ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Do ta gjej derën përsëri hapur herën tjetër?

Shkrime relevante

Disa të goditur me thikë në një treg në Francë: – Terror islamist

Këtu, hetuesit e policisë punojnë në vendin e ngjarjes në qytetin...

Rreth librit të Vilson Culajt “Në dritën e njohjes”

Nga: Don Lush Gjergji, Prishtinë ___ Vilson Culaj, Në Dritën e Njohjes I, Jakup Ceraja,...

Njeriu i qëndrueshëm në kohëra të trazuara

Nga: Lirim Gashi, Prizren (Persiatje filozofike) ___ Një njeri vërtet i qëndrueshëm është ai...

Donal Trump u rekrutua nga KGB me emrin kodik “Krasnov”, pretendon një ish-spiun sovjetik

E huazuar dhe përkthyer nga "Gazeta Mirror" nga Lirim Gashi ___ Donald Trump...

Mendime antishqiptare të Hysamedin Ferajt, “filozofit” të afërt me Vetvendosjen!

Nga: Afrim Caka, Gjakovë KËNDVËSHTRIMI I HYSAMEDIN FERAJT?Kombi dhe Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)...

Shpërndaj

Nga: Ervina Toptani
___
Sa herë pres biletën për t’u kthyer në shtëpi, netë të tëra nuk më zè gjumi nga gëzimi. Shtëpia është gjithmonë atje ku është mami e babi, ku porta nuk mbyllet kurrë se mos ndoshta vjen goca një mëngjes a një mbrëmje të vonë e s’mund ta gjejë derën mbyllur.
Sigurisht të gjithë ne të larguarit nga Atdheu kemi ikur për arsye nga më të ndryshmet, për të gjetur njëfarë zgjidhje për shumë probleme që na është dukur se diku gjetkë do të shikonim dritë. Ndërkohë jeta rrjedh shpejt, prindërit plaken, pamundësia fizike i mundon çdo ditë e më shumë e ne sado zgjidhje gjejmë në tokë të huaj i shtojmë vetes mallin e pafund e ajo “gropa” në fund të stomakut qëndron si gojë e pambyllur që nuk mbushet me asgjë përveç dashurisë së njerëzve të dashur.
E vuaj tmerrsisht, prej vitesh largimin. Vij sa herë mundem dhe e bëj surprizë ardhjen time për prindërit pothuajse gjithmonë që të mos i le në merak. Kalon në një frymë çasti java që jam me ta e largimi më bëhet i pamundur. Do ta gjej derën përsëri hapur herën tjetër? Do munden të dalin të më përcjellin tek dera të dy? Nuk e di ku e gjej forcën që para tyre të mos derdh lot e ta mbaj veten të buzëqeshur që ata të mos e kuptojnë që zemra ime thyhet njëmijë copash sa herë u puth duart ditën e ndarjes. Ai përqafimi me kokën time zhytur në gushën e mamit e pastaj të babit për t’u nginjur me aromën e jetës që s’më mjafton kurrë është dhimbje shumë e madhe për mua.
Nuk u mësova dot asnjëherë ta lè Shqipërinë në Shqipëri por e marr me vete ne çantën e dorës, në portofolin ku kam fotot e fëmijëve e të prindërve, e marr me vete në zemrën e thyer nga malli, e kam futur në irisin e syrit prej ku shoh dritën.
Kushedi sa shqiptarë të tjerë e vuajnë mallin njësoj si unë e sa shumë të tjerë e kanë vuajtur po njësoj përpara meje. Mbetem çdo ditë që zbardh e çdo mbrëmje që ngrys me të njëjtin refren në mendje: nesër është dita perfekte për t’u kthyer përgjithmonë në shtëpi. E si unë kushedi sa shqiptarë të tjerë…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu