ARKIVI:
21 Shkurt 2025

Doli nga shtypi libri i radhës i Elhame Dervisholli Gjyrevci i titulluar ”Kokomilo 2”

Shkrime relevante

Zhgënjimin ta kthejmë në forcë për ndryshim!

Florim Zeqa Jam nga ata që e kanë pritur një rezultat më...

Leksiku i turpshëm i Ramës në Sheshin Skënderbej dhe mjerimi i bujkrobërve socialistë

Eshref Ymeri  Fjala e Ramës dje, më 20 shkurt, në Sheshin Skënderbej...

Shqetësimi në rritje në frontin në Ukrainë: – Ne nuk mund të mbijetojmë pa mbështetjen amerikane

Ushtarët nga një njësi artilerie që i përkasin policisë së Ukrainës...

Europën e pret beteja…, jo vetëm për shpëtimin e Ukrainës!

Sadri Ramabaja Europa po bëhet gati ta mbrojë Ukrainën. Ajo është e...

Shpërndaj

Hysen Ibrahimi[1], Redaktor i librit

Suedi/Förslöv, 19.02.2025 

Autorja Elhame Gjyrevci, merr si shkas në roman personazhin Kokomilo, që vë në veprim imagjinatën dhe nxjerr frymëzimin patriotik të Kokomilos, i cili, me punën e tij të sinqertë, shndërrohet në një shembull të veçantë, në shërbim të njerëzimit…, i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për vendin e tij    

Romani i radhës i titulluar ”Kokomilo 2” i autores Elhame Dervisholli Gjyrevci është sinonim i udhëhqjes së mirë nga një mbret siç është presonazhi kryesor Kokomilo, që kishte respekt ndaj popullit dhe vendosmëri për të investuar në: ndërtimin e shkollës për arsimimin e fëmijëve, ndërtimin e urës, ndërtimin e objektit fetar për lutje, për mbështetjen e vajzës së tij Afroditës, madje deri në shkallën më të lartë për astronome dhe gjenerale të ushtrisë, pëkushtimi ndaj familjes e miqve dhe sidomos besnikëria ndaj gruas së tij Zanës, kjo madje as që diskutohej. Të gjitha këto dëshmojnë se libri përbëhet nga një strukturë me karakter edukativo-arsimor, shoqëror e familjar, si për fëmijë, por edhe për të rritur. Autorja, me të drejtë ka përdorur imagjinatën e saj në disa raste, për të dëshmuar se dëshirën e madhe për arritjen e fitoreve të Kokomilos, fëmijët e imagjinojnë si të nevojshme dhe tejet motivuese për të arritur fitore. Besimin që kishte fituar Kokomilo nga babai i gruas së tij, ishte vendimtar, pasi që ia beson titullin mbret. Nga këtu fillon jeta e çiftit të ri bashkëshortor, Zana dhe Kokomilo. Lindja e vajzës Afrodita ishte ditë e veçantë në familjen mbretërore të Kokomilos, ku autorja Elhame këtë e kishte ideuar kështu, citat: ”Kështu për Zanën e Kokomilon kaluan ditë, muaj, derisa një ditë erdhi në jetë një filiz i ri. Zana solli një lule të bukur, një zanëmali me aromë trëndafili. Për lindjen e saj u gëzuan edhe zogjtë e malit, atë e pagëzuan me emrin Afrodita, erë e këndshme e luleve, gjetheve dhe barit të njomë që sollën nënë e bijë, kënaqësi e gëzim të paparë, brenda kështjellës. Kështjella mbretërore mori një pamje krejtësisht ndryshe me ardhjen e voglushës në jetë…” fund citati.

Tematikisht, këtë roman tejet i veçantë me ide të shkëlqyera, autorja Elhame e ideon ndër të tjera me shumë të drejtë se si Mbreti Kokomilo i afrohet rrethit të urbanizmit dhe zhvillimit të vendit të tij, puna ekipore e tij, sidomos konsultat me gruan e tij, duke u lidhur ngusht me mirëqenien familjare e miqësore dhe sfera tjera me rëndësi jetësore për popullin e atij vendi. Në roman rreth kësaj shkruhet, citat:  ”Pikë e parë ishte mirëqenja nëpër familje, gjendja shëndetësore, ekonomia dhe arsimi. Kështu Kokomilo punoi me njerëzit që i zgjodhi bashkëpunëtorë të tij dhe brenda një viti arriti të bënte zgjedhjen e duhur përmbrenda dhe jashtë kështjellës. Të gjitha punët që duhet punuar Kokomilo nuk jepte urdhër, pa u konsulltuar së pari, me Zanën”, fund citati.

Autorja me shumë të drejtë, përmes këtij romani nxjerr idenë për të mirën e vendit duke i parë shumë gjëra se nuk po shkojnë ashtu siç duhet dhe dëshiron që ato të marrin kahjen e duhur, ajo përmes këtij romani e ideon  se si duhej zgjidhur ato probleme e çështje që kanë mundësi përmirësimi në kohën e duhur dhe të mos vihej në pyetje e kaluara për ballë të sotmës e të mos zhvillohet vendi. Sigurisht se kjo është përvojë e vetë autores, kur ajo është në dijeni se populli ynë, shekuj me radhë, është ballafaquar me ruajtjen e ekzistencës më elementare, si atë të: gjuhës, kulturës dhe origjinës  autoktone pëllazge-ilire.

Për të shkuar mirë duhet nisur nga disa parime, shih në roman, citat: ”Qysh në ditën e parë, ai ua mori zemrat njerëzve, me dashurinë dhe respektin  që ai tregoi e bëri për vete gjithë masën. Falë Zotit, dhunti kishte dijën,  ndërsa dashuria dhe edukata familjare nuk i mungoi djaloshit”, fund citati.

Si tipa tipik, autorja merr shembullin se për të mirën e vendit nuk duhet përjshtuar e as bullizuar as edhe një individ, për çshtje kombëtare siç ishin xhuxhët, miqtë më të besuar të Kokomilos. Autorja me të drejtë shkruan për aftësitë e tyre, citat: ”Ndërsa njerëzit trup shkurtër (xhuxhët), i afroi pranë vetes, me kohë ai kuptoi afësitë e tyre, krahë të djathtë i bëri këta njerëz të fjalës e të besës”, fund citati.

Ky roman i titulluar ”Kokomilo 2”, është një roman i dëshmimit të ekzistencës së njeriut tonë, qoftë ai që jeton në vendlindjen e tij ku është lindur dhe rritur, qoftë ai që jeton në një meridian tjetër të globit tokësor. Autorja e cila ka një vizion të lartë kulturor e kombëtar, me të drejtë është përpjekur, por edhe ia ka dalë me këtë roman, që të dëshmojë për procesin tonë kombëtar të ekzistencës i cili gjithnjë është duke u kontrolluar dhe është duke u penguar nga një dorë e dikujt. Autorja Elhame merr si shkas në roman personazhin Kokomilo, që vë në veprim imagjinatën dhe nxjerr frymëzimin patriotik të Kokomilos, i cili, me punën e tij të sinqertë, shndërrohet në një shembull të veçantë, në shërbim të njerëzimit, i dashur për njerëzit, fëmijët, miqtë, familjen dhe mbi të gjitha i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për vendin e tij.

[1]Ish-kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, Suedi, 2011-2023 (12 vite) autor dhe bashkautor i 26 veprave letrare e publicistike. Redaktor, recensent dhe opinionist i dhjetëra veprave në Suedi e në mërgatë dhe  të gjitha trojet etnike shqiptare. Jeton dhe vepron në Suedi që nga viti 1988.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I respektuari z. Hysen Ibrahimi!
    Portali DRINI- të cilin e udhëheqë i nderuari z. Bajram- Gjergj Kabashi, githëherë na prezanton shkrime të mirëfillëta, ngase publicistët janë të mirëfillët.
    Shkrimin e juaj e lexova me kujdes dhe vëmendje të përqëndruar, nga i cili veçova këtë pjesë, po citoj:
    “Autorja e cila ka një vizion të lartë kulturor e kombëtar, me të drejtë është përpjekur, por edhe ia ka dalë me këtë roman, që të dëshmojë për procesin tonë kombëtar të ekzistencës i cili gjithnjë është duke u kontrolluar dhe është duke u penguar nga një dorë e dikujt.”
    Dhe shkrimin e përfundoni me fusnotë, po citoj:
    “[1]Ish-kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, Suedi, 2011-2023 (12 vite) autor dhe bashkautor i 26 veprave letrare e publicistike. Redaktor, recensent dhe opinionist i dhjetëra veprave në Suedi e në mërgatë dhe të gjitha trojet etnike shqiptare. Jeton dhe vepron në Suedi që nga viti 1988.”
    Ju lumt mendja dhe ju lumt dora.
    1. Autorës së librit i dëshiroj suksese në krijimtarinë e mëtejmë.
    2. Sa i përket fusnotës/1/, ju shprehni modestinë e juaj: vetëm theksoni se keni qenë kryetar i SHSHASH për 12 vite rresht dhe se jeni autor dhe bashkautor i 26 veprave letrare publicistike. Për këtë keni shkruar krejt pak, sepse JU meritoni shumë më shumë, por dikush tjeter duhet të shkruaj për ju, për veprat vlerat që keni treguar si Kryetar, kur mbi të gjitha detyrën e Kryetarit e keni kryer me ndergjegje dhe përgjegjësi te lartë…
    Ju dëshiroj, mbi të gjitha shëndet të plotë dhe suksese me rezultate drejt majave më të larta të shkencës. artit dhe përparimit të mendimit njerëzor.

    respekt,
    Ismet Hasani, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu