit apo të ndonjë keci e kam qejf, e ha me lezet, pasi ta pjek mirë, atje mbi ato kodra.
-Vjedh, por të qes pushkë mu në lule të ballit!- tha roja , Sinan Karadaku, dhe nisi disi të qeshte si nëndhëmbë.Hoqi pushkën nga supi i krahut, u ul nën hije dhe e drrodhi një cigare duhan dhe tha:,,Eja or Dardan, eja nize një cigare, madje merrri disa kalavesh të pjekur, kjo është vreshta ime, mos u bë merrrak dhe…,,
-Jo, jo, sa për cigare, faleminderit se nuk e pi, por do i zgjedh ca rrema dhe po iki, se më janë larguar edhe delet antje tej ledinave.
,, E di, e kam parë me sytë e mi, ky ishte një mbrëmje vonë, u pështollën këtej rreth vreshtës me atë vajzën e Demir Kullës. Janë të dashuruar, por prej meje nuk del fjalë!,,- thoshte me vete, duke dredh cigaren me duhan kaçak. Mandej u kollit edhe njëherë,rregulloi mirë pushkën mbi sup të krahut dhe u nis tatpjetës, bri vreshtave tëgjata. Veshur mbante pantollone dhe një xhupe prej shajaku. Kurse në mjedis mbi këmishë kishte veshur një fanulle prej pambuku vija vija kuq e zi dhe me një shqiponjë dykrenare në mes, duke u lëvduar se ishte kombëtar. Kapuçin e bardhë mbi kokë dhe ecte me kapadahillëk me ca hapa të rëndë duke kënduar këngën e Qorr Ilazit.
Atje më lartë afër Lugut, e dëgjonte bariu këtë këngë të bukur dhe ia nisi fyllit, e përcjellte me melodi aq ëmbël thuajse ishin ndaj njëri tjetrit ballë për ballë, në një duet, njëri me fyllin e tjetri me këngë.
Nga perëndimi dukej se lartoheshin me aq krenari majat e vargmaleve të Sharrit, male të cilat dukeshin se rrënzat i kishin të thelluara në buzët e fushës së butë të Pollogut me ara të mbjellura që duken nga lartë si një qilim i vizatuar plotë me ngjyra-ngjyra, të kuqërremta, të verdha, jeshile dhe vende-vende me kurora pemësh me krah të hapura në medje arash të mbjellura me grurë, të cilat më së shumti rradhiteshin si një gjerdan i zgjatur gjatë rrjedhave të Vardarit lakadredhës, i cili kalon rrëzë Malit të Thatë për bri fshatit Blinishte, duke u lakuar dalëngadalë tej Grykës së Dervendit, i kthyer përsëri sa në të djathtë mes grykash, niset andej e zhduket bashkë me majat e Lubotenit të cilat ngriten karshi Karadakut kah horizonti pafund ku duken se puthiten kaltëritë qiellore.

***
… Rrjedhimisht arrihet në përfundimin se pikërisht ky mentaliteti barinjve të bjeshkës a kanë adhuruar rritjen e tij, duke bërë kujdesje në zhvillimin e këtij lloji Qeni në këtë rajon, edhepse, në e pare, duket se kjo e ka vonuar integrimin në pjesën më të madhe të blektorëve dhe të berave.
Që nga aty e kishte fillin edhe rrëfimi i moçëm, nga jeta e lashtë e barinjëve dhe bareshave, të cilët lidhen ngushtë me njëra-tjetrën , si dhe me tregimin e Plakës me shtatë dhitë e egra, e cila jetonte maje bjeshke me kasollën e saj të varfër, e dinjiteti i përballej me intrigat e pushtetarëve të kohës, gjatë viteve të rrrënuara komuniste, e taborri i tyre shpesh venin e vinin këndej pari si tufë hienesh të uritura, për t’i bërë Dhijares plakë ndonjë zullum, duke i therr ndonjë cjap, sepse këtu zatën, ishin mësuar duke plaçkitur edhe stanet e vendosura në monopatet e gjata dhe të thella të Sharrit !
Tregimi ka një kumbim të fortë simbolik. Një nga simbolet më të spikatur është kufiri si simbol i kufizimit, si simbol i ndarjes, si simbol i diferencave, simbol i mendjeve të kufizuara, si simbol i shkretimit fizik e shpirtëror. Në tekst në të dy anët e kufirit flitet për shkreti, trungje të tharë dhe fantazma të përzishme që ngrihen netëve.Një tjetër simbol është përmendorja e ngritur në nderim të të rënëve. Ajo është simbol i hipokrizisë (kujtoni thënien e fantazmave se dikur i kishin varrosur shpejt e shpejt , madje duke u ngatërruar edhe gjymtyrët.), simboli mashtrimit të turmave, simbol i ndalesës, pas saj nis një territor i  ndaluar, andej kah ndjehej aroma e stinëve të bariut, ku vjente pranvera e maleve, përtej horizontit të Vracës, atje ku i thonë Porta e Madhe, ishte mbledhur një turmë në sheshin e pllajës për të parë këtë grup të çuditshëm barinjësh, të cilët andej sukave ndjellin bagëtinë, e Qeni – ujk rri në pararojë në krye të tufës.
Dy bareshat qëndronin të heshtura dhe vetullat e zeza si gjysëm harrku, mbulonin me afsh qerpikët dhe sytë… Pas dimrit me dëborë të madhe dhe ngrica, erdhi pranvera më e shndritshme dhe flakeshin në ngjyrë tërfili bjesha me shpatie, që ishin shndërruar tani në një varg të bukur sukash në ngjyrë bojëqielli dhe jeshile.

***
Atje poshtë, shtrihen arat e mjellura me grunjera dhe të bardha, fusha duket si një qilim i vizatuaer me ngjyra, nga të dya nբr e rrezave, rradhiten fshatrat shqiptare si gjerdan nuseje, të vendosura në Fushëgropën e Pollogut gjer në Grykën e Dervenit kah Shkupi, në perëndim shtrihen malet e Sharrit të cilët formojnë një vijë gjysëm harrkore të sistemit malor në këto kordinata të Ballkanit, që paraqet një kontinuitet të mirëfillt të banorëve të racës shqiptare! Racë e cila zgjërohet në jug duke filluar që nga gjiri i Artës( në kufijtë e Greqisë) , madje në vazhdimësi duke arritur në kufijtë e hershëm të Malit të Zi, Bosnjës dhe Serbisë, kufizohet nga bregdetet lindore të deteve Adriatik e Jon, nga ana tjetër në kufirin e Bullgarisë, në rrjedhën jugore të lumit Vardar e deri në kufirin e ri të Greqisë ( të ndryshuar nga Turqia). Pas luftës Ruso-Turke (1877-1878) , ku përfshihen edhe anët e Vranjës, Leskovacit dhe  Kurshumlisë të cilat kanë qënë të banuara nga shqiptarët, por që iu dhanë Serbisë! Toka të ngushtuara shqiptare , që njëherit përbëjnë edhe trungun themelor që mbeten prej Shkodre, Prizreni, Manastiri dhe Janina,. Madje ,Peja, Gjakova, Prishtina, Shkupi, Tetova, Dibra,Tirana, Elbasani, Berati, Ohri, Korça, Kosturi, Gjirokastra , Preveza, Lezhë, Guci, Plavë, Mitrovicë, Kumanovë, Gostivar, Prilep, Resnje, Krujë, Durrës, Kavajë, Vlorë, Tepelenë, Përmet, Delvinë, Konicë, Filat etj.).

***
E në sukat e Sharrit dhe bjeshkëve ,plotë gryka malesh, pellgje dhe monopatë baritore, pas kurorave të bukura ku dëgjohet cicërima e zogjve, gjenden të strukura 12 fshatra tipike malore, ose mbi 160 fshatra shqiptare që lidhen si një gjerdan ari duke bërë një valle të madhe në rrëzat e sistemit sharropin dhe ato të Malit të Thatë ku struketSërmnova, Padalishti, Simnica, Gjonovica, Llakavica, Llapushniku, madje Çajla e Çegrani, Forina,Tenova, Radiovca.Çellopeku, Strimnica e Zhelina etnikishrt të pastra shqiptare dhe që kanë historinë e tyre, kanë rrëfimet dhe legjendat, kanë të kaluarën e tyre me të gjitha baticat dhe zbaticat e jetës në shekuj.Malësorët e këtyre anëve banojnë me fatin dhe tragjikën e tyre, e që një numër i madh i familjeve malësore me kohën janë shpërngulur nga grykat dhe shpatiet dhe janë vendos në rrëzat e Sharrit ku si një gjerdan ari lidhen fshatrat buzë fushës së Pollogut që prodhin mjaft dridhëra, grur, misër dhe pemë e perime.Dhe, këtu shqiptarët sin ë të gjitha trevat ku jetojnë kombi ynë, përbëjnë popullsi homogjene kompakte që flasin të njëjtën gjuhë si ata që gjenden në therllësi të bjeshkës.Jeta e tyre është bagëtia dhe mallet…Kurse pë rata që u vendosën rrëzës së Sharrit,janë edhe pronarë tokash të buta pjellore.Por, edhe ata të cilët unë këtu i quaj malësor, dhe këta të rrëzës, janë popull fisnik, bujarë që kanë traditat e tyre dhe merrren me gurbet, me vite e vite duke u kalamendur sin ë vendet e europës perëndimore në Itali e Francë, Gjermani e Zvicër , Danimarkë e Norvegji dhe gjer në Amerrikë e Kanada andej Oqeanit…

***
Dhe, të flasish për trimëritë, guximin dhe traditat e mlësorve të Sharrit, e pse jo edhe për Spahijtë dhe bajraktarët e Lumës, të cilët me mashingevere e dyfek në krah,luftuan në këto anë me serbosllavët e egërsuar që nga shekulli i XV kur kishin kaluar Savën e Danubin në trojet ballkanike, e të cilët dukë plaçkitur ishin future edhe në trojet tona baritore!Erdhën dhe ikën sisteme e qeveri shtetesh, kralja e sultana, por shqiptarët edhepse të viktimizuar MBETËN GJALLË si feniksi të rilindur nga hiri…
( … Rrëfimet për Hamëz Rexhepin bashkë me Neshat Bilalin, i cili i mbante stanet dhe bagëtinë në sukat e bjeshkëve gjer në Vracë, janë histori e gjatë,rrëfime më vete… njashtu siç janë të gjata edhe rrëfimet për sakrificat që kanë bërë burrat e kësaj ane, për çfarë më rrëfen edhe Neshat Bilali, i cili ka marrë pjesë në betejat e Sharrit, e që tani gjendet andej oqeanit, në Amerrikë!
Ilmi Xhelili, që më vonë për shkaqe objektive mban mbiemrin Sinani, lindi në fshatin Kalishtë mbi sukat baritore. Familja dhe të parët e tij ishin malësor të cilët ecen me hapat e tyre të rëndë, ashtu siç ecën monopateve edhe trimat e Lumës, e shumë figura të ndritura si Hamëz Rexhepi dhe Neshat Bilali . Të gjithë këta, njashtu edhe Ilmiu, ndihmonin ilegalisht vëllezërit në lëvizjen e armatosur guerile të rezistencës shqiptaretë mbi mallet e Sharrit, që u zhvillua në pjesën e malësisë së Lumës,Tetovës mbi Kala , Gostivarit, Kërçovës , Dibrës dhe gjer në Grykën e Dervenit në Shkup , duke u përkujdesur për furnizimin me ushqim e veshmbathje në shpella të bashkëluftëtarëve të Xhemë Hasës nga Simnica, e të cilët u flijuan për kauzën e shenjtë kombëtare, duke gjetur strehim tek stanet e Hamëz Rexhepit të Lumës.
Një pjesë prej tyre, siç ndodh edhe me xha Ilmiun, OZN-a e më pastaj edhe UDB-a i ndiqnin këmba këmbës , i survejonin, spiunonin dhe i futën në burgjet jugosllave, u torturuan gjatë te Monopoli famoz i Tetovës, dhe përsëri u përlindën nga hiri si Feniksi për të mbetur gjallë…)
Si malësorë që ishin me tradita familjare dhe patriotike, e ruajtën dinjitetin e tyre, duke u bërë ballë stuhive dhe uraganeve të ndjekjes të regjimit komunist-bolshevik, duke u rrit dhe u edukuar me rrëfimet dhe tregimet e gjyshes, asaj malësoreje, e cila me nder rriti fëmijët, ashtu siç i rrit shqiponja zogjtë e saj majave shkëmbore të Vracës me shkëmbenj thepor….
Ajo u rrëfente bijve të saj për kohërat nën Turqinë zullumqare, për vitin 1878 dhe vitet më pas, për patriotët e kombit, që sot i ka harruar edhe historia, ajo histori që duhet rishkruar edhe njëherë. Të gjitha këto e frymëzuan edhe Ilmi Xhelilin-Sinanin, si dhe vëllezërit e tij me Xhelë Kalishtin, të cilët u orvatën të ndihmonin rezistencën dhe bashkëluftëtarët e Xhemë Hasës- Simnicës dhe Hamëz Rexhepit të Lumës!

***
Ilmiu ishte ushtar i Gajur beg Derrrallës gjatë viteve 1942-1943, i kalitur që në rininë e tij.
Rrëfimi për jetën dhe veprimtarinë e tyre është i gjatë. Të tmerrrshme dhe rrëqethëse ishin vuajtjet e tij dhe hetimet mizore nga agjentët e OZN-ës në burgjet e Gostivarit e Tetovës.
Që atëherë e preokupuan mendimet dhe ndjenja malli për Shqipërinë tej në horizont.
Ilmiu në vitet e rinisë së tij, sodiste bjeshkët e buta baritore të Sharrit plak, andej nga kulloste bagëtia, nga jehonte kënga dhe fyelli i çobanit, cicërima e zogjve…..
…Njëmijë herë është bërë dashnor i maleve duke ëndërruar për nusen nën duvak. Sa herë kundroi lindjet e diellit kur i ndrinin majat e shkëmbinjve të përhimtë të Vracës, që veshin sy njeriu me një bukuri mahnitëse….
Ajo fuqi magjiplotë, që të ngërthen thellë në zemër e ta mbush mendjen me atë ndjenjën e bindjes së thellë patriotike duke ëndërruar Shqipërinë andej Korabit. Sa herë Ilmiu e ndjente veten sikur hynte në tempullin e kombit. Kjo ndjenjë malli nostalgjik ia pushton trupin, mendjen dhe zemrën këtij malësori fisnik, i cili qysh fëmijë u kalamend Vreshtave të Epërme, Rropajqes së lashtë gjer në Vracë, ku majat e Sharrit në horizont, atje përtej ,,Livadhit të priftit” ku edhe shqiponjat fluturojnë lartë në qiellin e hapur dhe zhduken përtej majave të Gurit të zi…

***
Përrenjtë e Sharrit gurgullonin katarakteve të shkëmbenjve të plasaritur buzë bjeshkës baritore, dhe me këngën e tyre tërheqëse lëshoheshin poshtë Grykës së Mosdaçes. Netët e asaj vere shkëlqenin nën rrezet e hënës, kurse Ilmiut i shtohej dashuria e madhe për drejtësinë dhe lirinë, për idealin e çlirimit, për një Shqipëri Etnike, për kombin me histori të bujshme, me vëllezër të një gjaku e të një race nën flamurin kuq e zi, atë të qenies shqiptare, me një kulturë e ideal të pastër, me një standard jete të lumtur, ashtu siç e kishte edukuar gjyshja duke ia kënduar ninullat e Sharrit…
Po fshati i tyre, Kalishti, sa i vogël aq i fortë dukej nën rrezet e diellit, shtrirë lëndinave, mbi kurrizin e kanionit të Mosdaçes nevrike, ndërsa shpinën ia mbronin, lartësuar deri në qiell, nëntë majat shkëmbore të Sharrit plak.Ato shtëpi përdhese, të mbuluara me kashtë të blozuar thekre, duruan aq dimra, në luftë e pasiguri sa stinët e tjera kalonin pa u hetuar, e vetëm borërat dhe acari mbaheshin ndër mendjet e trishtuara të malësorëve, duke u zhytur thellë në ëndrrat dhe ëndërrallat e tyre, me vorbullat e jetës janë kalamendur pranë vatrave të ndezura ku tymos oxhaku, nxehen kockat e mbërdhira të pleqve nga dimri aq i gjatë, në dukje si më i ashpër se kurrë, kurse Kalishti, më i shkretë, pa gjallëri, pa blegërima të lirshme…..ishte ishte gjëndje lufte.Burrat dhe rinija kishte kohë që kishin kaluar me trasta në krah monopateve të maleve!
-“Kështu kanë qenë ato vite. Më kujtohen mirë ata dimra ku na duhej të siguronim dhe furnizonim me ushqime njësinë e vullnetarëve që kishte dalë në male për luftë të armatosur, për mbrojtje, liri…!” -pëshpëriste xha Ilmiu, atë ditë kur e vizitova në shtëpinë e tij në Tetovë, i cili edhe pse i sëmurë në shtrat për ditë me radhë gjente forca të bashkëbisedonte me mua.Dhe, tani kur po i shkruaj këto rreshta nuk di në është gjallë ose jo! Por,këtë ia premtova, sepse kështu e ka jeta…!
….Jeta me batica e zbatica, plotë sfida vazhdonte rrjedhave te veta. Stinët dhe vitet venin e vinin, kurse Kalishti me themele guri –qëndresë, vazhdon të marrë frymë majë kodre, duke soditur bagëtinë tek kullotat e zbutura me vesën e mëngjesit. Malësorët me rrudha ballit, si vragë e kohës në faqe shkëmbi, sikur e marrin veten duke rregulluar gardhet rrethuese parcelave të mbjella me thekrën që hedh shtat. Pak më tej një çoban i ri, ulur shkëmbit të spikatur, ushtron fyellin e posa ndrequr.
“Të tillë janë malësorët, si majat e Sharrit, me pamje të pathyer, të vrazhdë…..kurse brenda, fisnikë e bujarë, plot virtyte guximi dhe trimërie. N fshat mbetën vetëm varre të dhegura !
Bota e civilizuar ende i mbante sytë mbyllur përpara kësaj padrejtësie shekullore dhe kundërnjerëzore që i bëhej një kombi të vogël e të pafajshëm. Dukej sikur Shqipëria dhe shqiptarët ndodheshin diku në Afrikë, apo Honduras e jo më në qendër Europës në një kënd të zemrës së Ballkanit rrethuar me dete e male, rrethuar me halle, brenga e telashe, lidhur me zinxhir në karvane të gjata e të vuajtur. Një zinxhir tmerrri dhe aq i gjatë e i koklavitur për fatin e një populli të shtypur e të syrgjynosur, të dëbuar…. me një Shqipëri heroike plot traditë e zakone të bujarisë dhe fisnikërisë, por gjithnjë të lidhur në pranga, e që këta malsor dhe gjithë shqiptarët e këtyre trevave etnike të kombit mbeten jasht kyfijve të Mëmëdheut pa dëshirën e tyre… Megjithatë, shqiptari nuk është mposhtur kurrë edhe pse nën kokarda çetnike e simbole të tjera janë kryer krime të papara! Kështu më thoshte Sheipi i Gjurgjevishtit, që në popull njihej si Sheip Kaçaku….(E kisha mik të maleve të Sharit).
Kështu ndodhi edhe me fatin tragjik të malësorit të Sharrit, në dejë të të cilit gjaku rrjedh me afshin e trimërisë dhe fisnikërisë, madhështisë shpirtërore të qenies njerëzore, traditës dhe bujarisë, mendimit hyjnor. Gjithë kjo është si fenomen i çiltër race të pastër, që e ka burimin kryesor demografik e biologjik, si një dinamo e shëndoshë dhe e kulluar fizike. I tillë është gjeni i shqiptarit, të tillë janë malësorët e kësaj ane, ndaj ka për çka të shkruhet duke shtjelluar dhe gërshetuar kapitujt e jetës. Vite me radhë do të enden me pushkë në dorë…. dhe shpateve të Sharrit plak, që nga fusha e Pollogut e deri në kreshtat thepore të Korabit…, bjeshkëve baritore të Tetovës e Gostivarit, që u bënë vatër e një rezistence kombëtare, vatër e lëvizjes guerile për çlirimin e tokave etnike shqiptare. Ideali i tyre ishte liria, sepse gjenocidi serbo-sllav ndaj shqiptarëve ushtrohej me shekuj e në disa periudha historike ku vetë tmerrri ishte vdekje…. Ndaj, historiografia shqiptare duhet rishikuar dhe rishkruar…pasi edhe Gegë dhe Toskë jemi të një trungu, dhe pa marrë parasyshë besimin fetar.Jemi shqiptarë.Ndaj, siç ka thënë poeti ynë i madh, feja e shqiptarit është shqiptaria!

***
Nga gjiri i vegjëlisë gjithnjë lindin trima dhe atdhetarë të rrrallë të cilët janë farkëtuar dhe kalitur në zjarrin e luftës për liri e pavarësi dhe kanë rënë si heronj në beteja, ose kanë vazhduar rrugën me devotshmëri drejt altarit të kombit….dhe historia jonë duhet t’i njohë prore!.
Të tillë janë edhe edhe malësorët bujar e fisnikë të Sharrit. Për të gjitha këto burgosje, hetime, pranga, tortura çnjerëzore në birucat e skëterrës,të burrave të kësaj ane piktoreske, rrëfejnë edhe dosjet sekrete të OZNA-s dhe të UDB-së. Në këto dosje janë edhe bëmat luftarake të lumjanëve në krye me Hamëz Rexhepin, Muharrem Bajraktarin, Bajram Dobërdollin, Neshat Gora, Neshat Bilali etj. Madje mos e lejm pa përmendur edhe lëvizjet që kishin bërë Azir Tenovës dhe Qail Çegrani me shokë, të cilët, me tradhëti bien në kurth të UDB-së duke i likuiduar në pritë. Prandaj, populli ua këndon këngën, se me dyfek frymëzohet këngëtari. Ashtu shndrit folklori me nuancat e bukurisë së vetë, duke trazuar edhe ëndrrat dhe këngët e pakënduara kreshnike.E këngët për to, gjatë vitëve që u rrëzuan, ishin të ndaluara nga UDB-a.Dhe, kështu, mbi kokën e shqiptarisë suleshin re të zeza shtrëngate, që sjell mjerim torturues, frikë dhe ngrica vdekje, në kapitullin e jetës ndryshe…Edhe historia, ah historia!….Historia sa herë shkruhej ndryshe. Shtigjet e paçelur të luftërave të vështira kanë qenë barrë e rëndë për grupet e armatosura guerile, si ajo e Azirit dhe Qailit, ajo e Skënder Kosovës apo Bajram Dobërdollit,ajo e Hashim Toplicës dhe një ordie të tërë nga rradhët e HERONJVE TË HESHTUR për çfarë do të shkruaj më tej në faqet e këtij libri! Por, në to ka mbretëruar guximi e shpresa,vullneti dhe vetëdija, pa pyetur për peshën e rëndë që mbanin mbi supe. Me të vërtetën në ballë për të nxjerrë në dritë vullnetin e popullit të trishtuar luftonin me bindje të plotë, duke denoncuarhaptas shovinizmin sllavo-komunist, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, shembull i gjallë është Kosova e sotme dhe Çamëria…. dhe ende mbeten brengë e Ballkanit!
Jeta ka qënë, ishte dhe mbeti për banorët e kësaj ane me ligjet e veta të natyrës, me kuptimin e saj të pacenueshëm , por për rrethanat që i krijojnë regjimet, ideologjitë dhe sistemet shoqërore të kohës mbetet jeta edhe si një adhurim i frikshëm :
Gjatë Luftërave Ballkanike e Botërore, hordhitë plaçkitëse serbe, bullgare e greke, terrorizuan, vranë dhe therën burra të lidhur duar e këmbë, pleq, gra e fëmijë. Duke djegur e pjekur, zhdukën fshatra të tërë të kësaj ane, bënë kërdi mbi popullatën e pafajshme, vetëm pse ishin shqiptarë.
Këto drama të tmerrrshme i mbajnë mend vetëm më të moshuarit, pleqtë, por edh më të vonshmit, bazuar në rrëfimet e prindërve, gjyshërve të tyre….
Ishte verë, gati një vit para burgosjes sime (1980-1981), kur në Çegran erdhën një grup rapsodësh, mes tyre edhe Myrtezani ( një djalosh i thatë dhe shtatlart,por që ishte i verbër! Ishte gjeni i vërtetë i këngëve kreshnike , historike e heroike, vëllai i këngëtarit Mahmut Ferati. Adhurues i këngës shqipe dhe folklotit ishte edhe Shefik Tërnova, i cili me pasion këndonte këngë gurbeti për shtegtimet e shqiptarit, por edhe këngë si ajo e ,,Halim beg Tetovës,,!UDB-ja i mbante në lista të zeza, njashtu siç i mbante edhe Maksut Deharin, e në vite që nga koha e OZN-ës kishin qënë të survejuar edhe Beqir e Baki Loku, Remzi Shaqiri, Nakil Baka, Sefë Peçi, Emurlla Sallaku, Xhezmi Komja etj. vetëm pse këndonin këngë historike, kreshnike, trimërie dhe për vuajtjet dhe flijimet e shqiptarit në trojet ballkanike, këndonin për Mujin e Halilin, për Bilall bajraktarin, Arif Sinanin, Qorr Ilazin, Rramë Bllacën,Mehmed Vocën, por me afsh dhe emocion i këndonin këngën Mahmut Dacit, Avzi Pashën, atë të Krajl Nikollës, Vulë Cetinjës etj… Të gjitha këto më lanë mbresa të thella në jetën time të ngërthyer me motive që më japin guximin, forcën dhe më bëjnë të kalitur…Por, kur dola pas shumë vitesh nga kazamatet jugosllave, kuptova se Myrtezani nuk ishte më në mesin e të gjallëve. Vdekja e tij ende ishte një mister dhe nuk dinte kush të rrëfente se çfarë dhe si ngjau vdekja e këtij rapsodi të rrrallë… Nuk i gjeta gjallë as ata rapsod të këngës së mrekullueshme me lahuta e sharrki, ishin larguar nga jeta edhe Baki e Beqir Loku, daja Nakil Baka, Sefë Peçi e Emurlla Sallaku etj. Të cilët këndonin për hallet dhe vuajtjet e shqiptarit, këndonin mbi mallet e vendlindjes së tyre!

Shqiptarët, siç thotë Sheip Kaçaku i Gjorgjepishtit, ndër shekuj pa bukë kanë jetuar, por asnjëherë pa armë, pa pushkë. Armët kanë qenë dhe mbeten pjesë e folklorit: shqiptari pa pushkë nuk ka ndenjur në dasmë e jo në kushte lufte. Këtë e dëshmojnë të gjithë kronikat dhe studimet serioze të vetive tradicionale të shqiptarëve, dokeve e zakoneve, folklorit tonë të pasur…!-, ma thoshte me një seriozitet në fytyrë Shaip Kaçaku asaj vere kur kishim kaluar në një piknik shoqëror tek stanet e Negotinës, atje pas kodrave,andej Syve të Sarrit…Atje ku dikur herët, edhe haxhi Rizahi i Gorjanit më rrëfente për mënyrën dhe faktin historik se si dhe në çfarë rrethanash u likuidua Xhemë Simnica, në të cilën dramë ishte dëshmitarë i gjallë ai vetë dhe viktim i një vorbule të trishtueshme, për çka do të qasem thellësisht në një kapitull të veçntë të këtij libri…(!)

* * *
Në rajonin e Sharrit dhe rrafshin e Pollogut, Tetovë e Gostivar, madje edhe në anët e Kërçovës, Dibrës dhe Strugës, e kudo tjetër ku banojnë shqiptarë në Maqedoni dhe në Kosovë e më gjerë, gjendja e shqiptarëve nën sundimet jugosllave ishte shumë e mjerë. Gjatë sundimit komunist mbi shqiptarët ushtrohej terrorizëm modern, me metoda staliniste që ushtronte ndaj shqiptarëve OZN-a dhe UDB-a e Rankoviçit.
Në mënyrë të organizuar e perfide, me dekada, sistematikisht bëheshin përpjekje shpronësimi, shpërnguljeje masive, kolonizimi të planifikuar ndaj shqiptarëve, të cilët duhej të braktisnin trojet e tyre të detyruar, të merrrnin arratinë rrugëve të Anadollit… me shpresë për të mbetur gjallë. Për këtë u lidhën marrëveshje të ndryshme Turko-Jugosllave kundër trungut shqiptar, duke i zhvilluar metodat e kurdisjes së proceseve të ndyra, nxitëse, të shpërnguljeve shfarosëse, gjithnjë duke sjellë serbë nga Shumadia, e duke i vendosur në tokat shqiptare. Bëhej hata…dhe murtajë…
Por, shqiptarët nuk u thyen, nuk u zhdukën. Ata ëndërruan, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni. Mbase, si rezultat i gjithë atij tmerrri, asaj jete të vështirë, me bijtë guximtarë e kultivuan traditën e luftës guerile, që herë pas here shndërrohej në lëvizje të organizuar dhe masive.
Këtu vlen të përmenden vëllezërit Kaloshin dhe Lazam Danin e Zajazit, të cilët, (mjerisht me tradhëti) pas rezistencës dhe luftës disa orëshe, në luftimet e pabarabarta me xhandarmerrinë dhe ushtrinë serbo-sllave, ranë heroikisht andej maleve të Brodit.Kurse Mefail Shehu-Zajazi u vra gjersa ishte duke luftuar në grykat e Trapkindollit, duke nxituar që të hidhej në anën tjetër të shpatit, një ushtar serbosllavo maqedon, i cili ishte fshehur pas njëgërmushke prej dëllinje, në momentin duke kaluar Mefaili pranë tij, ushtari e gjuan për vdekje… Dosjet e tyre ende gjenden në arkivin e Beogradit me shënimin “Strogo pov” (Tepër sekret), siç ndodh edhe me dosjet e Isuf Elezit, Selim Rusit, Dalip Rusit, Haxhi e Aqif Lleshit dhe të disa dibranëve të tjerë…ashtu siç ndodh edhe me Spahijt e Lumës.
Po, pse kështu?! E po kush do ta shkruaj të vërtetën historike për individë e grupe, po edhe për shqiptarët në përgjithësi, kur është vështirë që edhe një njeri i vetëm të arrijë ti shpalosë këto dengje dosjesh të pluhurosura. Ndoshta kjo është detyrë e atyre që bëjnë dhe shkruajn historianë…Dhe… !
(I kam parë dhe shfletuar këto, dhe shumë dosje të tjera sekrete, kur punoja si operativ i SDB-së për Maqedoninë, pra gjatë kohës që kryeja shkollën speciale (1972-1973) të UDB-së dhe KOS-it në Batajnicë, pranë Beogradit, nën patronazhin e Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë….).

***
Ajshja ishte njëra nga gratë e këtij fshati , si mijëra të tjera e cila kishte kaluar vite në tbane si një zonjë shtëpie qëështë kujdes për mbledhjen e bylmetit sa herë që delnin gjatë stinës së verës me bagëinë në bjeshkë. Ajo lindi në këtë fshat, dhe pasi herët mbeti jetime me një motër dhe dy vëllezër , i rriti xhaxhai i saj, Kreshnik Kalaja me shumë skamje e halle.Aty, në fshatin e lindjes, kreu edhe katër klasë fillore dhe disa klasë të tjera i kishte mbaruar me kurse të natës. Po në këtë fshat ishte martuar, dhe thuajse në jetën e saj nuk kishte përjetuar agjë të jashtzakonshme. Ajo, as kur ishte fëemijë, as kur u bë e rritur nuk kishte pas kohë që të jetonte për vete. Ishte e gjallë dhe e shkathët, kur nisi tërritet, kishte një trup të hedhur… Kur plasi lufta, ajo dhe dy vëllezërit e saj u futën në rradhët e brigatës ,,Kushtrimi,, ! Edhe vëllëzërit edhe Ajshja që në fillim u dukën si militant të sprovuar, sepse ishin me tradita dhe vyrtyte trimërie nga të parët e tyre, nga gjyshi dhe babai, të cilët I njihte historia dhe njerëzit e kreshtave tona, si trima me nam. Kjo, zatën, edhe ishte karakteristikë e malësorëve të kësaj ane… Tanimë, të gjithë burrat e fshatit kishin vajtur në Frontin e luftës kush me arradhat mbi Kala e gjer në Prizren, disa kishin nis shtegëtimet e tyre kah Pashtriku dhe Fusha e Kosovës ku bozhuret merrnin ngjyrë gjaku. Një pjesë e tyre kishin vajtur në krah shqiptarëve të Anamoravës dhe në Luginë të Preshevës. Ndryshe këtë Luftë , kur nisën të dalin edhe guerile të tjera me uniforma që në krah mbanin ambleme shqiponjën dykrenare, nisën të marrin përmasa më të gjëra dhe këtë luftë nisën ta qunin REVOLUCION ! Po, kjo vërtetë ishte koha e revolucionit… dhe Ajshja bashkë me dy vëllezërit e saj, edhepse ishin rrethana të vështira lufte dhe vetëmohimi, ata ngjallnin besimin, kishin vendosur të flijoheshin për liri dhe trimëri në emër të Atdheut, për çlirimin e të gjitha rokave etnike shqiptare nga Kosova e gjer nëÇamëri. Ajo me sytë e saj dhe shikimet si shqiponjë Sharri, nisi të sodiste andej e këndej brigjet gjer përtej kodrave anembanë! Kishte disa ditë që dukej një qetësi e heshtur. Vetëm nga një anë e malit dëgjoheshin ca mëllenja dhe zogj lajkatarë të cilët cicëronin sit ë dehur përpara vrimave të vogla të foleve të tyre, të cilat gjendeshin majë degëve të pemëve, e sikur të dëdhironin të thonin se së shpejti do vinte liria…Nga malet vini rrëkerra të fryera nga dëbora e cila kishte kohë që kishte nis të shkrinte, e dielli edhe më shumë përcëllonte bjeshkën e ënjur, ku vetëm vende vende dukeshin në pllaja e gruka borë e bardhë, ku syri i saj ngulitej si një pingul dhe që nuk donte të zbrapsej nga ai shikim.
Ajo kishte ca ditë që kishte zbrit nga malet dhe ecte rrugëve të fshatit me mashingevere në krah. Vazhdonte udhën ka shtegu i vreshtave duke përshëndetur njerëzit që takonte . Aty, pranë kopshtit të Demir Kullës takoi edhe Drenushën të cilën e pyeti me dashamirësi:
-Si e kaloni andej, Drenushë? Si je me shëndet?
-Mirë jemi, gjer më tani! Dashtë Zoti mbarojmë mirë, dhe na vjen liria e plotë!-, tha ajo me një krenari të fortë. Duke i hedhur shikimet andej nga mallet, sikur deshte të thoshte se andej na vjen liria, nga malet. Madje ajo bëri buzët në gaz dhe… me një trastë bukë dhe ca mish cjapi të thatë në tym nisi tatpjetës me ngurim e me kujdes. ***
Arriti të kalonte edhe bri fshatit Ahishte i cili gjendëj rrëzë një kodre të mbuluar me pyje që rriten në këto male si dushku, mulleza, shkoza, kreka, leska, lisa mali, lajthi dhe jorgovan. Trimit me nam, i cili morri pjesë edhe në betejën e Kosharres, ia kishin zënë pritën. Disa thonë se në këtë ,,pritë,, e nxorrën disa pjestarë të tjerë nga rradhët shqiptare të cilët nga zilia dhe inati, apo edhe nga disa motive të tjera të ulta si hakmarrje e kështu me rradhë, në dhijarenë që do të kalonte komandant Tahir Sinani, njashtu siç kishte ndodhur më herët edhe me komandant ,,Telin,, apo edhe Zahir Pajazitin,, dikush i nxorri në pritë, duke i likuiduar. Kështu flitet edhe sot. Në kujtim të tyre sot janë ngritur lapidarë që heshtin e nuk flasin. Lapidarë e pllaka të shkruara merrmerri me përkushtimin e dëshmorëve, gjithandej bri rrugës me këthesa të lakuara si një gjarpër pa kokë… Fytyra e tyre në lapidary, duket aq krenare dhe sikur duan që të flasin vetëm me malet.
Komandant Kreshnik Kalaja mbrini i hypur në një kal të bardhë dhe i fuqishëm, Me të arrirë kali nisi të hingëllon, dhe duke fringëlluar me hundë nuk rrinte i qetë, edhe 2-3 herë bëri me hundë sikur të kuptonte edhe kafsha se diçka e tmerrshme kishte ndodhur. U dëgjua edhe zëri kumbues dhe metalik i komandantit: ,, Drenushë moj, shiko atje kah horizonti në qiell që ndrisin. Po si ata janë edhe këta dy yje që janë të shtrirë këtu, janë yje polar, dëshmorë të kombit që dhanë jetën për liri të Atdheut!,,
Ajo u hudh në përqafim të të dyve dhe ua puthi sytë. Fytyrat e dy vëllezërve trima dukeshin sikur kishin marrë ngjyrat e bukurusë së shejtëtë trimërisë dhe guximit. Asaj i pikuan dy pika lot në faqe, ngase nuk donte të qante me zë, sepse për to qanin malet, dhe shembulli i tyre mbeti devotshmëria dhe krenaria prej dëshmori.
Të tillët janë të rrrallë, dhe lavdërimi qoftë me to!
I varrosën në një kodrinë , aty te vendi i luftimeve, ku u zhvillua një betejë e ashpër, aty ku dy vëllezërit rënë dëshmorë kundër trupave të armikut, mes dy lisave të gjatë ndërmjet pishave .Komandanti, pas ceremonisë së varrimit, i hypur në kal, ia hoqi frerin që e mbante kafsha me dhëmbë, hingëlliu përsëri dhe u nis tej ledinave të rrëzës si shigjetë. Dollama e komandantit u hap si krahët e shqiponjës dhe u zhduk pas kodrës mollake…
Pasi mbaroi lufta, Demir Kulla ngriti lapidarian e tyre ku emrat ua gëdhendi me daltë çeliku dhe ua skaliti me ngjyrë floriri, kurse në mes të gravuar ua qëndisi shqiponjën dykrenare! Kjo është dhe mbetet një krenari e devotshme, që shembëllen dhe shkëlqen gjatë ditës e praruar nën rrezet e diellit, madje gjatë natës balli i tyre spikatet nën dritën e hënës.

5

Në mbretërinë e nëndheshme, ku qeveriste Hadi, nuk ishte hera e parë që ndodhnin veprime të ndaluara, për të cilat sundimtarit i qe dashur të merrrte vendime të rrepta. Por faji që sapo ia raportuan, përveçse i pazakontë, trondiste tërë pushtetin e tij absolut. Hm, po kaloi miu një herë nëpër mustaqe, filloi të mendonte për psikologjinë njerëzore, e bën rrugë pastaj. Ai s’kishte ndër mend të lëshonte pè dhe për hir të një rebeli, që kishte shkelur mbi bujarinë e sovranit, t’u hapte rrugën shthurjeve të mëtejshme.
Në krye të muajit, sipas kërkesës në kancelarinë e mbretit, ishte paraqitur para tij një nënshtetas i errësirës, që dikur pati jetuar në Efirë, qytet në skaj të visit të Argut. Mbasi u gjunjëzua, duke shprehur përulësinë dhe bindjen ndaj Hadit, i parashtroi një lutje. Donte dy javë leje që të kthehej përkohësisht në botën e mbidheshme.
“Cila është arsyeja, çfarë halli ke?”, pyeti mbreti.
“Më ka marrë malli për time shoqe, por sidomos për tim bir, Glaukun”, u gjegj tjetri.
Nëpërmjet korrierëve që komunikonin me të gjallët, Hadi ia kishte dëgjuar zërin atij efiridi. Thuhej se për mend s’ia shkonte kush, por ishte gjithashtu dinak. Megjithatë motivi i lejes ia preku zemrën. Ishte ende mesi i verës dhe, pas mungesës që atij i dukej e pafund, vetë Hadi mezi priste kthimin e Persefonit, gruas së tij sezonale.
“E kuptoj”, tha, “edhe malli është hall, madje hall i madh.” Pastaj, si për ta përmbyllur dobësinë që po tregonte, e paralajmëroi: “Por dy javë dhe asnjë ditë më tepër!”
“As dhe një orë më tepër, Madhëria juaj!”, e siguroi nënshtetasi për besnikërinë e pathyeshme.

Kështu, qytetari nga Efira e pa veten rrëzë një mali me një shkëmb të rëndë përpara. Atij i duhej ta ngjiste gurin përpjetë. Mirëpo, sapo i afrohej majës, guri i rrokollisej dhe gjithë përpjekja fillonte nga e para. Kishte ardhur stina kur syri s’të shihte gjëkundi blerim. Era uturinte dhe në qiellin e rrudhur, ndonëse ngjante më i vogël, vorbullonin retë kërcënuese. “Ç’bëhet tani në atë burgun e zi”, pyeti veten i dënuari, “është i kënaqur mbreti?” Teksa Persefoni mblidhte lule fushe, duke e dashur për grua, një ditë Hadi e grabiti. Mirëpo nëna e saj u ankua te Zeusi dhe Hadi u pajtua me këshillën e të vëllait për t’ia kthyer të bijën, veçse me marrëveshje: Persefoni do të qëndronte tetë muaj në botën e mbidheshshme dhe katër në të nëndheshmen. Përderisa natyrës i kishte rënë shkretimi i dimrit, efiridi u kujtua se në këtë periudhë vajza e Demetrës, perëndeshës së pjellorisë së tokës, ndodhej në mbretërinë e errësirës.
Pastaj kaluan vite dhe rrrallë e më rrrallë kujtohej për Hadin. Si të fshihnin ndonjë enigmë të pazbërthyeshme, herë-herë i ndërmendeshin fjalët e fundit të dekretit të tij, të cilin ia kishte komunikuar me gojë kryekorrieri i mbretit: “Vetëm një rrugë shpëtimi të mbetet. Dhe po e gjete, përveç çlirimit nga dënimi, bëhesh prapë i përjetshëm. Por kësaj here për t’u shpërblyer në mënyrën më bujare.”
Vallë, ku flinte lepuri? Ishte një tallje funebre apo Hadi po e shfrytëzonte këtë ngjarje, për të provuar mes njerëzve ndonjë sekret të perëndishëm? Sado nuk donte të ngarkohej me barrë të tjera, zullumqarit s’i shqitej dyshimi. Ose dekreti e saksiononte vërtet paragrafin, ose atij i kishin bërë veshët. Por kot hahej me vete, dekreti e përmbante kumtin.

* * *
Ec e ec, koha kalonte. Ai u bë shekullor dhe mundimi i gjatë e razbiti. Një pasdreke, kur po i afrohej majës së përpjetë dhe guri i mori sërish rrokullimën, kaq i pangjashëm iu duk ndëshkimi i vet, sa Sizif Eolidi i bëri thirrje së Ardhmes për t’ia ndriçuar këtë pikë. E ardhmja iu përgjigj. Diku përtej deteve iu shfaq një mal tjetër, si prej biluri të bardhë. Disa punëtorë me varé, leva e qysqi, nxirrnin blloqe nga masivi që farfurinte nën rrezet e diellit. Ndërkaq, një zevzek trupshkurtër por gjithë energji lëvizte andej-këtej nëpër gurore, duke u rënë blloqeve me çekan për t’u dëgjuar tingullin. Kishin ndonjë çarje a plasaritje nga brenda, ç’tregonte jehona?
I dënuari do ta shihte shpesh në malin e Karrarës këtë tip, veshur me këmishë të bardhë pa jakë, pantallona të zeza me kallca dhe këpucë lëkure. Kur e pa në rresht me hamejtë, mbytur në djersë dhe të kërrusur nga pesha, sepse po tërhiqnin një gur të rëndë që e kishin lidhur me litarë, murmuriti disi i lehtësuar:
“Unë s’qenkam i vetmi në këtë botë, ja ku është një Sizif tjetër!”- drejtoi gishtin malësore me shikim andej kah mallet.

***
… Ai e kishte patur ëndërr të vizitonte shpellën ku, sipas mitologjisë, ishte ndeshur Odiseu me Ciklopin.Teksa shkonim tek vendi ku ndodhet shpella, bariu kujtonte momentet dhe pamjet mahnitëse të kësaj shpelle, nxitën tek ai kujtime të një kohe të largët që lidheshin me historinë shqiptare. Kjo shpellë, sipas tij, duhej të ishte skena e vërtetë ku duhej të përshkruhej edhe ngjarja e përballjes me Ciklopin”, – mendonte djaloshi me vete , gjersa xhupin e leshtë e mbante hedhur në njërin sup të krahut !
Duke parë nga larg kopenë e duke shijuar natyrën, mendoi t’ia maerrte njëherë këndimit, me mallin që kishte ndaj kopesë.
“…Nuk do të ketë besnikëri tjetër veç besnikërisë ndaj Partisë. Nuk do të ketë dashuri tjetër veç dashurisë për Vëllain e Madh. Nuk do të ketë të qeshura, veç të qeshurës së triumfit mbi armikun. Nuk do të ketë as art, as letërsi, as shkencë …! Nuk do të ketë kureshtje apo gëzim të jetës. Gjithe kënaqësitë konkurruese do të shkatërrohen. Por gjithmonë pushteti gjithmonë ka për të qenë dehës, vazhdimisht në rritje e vazhdimisht më i rrafinuar. Përherë, në çdo çast do të ekzistojë drithma e fitores, ndjenja e shtypjes së një armiku të pafuqishëm. Nëse do një imazh të së ardhmes atëherë përfytyro një çizme të ngjeshur në fytyrën e dikujt – përjetësisht…”- për një cast iu kujtuan fjalët e “Postierit” të fshatit, i cili ishte kuadër Partie dhe i angazhuar.
Dhe, përsëri kujtime tjera për vuajtjet e babait burgjeve të Bosnës
“Plotësisht është e qartë dhe e kuptueshme se burgu shënon datë të rëndësishme në historinë e drejtësisë penale, ose duke e shikuar atë që nga kohërat më të lashta të Perandorisë Egjyptiane, asaj Osmane dhe Austrohungareze, madje edhe të kohës s Xhingis Kanit dhe këto të sotmet, të kohës së re dhe komuniste, të shteteve të Bllokut kominternist dhe ato të Botës së Lirë demokratike,por nuk anashkalon edhe futjen e sistemit të drejtësisë në duart e pushtetit të ri klasor, i cili do të niste vrullshëm, e që ka edhe mëngësitë e veta juritike dhe gjuqësore, me të gjitha formalitete dhe praktikat rreth arrestimit, hetuesisë,akuzës dhe gjykymit të të pandehurit i cili kalon në disa faza tmerrri… Sistemi komunist dhe vite të vrara për një drejtësi dhe gjygjësor të pavarur, ku të gjithë anëtarët e saj trajtohen të barabartë, vetëm se të gjithë ata duhet t’u nënshtrohen llojeve të ndryshme të procedurave të cilat janë veçanti e një pushteti të caktuar, që i bie se prapëseprap ai pushtet parashtron rregullat e lojës !- kishte menduar gjatë si në një ëndërr të papërfunduar.
Megjithatë, kjo nuk është gjithnjë dhe gjithmonë sipas rregullave dhe ligjit e të drejtës me praktikën. Bëhen gabime , keqtrajtime dhe tejkalime kompetencash në dëm të të akuzuait, që nuk falen.Këtë e dëshmoj edhe me faktin që e kam ndje dhe përjetuar vetë në lëkurën time: i arrestuar /kidnapuar/ dhe dëbuar në burgjet e Zenicës, ku nuk dija se cili ishte ,,faj,, imi, sepse nuk kisha bërë keq ndokujt në jetë, nuk isha autor i ndonjë ktimi…Më akuzuan me rrena dhe trillime për ,,krim,, ,,vrasje,, të imagjinuar dhe rast të montuar, i dënuar me 20 vute burg, e që pasojat i ndjej edhe sot kur gjendem në ,,liri,,!
Ose, kemi edhe raste që mban mend historia, burgosjen dhe dënimin e Drajfusit, apo rastin e Julian Assange, që na e dëshmojnë anën e asaj se si është të biesh nën kurthin e parashtrimit të rregullave nga ana e pushtetit. Aferën e Drajfusit e ndoq me vite dhe zbardhi të vërtetën, pa rregullsitëtë e procedurave gjyqësore dhe dënimit shkrimtari I njohur Emil Zola i cili me angazhimin e tij human dhe njerëzor nxorri në dritë të vërtetën dhe pafajsinë e Drajfusit ! Edhe me rastin e Julian Assange, bie fjala, si protagonist i një afere të çuditshme edhe sot e kësaj dite ndiqet prej organve shtetërore të SHBA-ve, ndërsa në anën tjetër shteti i Ekuadorit këtij të fundit i jep azil politik. Dhe çfarë nuk ndodh me fatumin dhe tragjikën e njeriut-viktimë në analet e gjykimeve dhe të rusiprodencave. Pra këtu gjejmë dy pushtete që interpretojnë një çështje që do të duhej t’u takonte organeve të drejtësisë ta jepnin fjalën e fundit të të drejtës relevante e kompetente, të drejtës së vërtetë e reale, si pushtet i ndarë nga dy pushtet e tjera politike të një vendi, e sidomos të vendeve me reformat e reja juridike dhe të sistemit penal në shtetet demokratike të Ballkanit.

***
… Gjersa një person me ndërgjegje të pastër dhe i pafajshëm gjendet Brenda mureve të burgut, ose i mbyllur Brenda katër mureve të trasha betoni të qelisë skëterrë, siç jam gjendur unë me vite e vite dhe i ballafaquar me një process të inskenuar gjyqësor dhe për rast të montuar fund e krye me shpifje e akuza të rreme, nis e vihet në lëvizje i tërë truri dhe mëndjas e njeriut, duke vë në çështje shtjellimi të kaluarën dhe veprimtarinë e tij në retrospective, duke u orvatur të gjej shtigjet e të vërtetës dhe asaj nëse dikund ka ,,gabuar,, apo të hap tablonë e jetës së tij si njeri me të gjitha karakteristikat e tija humane dhe njerëzore. Pra, mendja e tij njerzore është veprimtaria e trurit dhe në veçanti, personaliteti, mendimi, dëshira, perceptimi, arsyeja, kujtesa, përfytyrimi, mençuria dhe emocioni, duke kërkuar arsyet reale dhe të vërteta , shkaqet apo prapavijat e kurtheve përse ai, si person dhe shpirti I tij gjenden pas grilave të hekurta, pas mureve të burgut?…
Teoritë moderne, të bazuara në kuptimin shkencor të trurit, e shikojnë mendjen si një dukuri të psikologjisë. Është fakt se disa argumentojnë se vetëm funksionet mendore “të larta” përbëjnë mendjen: veçanërisht arsyeja dhe kujtesa. Në këtë pikëpamje emocionet si dashuria, urrejtja, frika, gëzimi janë më shumë “primitive” apo varësi e natyrës dhe duhet të shihen si të ndryshme në natyrë ose prejardhjen e mendjes, me të cilat fortuna dhe stuhi shpirti kacafytesha edhe unë me mendjen time: përse vallë kështu dë veprohej ndaj meje, dhe kush kishte aq mllef e urrejtje, të përgatisnin kurthe aq perfide me akuza të trilluara, ose për ndonjë hakëmarrje të më nxjerrnin në bangën e zezë të të akuzuarve…E unë nuk dija se cili ishte ,,faj,, imi!
Arsyeja është pasuria më e madhe e njohurisë, që mbikëqyr kuptimin “përzgjedhës” dhe vendos apo njeh kufizimet e tij me mendjen e shëndosh dhe të logjikës njerëzore. Për racionalistët arsyeja është aftësi me të cilën fitohen të vërtetat themelore. Ndërgjegjja, sipas psikologjisë tradicionale, është një funksion i aftësisë njerzore për të përvetësuar diturinë. Ndërgjegjja është dhuntia e vetë gjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave tona morale. Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të “shqyrtojme ndërgjegjen tonë” dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve .
Metaforat e zakonshme që përdorim në lidhje me ndërgjegjen janë: “zëri i ndërgjegjes”, “zëri i brendshëm”, “brejtja e ndërgjegjes”, “ndërgjegje e pastër” etj.Ose, vë në lidhje me këto, me vite e vite është prezente NGRITJA E ZËRIT tim dhe NDËRGJEGJA e pastër, beteja ime kundër AKUZAVE dhe rastit të MONTUAR, lufta ime kundër PADREJTËSIVE dhe asaj që është vepruar nga KEQBËRËSIT në emër të ligjit, autorizimeve zyrtare, duke përdorur metoda dhe mjete të ndaluara me ligj, duke ushtruar terror dhe dhunë mbi viktimën e pafajshë, dhe me një qëllim të caktuar për ndonjë hakmarrje apo KARIERIZËM të tyre, duke vepruar si një klan criminal të nëntokës në kohë dhe hapësirë.
(Brenda qelive prej betoni të burgut me mure plotë njolla të njoma e të thara gjaku, labirinthe të errëta, burg me koridore e këthesa dhe dyer të trasha të mbyllura me hekura)
… Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritëshme dhe të mendueshme të pasojave (përgjegjësisë). Përkundër tyre dhe ndërgjegjes së tyre kanë vepruar të ashtuquajturit ,,inspektorë,, të PB Bugojno me Ante Bernadën, Fikret Bradariq dhe PB Gostivar me Zhivko Mitevskin, Temelko Boshkovskin, Murat Muratovskin, Haki Fejzulin, në relacionet SJB dhe SDB Shkup me Nikolla Ilievskin, Bexhet Bexhetin, Sllobodan Stankoviqin etj. e gjer në Beograd dhe Sarajevë apo Zenicë në krye me Zdravko Mustaqin , Stane Dollancin, Mirko Bunevskin , Bodul Nikicën, Dzumaludin Mutapqiq, Tihomir baboviq, Sulejman Kapetanoviq, Ante Varunek ky i fundit një gjykatës i lartë supreme në Sarajevë por i njohur në gjitha ato treva dhe gjithë Kroacinë si njeri kreten, i pamoralshëm dhe klan i Zdravko Mustaqit, Franjo Herleviqit, Dushko Zgonjaninit dhe , Branko Mikuliqit dhe Stane Dollancit etj.

***
Psikologjia është studimi i mendjes në funksion të sjelljes së njeriut. Objekti studimor themeltar i saj është të kuptuarit e individit dhe të grupit, nëpërmjet përcaktimit të rregullave dhe normave të cilat variojnë nga kategorizimet e përgjithshme tek individualiteti.
Degët e Psikologjise:
Psikologjia fiziologjike – Studion bazën fiziologjike të proceseve psikike që paraqesin sistemin nervor dhe atë endokrin.
Psikologjia eksperimentale – Psikologët e kësaj fushe të studimit bëjnë prova dhe eksperimente për të studiuar se si reagojnë njerëzit në ngacmues te ndryshëm. Megjithatë, duhet cekur se Metoda e eksperimentit ndalohet në atë moment kur rrrezikohet jeta e njeriut fjatë të ushtruarit të dhunës dhe terrorit ndaj personit/ të pandehurit/, e ku personat e lartpermendur të cilët zhvillonin një ,,hetuesi,, terrori dhe në saje të ARGUMENTIT TË DAJAKUT nuk kishin të ndalur as pas 16 muajsh dhune dhe krimi që bënin në emër të autorizimeve të tyre të tejkaluara dhe ligjit që e kishin keqpërdorur në mënyrë direkte dhe sistematikisht..
Brenda mureve të larta dhe të trasha prej betony gjer më 5-6 m. madje të rrethuar me rrjet telash me gjemba dhe përçues elektrik, siç është burgu i Zenicës ku unë si i dënuar i pafajshëm dhe me akuza të rreme e për rast të montuar, kalova vitet më të mira të rinisë sime aty, gjendet një hapësira disa hektarësh rrëzë një kodre të thepisur shkëmbore dhe e lartë gjer në hapësirat qiellore, prej afro 100 m. e prerë si me thikë, atje ku duken se ato maja shkëmbi puthen me qiellin në horizont ku dielli lind e perëndon në rrugën e tij…
Burgu i Sigurisë së Lartë është i dedikuar vetëm për të burgosurit rrrezikshmëria e të cilëve është e lartë dhe veprat e tyre janë me dënime të gjata, me vite e vite.

***
Natyrshmëria e lindjes së burgut siç e kategorizon Foucault, vjen si një kapërcim i mënyrave të tjera të dënimeve, madje ai e sheh atë si një fryt të zbutjes dhe sofistikimit të llojeve të dënimeve nga e kaluara. Prandaj burgu shumë shpejtë hyn në sistemin e drejtësisë penale, për tu futur thellë në të, dhe as sot me gjithë dështimet, parregullësitë dhe mungesën e dobisë, përsëri është i domosdoshëm dhe i pazëvëndësueshëm, dhe që i bën një lloj apologjie ekzistencës së burgut, duke theksuar elementet e forta të cilat sipas tij janë ngjizur në vetëdijen e shoqërisë.
Pra, autori jep disa arsye pse në këtë kohë ekzistenca e burugt nuk mund të shqitet nga sistemi i drejtësisë.
Në burg, ose Brenda Kështjellës së nemur, egzistojnë edhe disa rregulla dhe parime të veçanta:
Parimi i parë– Izolimi. Sipas këtij parimi, dënimi nuk duhet të jetë vetëm individual por edhe individualizues. Theksohet nevoja e veçimit të individit brenda atij mjedisi të mbyllur. Në burg sipas këtij parimi ekziston rrreziku që nga takimi me anëtarë të tjerë të cilët kanë kryer krime të ndryshme, të krijohet një shoqëri kriminele e cila mund të nxisë revolta, pakënaqesi. Konkretisht rrreziku i burgut është se brenda një kombi të madh krijohet një komb i vogël. Vetmia shihet si një opsion i cili ju mundëson individëve të reflektojnë në lidhje me atë çfarë kanë bërë, të shkëputë mardhenien me pjesëtarë të tjerë të krimit, si dhe shmangë aktet e ulëta imorale. Me këtë lloj dënimi shihet mundësia jo vetëm e larjes së dënimit por edhe të arritjës së paqes shpirtrore përmes reflektimit në vetmi.
Parimi i dytë–puna në alternim e kombinuar. Kjo do të thotë se koordnimi i një orari të mirë për të burosurit, do të ndihmonte në riafirmimin e individëve në ambientin e jashtëm pas izolimit. Në këtë parim parashihet një orar ideal mbi të cilin do të ngrihej vetëdija dhe ndërgjegjësimi i të burgosurit. Kjo do të sillte edhe deri te njëfarë forme “shërimi” i tyre. Dita e diele të ishte pushim dhe tu dedikohej ritualeve spirtiuale. Pasi të kalonin, jave, muaj, vite, atëherë individi do të përqëndrohej në jetën e tij dhe do të reflektonte për ndërgjegjien e tij.
Parimi i tretë–më shumë lidhet me ndarjen e verdiktit të vendimit nga gjykata dhe rolit të burgut. Pra edhe në këtë parim ritheksohet fakti se burgu shpesh tejkalon elementin themelor për të cilin është krijuar; heqjen e lirisë së individit. Ndonëse rroli i burgut është të modeloj formën e dënimit që është ngarkuar nga gjykata, duket sikur merrr të drejtën e ushtrimit të vendosjes për shumë gjëra që nuk rezonojnë me kompetencen e tij si institucion i mbylljes. Sipas këtij parimi, gardianët ose mbikqyrësit e burgut do të duhej të kishin më shumë rol në vëzhgimin e të burgosurve, në njëfarë forme, rezultatet brenda burgut të determinonin pak a shumë kohëzgjatjen e qëndrimit (ose lirimit) të të burgosurve.
Burgu sipas Foucault nuk është vetëm vend ku duhet të kryhet dënimi, por vend në të cilin duhet njohur të dënuarin. Nëpërmjet njohjes së të dënuarve ne mund të ekzaminojmë të metat e shoqërisë, të shohim kushtet dhe rrethanat në të cilat prodhohen ata, si prodhohen dhe si mund të parandalohet prodhimi i tyre. Pra, ai që sistemi i drejtësisë penale na e sjellë si shkelës në burg, në fakt është delikuenti. Prandaj është e rëndësishme të shikohet ky dallim sepse për një delikuent nuk është karakteristikë akti, por komplet jeta e tij, për këtë shkak është e nevojshme të vendoset tjetër model “ndëshkimi” ose modelimi i atij “teatri” për të riformësuar jetën e tij që nga fillmi.Shkencëtarët dhe filosofët që merrren me analiza dhe trajtimin e këtyre çështjeve, sygjerojnë që proceset gjygjësore të drejta dhe të mirëfillta (jasht atyre të montuara ose të inskenuara me motive politike), të bëjnë hulumtime relevante biografike në lidhje me të dyshuarit, të ndajnë profilet e tyre sipas të kaluarës dhe personalitetit të tyre të formuar brenda për brenda një shoqërie dhe rrethanash të veçanta.

***
Ajo dëshironte harenë e gëzimit dhe magjepsjen dhe mbi te gjitha kështu e këshillonte shoqen e saj të mirë dhe të ngushtë, sepse kështu mendimet e mira për vëllaun përmallë, dukeshin të pranueshme, nëse ajo dëshironte të ishte gruaja e butë, e denjë, e ngrohtë dhe më e lezetshme e Albanit.
…Të kishe një degë ulliri të çelur në dorë, ajo e ëndërronte këtë sikur të merrrte një erë dhe aromë të mrekullueshme, nga e cila gjë do ta kishte zili edhe Lulja e kujtimit ose Pëllumbat e bardhë që fluturonin përtej kufijëve të stinëve. Edhe një degë bliri , sikur të ishte, sepse këto ishtin pemët më të dashura të saj, por edhe adhurinte edhe luledielli, shegën, trëndafilin, e lulekuqjen bashkë me frutat e luleshtrydhës që ajo i adhuronte më së shumti në jetë. Pëllumbi, mjellma dhe trumcaku, harabeli, dallendyshja ishin zogjtë e saj.. E plotëfuqishme mbi hyjnitë, njerëzit dhe krijesat, rrjetës së magjishme të saj nuk i shpëton kërkush, as Adami dhe as Zeusi, as Havaja apo profeti Muhamed me dhjetërat dashuriçkat e tija që kishte,sepse dashuria e tyre ishte si vetë loti, si ajo shkumba nga e cila kishte lindur Afrodita nga deti. Labirinthi i shpirtit është yllësia e dritës mahnitëse e Drenushës hyjneshë !
Përjetimet që përvijohen në zemrat dhe shpirtin e të dashuruarve,kanë ndjesi hyjneshe të përvojave intime, vlerave shpirterore të shtrejta të dashurisë së amëshuar të Shpirti sa hyjnor po aq edhe magjik…

***
… Kishte kaluar muaji i luleve, kur Fanushja, duke u transferuar nga kampi i rrefugjatëve të cilët paraprakisht ishin vëndos rrëzë Kodrës së Gjarpërit mbi ledinat mes Çegranit dhe Forinës, kishte disa muaj që ajo me ajroplanin ,,All Italia,, kishte zbritur në ajroportin amerrikan “Gjon Kenedi” në Njujork. Shumë të dëbuar nga Kosova, tanimë kishin kaluar oqeanet dhe ishin vendos kush në Brazil e kush në Zelandë të Re. Por, më së shumti kishin ardhur nga Ballkani këtu në SHBA.
Dhe, me të arritur të Fanushes në Amerrikë, aty kishte nis një jetë të re. Aty, zatën, ishte njoh edhe me arbëreshin Antonio Mario Darën, një djalosh me prejardhje nga fshatrat e arbëreshëve të Palermos afër Kozencës. Ishin takuar disa here dhe kjo miqësi e tyre, thuajse vazhdonte edhe më tej. Por, Dara, fshehurazi kishte një simpati të veçantë ndaj kosovares Fanushë.Megjithatë, kjo mbete një histori e drojtur, sepse Dara, sikur nuk kishte guximin t’ia thoshte në sy se e dashuronte. Ose sëpaku këtu mendonte se arbreshit të ri i mungonte guximi që asaj, t’ia shprehte dashurinë…Kështu që, tanimë kishin kaluar edhe muajt e luleve. Po afrohej stina e vjeshtës dhe gjethet kishin nis të merrrnin një ngjyrë të verdhë argjendi !
… Një ditë të vonë tetori Fanushen e thirri shefi i policies në Departamentin e emigracionit në Njujork. Kapiteni kishte dëshirë që t’ia jepte vetë lajmin se ajo u pajis me dokumentat e duhura, me ,,Grin kartën,, amerrikane që e kishte pritur ca kohë. Mendimet i shkonin andej përtej Oqeanit, në vendlindjen e saj. E kishte marrë malli për bozhurët e Kosovë, edhe për ato zambak të bardhë të Prizrenit, sepse që kur ishte nxënëse gjimnazi atje, i mblidhte me kujdes dhe aromën dehëse e respironte me shpirt, me mallë e zemër.
“Çfarë mrekullie është atje, ka njerëz shumë të vyeshëm, bujarë, fisnikë dhe me tradita të mikëpritjes…Kam qënë disa vite atje. Oh, sa më ka marrë malli për ato lule të kuqe bozhuri!”-, tha si prej pushke oficeri për emigracion në Nju Jork, i cili me rastin e luftës në Kosovë kishte qënë si officer i NATO-s.”Të kuqe, si gjaku i Kosovës, sepse me gjak është vaditur ajo tokë atje!”- përfundoi ai.
-Ju faleminderit, zoti kapiten!- i tha Fanushja.
Djaloshi duarët i kishte të ngjitura për timoni dhe disi dukej i menduar, por si qëllimisht iu shmang autostradës, e ktheu makinën në periferi të qytetit. Hynë në një park. Çuditërisht ajo nuk e kundërshtoi. Kishte krijuar një lloj besimi tek ai. i kishte lënë përshtypjen e një njeriu të mirë. Gjithashtu ajo kishte nuhatur që ai e pëlqente, por ajo nuk i kishte dhënë asnjë shkas për ta mbajtur me shpresë.
– Fanushja, ishte shoqe e ngushtë dhe shumë e dashur e Drenushës, të cilët që kur kishin shkuar refugjatët shqiptarë të dëbuiar nga Kosova në Amerrikë, ato nuk i kishin ndërprerë letërkëmbimet, dhe nuk i vjente keq që miku me të cilin e kishte njohtuar ajo nëpër mes letrave, e që e quante zonjushë.
Fanushës i bëhej qejfi !
,,Femrat e moshës së saj nuk e mendojnë aq lehtë dhe shpejtë martesën. Sot vajzat e kanë të vështirë të vendosin për një lidhje serioze, pasi duan ta shijojnë jetën!,,- mendoi ia me vete, duke i dhënë gas kainës ,,Ford Torino,, e cila , nga forca që kishte shumë kuaj fuqi dhe komoditeti, dukej sikur po fluturonte.
-Po tani që jëni siguruar edhe me ,,Grin kartë,, bile edhe vendin e punës ku punonin e keni mirë, si i keni planet dhe mendimet rreth ndonjë fejese apo martese?!- e pyeti ai qëllimisht, dhe vazhdoi më tej ende pa i dhënë ajo ndonjë përgjegje: – Sepse…Sot nuk është lehtë të hasish në njeri të sinqertë. Njerëzit janë bërë të çuditshëm dhe…!
-Për këtë u jap të drejtë, sepse martesa, betimi para altarit e një unazë në gisht asnjëherë nuk janë garanci për të ardhmen e një martese ose të një jete bashkëshortore!- u gjegj Fanushja dhe sytë i shkëlqenin si një tigreshë, kurse fytyrën ia përshkonte një ngjyrë trëndafili. Ajo fliste me një krenari në vete, me një bindje dhe vetëbesim të plotë, sepse të tillë e kishte edhe kulturën edhe edukatën e races që i takonte…
Zbritën nga makina dhe nisën të ecnin ngadalë duke biseduar.
-Tani që more Grin Kartën do të kemi më tepër kohë të qëndrojmë më gjatë apo të shëtisim bashkë, duke pitë ndonjë kafe në një restorant që unë e preferoj!-, tha aid he vazhdoj si me droje:
-Gjatë këtyre javëve edhe në letra me Drenushën kemi shkruar për shumë gjëra, kemi folur vetëm për ty. Më vjen pak çudi që ti nuk ke pyetur kurrë për mua. A nuk të interesoj fare?- ishte zëri metalik dhe kumbues i djaloshit flokë zi dhe kaçurele, sikur të kishte lindur në malet e Permetit apo Skraparit të Shqipërisë.
-Shoh që jeni mirë. Përse duhet t’ju pyes. Jeta juaj ju përket vetëm personit tuaj. Për mua mjafton që tek ju gjej një mik të mirë tek i cili kam besim.
-Faleminderit për konsideratën! Gjithsesi unë me pak fjalë do të flas për veten.

***
-Kam lindur në një fshat arbëreshë të Kozencës së Kalabrisë. Stërgjyshët e mi, disa breza të shkuar, kanë emigruar nga Arbëria, ose Albania. Thuajse të gjithë banorët e jugut të Italisë, e kanë origjinën andej nga ju. Po them nga ju, sepse di nga historia se edhe Kosova është Shqipëri, janë toka shqiptare. Ndaj po ta Havajalizojë me kujdes e të kërkojë me këmbëngulje, cilido gjen origjinën e emrit dhe rrënjët e veta. Kur pyesim se nga je? Përgjigja është:-nga Kalabria, domethënë se janë nga Labëria. Po kështu është edhe prejardhja e Toskanës. A nuk quhen shqiptarët edhe Toskë edhe Gegë? Jemi një trung. Toskëri e jugut të Albanisë dhe banorët quhen toskë? Ata gjatë emigrimeve mesjetare aty ku u vendosën, u vetëquajtën toskë dhe krahina e mori emrin Toskanë. Këto vlejnë vetëm për të sqaruar prejardhjen time. Ju flas hapur se, si unë, edhe shumë të tjerë arbëreshë e kanë për nder që në deje u rrjedh gjak shqiptari. Atje i kemi rrënjët, kurse ne jemi degët që ka rrëmbyer stuhia me vete, ajo stuhi Stuhia të tërbuar që shkon e vjen me rrëmbim dhe frynë nga detet.
Edhe ju nga Kosova jeni të njëjtit gjak dhe të njëjtës rrënjë. Prandaj ne në Kalabri në shekuj kemi ruajtur gjuhën dhe traditat të kohës së De Radës ose të Gjon Buzukut, të kohës së Skënderbeut. Nëse nuk do të kishim ndjesi të tilla, ne nuk do të luftonim që të na trajtonin si pakica kombëtare, gjë që e arritëm në Kalabri. Qysh me fillimin e shekullit të ri kemi fituar të drejtat tona si minoritet, lidhur me gjuhën, kulturën, historinë e të parëve tanë, si dhe vizitat e ndërsjellta dhe këmbimin e përvojave dhe kulturave që kemi… Edhe ju në Kosovë keni pot ë njëjtat ndiesi njerëzore dhe kombëtare, sepse jemi popull i civilizuar dhe i stërlashtë ne në tokat brigjet Apenine dhe ju në shtigjet e Ballkanit.
-Nuk çuditem aspak me thëniet tuaja, zotëri. Sepse kjo është një gjë fisnike nga Havaja juaj, është edhe një guxim dhe trimëri, sepse sot në këtë kohë pa kohë, ose të them kohë çudirash dhe fortunash, shqiptari nuk e ka fare lehtë. Nuk e kanë pas as të parët tanë, dhe dashtë Zoti vijnë kohë më të mira, lindin dielli dhe shpresa e të mirës për shqiptarët kudo që janë, e sidomos për brezat që vijnë. Prandaj, po them, se ne na duhet të jemi të inkuadruar dhe në NATO, në BE dhe çështjen kombetare shqiptare ta promovojmë dhe kërkojmë zgjidhje për mes këtyre institucioneve dhe diplomacisë ndërkombëtare dhe të OKB.
-Pasi mbarova liceun në Kalabri, kreva studimet në Universitetin e Bolonjës në degën e atropologjisë. Bile kam bërë edhe shumë studime nga kjo fushë lidhë me rrënjën dhe prejardhjen e gjenit tim, të rrënjës dhe gjakut. Tani më kanë ofruar një vend pune në Romë prej nga mendoj të mbaj edhe lidhje më të ngushta me Shqipërinë dhe Kosovën, atje ku rriten bozhure të kuqe dhe lule të bardha…
Ai i harruar pas bisedës, pa vetëdije po e ngiste automjetin në drejtim të parkut. Papritur ajo i kërkoi ta ndalte pak makinën. Sa gjeti vendparkim ai frenoi. Ajo uli xhamin, hodhi një shikim të shpejtë e gjithëpërfshirës përreth dhe psherëtiu, duke menduar për fatin e saj dhe për të gjitha ato gjëra të bukura që Drenusha ia kishte shkruar në letër.
-Tani doja të isha atje në vendin tim, në veriun shqiptar, ku bora ka zbardhur gjithçka, që nga Gryka e Rugovës, Bjeshkët e Nemura dhe gjithë Dugagjini e Prizreni ku rriten bjeshkë të buta baritore, e në tbane blegërojnë tufa e deleve.
-Po pasaportë? Ke ti pasaportë kosovare?
-Jo, nuk kam. Dua të kem një pasaportë shqiptare. Tani për tani nuk kam kurgjë, pos dokumenteve amerrikane për udhëtim, sepse unë kam emigruar në Amerrikë pas dëbimit nga Kosova. Nja disa muaj kam qëndruar me familjen në një kamp refugjatësh në Çegran, ku duken përballë bjeshkët e Sharri dhe Maja e Zezë. Andej Sharrit, pas atij horizonti ngjyrë jorgovani, është Kosova ime. Dhe, tani kur të vete në vendlindjen time më duhet të bëj një pasaportë të re biometrike me parametrat evropian, me të cilën udhëtohet në të gjitha shtetet e BE. Sepse kjo, zatën ka qënë edhe ëndërr e kahmotshme e kosovarëve të mi. Me këto dokumente dhe Pasaportë amerrikane që kam nuk kthehem dot më , por, pasi e morra Grin Kartën, do vij vetëm kur të jetë nevoja sipas ligjit amerrikan !-, tha ajo me një krenari në fytyrën e njomë e cila i shkëlqente e bardhë dhe e ndjeshme që e përshkonte një ngjyrë si e lule mollës.
Tani që do të shkosh, e ke mundësinë. Megjithëse duhet pak kohë për ta nxjerrë pasaportën në Kosovë. Por, kur të kthehet Albani nga puna, do ta bisedojmë se çfarë duhet të bëjmë. Ka mundësi që ai të të shoqëroi gjatë atij udhëtimi, duke menduar me vete:
“Paskam gabuar. Kujtoja se kisha ngjallur interesin e saj, por jo. Ajo më trajton vetëm si një mik. Më kot shpresoja se do të isha unë fatlumi që do ta shoqëroja për në Kosovë ose Shqipëri, kudo që të shkosh dhe …,”- zilja e telefonit ia ndërpreu mendimet.
Ishte Albani që interesohej se ku ndodheshin. Pas pak ai frenoi pranë tyre dhe mësoi të rejat e Fanushës pas takimit me kapitenin për çështje të emigracionit në Njujork.
“Sa keq më vjen. Ajo kurrë s’më vështron me atë ëmbëlsi që sheh Albanin. Çfarë sheh tek unë që nuk e tërheq?! E thuaj pastaj se s’qenka gjë fati?! Jo, asnjë nuk ma mbush dot mendjen, askush. Dua apo s’dua, më pëlqen apo s’më pëlqen ta pranoj, jam një burrë pa fat! Marrëdhënia jonë nuk mund të shkojë tej miqësisë. Duhet ta bind veten me këtë ndjesi, që është aq e vërtetë, sa drita e diellit. Duhet ta pranoj fatin dhe ta frenoj veten, që më pas të mos lëndohem,”- mendonte tejet i trishtuar me dorën mbi timonin  e makinës, pa i vënë re se Fanushja ishte future disi thellë në mendime…

***
Antonio Mario Dara i përqëndruar në timon, ngiste ngadalë dhe herëpashere i hidhte ndonjë shikim të përvjedhur profilit fisnik të vashës me ata sy të mëdhenj dhe të kaltër fare. E admironte shumë, por nguronte t’ia pohonte vetes se e kishte domosdoshmëri praninë e saj, jetën nën një çati me të.  I dukej sikur nuk do të thithte oksigjenin e duhur, nëse nuk do ta gjente atë në shtëpi, kur ta thërriste të delnin për kafe në restorantin me specialitete italiane ,,Kosta di Balena,, i cili gjendej në avenynë 5. Por, ai edhe ngashëronte disi … sepse nuk dinte se kur kthehej nga puna. Në të njëjtën kohë, në mendjen e secilit gëlonte mendimi për të nesërmen,por secili sipas mënyrës dhe këndvështrimit të tij. Edhe ajo kishte mendimet e veta të ,,ngatërruara,, !
-Ndoshta nuk e kam këtë të drejtë të ta them, po a mund ta di se çfarë të mundon?
-Së shpejti do të kthehem në atdhe. Dikush tjetër në vendin tim, apo, edhe unë, nëse do të rikthehesha nga një udhëtim i suksesshëm apo normal që nuk do të më bënte të skuqesha për veten,dhe….
-Do të shkosh vetëm sa për të shkelur tokën amë dhe do të kthehesh për të nisur kursin e parrukieres këtu në Amerrikë, sepse më duket se kështu më ke thënë, se kështu i ke planet.
-Nuk di, ta shikojmë, siç thotë populli: me të parë e me të bërë!,-tha ajo dhe vazhdoi si të ishte në mendime të thella dhe të largëta:
-Nga e para me të bërën, i ndan një det i tërë. Kam dhe diçka tjetër. Më duhet të qëndroj pak më gjatë për të nxjer pasaportën dhe…për t;u çmallë me farefisin, me tokën e Kosovës.
-Aq më mirë akoma. Pas kaq vitesh ke nevojë të çmallesh me njerëzit, me vendin. Unë vetëm disa muaj kam këtu dhe jam aq i malluar, sa më digjet shpirti për gjithçka, për prindërit, për motrën dhe dy vëllëzër që i kam atje, në Kalabri.
-E kuptoj…, që mezi e prêt edhe ti, sikurse unë…! Nuk jemi larg nga pozicionet që i kemi, dhe nga fakti se jemi të lidhur me të qenit të dëlirë. Ti mërgove si çdo emigrant për kushte më të mira jetese, kurse unë… isha e dëbuar me dhunë nga Drenica ime, nga Kosova ime !
-Gjithsesi në këtë udhëtim ti ndoshta nuk do të jesh vetëm. Besoj se do të të shoqërojë dikush. Ndoshta vjen zoti Alban me ty-,pyeti me kureshtje Antonio Mario Dara.
-Jo, në asnjë mënyrë, -brofi menjëherë nga ndenjësja e makinës, sikur e kishte pickuar ndonjë grenzë blete.
-Pse ky reagim. Ju të dyve sikur u hahet muhabeti, apo?
-Veç miqësisë për gjithçka të mirë që ai ka bërë për mua, nuk i ofroj dot asgjë tjetër. Ai ka të tjera synime ndaj meje dhe më vjen keq që nuk u përgjigjem dot. Ndaj nuk dua ta mbaj me shpresa të kota. Ende nuk di se cila jam dhe akoma më keq, nuk di se ç’jam në gjendje të bëj. Në kushte të tilla nuk jam e zonja për vete dhe jo për një lidhje serioze që kërkon të kesh mendime të shëndosha dhe…
-Çfarë do të thoshe, sikur të vija unë me ty?
-Mos bën lajka, të lutem!
-Të tallem unë me ty?! Pse këtë përshtypje kam lënë tek ti? Më vjen keq që ke një mendim të tillë.
-U shpreha gabim. Më fal! Doja të thosha mos bëj shaka!
Ai vazhdoi lojën e fjalëve kot,  jo vetëm e spikati gabimin e shprehjes, por vuri re një përshkënditje gjithëpërfshirëse të tipareve të saj. “O Zot, çfarë drite ka në atë shikim të çiltër. Sytë e saj blu morën një shkëlqim që pa frikë mund ta krahasoj me një rrezatim hyjnor. Po sikur t’ia shpreh atë që spikata vetëtimthi në trurin tim, si do t’a marrë vallë? Çfarë përgjegje, a thua, do të më jep vallë?!”
-Më thuaj të lutem, që është e vërtetë?
-Është aq e vërtetë, sa ç’jemi unë edhe ti, më real e më të vërtetë se kurrë ndonjëherë. Dua me gjithë shpirt që ky realitet të vazhdojë në pafundësi. Mjerisht nuk varet vetëm nga unë.
Ajo e lumturuar për lajmin që mori, u përkul dhe i dhuroi një puthje mirënjohjeje djaloshit të Kalabrisë në faqen e djathtë. Ai pa vetëdije kapi faqen me dorë, sikur donte të vërtetonte butësinë dhe ëmbëlsinë e prekjes së buzëve të saja si mëndafshi.
-Më fal Antonio! Nuk di ç’më zuri!
-Përkundrazi, të faleminderit ! Ishte një veprim i bukur . Sjellje bujare nga Havaja jote, zonjushë.
-Të betohem, që nuk e di si më erdhi, as vet nuk e di. Një çast çmendurie ndoshta.
-Uroj që këto çaste të tilla lajthitjeje të përsëriten sa më shpesh, zemër.
-Jo, jooo…!Kam frikë…
-Nga vetja apo?
-Nga gjithçka. Nga e shkuara, e cila më shfaqet e gjallë e dhembshme, si shqetësim shpirti nga ato tmerrre kur i dëbuan nga Kosova. Nga ato kohë kur në rrugë dhe oborre shtëpishë shikoje njerëz të vrarë, të sakatuar, edhe fëmijë të shkyer me hanxharr nga paramilitarët serb dhe… kur i kujtoheshin ato drama tmerrresh, nisej t’I dridhej trupi si purtekë, sepse e gjithë ajo dramë dhe episode trishtimi që ajo I kishte përjetuar, përherë i shkaktonin dhembje të reja e më të mëdha se atëherë…Nuk ka qënë lehtë të gjendej njeriu normal mes jetës dhe vdekjes!…
-Ajo i përket asaj që iku e nuk kthehet më, së shkuarës së tmerrrshme të krimeve të regjimit të Millosheviqit. -Ajo kuturisje, si një refren i përthyer i këngës epike me vaj dhe me gjak, kishin mbet larg, shumë larg nga gjithë lajkat dhe ojnat e të qeshurës sime në ekstazë gjatë asaj nate magjiplotë, kur ishim bashkë në familje, dhe papritmas çdo gjë u terrësua, iku si një futë e zezë me djajt e armatosur deri në dëmb, dhe kërkonin të pinin gjak të freskët njeriu, gjak të njomë fëmije… Diku kisha lexuar se femra duhet t’i ruhet reflektimeve të shkëlqimit falsë, si dhe të mos u besojë netëve të argjendta kur nuk është as në kohën, as në vendin dhe as me personin e duhur.Unë kisha një lidhje të fshehtë me një djalosh nga fshati…Por… Duhet vëmendje, sepse bukuria ekstreme e natyrës, të çon drejt mëkatit. E shkrirë në magjinë e natyrës, pa qenë në vete, tek ti nis e rritet egua, prej së cilës erret vështrimi, humbet gjykimi dhe arsyeja nuk është më në gjendje të dallojë fenomenet, trupat dhe nuk ndan dot të mirën nga e keqja. Shkurt nuk është më në gjendje të gjykojë si duhet.Të gjitha ato ëndrra të kqija duken sikur njerëzit janë të veshur me uniforma të përgjakur e thika të gjata mbajnë në dorë, të duken uniform dreqi, si në masë edhe në trajtë, si në formë e në ngjyrë, po ashtu edhe të bëra nga e njëjta lëndë e krimit dhe kriminale që ne, të pafajshmit e kemi përjetuar dhe vdekjen e kemi parë me sy…
-Fanushe moj, mos u sill kaq ashpër ndaj vetes. Kjo nuk të ndihmon kurrsesi, aq më tepër nënvleftësimi i vetvetes nuk ta lehtëson dhembjen, sidomos kur një popull i vogël ose disa njerëz të pafajshëm bëhen pre e një terori, apo më mirë të them se shqiptarët në Kosovë gjatë atij regjimi të trishtueshëm keni qënë kurban ballkanik.

***
Ajo kishte kohë që ishte larguar. Gjithë natën s’mbylli sy. Ishte në ankth. Fal atij njeriu të mirë, po rikthehej në jetë… Fanushja po niste të rijetonte. Mendonte se kishte ndodhur një mrekulli kur e kishte takuar Antonio Darën. Edhe disa ditë do të nisej për në Kosovë. Ende nuk besonte se ishte i vërtetë ky udhëtim drejt vendlindjes për çka e kishte marrë malli, ishte mallëngjyer sa ska fund. I dukej se ëndërronte dhe kishte frikë se mos zgjohej dhe ëndrra merrrte arratinë. E mallëngjyer, ngashërehej papushim. Kur nisi të agonte doli në kuvertë, ku i doli parasysh pamja madhështore e vendit të saj, Drenicës plotë kodrina mollake kah kullosin bagëtia, andej ka dëgjohet fylli i bariut, blegërima e deleve dhe qengjave që kërcejnë! Po, sikur dëgjon edhe cicërimën e zogjve lajkatar.
Kishte bërë një udhëtim të gjatë me ajroplanin PAN AM dhe disa rrotullime i bënë lehtë mbi ajroportin që dukej shumë i vogël në krahasim me atë të ,,Xhon Kenedit,, në Njujorkë. Zbritën ngadal, bashkë me atë lum pasagjerësh ecte edhe Fanushja e bukur, duke shikuar Havajash si e humbur, e mallëngjyer fare.
“Mirëmëngjes, toka ime! Mirë se të gjej, o vend i bekuar! Lamtumirë trishtim!Sa mirë qënka kur çelin lulet e pranverës, edhe bozhuret në fushën e Kosovës që japin tokës një ngjyrë të kuqe mahnitëse”- pëshpëriti dridhshëm dhe vështrimin sërish e treti mes blusë së thellë të vendit të saj.
“Aty tek ti, mes kaltërsisë pa anë, shoh të vërtetën, shpresën, parajsën dhe ferrin…”- përfundoi ajo me mendimet e sasja të trazuara, duke ndjekur një pëllumb të bardhë dhe disa dallëndyshe krah hapur, e që puthnin valët lozonjare të barit të pakositur, të cilat ndiqnin njëra-tjetrën në fluturim gjithë gëzim drejt bregut blu të Drinit të bardhë, andej kah shtrihej e gjithë Kosova e saj…

***
Gropa e Pollogut me fshatrat e vendosura në shpate e gryka të thella malesh, janë si një gjerdan i përshkuar me toje shtëpishë të bardha, të ndërtuara herë në gur e herë në token e butë ku themelet nguliten si dhëmb magjik, numërohen gjithësejtë afro 212 fshatra të ndërtuara njëra pranë tjetrës, por të ndara siç u themi ne: Havaja e Podgorisë dhe ajo e Vardarisë, duke përfshirë këtu Pollogun e poshtëm dhe atë të Epërm njashtu të derdhura gjithësejtë 222 fshatra etnikisht të pastra shqiptare!
Edhe kjo anë si një rajonizim specifik gjeografik ku jetojnë shqiprtarët ka disa poetë e shkrimtarë të mirë nga ato 12 fshatra të malësisë sharopine, madje edhe shumë të tjerë që lidhen me Opojë dhe Dragash të Prizrenit andej kurorave të bukura të Sharrit. Por unë kam lexuar shumë nga poetët e shkrimtarë të kësaj zone dhe kanë libra shumë të mirë. Një shkrimtar boshnjak Medo Islamoviç i ka bërë shumë libra që marrin nismë nga jeta e shqiptarëve të kësaj zone , e sidomos për jetën e njerëzve të anëve të Gorës, Dragashit, Rekës dhe Opojës,që për nga karakteristikat dhe mënyra e të jetuarit, traditat dhe kultura, folklori dhe të qënurit gjallë në këto troje, mbeten shumë të njohura në Bosnjë dhe Hercegovinë.

***
Përtej të gjitha kohërave, regjimeve, njerëzve të shquar dhe më pak të spikatur, kanë qënë gjithherë me ndonjë ndjenjë që është mbi gjithçka, deri edhe mbi perënditë e kohërave pagane,egjyptjane, hebraike, budiste, kristiane, myslimane etj.
Mendimet ishin të një natyre plotë kureshtje: Ka qenë ajo e heshtura ose e zhurmshmja, e dokumentuara në një letër apo e mbyllur në një shishe që udhëton valëve të detrave dhe oqeaneve, Perëndeshë e Dashurisë, që është më sublimja, më hyjnorja, më e përjetueshmja, më e ndijshme nga të gjitha ndjenjat dhe ndiesitë e krijesave njerëzore. Nisi e meditonte me vete…Meditime adhurimi ! Është gjithmonë e pranishme pavarësisht se gjenden në një pallat luksoz apo në një kasolle të braktisur, në një mHavajastir apo në një tempull tjetër.
Pse është e tillë, ajo është edhe e papërsëritshme, e pangjashme dhe gjendet në çdo skaj planetar, herë e pabujshme dhe herë e çartur, por frymëzuese dhe që e ka çuar shoqërinë përpara më shumë se çdo zbulim epokal.
Të gjitha bashkë janë kopje të zbehta të dashurive të tjera të përjetuara stuhishëm, por të padokumentuara. Konflikte të mëdha dhe të vogla shpesh kanë pasur në themel të tyre një femër, një grua të hijshme që e bënte gjindjen të heshtte, të mbetej pa frymë dhe pa gojë, të hipnotizohej edhe hëna e përflakur…ajo hënë e cila dukej si një topth zjarri me njgyrë të verdhë!

***
Egzistojnë shumë rrëfime dhe tregime të tjera të ndryshme.Në jetën dhe mbi dashurinë e tyre mbeten mjaft interesant kur babai i Drenushës, Demir Kulla, si një prindër me botëkuptime disi conservative, si prindër i vashës me sy ngjyrë livadhesh, thuajse ishte destinuar të ishte femra më e bukur, por që Demiri e shikonte me një sy tinëzar dhe kishte një dozë frike nëse i rrotulloheshin djemt e fshatit atje rreth stanit të tij.Tanimë ajo ishte rritur dhe dukej e shëndetshme në trup, me gjinjë të gufur si dy kokra ftua me aromë femre nën jelekun e qëndisur me rruaza shumë ngjyrëshe, Drenusha dukej se ishte tejet simpatike, tërheqëse dhe joshëse nga shumë meshkuj, mes të cilëve ajo kishte zgjedhur bariun e deleve Dardanin, i cili kishte ëndërrimet e tija për një udhëtim të gjatë gjer në brigjet e ishullit Titikaka ose t’u bjente thik e tërthorë fushave, maleve dhe grykave të Spartës. Por edhe pse ai ishte trim dhe i guximshëm, dashuria e Drenushës për të ishte mfat e rëndësishme, dhe e dëshironte për nuse. Ndonjëherë bënte plane që ta rrëmbente, nëse nuk ia jepnin, ta rrëmbeu atë dhe duke qënë i bindur se mund ta fshihte në ndonjë qytet të bregdetit shqiptarë, andej nga do ta kishte rrëmbyer edhe thesarin nga kusarët përgjatë bregdeteve shqiptare, ose buzë detit në ishullin e Karaburinit…Prej shekujsh në këto brigje qarkullojnë legjenda të çuditshme për një thesar përrallor që është fshehur në këto zona, sin ë ato të Dukatit të Vrapit. Sipas legjendës ky është thesari i mbretëreshës ilireTeuta, e cila ka zhvilluar disa luftëra të rrepta me romakët. Ashtu si ndodh me çdo legjendë edhe këtu ndërthuret historia reale me mitet, asaj i është dash ta fshihte thesarin e shtrejtë.Karvani i Teutës, të vejës së mbretit Agron, i cili ka ka qënë i ngarkuar dhe në ikje, në rrugëtim të vazhdueshëm nga sulmet pirate të Detit Adriatik. Madje, thotë legjenda se mbretëresha Teutë e ka ndryshuar destinacionin, shkon në Grykat e thella të Mokrës, në drejtim të Via Egnatias.
…Dardani ëndërronte edhe për thesarin e fshehur nga kusarët tek Shpella e Piratëve, ëndërronte edhe për nusen me rrënjë fisi nga Çamëria e tij, gjë për të cilën prejardhje dhe rrënjë duhet të flisnin antropologët e kohërave modern, të shekullit të ri. Ky, shpesh e mendonte veten sikur të ishte vëllai i tij Agamemnoni, i cili kishte drejtuar anijet e lundrimit drejt Trojës për të luftuar.Ose, ishte i bindur se nëse bënte një udhëtim së bashku me Drenushën,do të mund të rrëfente për historinë e udhëtimeve të tija, për thesarrin dhe gruan e tij hyneshë të vërtetë. Por, që do të përballej me një luftë jo të lehtë edhe me erërat e detit, me një stuhi Stuhia të cilat do tadetyronin djaloshin të vazhdonte udhëtimet e tij në drejtim të Afrikës, sepse atje ishte i fshehur thesari që me vite e vite e kërkonte dhe ëndërronte edhe sipas ,bile, rrëfimeve të plakut të urtë dhe mjekërbardhë…Atje ku mendohet se kusarët e kanë fshe thesarin e madh dhe gurët xhevahir… Ndërkohë, u zgjua nga një gjum i thellë dhe u bind se kishte qënë në një ëndërr magjike, me mallin se atje ishte bashkuar me të dashurën e tij të vërtetë.

3

Mëngjesi sa po kishte gëdhirë, rrezet e diellit që shkëlqenin si argjend kishin nis vesën mbi bar ta shkrinte si pika loti të vashës. Shkëlqenin edhe valët e lumit i cili ecte i qetë, njashtu si valët e Drinit të Zi mbi të cilin binin rrezet si tufa margaritari. Njerëzit kalonin mbi urën e drunit, të këtij qyteti piktores buzë gjolit , ishte ajo urë me dërrasa të cilën, thonin se e kishte ndërtuar me vetë kontributin e tij një shqiptar i kësaj ane i cili gjendej në Amerrikë. Mik e kishte edhe Medi Coma, një burrë fisnik dhe atdhedashës. Ishte mëngjes i kthjellët, aq verbuës, sa që ngjyrat e trëbdafileve në kopshtin e tij dukeshin kuq por që më së shumti merrrnin nuancat e kadifesë dhe syri dukej se i shquante aq më tepër duke kaluar andej pranë. Gjithandej hapej një pejsazh mahnitës me ca shtëpi të tipit të vjetër, por që binin kontrast me pallatën prej qelqi që ngrihej përballë…Edhe andej, ku dukej një kopësht i rrethuar me selvi të reja, dukeshin të mbjellura lule shumë ngjyrëshe e që merrrnin një pamje të mrekullueshme kolosale, lule të kuqe e të verdha…Bri selvive ishin të mbjellura edhe disa zambakë të bardhë, të cilat që nga larg lëshonin një aromë dehësi dhe vezëllonin nga rrëzet e diellit i cili ia ngrohte kockat e thara plakut që ishte ulur aty pranë në një trung të prerr me sharrë, aty ku dukej se po ndaheshin stinët e motit, plaku dukej se ishte zhytur thellë në mendime, apo thuaj se mentimet e tija të molisura kishin ikur dikund larg, shumë larg përtej stinës së pranverës…

***
…Fanushja, ndërsa fliste, bënte pushime nën një degë ulliri dhe e brengoste një ndjenjë që kishte ndërmjet mendimeve, të cilat kishte kohë që i vërtiste nëpër kokë. Ç’kulturë qytetare mund të marrësh atje, në Kalabrinë arbëreshe? Ai nga fshati iku drejt e në Romë. Edhe atje, në anët e Monte Sakros, çoban kishte punuar. Kuptohet se ç’ kulturë qyetarie do të përfitonte. Ai i dinte këto, por sipas rrëfimeve të Dardanit, edhe ky shpesh ëndërronte për thesar , e që dukej si një ëndërr paralele me atë të Dardanit, dhe që lidhej me mundësinë, apo hapin që mund t’a ndërmerrrte si gjë të mundëshme që të gjendej ai thesar i çmuar dhe shumë i kërkuar, e që i kishte dal nami kësdaj storie legjendash e miti gjithë këndej në Badishullin e Ballkanit dhe gjer tek piramidat e Meksikës ose në Afrikë, apo në xhunglat e Guatemales. Një plak tjetër i kishte rrëfyer se ka piramida të fshehura edhe në malet e Bosnës njashtu si ato të Guatemales!
-Po,po ¡ Ka thesar të çmueshëm me gur margaritar, stoli e kupa ari, të fshehur edhe në malet plotë stepa të bardha prej pllakash të Himalajeve, ku ekzistojnë shumë varre në faqe shkëmbi të bëra si arka prej guri, ose aty janë vëndosur sarkofagë të mbuluara me pllaka të gëdhendura, ku dikur para shumë shekujsh edhe para lindjes së profetit Muhamed, aty janë vendosur kufoma mbretërish e bashkë me to ka edhe shumë gurë të çmueshëm, ka stoli ari dhe xhevahir!- do të ketë thënë plaku i urtë.
Në këto shpella të bëra nga dora e njeriut të lashtë, të kohës së faraonëve, egzistojnë të varrosur njerëz në arkivole prej guri, arkeologët kanë zbuluar kafka të stërlashta këtu e para disa mijëra vitesh para erës së re. Aty janë gjetur edhe pllaka guri mramori e graniti me mbishkrime:,,Të prehet në paqë,,. Piramidat e Tibetit janë të vjetra dhe lidhen me civilizimet dhe kulturën e lashtë kineze dhe… Ëndërrimet e Dardanit, i cili i kishte rrëfyer gjatë edhe Antonio Mario Darës , dhe…ishin si të gjalla, që donin të shpërthenin si vullkan me dëshirën për të vajtur edhe në malet e Himalajeve, edhe në Tibet, ose së paku të vete gjer tek brigjet e lumit Edemo, andej ka do të ishin shtigjet e parajsës!Këtë gjë e dinte ai edhe nga fakti sepse kishte studjuar arkeologjinë, dhe kishte ëndërrimet për të shkelur edhe këto vise magjepse.
Kishte dëgjuar nga rrëfimet e plakut të urtë bashkë me Dardanin se piramida të pa zbuluara kishte edhe në malet e Bosnës, kurse Troja , siç thonë rrëfimet e plakut, ka egzistuar thellë në malet e Baba Tomorit. Andaj ky mal është i shejtë dhe magjik. Këtu kanë qëndruar Zotërat dhe Herakleja me fytyra të kthyera kah dielli, e në zemra kanë fshehur dashurinë e çiltër pa laka.
Ndërsa Fanushja fliste, sytë e saj ishin shndërruar në dy gropa pusi të thella, që të fusnin brenda dhe bëheshe rob i tyre nga drita dhe mrekullia. Albani i bëri ballë tundimit, që vjen si pasojë e asaj që ndez flakën dhe dejtë të bëhen prrush. Ajo dukej si një ndjenjë e thellë, por që të çon shpirtin uzdajë, por edhe që turbullon mëndjen, edhe kur të jetë ajo e udhëhequr nga logjika. Megjithatë, kjo ndjenjë mund të merrrte edhe kahje të dëshirës për të dashuruar vashën e bukur, i cili edhe vetë kishte droje, sepse çdo gjë dukej se ishte e shpërthyer si vullkan, varësisht nga kushtet dhe rretHavajat e pozicionit të asaj ndjenje…Historia e dashurisë së tyre që nga fillimi dukej disi e komplikuar dhe e ngatërruar me botën që i rrethonin, me njerëzit, zakonet dhe traditat ku shpesh dashuria shëndrrohej në sakrificë.
-Fanushe, ti ke të drejtë që e quan veten të pa fat, por mos harro, se diçka ke gabim dhe ti, që u bëre pré e mentalitetit të këtyre anëve të egra që po jetojmë.Në jetën që e ke përpara në sy, nuk duhet të ushqejsh ndjenja pesimizmi, por shikimet t’i derdhish larg kah vizioni, kah kufijtë e stinëve që të sjellin lumturinë.
Ndërsa po fliste, Albani pa që fytyra e Fanushes errësohej, siç errësohet qielli nga rretë e murme kur bëhen gati të lëshojnë rrëkeja shiu, ose si një fushë me lule që i pështjell muzgu i kuqërremtë në një mbrëmje të ngrohtë vere.
-Më fal Fanushja ime! Dihet, të pamoralshmit bëjnë moral. Unë jam tani këtu pranë teje. Fanushja e përqafoi fort.
Ajo i tha ca fjalë duke i pëshpërit në vesh, sikur fliste më shumë me veten e saj. Fanushja e donte Albanin. Asaj i pëlqente shumë lidhja me të, ndonëse thellë-thellë e ndjente se diçka e rëndë do të ndodhte. Ndoshta… Nuk i dihet, rrugët e fatit lidhen me trotoaret e mrekullisë dhe ndjenjës, asaj qëështë e çiltër dhe sytë të mbeten zvarë në stinën e pranverës kur çelin lulet pas dimrit me acar dëbore. Dhe, kur ikën dimri si i dëbuar nga stina e bukur,çelin pemët anë e kënd, edhe ograjet me gjethe trëndeline, ku aroma të sjellë freski ndjesishë edhe për frymën e vashës. Ajo kënaqet edhe me këngën e bariut, edhe me jehonën e fyellit që i bie, kurse bilbilat cicërojnë me stilin e tyre lajkatar.
E gjithë fusha dhe malet zgjohen… ¡
Pa e kuptuar, koha kishte ecur. Për rreth dy orë ata kishin biseduar për probleme të ndryshme duke e bërë kohën si të ikur pahetuar fare. Albani pa orën. Ajo kishte ecur duke iu afruar mesit të natës.
-Fanushe, po iki! Ose më mirë me thënë, duhet të iki, duhet të shkoj sepse është bërë vonë. Ai e theksoi atë “duhet” më tepër duke lënë të kuptohej në një farë mënyre se ato i përkisnin ose jo njeri-tjetrit, ndonëse diçka si e pakuptueshme nga njerëzit deri më sot i bënte të shkonin drejtë një përqafimi të ngrohtë.
Albani e puthi Fanushen me një ndjenjë faji që e pushtonte që nga fillimi i takimit. Ai vetvetiu, pa ndonjë vështirësi të madhe, e kuptonte se ishte i dyzuar në ndjenjat e tij. Një luftë e brendshme ndërmjet virtytit dhe vesit, apo mëkatit, siç thuhej në gjuhën e popullit, e bënte atë të ulte kokën. Ose, sëpaku e vështronte me një dyshim dhe mendim se a thua vallë, Fanushja i kishte mëndjen dhe shpresat në dashurinë e arbëreshit Antonio Darës.
,,Nuk di…Nuk mundem ta mar me mend.Por, nuk i dihet ndjenjës së femrës, ndoshta ka iluzione për një dashuri me te. Ndoshta…,,-mendonte me vete, duke shpresuar se do ia bënte disi.
Ai e dinte mirë se po hante një mollë të “ndaluar”, e cila të vështirësonte jetën në një shoqëri perëndimore e jo më në një shoqëri shqiptare, ku kjo mollë e “ndaluar” të ngelte në fyt, duke të kthyer në një kujtim.
Albani e shihte këtë lidhje si diçka që i jepte vlerë jetës së përditshme. Ndoshta kjo vinte ngaqë shumica e të rinjve, duke qënë pa punë, i kishin kthyer ndjenjat dashurore në diçka mekanike, me të cilat mund të kaloje kohën. Por, jo. Albani nuk mendonte se dashuria ishte një mjet, me të cilën mund të kaloje kohën. Për `të ajo ishte diçka e rëndësishme, pavarësisht se s’mund ta kuptonte forcën e brendshme që e shtynte të thyente lidhjet martesore të tij dhe të dashurës së tij. Dhe e keqja më e madhe ishte se ai jetonte në një provincë të Kozencës, ku kornizat më të forta i viheshin njerëzve të zot, intelektualëve dhe atyre pak të rrrallëve, të lindur të shkolluar. Ai e dinte mirë se dikush, herët apo vonë, do ta merrrte vesh lidhjen e tij të re me Fanushen, sepse fshati ishte i vogël dhe fshatarët ishin gjithandej, me sy e veshë kudo dhe shumë kureshtar.
Kur mendonte për këto, një frikë i pushtonte trupin, një si ankth, si enigmë, ku fati i jetës së tij varej në fije të perit. Po sikur dikush të dalë përpara e të më thotë: ,,Ej, çfarë je duke bërë?”
,,Lëri më mirë këto tersllëqe,, -i thonte vehtes.
… Albani, që tashmë ishte afruar pranë kopshtit të tij, duke u larguar fshehurazi. Ndërkohë Fanushja kishte mbyllur derën, duke mbajtur dhe për pak kohë aromën që kishte lënë trupi i të dashurit të saj.
,,Unë e dua me shpirt e zemër Albanin, jo thjeshtë si një dashnor që është i përkryer por edhe si njeri me vyrtyte fisnike prej shqiptari, e që dashuria e tij ndaj meje duket e lindur nga instiktet kafshërore të mbetura në qenien e njeriut,, – gjatë mendonte ajo me veten e saj dhe gjer në mesnatë nuk e zënte gjumi.
Ai ishte nga ata burra që e mbulonte me hijen e tij një grua, me çfardo përmasash që të ishte ajo.Por që, vyrtytet që kishte i pëlqenin dhe e bënin ta ndjente për vete.
Ajo fiku dritën, po gjumi e zuri vetëm aty nga agimi mëngjezor.

***
Albani u zgjua nga krevati si me përtesë, duke bërë një dush, ai mendonte si tepër të domosdoshme “larjen”… pas një mëkati të bërë. Uji i ngrohtë që rridhte mbi trupin e tij, për vetë kufizimin që kishte, nuk mund të lante brendësinë e tij. Albani e dinte se diçka kishte ndodhur përgjithmonë dhe do të ngelte deri në fund e paprekur, duke ruajtur me kokëfortësi lëndën si sekret të domosdoshëm.
Ditët kalonin, dhe një mëngjesi sërish caktuan orën kur të delnin në takim te vendi i caktuar, atje te krroi i ftohtë. Ai shikoj edhe njëherë orën dhe ishte thelluar në mendime.Por ishte i bindur se ajo do të vinte. Silueta e saj u duk si e gërshetuar me degët e pemëve të kopshtit me bar, të cilin nuk e dinin as vetë për të satën herë e kishin shkelur në orët e natës.
-E shikon Alban që jam e saktë, erdha !- foli me një ton të butë fare dhe gëzim Fanushja, duke e puthur me buzet si sheqer. Edhe kësaj mbrëmje kur u takuan sërish sa po kishte perënduar dielli me rrezet e ngrohta , dhe mbi male dukej hëna e zbehtë si topth zjarri me ngjyrë portokalli. Kopshti ku ata bënin si zakonisht takimet e fshehta, bari shkëlqente me vesën që po kishte nis të binte nga qielli i hapur, dukej se ajo natë do ishte e freskët.
Albani e dashuronte dhe e respektonte Fanushen, kishte mirëkuptim për botkuptimin që kishte, gjithashtu e kuptonte se sa të vështirë e kishte ajo për të dalë nga pellgu mbytës i së përditshmes fHavajatike të vendit, nga thashethëmet e njerëzve të cilët, siç thotë populli, hanin bukën e vetë dhe mbanin gajlet e huaja…
-Bota nuk shikojnë punën e tyre, por… janë llafazan, nuk kanë tjetër punë.
Fanushja nuk e zgjati më, se dihej, do të kalonin gjithë natën me këto muhabete të kota …
,,Ti për mua je ylli që ndriçon në natën e errët dhe të frikshme të jetës, ti je e pa arritshme. Ndonëse je këtu, pranë meje, unë s’të kap dot. Ti je lart në qiellin e pastër, aty ku rrinë engjëjt e pagabueshëm. Po, shpirti im je ti ,,
Fanushja ngjitej për trupit të tij pas këtyre fjalëve me të vërtetë në kupën e qiellit duke përqafuar hënën virgjëreshë, hënën e artë, hënën e bukur të të lashtëve, dashnoren e tyre të pazaptueshme që shëndrritë.
-Alban, je me të vërtetë i mrekullueshëm, -tha Fanushja, ndonëse e habitur nga ato fjalë me nënkuptime të të shoqit. Ajo, nën ledhatimet e tij, nisi si të binte në një gjumë të thellë e të shplodhshëm.
-Rrofsh or Alban, rrofsh, se ma bëre gjakun të më rrjedhë si lavë villkani nëpër deje, sikur fëmija që luan në ditët e para të verës, pas një dimri të gjatë e të mërzitshëm, -tha ajo.
,,Kur u lind Fanushja, isha fëmija i pestë e familjes së madhe patriarkale nga fshati i gështenjave. Të parët tanë kishin zbritur nga Malësia e Gjakova, dhe erdhëm në këtë rrafsh me bozhure si gjaku të Kosovës kreshnike. Fqinjët i kishim të ardhur këtu nga katundi Zemur i Matit. Edhe nga rrënjët e mamasë jam bijë oxhaku. Daja im Shemë Zemuri la nam në kohën e tij, duke ndaluar gjakderdhjen dhe hakmarrjen ndër shqiptarët. Ua merrrte armët dhe pushkët e gjata që i mabnin në supe, dhe delnin e zinin prita njëri tjetrit duke u vra më kot vlla me vlla. Shemë Zemuri e ndaloi këtë ndodhi të shëmtuar…
-Të gjitha armatimet dhe pushkët e gjata që i mbani në krah, grumbulloni këtu tek sheshi i fshatit!-urdhëroi Shemë Zemuri.
-Jo, jo, Shemo! Shqiptari nuk e ka zakon t’i dorëzoi kollaj armët!-u dëgjua një zë nga fundi i turmës.Shema e shikoi i vrejtur në fytyrë dhe bërtiti si me ters:
,, Le të del këtu përpara kryeplaku i fshatit dhe hoxha, imami i xhamisë!”
Dy vetë dhe hoxha i veshur me një dollamë të zezë u gjendn përpara burrit të veshur me tirq shajaku të bardhë dhe opinga lëkure të lidhura gjer në gjunj me gajtan.
“Thonju, le t’ dorëzojnë armët!”-urdhëroi Shema, disi i nevrikosur.Ata i mblodhën supet, sikur të donin të thonin se bashkëfshatarë e tyre janë ,,burra trima,, dhe nuk i dorëzojnë lehtë armët nga krahu.
Shemë Zemuri urdhëroi truprojen, ca djem të rinj dhe të shëndosh, i kapën për krahu dhe i shtrinë në rrugë. Kur u mëshuan nga 2-3 herë me nga një shkop mulleze, dollama e hoxhës çohej e fryme si daulle dhe pluhuri u çua si një shllungë mjegulle…
Forinasit kur vërejtën këtë, nisë e vrapuan duke i hedhur pushkët në grumbull…Me të dëgjuar këtë lajm të frikshëm edhe ata të fshatrave të afërta si në Çajle dhe Çegran, i kishin nxjerr nga hatullat e shtëpive edhe disa pushkë të vjetra dhe i kishin ngarkuar në karroca me rrezhnishte që i hiqnin demat. Kur i pa Shema këto, u kthye nga turma dhe u tha:
-Ooo ju trima, unë kërkova që t’i dorëzonit vetëm armët që i kishi në sup, e jo që t’i nxjerrnit edhe ata që i kishuit fshehur në kasolla! Hhhëëmmm… e kuptoj! Pushka nuk mbahet për zollum dhe nga çallëmi, por nga halli dhe për ta ruajtur nderin! E ju?…Druri është babai i juaj!- tha Shemë Zemuri duke mërmërit nëpër dhëmbë dhe iku me karrocat e ngarkuara me pushkë të vjetra, ca të gjata Turku e ca të shkurtëra prodhim i Bullgarit.

***
-Ah, more Alban, zemra ime! Shqiptari e ka shkruar historinë në memorien e tij. Armiqtë tanë nuk na lanë të shkruajmë gjuhën tonë. Ata menduan se ne do të harrojmë të shkuarën. Por jo, ne u përlindëm nga hiri i Ezopit si Feniksi dhe mbetëm gjallë, u rritëm si shkëmbi!-tha ajo me një krenari.,,Por, në shumën e rasteve, edhe vetë jemi fajtor për shumë gjëra, edhe vetë kemi qenë dhe akoma jemi e keqja e vehtes dhe e kombit që na lindi!”- përfundoi ajo.
Albani, i habitur jashtë mase për prirjen e Fanushes, hapi sytë mendueshëm për dituritë që ajo kishte marrë nga shkolla dhe nga edukata familjare.
Mandej nisën të flasin për Ilirët, për Pellazgët nga e kemi ne shqiptarët prejardhjen, e që ata ishin një popull shumë i madh dhe kanë banuar në të gjithë mesdheun. Vetë emri pellazg do të thotë pjellë e bardhë. Ata kishin cilësitë e lejlekut të bardhë shtegëtar, prindër të respektuar si lejleku. Pellazg do të thotë dhe lejlek. Vetë Troja e lashtë u ndërtua dhe u gëzua nga bijtë e Albanëve. Trojanët flisnin të njejtën gjuhë me akejtë, pra, ishin popuj vëllezër. Kishin të njejtat zakone, besonin të njejtët hyjni, pyesnin të njejtët orakuj. Lufta ndërmjet fiseve pellazge ka qënë njeri ndër shkaqet kryesore të shkatërrimit të kombit tonë, të cilët ishin lindur krenarë prej natyre.
Ajo fliste e fliste për traditat, kulturën, fisnikërinë në Kosovë, fliste për Kullat, për atë Kullën e Ali Binakut, për Kullën e Oso Kukës në malet e Vraninës, për Kanunin e Lekë Dukagjinit, dhe për shumë gjëra interesante, e që me kureshtje i dëgjonte Albani…Në këto vendet tona malore , janë vende ku jetojnë dy ligje, ai natyror, le ta quajmë të tillë për vetë vjetërsinë dhe vendin që ze në shoqërinë tonë dhe ligji modern, për të cilin thamë se e kanë marrë pa e peshuar fare….Por, shqiptari shpesh i çon punët o me frikë ose me hatër, dhe… nga kjo kemi shumë pasoja …

***
Atë natë, kur yjet xixëllonin në kupën e qiellit, hëna sa po kishte nis të nxjerrte syri si gjysëm harku mbi male, një oshtimë pushke u dëgjua fuqishëm. I gjithë fshatu i zgjuan nga gjumi dhe shumica dolën në rrugë të shikojnë se çfarë ka ndodhur. Një djalosh kishte mbetur i shtrirë skaj rrugës së ngushtë me pluhur. Dy njerëz, si dy hije të hypur në kuaj u shdukën vrapthi dhe çajtën andej tej vreshtave kah Livadhi i Priftit.
Dikush iu afrua atij që ishte shtrirë skaj rrugës.
-Ky është i vllau i Gjyle Gjerdanit!-bërtiti një plak.
Të gjithë vrapuan.Aty mbrini edhe Albani, duke e marrë në krah, me nxitim e vunë në karrocën që e tërhiqte kali i Demir Kullës. Me të shpejt e çuan në ambulancën që e kishin jo shumë larg. Të plagosurin e morri në mbikqyrje mjeku i fshatit të Leskajve. Ishte mjeku më i mirë në këto anë. Kishte studjuar bashkë me doktor Jusufin Rexhepin e Tetovës.
-Vëllai jeni ju? -pyeti doktori, duke e parë Albanin me kureshtje.
-Po, -u përgjegj Albani shkurt, duke qënë se ai donte të dëgjonte doktorin që të thoshte diçka për të gjëndjen e vëllaut të Gjyle Gjerdanit, tha kinse ishte vllaj i tij.
-I plagosuri tanimë është jashtë rrrezikut për jetën. Plumbi në gjoks, në anën e djathtë, i ka dëmtuar mëlçinë, po për fat ka hyrë dhe ka dalë pa dëmtuar ndonjë enë kryesore gjaku. Ndërsa plumbi në kofshë është pa problem. Ai vetëm sa e ka gërvishtur, pa bërë ndonjë plagë të thellë.
Doktori dha disa porosi të tjera për ditët që do të pasonin dhe sidomos të mos e mërzisnin të sëmurin me shumë njerëz në dhomë. Albani donte t’i thoshte diçka, por doktori e ndërpreu duke i sugjeruar që të shihnin se si do të shkojë gjëndja e të sëmuri në ditët në vazhdim. Duke qënë se ishte kohë vere dhe natë që bënte shumë nxehtë, plaga mund të merrrte ndonjë infeksion. Andaj, kishte thënë se gjer në ditën e nesërme nuk duhej ta shqetësonin të plagosurin me vizitat e tyre familja të cilët kishin ardhur në ambulancë burra e gra.
Albani doli kokulur nga dhoma e doktorit , duke menduar se kush mund të kishin qënë ata dy persona të cilët qëlluan të vëllanë e Gjylës dhe pse?
Më pas ai u tregoi prindërve në shtëpi për ngjarjen që kishte ndodhur, për bisedën me doktorin duke i bërë që një gëzim të gjallonte në fytyrat e vrerosura nga kjo gjëmë që gjeti atë djal përmallë.
,,Vitet ecin ,- thoshte Mehmeti i Bukoviqit me vete, ndërsa po ngjiste shkallët. Koha ndjehet e parëndësishme në qoftë se veprimtaria jonë nuk është e tillë, që ajo ta ndjejë ekzistencën e saj, sepse e tillë kishte qënë jeta në anët e Dervenit dhe Çajlanës, Bojanës e Semenishtit, plotë me rrëmuja e halle që nga koha e Memish kapedanit, të cilin kur e kërkonin xhandarët bullgar që ta burgosnin, gjyshja e tij një malësore e shkathët , e kishte fsheh kapedanin në hambar ku kishin mbajtur grur e miser për bukë. Mehmeti e kuptonte që kishte bërë një jetë të paracaktuar nga të tjerët, kishte shti me armë për shkak të një xhelozie ndaj fqiut të tij, por madje ishte penduar rëndë. As gruaja e tij as fqinja nuk kishin asnjë faj, por temperamenti i burrit me tradita prapanike dhe vesi i tij blozak, e kishin futur llugave të këtij akti jo të mirë…
-Mjaft! -thoshte ai me vete, mjaft. Tash e mbrapa po duhet me jetuar, në mënyrë të tillë dhe në heshtje që në të drejtën e Zotit dhe kohës duhet të jetë burri i vërtetë, po sikur dyshimet të jenë të varrura në një degë lisi, në një pikë të synimi të gabuar ose jo të gabuar, kësaj dhe nuk i dihet, të jetë e varur dhe veprimtaria e zotit të shtëpisë, që të tjerët të cilët nesër do të vinë pas, të dijnë si të marrin shembull,- thoshte më tepër duke bëlbëzuar sikur të fliste vetëm për veten e vetë. Dhe në fund, si i habitur që nuk e kishte ditur më pare, tha:
-Paska ekzistuar dhe një me emrin Mehmet, nip i Memish kapetanit të Bukoviqit dhe mik i Vehbi Llaskarcës, apo edhe i Hamit Çajlanës me të cilët kishin miqësi dhe vllazëri familjare me kaçakun Daim Kupanicën. Por, kjo ishte një tjetër histori e gjatë, e të cilën popullata e mbanin mend dhe e përcjellnin si në pëttalla dimri, pranë oxhakut, brez pas brezi…
* * *
Djaloshi hapi sytë me mundim të madh. Kapakët i rëndonin. Ai ndjeu se diçka po i shtërngonte dorën, diçka e butë, e lehtë. Ndjeu se dikush po e shikonte me një dashuri  engjëllore. Rrotulloi sytë nëpër dhomë, jo pa habi. Ai kërkoi instiktivisht burimin e shikimit të ngrohtë. Përballë tij në dy karrike rrinin ulur me lot në sy nëna e tij dhe e motra Gjyle Gjerdani. Ndonëse mosha kishte bërë të veten, e ëma nuk e kishte humbur ëmbëlsinë e syve të saj. Ajo fliste diçka, por djaloshi i cili kishte marrë plagë, e që ishte jasht rrrezikut për jetën, nuk kuptonte se për çfarë bëhej fjalë. Përsëri mbylli qepallat dhe e zuri gjumi. Nga jashtë dukej sikur ishte joshë çdo gjë me hyjnitë e ndjenjës dhe mallit përtej dhimbës.
Pas dy orëve i hapi prap sytë, dëgjoi zërin e së ëmës që po i rrinte te koka. Ai sikur u frikësua që po vinte në realitetin toksor!
,,A thua vallë si i ka hallët vëllau nga plagët e marra nga ato horra?,,- mendonte Gjyla, duke bërë plane se si do t’i dante hallet e hasmërisë, dhe a bënte t’ua zente pritën dhe të hakmerrrej vetë kjo luaneshë që i ngjante malsores së vëretët krenare dhe të guximshme,ose duhej t’i falte sepse nuk donte që kjo gjendje asmërie të vazhdonte më tej. Nga Havaja tjetër i dhibësej vëllai, jo pse e kishin të përmallë, por pse ishte bërë viktimë e hajnave konservativ dhe të një prapambeturie blozake e bashibuzuku që kishte sunduar dhe mbisunduar me mote në fshatin e tyre.
Tani i kujtoheshin të shkëputura fragmentet e jetuara në botën e ndërgjegjes së tij. Ai kishte parë fytyrën e vajzës së fshatit, që i kishte bërë një shenjë nga larg për të pirë një kafe. Kishte shkuar pa dëshirë drejt saj, diçka të keqe kishte parandjerë. Por, siç thonë, exheli më parë të merrr mendjen, pastaj jetën. Burrat e asaj familje e kishin hetuar dhe e kishin përcjellë më vonë që ta vrisnin.
Kështu ndodhi plagosja e vëllaut të Gjyle Gjerdanit asaj mbrëmje të vonë, kur hajni i natës kishte qëllim vrasje.Por, ai shpëtoi dhe mbeti gjallë!

***
…Albani herë e shikonte hënën si topth i vetdhë zjarri në në qiell herë shikonte me një dashuri të veçantë Fanushen e bukur , dhe kurrë nuk e kishte parë atë me lot në sy. Fanushja nuk dëshironte të largohej pa u takuar edhe një herë me Albanin, për të cilin ajo kishte, përveç se ndjenja dashurie, një respekt. Ajo asnjëherë nuk kishte parë te fytyra e Albanit tipin e dashnorit të rëndomtë, por… kurrë s’e kishte besuar dashurinë me shikimin e parë. Rrezet e dritës që lëshonte neoni i një shtylle buzë rrugës së fshatitë në kthesën e ngushtë, binte në fytyrën e njomë të kësaj femre, duke bërë një lojë të mahnitshme dritëhijesh te kopshti, busë krroit të ftohtë.  Ky portret i rregullt dhe tepër i ngrohtë, me ata sy të mëdhenj që lëviznin avash në atë zonë të kufizuar, i kujtuan Albanit vitet e shkollës së mesme. Ai se çka ndjeu një nostalgji të thellëdhe me një zë si ato të hipnotizuesve e bëri të ndalonte dhe për një kohë të gjatë u panë sy ndër sy, edhe Fanushja edhe Albani ishin të përqafuar, buzët i kishin të ngjeshura si prrush. Të paktë janë ata që e provojnë me gjithë fuqinë e shpirtit këtë dashuri. Fuqitë shpirtërore dalin nga pushteti i thellësive të brendëshme , duke i bërë me dije se diçka përveç trupave materialë ekziston në këtë botë edhe ajo natyra dhe bota hyjnore e shpirtit.
Albani kishte mbaruar shkollën e mesme dhe kishte vazhduar studimet në drejtësi, por ëndërra e tij ishte të ushtronte profesionin e gazetarit. Ai kishte pasur një dhunti të dhënë prej natyre, por, siç ndodh në absurdin shqiptar, kishte lënë studimet e larta pa bërë, vetëm e vetëm që mos e humbaste Fanushen dhe …

***
Dikush trokiti në derë. U hap dhe dy të panjohur hynë brenda. Njeri i gjatë dhe shumë i dobët, kurse tjetri edhe ai i dobët, por më i shkurtër. Në dorë mbanin nga një radio marrëse-dhënëse që të linte të kuptohej se ishin të policisë. Kur ata u futën brenda, Fanushja me dy kushërira të Albanit dolën jashtë.
-Më falni, -tha i gjati, me nofulla të gjëra që nga e folura dukej se nuk ishte vendas. Flsinin gjuhën serbokroate.
,,Jemi punonjës të policisë kriminale dhe kemi…,,
Nga pyetjet e ndërthorrta dhe të ndërlikuara që ia bënin Albanit, ai tepër gjakftohtë dhe jo pa mundim u tha atyre që vrasësin nuk e njihte, s’e kishte parë kurrë më parë, as fytyrën s’ia kishte fiksuar, për vetë shpejtësinë që kishte ndodhur ngjarja.
Albani nuk harroi të heshtte për të falat që vrasësi specialist i kishte bërë. Ndërsa për motivin ai, meqënëse merrrej me mend, nuk iu përgjigj fare.
-Zotëri! -u dëgjua përsëri zëri i hollë dhe i fortë i të gjatit, -në qoftë se ti nuk na thua ndonjë gjë, ku ne mund të kapemi për hetimet tona, çdo gjë do të mbetet në hije dhe vrasësi do të luajë i lirë me fotografinë e dikujt tjetër në xhep.
Albanit iu kujtua se si i kishin provokuar një herë një shokun e tij. E kishin ndalur në mes të rrugës, gjoja për ta kontrolluar për armë. Pasi i kishin thënë të ngrinte duart lart me disa veprime, që binin erë tangërllik policesk, e kishin tërhequr nga njera dorë dhe me dorën tjetër në shpinë i kishin dhënë një goditje në mesin e këmbëve, gjoja për t’i hapur krah. Pastaj i kishin bërë kontroll. Ky ishte ndjerë shumë keq dhe ngaqë e dinte mirë se ata e dinin se nuk ishte nga ata që rrinin me armë, iu kishte thënë se çfarë po bënin? Shefi i tyre, një njeri negativ, të cilit i kishin gjuajtur dhe i kishin vënë dinamit për ta vrarë për këto veprime në dëm të qytetarëve, shquhej për të tilla provokime. Ai kishte dhënë urdhër që ta lidhnin në pranga dha ta fusnin në burg. Njerëzit që kishin qënë aty ishin habitur…
Pas disa muajsh në gjyqin që iu bë në Zenicë të Bosnës, u bë bujë e madhe, shkruan të gjitha gazetat dhe shtypi jugosllav, atë e dënuan në bazë të nenit 37 të Kodit Penal të Maqedonisë me vdekje pushkatim, e më vonë dënimin ia kthyen në 20 vite burg të rëndë.Albani i dinte mirë se atyre organeve të rendit të korumptuar ua kishte turbulluar ujin, ata e kishin mbajtur me vite në shënjestër që nga vitet kur ai u kthye nga Amerrika. Ai mbeti vite e vite në burg, duke kërkuar të dinte të vërtetën, duke kërkuar drejtësinë…Por…Beteja e tij për drejtësi ende vazhdon.
Ndoshta kërkimi i ashpër i të drejtave vinte në pozitë të çuditshme, edhe për shkak se klasa politike shqiptare e mbante komunitetin nën presion, duke bërë të mundur përçarjen në kërkimin e të drejtave, gjë e cila sjell pasojën e mosbashkimit të njerëzve në plotësimin e kërkesave të tyre njerëzore. Duke munguar përvoja e kulturës demokratike si dhe tjetërsimi i personalitetit nën diktaturë, sillte që njerëzit mos të kuptonin termin “liri” në kuptimin e saktë që ka kjo fjalë.
Albani po i çonte të gjitha këto nëpër mend, ndërsa shihte deformimin e fytyrës së inspektorit me nofulla të gjëra e hollak përballë.
Albani vërtetë ishte njëzet e dy vjeç, por përvoja jetësore e kishte rritur shumë më tepër. Jeta e vështirë në çdo aspekt të saj e kishte burrëruar para kohe. Ndoshta ishte i vetmi vend në Europë, ku rinia shqiptare edhe me kohën , jetohen në të njejtën periudhë të shekullit dhe të moshës, por nga shumë aspekte të diskriminuar në krahasim me të tjerët, ose me ata që jetonin në Shkup, Havanë dhe Beograd.
Vetë natyra e kishte bërë të fortë nga jashtë e shkëmb nga brenda. Të tilla gjëra i shkonin nëpër mend Albanit, ndërsa shikonte portretin e ashpër të babait të tij veteran i Frontit të Sremit, e portreti i tij gjithmonë i kujtonte Isa Boletinin…Fotografinë në kornizë të këtij portreti të punuar mahnitshëm nga një piktor shqiptarë nga Shqipëria, e mbante të vendosur në cakun e bibliotekës së tij dhe e ruante me një kujdes të veçantë.
Djaloshi ishte i vetëdijshëm se ELITA e kombit ishin vrarë një pjesë gjatë luftës dhe më pas, dhe një pjesë tjetër ishin burgosur e përndjekur në pesëdhjetë vite të diktaturës komuniste.

***
,, Në mitologjinë greke thuhet se pema e parë e shegës është mbjellë nga Perëndesha e Dashurisë, Afërdita, dhe sipas një studimi të kohëve të fundit, konsumi i përditshëm i saj rrit ndjeshëm nivelin e ndjeshmërisë tek femrat dhe tek meshkujt dhe i bën që të jenë të prirun ndaj dahsurisë!- i rrëfeiu Albani të dashurës së tij Fanushes nga ajo që lishte lexuar në librat e vjetra të babait të tij të cilat i kishte sjellur moti kohë nga TirHavaja. Dhe vazhdoi më tej rrëfimin e tij:
Filozofët e hershëm Gjerman dhe grek flisnin për këto gjëra rreth dashurisë dhe konsumimit të shegës në poezitë kushtuar dashurisë, kurse francezët, thuhet se konsumonin tre vakte me shparguj një ditë para martesës.Këtë, thotë edhe një gojedhënë e lashtë, e bënin edhe shqiptarët, duke ngrënë nga një kupë me mjalt dhe ara , para se të shkonin në dhomën e fjetjes dhëndrri me nusen. Për sa i përket vlerave të tyre, ata përmbajnë sasi shumë të mëdha kalciumi dhe vitamine .
Rezultati i përbërjes që ka luleshtrydha që rritet në fshatrat e Dervenit të Shkupit, në Kosovë dhe Çamëri, do të jetë një simfoni e vërtetë shijesh: e ëmbël, e freskët, e lëngshme, pikante – në fund të fundit, ashtu si vetë dashuria me të cilën ushqehen dy të posa martuar…
Për këto gjëra , e mbaj mend, shpesh më fliste edhe gjyshi im , bari vjetër dhe me përvojë i bagëtive në këto anë barishtesh … Dhe,vetvetiu m’u ngrit një afsh nga brenda , duke i thelluar edhe shikimet kah dielli, thua se përgjigjen e prisja nga qielli, thirra me kokën lart:
“Gjysh, ku je?”
“Këtu jam, pranë teje”,- m’u bë se dëgjova zërin e tij.
Atëherë mora zemër dhe e zgjata hapin. Madje, sa herë e ktheja kokën prapa,nga Havaja tjetër e Pollogut , shihja malet me borë ! Shihja Sharrin plak dhe gjurmët e babait tim i cili sa herë me trastë në krah kishte kaluar Korabin…Që tani, si në ëndërr shikoja katër gjurmë, dy të miat dhe dy të tijat. Mos ishte ndonjë fanitje që m’i gabonte sytë? Kot të më kërkoni shpjegime, unë as që dyshoja ndopak nëëndërrat e mia, e aq më pak në rrëfimet e gjyshit tim që në fytyrë mbante një vëshrim të vrejtur, hundë si shqiponjë, vetulla si të Skënderbeut! Gjyshi ishte me mua dhe unë me gjyshin. Natyrisht, duke pranuar këtë shoqërim, pohoj edhe përtëritjen që ndjeva dikur në ditët e rinisë sime dhe sot.
Veçse forca kishte qenë e përkohshme. Megjithëse marshova më tej, befas, afër Kodrës së Pajtimit m’u këputën gjunjët…
“Gjysh!”, thirra përsëri. “Ku je, përse më braktise?”
“Aty më ke, me ty jam, djali im”, -ma ktheu ai.
“Po të ishe këtu”, ngulmova unë, “në borë nuk do të shihja dy, por katër gjurmë.”
“Mos u tremb, ti po sheh aq sa janë”,- më qetësoi sërish. “Tashmë, duke të ngritur nga bora, po të mbaj në krahët e mi.”
Ç’ishte kjo përgjigje kaq e mistershme?Nuk di, nuk më kujtohet mirë. Ndoshta ka qënë një nga ëndërrat e mia… Ah, ata krahët e tij! Ishin dobësuar e flashkur në pleqëri. Mos po e rëndoja me thirrjet e mia mizore, thua se doja ta ngrija nga dheu, duke i kujtuar premtimin që më kishte dhënë?!.. Fërkova sytë dhe e mblodha mendjen. Gjyshit nuk mund t’ia kërkoja ndihmën në këtë mënyrë, përderisa ura jonë e vetme, unë këtej dhe ai andej, ishte gjuha e shpirtit, malli dhe ndjenja, sepse kishte vite e vite që ai nuk ishte më me të gjallët… Kujtoj vetëm se atëherë mjegulla ishte zhdavaritur krejt mbi sukat e malerve gjer në buzët e fushës. Nga maja matanë kodrës m’u shfaqën hapësira të reja horizonti ku dukej sikur majat putheshin me qiellin e hapur. Unë kisha arritur pikërisht te drita, atje afër diellit. Sëpaku kështu më dukej mua. Në fillim pashë gryka të larta malesh, të larta fare e që nga larg dukeshin si shpella magjike, ku jetonë Zanat … Andej ishte kalamendur gjyshi im me blegërimën e deleve ato kohë të hershme! Kurse përtej, nën diellin që i binte pingul, kaltëronte fusha me të mbjellat si një qylym i vizatuar. Qielli ishte i pastër dhe larg, shumë larg, kubeja e tij dukej sikur bashkohej butë me blunë me ngjyrat si të ylberit !
Disi fola me zë si i habitur:
“Ato janë vijat e horizontit mbi maja malesh, ku duket se Maja e Zezë puth kaltritë qiellore!..
Pastaj, s’di përse, ia përmenda edhe emrin me zë: ,, O gjysh, ku je!,,.
E shkunda vehten, sikur doja që të zgjohesha nga ato mendime të cilat me ecjen time më vini si të gërshetuara me një ndjenjë frike apo dyshimi të pa përcaktuar…S’kisha bërë as çerekun e rrugës në këthesën e ngushtë të fshatit, kur pashë Drenushën të vinte drejt kodrës. Asaj i mbetën të ngrysura vetullat futë të zeza, si të shkruara me thëngjill…

***
,,Albanin e kam takuar vetëm një herë, në verën e vitit që do të diplomoja në Akademinë Pedagogjike, kur kishte ardhur nga Italia me pushime edhe një mik imi Bardh Kosova i cili ishte i njohur për shkrimet e tija që bënte nërevistën ,,Shejzat,, të Ernest Koliqit që botohej në Romë. Ishtin bashkë me arbëreshin Antonio Mario Darën. Ku di pse, më ngjiti menjëherë komunikimi midis tyre, dhe nuk di përse nisa t’i sqarroja se si dhe në çfarë kohe, në çfarë rretHavajash e shkruajta poezinë time të pare në emigrim, në Romë, gjersa udhëtoja i arratisur andej Oqenait. Poezinë me titull ,,MËMËS” atë verë e botoi revista ,,Zjarri,, në Palermo, të cilën e dërgova në emër të mikut tim Antonio Bellushit në atë redaksi.
Po, ashtu do të ketë qenë, hera e parë që e pashë arbëreshin Darën, atë verë, biseda e parë dhe e fundit njëkohësisht. Mbaj mend sjelljen e tij perëndimore, finesën me të cilën hyri në bisedë. Kisha para një xhentëllmen. i informuar për mozaikët e Italisë, por duke mbajtur rezerva që të mos hiqej se kishte mozaikë si ata të Romës dhe nëse ajo traditë vazhdonte në botë. Ndërkaq, vazhdoja rrëfimin edhe mbi portretin e babait të Albanit. Unë kisha imazhe përpara. Miku ynë i përbashkët Martin Camaj ishte kujdesur heshturazi për këtë. Albani kishte mbyllur sytë pak kohë më parë dhe, në njëfarë kuptimi, unë kisha detyrë ta ringjallja kujtimin mbi ata njerëz aq të dashur dhe që kishin lënë gjurmë të ngjeshura në faqet e revistës ,,Shejzat,, . Aty botonte asaj kohe edhe Bardh Kosova shkrime , ese dhe gjëra të bukura nga letërsia dhe publicistika shqiptare, port ë cilat i shkruante të thukëta dhe në stilin e shkrimeve të Ismet Toto, të përmbledhura në librin ,,Bota e një djali kryengritës,,! Pikërisht ajo ditë m’u duk diçka si në ato baladat e kreshnikëve të epit shqiptar, me ato legjenda të shkruara bukur për Zanat e Malit të cilat kanë biseduar e kuvenduar me Mujin dhe Halilin…

***
Dua të rrëfej edhe diçka : Thashë se Albanin e kam takuar vetëm një herë, por kam filluar ta njoh shumë kohë përpara. Besoj, që në rininë e tij të hershme. Dhe nuk kam droje ta pohoj iluzionin tim. Sa herë që dikush lexon përkthimet e tij dhe sa herë e kujtojmë Antonio Darën, apo Bellushin e madh, më duket sikur sfondi vazhdon të plotësohet nga ai respekt dhe ndjenjë fisnike njerëzore që mund të ketë njeriu ndaj njeriut .
Por po kthehem përsëri te fillimi, te syri ku hyn një dritë si dy rreze hëne që përpëlitet me vetveten.
Ndoshta përgjgjen e di Perëndia !… Ndoshta !
,,… Tashti më duhet të ndalem në diçka të veçantë,- tha ajo dhe vazhdoi, duke u mejtuar se duhej që të shkruante një letër:
,,I nderuar Dara,
Po Ju shkruaj këtë letër me sa vijon:ju keni bërë një trimëri të paimagjinueshme, duke krijuar një relacion miqësie me karakteristika ballkanike. Dhe do të mundohem të shpjegohem me pak fjalë. Eshtë e vërtetë që këtë e kanë bërë shumë shkrimtarë të huaj, por e kanë bërë edhe shkrimtarë arbëreshë shqiptarë. Padyshim , komunikimi juaj përbën një mundësi të mrekullueshme e kënaqësi për shumëkënd. E kush mund ta imagjononte që shkrimtari i madh që shkruajti në stilin e Shollohovit dhe u vë në lëvizje me ,,Donin e Qetë,, të krijonte një tablo personazhesh në librin që po shkruani tani, dhe madje keni botuar rregullisht shkrimet e reflektimet e juaja aq magjike dhe me delikatesë! Po të zhvendosemi në dekada, është si të shohësh Mitrush Kutelin apo të hyjnë në komunikim të përhershëm më lexuesit e shkrimeve të Ernest Koliqit ose të Martin Camajt që cekëm më lartë, t’u ofrojnë shkrimet letrare, duke i trajtuar sikur të ishin bujtës realë në revistën ,,Shejzat,, siç i kam lexuar unë dikur në vitete e rinisë. Për mua, nga njohjet që kam, ju jeni njëri nga autorët e shquar më me zemër të madhe, me një përkushtim besnik e sublim ndaj shkrimeve, personazheve që i gërshetoni në librin më të ri, dhe respekti ndaj lexuesit shqiptarë kudo qofshin ata, kudo qofshin në merridianet e botës. Kush është ai që nuk i gëzohet kësaj mundësie! Më kujtohet çfarë ndodhte kur ju takova në fakultetin e gazetarisë. Mundësia e vetme që kishim për të pare diçka më shumë rreth autorit të librit, ishin disa libra me poezi dhe një libër tjetër si roman autobiografik me një foto të vogël në kopertinën e pasme. Unë të kishi fiksuar me ecjet e njeriut, me një qantë lëkure në krah, i nxituar në trotoaret e rrugëve të kryeqytetit me godina e palate të bardha. Atëherë fluturonin edhe pëllumba e bardhë të pranverës, shkonin e vinin shtegtarët: lejleku dhe dallëndyshet! Kurse mjellmat me pupla të buta që zbardhëllenin në qiellin e kaltër dhe valët blu, shkonin pas anijeve që përplaseshin në distinacione të gjata me valët e tërbuara të deteve dhe oqeaneve andej kontinenteve te rruzullit toksor ! Ti mbetesh miku im shumë i nderuar dhe i respektuar për gjithë jetën sat ë jem gjallë…!
Mirë u takofshim në Kosovën e lirë!
Fanushja ,,

Gjithësesi, nuk ishte vetëm kjo !
…Ishte edhe një sfidë tjetër jete përderisa shkruante edhe me personazhe të gjallë, bile! Ishin shkrime nga më të bukurat, nga më magjepset që kam lexuar gjer më tani në jetën time…! Thënë thukët, në këto shkrime gjeja vlerat e dashurisë së vërtetë pa lajka dhe të çiltër si loti i vashës,sikur jeta dhe dashuria triumfojnë me dufin rinor mbi vdekjen!
,,Tani, plotësisht e kuptoj çfarë është jeta: E gjërë dhe e ndriçuar si një shtrat lumi që ec me valë dhe në buzë mban brigje të gjata, ku njeriu që shkruan duket se vetëm keshtu merrr frymëzimin nga njerëzit por edhe kur frymëzojnë vetë vlerat dhe karakteret njerëzore!-,thoshte me vete.
…Unë mund ta kem mësuar në fillim se jeta duhet jetuar me dinjitet, ndërsa ai më mësoi pastaj se kaq nuk është e mjaftueshme, duhet që edhe të vdesësh me dinjitet.
Qiell vere, qiell ëndrrash dhe det ndjellës me valë, det i jugut me ngjyra blu !
…Për të gjithë njerëzit jeta është e shkurtër, me përjashtim të atyre që vdesin të rinj.
O Zot, si më hypi në kokë ky paradoks që nuk po më ndahet?! S’është çudi që, së pari, të më ketë ardhur në mend asaj nate në tryezë, me verën e kuqe, bukën si naforë dhe Albanin përballë. Në atë darkë nuk mund të përjashtohej një efekt transustanciacioni, çka përfshin edhe idenë se kush vdes i ri, do të thotë se ka vdekur për dikë tjetër. I zbehtë, i bukur, i… vërejtur para nesh:,, O bir, të pati nëna njeri, tash të ka fotografi! Ndërsa disa të tjerë, të cilët nuk e kishin takuar më qysh nga dasma, do të pohonin: E pamë dhëndër dhe…!,,- iu kujtuan fjalët e gjyshes e cila shpesh derdhte lotë pë djalin i cili i kishte vdekur dhëndër i ri, pos a i kishte mbush 22 pranvera.

***
Njeriu është i fortë si graniti, por edhe i thyeshëm si qelqi.Pak nga pak po thyhesha edhe unë. Megjithëse kisha qenë njeri, që ua kisha ndaluar të tjerëve të qanin në dhomë, burri i rreptë kishte filluar ta lëshonte veten. E kjo kuptohej nga ngashërimat që më tradhtonin, kur më vdiqën vëllezërit e mi. Ishim pesë vëllezër, si ata në këngën e Kostandinit, si ata të Motrës me Nëntë vëllëzër. Dhe me këtë rast vdekje të fundit, kuptova se gratë po bëheshin më të forta. Ime motër do të ketë qarë sërish për vëllezërit e saj, pesë herë do kishte derdh lot të nxehta si ujë i vëluar, dhe do të ketë thënë e ngashëruar me lot në sy:,, O Zot , po pse tani m’i more kështu vëllezërit e mi? Pesë, një nga një? Pse o Perëndi?!..
,,Për të pestën herë u ndjeva e braktisur nga Zoti!,,- kishte menduar ajo, si e trishtuar asaj nate me hënë.
Askush nuk më dëgjoi, isha një vetmitare e dërrmuar para Zotit dhe Djallit, të cilët me vite e vite po kërkoj që t’i kisha dëshmitarë.Zoti më dhuroi dhimbjet, e djalli mbeti duke u zgërdhi në qoshin e dhomës ku fleja, ose i lutesha Perëndisë…

***
Kishin mbet vetëm Nimfat dhe ëndërrat e mia…Nimfat e dashurisë me pëllumbat e bardhë në fluturim dhe shtegtime që bënin në vendet e largëta të jugut, andej kah Brazili dhe Afrika e jugut!Të gjalla janë Nimfat dhe pëllumbat e bardhë me fluturimet e tyre pas anijes që çanë valët e detit, andej brigjeve të pranverës, ose çajnë valët e Dardaneleve !
… Nën qiellin e rënduar e të padepërtueshëm të asaj nate të trazuar qershori,dukej qart rruga ku kalonte Albani për në shtëpi.Rrebeshi i madh i shiut shpërndante pasqyrimet e shumëfishuara të dritave të rrugës së ngushtë të fshatit,Havajash me gardhishte kopshtesh, si nëpër pasqyrat e pellgjeve të mëdha ujore duken fytyra njerëzish , e që ishin jo si më parë.Ato pasqyrime ngjasonin sikur lodronin mbi sipërfaqen e ujit, fytyra të zbehta njerëzish pa shpresë në netët e gjata.Por, por …
–Mos u tremb mor burrë,se s’u bë kiameti! Se mos është hera e parë që ndodh kjo dukuri! -, i tha shoku që e shoqëronte.
–Ja ,merrre dhe këtë letër ,sapo dritat të vijnë ,e di që do ta lexosh me një frymë.Kujdes, mos i mbush sytë me lot dhe mos i thuaj askujt askurgjë në shtëpi,- foli personi që kreu porosinë misterioze për atë dashuri rrëqethëse.
Albani e lexoi dhjetra herë atë letër dashurie,duke fshirë ballin me mangën e këmishës ngjyrë jorgovani.
— Eh-,mendonte me vete– në një farë mënyre,ajo, dhe disa letra të tjera, të shkruara me lotët e nënës, i kanë ndryshuar pikëpamjet e mia për jetën dhe njerëzit, për lindjen dhe vdekjen, për ekzistencën dhe fatin.Njeriu, në momentet e fundit të tij, gjatë një arrestimi dhe burgosje përjeton revelacione të çuditshme dhe në pak sekonda,fiton një dituri dhe inteligjencë universale të tërë në brendin e trurit, të logjikës së të menduarit dhe të qënurit si qënie e gjallë,çka për ne të tjerët mbetet e fshehur, me misteret e jetës dhe ligjeve të natyrës.Janë letra nga burgu, të cilat dikur sa ishte gjallë m’i kishte shkruar nëna ime e vuajtur dhe e stresuar, aq e trishtuar nga gjamat që i kishin kurdis satrapët dhe kriminelët e pa shpirt, duke shpall të pafajshmin ,,fajtor,, e duke mbajtur anën e kriminelëve në mbrojtjen e tyre!
Për pakë kohë, toka dhe qielli u sheshuan tërësisht. Qielli u hap si një pllakë e madhe e kaltër ku xixëllonin vetëm yjet. Dardan Drenova u çua nga vendi si një ushatark I stërvitur dhe pastaj eci me ngadalë në oborrin e shtëpisë dhe i vuri shulin derës së madhe prëj dërrasash. Ajo po i vështronte nga dritarja, ndërsa ata, diku në fund të rrugës tashmë ishin larguar.
Dardani, si nga hera, vazhdonte të vëzhgonte dritën e argjendë nga lindja ku shtrihej deti. Andej dëgjohej një zhurmë rrëmeti e rrëmuje të një stuhije që vjente. Po vjen Stuhia, andej nga Deti Mesdhe, në përplasje me valë sa mali me ato të detit Jon, që vijnë dallgë kah brigjet. Pastaj një valë resh të kuqe u dalluan në horizontin e hapur, përtej Havanëndës që dukej se përpinë edhe ishullin e Karaburunit me gjithë thesarin e fshehur të Ali Pashë Tepelenës!
-Eh, sa herë më kishte folur Albani për ato agime të kuqërreme të Shqipërisë që kishin aq ngjajshmëri me ato të Spanjës ose Kartagjenës së bukur. Horizontete dukeshin fi flake!… Ai kishte lexuar edhe librin e Petriti Markos: ,,Hasta la vista,, dhe për atë dashuri të shqiptarit me infermieren spanjole nga fronti i luftës .Po, ja, që edhe vetë kishte pas fatin t’i shikonte këto agime të mahnitshme spanjole dhe ato të Brazilit. Ishte kujtuar si në një ëndërr, i shtrirë, aty rrëzë një palme, i rrethuar nga shokët, e që kanë biseduar për dashurinë në ikje.
Kush e di sa shokë të rinj si Albani, që kapërcyen kufi e dete, për të ardhur gjer këtu, u vranë tani, pa ja shkrepur asnjëherë, pa shfryrë asnjë herë zemërimin dhe urrejtjen e tyre kundër rojes së kufirit!Disa duke u orvatur të kalonin andej kufirit, për të shijuar pranverat e bukura të botës, ose ata që u zhgënjynë për sistemin komunist në Shqipëri, që ne, rinia e asaj kohe, e kishin ëndërr, roja i kishin vrarë me automatic kallashnikovë dhe trupat u kishin mbet varur në tela me gjemba. Për këto drama e episode të atij adhurimi të frikshëm, sot kanë mbet vetëm histori dhe rrëfime rrënqethëse.
-Ka patur dhe më keq, – mendonte ai. – Ka patur shokë që u vranë pa shkelur fare në tokën shqiptare, ose më mirë të them në përpjekje për të kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar. Por, tani që ishte i vetëdijshëm se kishte kaluar përmes Servisit për emigracion nga Roma, gjendej në Amerrikë, merrrte frrymë më lirshëm.

***
Nuk dinte ai se nëse kishte kaluar mirë stina e pranverës,ato çaste të mallëngjyera, plaku Demir Kulla, i cili, sa po kishte dëgjuar kërsitjet e para të automatikut, kishte kërcyer përjashta dhe kish marrë frymë tutje shkëmbenjve të malit. Ishte mbledhur kruspull në një guvë ulliri, kishte mbyllur sytë dhe qëndroi aty gjersa pushoi zjarri dhe rrëmuja. Kur ra Albani, atëherë u kujtua për armët dhe sidomos për çantën, ku mbante gjëra të vlefshme, siç thoshte ai, dhe nuk linte njeri t’ia prekte… Për këtë i vinte plasja dhe ish penduar shumë që s’mori të paktën çantën e vogël. “Po lëkura qënka më e dhëmbshur se floriri!” – kur shikonte lemerrinë që ish bërë.
Lehjet e qenve çonin peshë më tepër se zjarri nëzemrat e ndezura që kishin mbet edhe disa të plagosur në anën tjetër të kufirit shqiptaro-shqiptar.
Befas një makinë ushatarke e rojeve u ndal! Si një britmë e vetme gjëmuan thirrjet e të plagosurve. Vazhduan me të shpejtë drej e në spital.Dyert përnjëherë u çelën dhe infermierët rrëmbyen vigjët me të plagosur , kurse të tjerët vrapuan nën ullinjtë… atje ku ishin derdhur bashkë edhe gjak edhe lotë në natën e shpresës, të asaj stine ankthi…
– Nga jini ju? – e pyeti Albani.
– Jam bullgar! Gjeneral Kamenov! Ti je shqiptar, apo jo?
– Po! jam shqiptar!
– Aty në spital, do të gjesh dhe një infermiere shqiptare. Është një shoqe e mirë.
Në rrugën e bukur, që përshkon bregun e detit, rrugë plot pemë dhe vreshta, plot fshatra me shtëpi të vockla dhe të bukura, andej nisin të lëviznin maqinat: kamionë me mallëra, vetura, autobuzë, motoçikleta etj. shkojnë për në Castellon de la Palma!Atje janë nisur për të gjetur një thesar! Maqina të mbuluara me cerada ngjyrë-ngjyra!Janë duke pritur në rradhë në ecje , njëra pas tjetrës, do shkojnë në brigjët e Detit të Kushledrave, atje janë duke synuar ,,trekënshin,, e bermudeve. Ata shkojnë sipas një rrëfimi të lashtë, sipas një legjende, ku thuhet se piratët-kursarë të cilët kanë pas një ngarkesë të madhe në një anije prej druri, dhe pasi janë përplas në ca shkëmbenj ku jetojnë fokat e bardha, ngarkesën prej ari dhe gurë të çmuar e safirë i kanë fsheh në një shpellë shkëmbi buzë deti. Mendohet, siç thotë legjenda, se aty piratët kanë fsheh edhe mjaft dijamant dhe xhevahir të çmueshëm.Aty janë brigjet e Itakës. Flasin legjendat për një të vërtetë të tillë, mbi një thesar të fshehur në mënyrë misterioze. Dardan Drenova kishte ëndërrimet e veta edhe për një udhëtim të posaçëm drejt brigjeve të Detit të Kushledrave… Ishte kjo vetëm diç si ëndërr!Ai e përqafoi, duke ia përgëdhelë flokët si argjendi dhe e puthi me dashuri. Ajo, psherëtoi thellë dhe e shikonte në thellësitë e syve, sikur kërkonte të kridhej brënda në sytë jeshil të Albanit, i cili ndjeu një diçka që s’e kish ndjerë kurrë gjer ahere. Koloneli e përshëndeti, kapi vajzën nga krahu dhe u largua, kurse e reja, duke e shikuar akoma, po me atë mënyrë të çuditëshme, u kthye i përkëdheli flokët, u ngritë duke e parë në sy si i hutuar, sikur deshi t’i thosh diçka… i hodhi një degë ulliri që mbante në dorë dhe u largua duke u hequr nga Havajash ngadalë dhe duke i thënë :,,Alban, zemër, mbaje këtë trëndafil, le të mbetet si Lule kujtimi për ty dhe dashurinë tonë!Por, lere këtë tani, hajde le të shkojmë deri në fund…!- bëlbëzoi duke thënë: O Zot, çfarë jemi duke bërë! Vazhdoi ajo me puthjet e ngjeshura zjarr në buzë. Albani lëvizi pakëz, e shikoi më sy, kur ajo i përgjërohej duke iu lakuar për trupi si njalë dhe tha:,,Ah dashuria ime ! Ti je më e shtrejtë se thesari i deteve…
Në ballin e një kodre mollake mbi fshatin Ahishtë, i cili kishte disa mahalla dhe shtëpi të rradhitura njëra pranë tjetrës si kosherre bletësh dhe të lyera me gëlqere të bardhë, pak më andej gjendeshin varret, të cilat tanimë i kishte mbuluar një barr ledinash e asaj vere që dukeshin si të djegura. Nga të dyja anët përtej Fushës së Pollogut dukeshin vargmalet e Sharrit dhe ato të bjeshkëve baritore kah lindja, ku gjenden stanet dhe mbahen bagëti gjatë stinëve të pranverës dhe të verës së vonë, ku dikur deri në mbrëmje vonë dëgjohej fylli i bariut dhe blegërima e deleve. Kurse Vardari lakadredhës shkon i lakuar si një gjarpër i madh pa kokë. Nga kreshtat e majave të larta perëndimore, nga majat sharropine që duken se puthen me qiellin në horizont, atje nga ato shkëmbinj si stepë e përhimtë buron Mosdaça, aq furrishëm dhe me shumë zhurmë, duke bërë në gryka konture të shquara, që spikatin bukuritë e kësaj ane ku duket se ato pllaja bjeshke janë të ngjeshura me buzët e Vashës e cila ngarend pas deleve e lazdruar me jehonën e fyllit të bariut dhe këngën e bilbilit lajkatar… Përtej majave dallohet një fluturim shqiponje në kaltëritë e hapura qiellore, e cila bër disa qarkullime aq krenare drejt majave të Sharrit.
Gjersa faqeve të bjeshkës kullosnin bagëtia. Bariu u prinë me trastën në krah…!
Dy kope dhensh nuk i kanë të njëllojtë tingujt e këmborëve. Si të themi, orkestrat e tyre nuk janë të njëjta.Vetë çobanët, kur zgjedhin këmborët, të cilat i dallojnë me veshë, kanë qejf që tingujt e tyre të jenë të veçantë. Ata e njohin tufën e tyre fizikisht, por e njohin dhe pa i parë dhentë me sy, nga melodia e këmborëve që ato kanë varur. Me melodinë e çdo tufe janë familjarizuar dhe banorët e mëhallës e më gjerë.Kur qaset një tufë në udhën e mëhallës, ose afër saj, pa i parë bagëtitë me sy mëhallalinjtë thonë: “Erdhi kopeja !” etj .
“Harmonia e tufës e dallohet , “ siç dallon dhija në mes të deleve”.- mendoi ai dhe qëndroi me forcë fizike si tunxhi, bri stanit mbuluar me kashtë thekre.
Kur i bie fyellit, bariu artikulon disa melodi, në një vijë melodike të caktuar, të zgjedhur prej tij, dëfton, me fyell, një ndjenjë, një mendim apo një brengë, të cilën kërkon ta ndajë me dikë. Në pamundësi për të komunikuar me njerëzit që do, ai, i ndodhur në vetminë e tij të përkohëshme, i drejtohet fyellit, një sendi jo frymor.Duke shprehur me nota muzikore atë që ndjen e që kërkon tua transmetojë të tjerëve, hallin që ka, çobani është në paqe, me veten e me të tjerët.
Bariu, me anë të fyellit u transmeton të tjerëve hallin që ka, përshkruan gjendjen në të cilën ndodhet,dëfton për vetminë që ndjen, kërkon ndihmë për të kapërcyer një situatë të vështirë etj. Legjenda e njohur e Tanës mund të jetë një nga pikat kulmore të këtij lloj komunikimi.Me anën e fyellit, çobani ynë i transmetoi të motrës mesazhin magjik…Ato pllaja shkëlqenin nga drita e diellit ! Gjithandej , bri kurorave të bukura, jetojnë zanat e malit !-thotë legjenda.
Dhe, ashtu do jetë ! Të gjitha këto rrëfime i mba mend barriu, sepse shpesh ia kishte treguar me gojën e vetë Plaku i urtë, i cili dinte shumë gjëra edhe rreth thesarit, atij thesari që Ali Pashë Tepelena e kishte grabitur ngapiratët e detit…
….Aisërish i hedhi sytë andej kah horizonti i pranverës. Sepse tanimë, ishte edhe stina e bariut, stina e deleve, e kullotave baritore! Përpara iu shpalos një pamje magjepsëse,, duke nisur nga majat e Vracës dhe Korabit, kah zgjatenkurorat e bukura malore , e që atje lartë ende janë të mbuluar me borë, duken sikur një pellgu i bjeshkës i ka ndarë nga luginat e gjelbëruara ku struken stanet… Në krahun tjetër, lartohen pyje ahu dhe pishe, të rritura nga kreshta. Dhe e gjithë kurrizi me maja, kishin formën e një shqiponje dykrenare, që i valëviste puhiza e lehtëfijet e barrit prej tërfili, mbuluar me ngjyrën si vello nusërie…!
“A nuk kam të drejtë të krenohem për këtë vend me një bukuri të rrrallë, që është parajsa e trojeve të mija?!”Kjo bukuri e rrrallë natyrore nuk ka se si të ndahet nga një bukuri e ndjenjë e fortë shpirtërore.Te skica “Dashuri, simbol përjetësie”,autorja përshkruan njeriun që ia kushtoi tërë jetën artit dhe shkencës e që tashmë lutej për të fundmit herë: “…Një pikë ujë, vetëm një pikë ujë dua të më shuhet zjarrmi në buzët e zhuritura …”Ishte në  buzë të varrit, kur shprehu ndjesitë e tij për një dashuri të pamundur, pengëlënëse. Njeriu i madhërishëm sjellë ndër mend çastet me të cilat janë lidhur kujtimet e tij të përmalluara për vashën e zemrës. Pasioni i këtij Njeriu të Madh, është një mall i dëlirë e i pashuar. Optimizmi, ngazëllimi, janë notat mbizotëruese të kësaj skice letrare erotike. Ndaj dashuria ngelet e madhërishme, e pavdekshme dhe e pakrahasueshme me asnjë dashuri tjeter. Dashuria është e fuqishme, jetëdhënëse, burim i ndjenjave fisnike. Ajo e qeton shpirtin dhe në shtratin  e vdekjes.” Mes arsyes dhe logjikës” Vranari, nxjerrë në pah mospërputhjen e realiteteve. Koncepti i së mirës,  si normë etike dhe si shije e bukur dhe e embël bëhet e pakapërdishme dhe logjikisht e gabuar për mentalitetin e kohës. Ajo guxon përsëri të fshikullojë si dhe shumë herë të tjera me forcën e fjalës së saj. Në çdo lëvizje e në çdo fjalë, në çdo arsye e në çdo logjikë, lexuesi do të prekë shenjën e një barbarie të rëndë shoqërore. Fakte të vërteta që arrijnë në zhgënjime të njëpasnjëshme, në kriza besimi në se një ditë do të qytetërohemi. “Shpresa dhe e ardhmja janë fëmijët….Së paku, fëmijët dhe ata që më njohin, do të më vlerësojnë….
Tingujt që artikulon çobani me anë të fyellit, në të shumtën e rasteve janë të trishtuar dhe për këtë , nuk kemi përrse të bëjmë fajtor atë që ruan delet dhe i bie aq me ndjenjë fyellit të tij. Çobani, nëpërmjet tingujve shpreh atë që ndjen, atë që mendon e atë që dëshiron.Vetmia, mërzitia, brengat, hallet, dertet si dhe kënaqësia që ndjen çobani “derdhen “ në tingujt e fyellit si notat që hedh kompozitori në pentagramë. Zakonisht, tingujt e fyellit janë melankolikë, se e tillë është jeta e tij, por nuk janë kurrsesi pesimistë apo ndjellakeq. Qëndrimi vazhdimisht larg jetës komunitare, në stan, me bagëtitë dhe qenin, bariu ndihej disi xheloz për jetën familjare që bënin njerëzit e tij.
Një tjetër” vegël muzikore” që e përgatitin vetë barinjtë është borija. Ajo ka, afërsisht rolin e trompës në orkestër. Përgatitet nga çobani, me lëkurën e një dege vidhi pa nyje, e cila pritet e zhvishet nga dega, në formë spiraleje .Lëkura e vidhit mblidhet në formë spirale, në mënyrë që të formojë një kon, me bazë të gjerë e kulm që përfundon me një dritare të vogël, të rrumbullaktë. Në pikën kulmore të bories vendoset pipizani ( si kallami në klarinetë ) i cili, gjithashtu përgatitet nga çobani, me lëkurë peme. Kur përgatiste pipizanin, i cili quhet dhe currubab, çobani, për ta hequr më lehtë lëkurën e pemës nga dega këndonte, lehtë-lehtë, mu si ajo kënga e bariut të Sharrit.
Kopeja më e mirë është ajo që Bariu kujdesët për të në çdo hap. Bariu i mirë e mbanë tufën afër vetës dhe nuk del nga shtëpia, pa e marrë me vete pastorin Ilir.
Dëgjova se Delja është superbudallë nga të gjitha kafshët, dhe se ajo e mbanë kokën vetëm tek sytë në tokë, dhe po ndodhi që një ecë rreth Lumit, të gjitha renditen dhe kërcejnë në të. Bariu i mire nuk e dërgon tufën rreth Lumit, apo jo.- Pse njerëzit shkojnë pas një Njeriu që është Luan dhe tjetrin vit i shkojnë pas edhe ati që ka ndërruar qimen, pra Ujkut dhe prapë si viktima ecin me vite pa dashur që ta kuptojnë edhe pse e dinë mire se është e tillë gjendja.
“Në një fshat, kishin provuar nji sfidë disa Malësorë. Kishin marrur një copë tufe Delesh dhe i kishin futur në një zabel, ato Delet kur mbesin vetë shkojnë tufë të mbledhura pranë një Lisi dhe aty rrinë gjer në mëngjes. Malësoret kishin kaluar në nji pjesë ku i shikonin Delet dhe e përcillnin ngjarjen. Pyetja ishte se çfarë do të ndodhëte kur, Ujku do të vinte më vonë?”.
Ujku, zakonisht gjuan i vetëm, ashtu duket edhe pse llava e tyre e organizon sulmin. Njëri nga ta bënë roje, disa nga ta rrinë të heshtur dhe sulmuesi pretë dhe i afrohet Tufës!
Aty, të gjitha Delet si e kanë vërejtur se e Para nga to, ka mbështetur fytyrën në Lis, të gjitha ngjiten për bythet e të tjerave, bëhet nji gjysmë rrethë shembull dhe artistik.
– “Sulmuesi, afrohet dhe me shpejtësi e merrr vetëm njërën nga Delet. Ajo nga britma e tërhequr zvarrë, dhëmbët e ujkut e mbajnë deri sa ta fusë në pyllë. Të tjerat kur e dëgjojnë britmën, renditen dhe njëra pas tjetrës bëjnë hyxhym e tek britma, vetë i shkojnë Ujkut”.
Malësorët në shekuj kanë mendimin e tyre të veçantë për jetën dhe stuhitë që sjell ajo, kanë mendime të thekshme mbi showqërinë injorante dhe njeriun, dhe në kataraktet thepore ku jetojnë ata, kanë arritur në një konkludim:
… Derisa delet apo tufa e bagëtisë vetë shkojnë pas njëra-tjetrës si mund t’i ndajmë,kur vetë ato pa vetëdije këcejnë në lumin që i rrëmben! Apo kështu ndodh edhe me shqiptarët!?!

…Tmerrohet njeriu nëse lexon listat e publikuara të informatorëve të KOS-it ose UDB-së nga Kroacija, do shikoni plotë emra shqiptarës, e që disa, mjerisht, sot mbahen edhe si “patriota”, gjenden edhe në rradhët e ndonjë Partije. Gjithashtu nëse e lexoni librin e përgatitur nga Ivan Beshliq nga Bosna i cili ka lexuar arkivat e UDB-së dhe konstaton se me dhjetëra shqiptarë kanë qenë spiuna apo informatorëtë SDB ( UDB-së) në këtë republikë jugosllave të epokës komuniste..

Raport – Agim Vinca

Shumica prej tyre janë edhe të regjistruar në kartat evidente operative me kode dhe pseodonime si psh. “BORAC”, “BESA”, “BASHKIMI” , “MILE” “TOPLICA, “ÇAKOR”, “NIK”, “NAMIK”, “SAFIR”, “AZAM”, “RADE” “MONTENEGRO”, “SAFER”, “TIHOMIR” , “TIR” “EGEJ”, “MONTER”, “PLATAN”, “BALON”, “RUBIN”, “SNJESHKO”, “TROGIR”, “PLLANA” etj dhe madje, mëtej lehtë mund të lexohen emrat e ture. Por, këta nuk janë vetëm shqiptarë nga Kosova që kanë qenë të angazhuar si informatorë të UDB-së në BeH gjatë viteve komuniste, por në ato lista gjenden edhe emra personash nga Tetova, Gostivari, Shkupi dhe Kumanova. Mjerisht, ky është realiteti i tragjikës shqiptare… Të tilla lista me informatorë shqiptarë ke edhe në arkivat e UDB-së të republikave tjera të ish Jugosllavisë, të cilat ende nuk janë të publikuar …

( Libri vazhdon në pjesën e dytë ).

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu