Në hapjen solemne të Këshillit Kombëtar Shqiptar, mori pjesë edhe kryetari i PAD me seli në Pazar të Ri, Sulejman Uglanin, Ismet Azizi, kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun” e të tjerë.
Kryetare e parë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, do të jetë intelektualja e re nga Novi Pazar (Pazari i Ri) Amina Nuraj.
Tek profili i saj në facebook, Amina Nuraj dje kishte thënë:
Sot festoj ditëlindjen time të dytë.
Zyrtarisht, në ditën të madhe (alfabetin e gjuhës shqipe- Kongresin e Manastirit) per kombin Shqiptar ne i dhamë dhuratën tonë kombit duke hapur Këshillin Kombëtar Shqiptar në Sanxhak,Pazarin i Ri.
Nevzad Lutfiu Faleminderit për mbështetjen që na keni dhënë. Faleminderit për gjithçka!
Dr. Uglanin përgëzon hapjen e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Sanxhaku iu takon shqiptarëve poashtu sikurse boshnjakëve, si dhe i të gjithë qytetarëve të tjerë të Sanxhakut
“Sanxhaku iu takon shqiptarëve, poashtu sikurse boshnjakëve, si dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Sanxhakut. Vlera e Sanxhakut është në unitetin e diversitetit, në të cilin toleranca ndëretnike, kulturore, fetare është vlerë tradicionale.
Në ceremoninë e hapjes, të pranishmëve u kujtova disa fakte, kur të vizitoni Peshterin do të shihni mijëra varre me emra dhe mbiemra shqiptarë.
Ideologjia e Serbisë së Madhe ka persekutuar sistematikisht si boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut për më shumë se 100 vjet.
Ata shqiptarë që mbijetuan në Sanxhak janë shumë të vetmuar dhe për ta kjo ngjarje është një ditëlindje e re.”