ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Doli nga shtypi “Maqedonia” në anglisht

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Jusuf Buxhovi, historian nga Prishtina
Këto ditë, botuesi amerikan “Jalifat Pulishing” nga Houstoni, nxori nga shtypi librin historiografik “MACEDONIA – FROM ANTIQUITY TO OUR TIME”,të përkthyer nga Avni Spahiu. Libri ka 677 faqe. Botuesi amerikan parasheh promovimin e librit në disa qytete të SHBA-ve (Çikago, Detroit, Nju Jork, Dallas e Boston). Ndërsa,nga mesi i qershorit, libri do të promovohet në Shkup, Tetovë dhe qytetet tjera shqiptare në Maqedoni. Krahas Kosovës dhe Shqipërisë, libri do të promovohet edhe në Turqi dhe disa qendra të tjera evropiane.
Botuesi amerikan vlerëson se përkthimi i këtij libri në anglisht si dhe plasimi i tij në qarqet shkencore dhe universitare amerikane por edhe botërore në përgjithësi, siç ka ndodhur edhe me “Kosovën” në tri vëllime, është me interes të veçantë, ngaqë përhap të vërtetën rreth Maqedonisë si pjesë e botës ilire nga antikiteti, të përvetësuar nga grekët, siç përhapë edhe të vërtetën se në shtetin e sotëm të quajtur Maqedoni e Veriut, të shtrirë në pjesën më të madhe të Dardanisë antike dhe më vonë në vilajetin e Kosovës, ndërlidhet identiteti historik, etnik, shpirtëror, kulturor dhe politik i shqiptarëve nga lashtësia i mohuar nga historiografia hegjemoniste serbe, ruse, bullgare dhe ajo e sajuara “maqedone” me ç’rast ata paraqiten “ardhacakë”, “pushtues”, “zullumqarë” të ardhur në këto hapësira nga shekulli XVII e këndej me ndihmën e osmanëve!
Mbi këto platforma, nga Kriza Lindore e këtej, janë ndërtuar edhe hartat e reja të shteteve në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane, ku hapësira etnike dhe ajo shpirtërore-kulturore e shqiptarëve është copëtuar nga shtetet fqinje (Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia), me ç’rast janë bërë edhe përpjekje të vazhdueshme që ata me luftëra dhe gjenocide të përjashtohen prej saj, siç ka ndodhë në vitin 1878, 1912, 1944 për të vazhduar edhe me konventat me Turqinë për shpërnguljen e tyre në vitin 1938 dhe 1953.
Prandaj, i konceptuar mbi këta faktorë dhe i mbështetur mbi fakte të qëndrueshme historike, libri përhapë të vërtetën për vendin dhe rolin e shqiptarëve në këtë shtet të krijuar politikisht në vitin 1944 (fillimisht si pjesë e federatës jugosllave në përputhje me vendimet e AVNOJ-it të vitit 1943) dhe në vitin 1991, me ç’rast ata do të diskriminohen qoftë si pakicë kombëtare gjatë Jugosllavisë së Titos, qoftë me statusin e qytetarisë “me të drejta njerëzore” në rrethanat e shpalljes së Maqedonisë shtet-komb.
Duke elaboruar edhe zhvillimet më të reja nga shpallja e shtetit të Maqedonisë në vitin 1991, krahas kritikës që u bëhet politikave hegjemoniste veçmas asaj serbe dhe jugosllave, autori, me sy kritik, vlerëson edhe rolin e faktorit politik shqiptar nga viti 1991 e këndej, ngaqë nuk kanë qenë në gjendje ta mbrojnë pozicionin e referendumit të vitit 1992 për statusin e popullit shtetformues mbi konceptin e një shteti federal-konfederal të dy popujve të barabartë (shqiptarë dhe maqedonas), dhe po ashtu, edhe luftën e UÇK-së të vitit 2001, të filluar me kërkesën për shtet federativ (shqiptar-maqedon), brenda një kohe do ta ndryshojnë për atë të “shtetit qytetarë” të të drejtave demokratike! Kjo do të pasqyrohet më së miri me Marrëveshjen e Ohrit, ku klasa politike “me meritat e luftës”, që do të vijë në pushtet, nuk do të bëjë tjetër, pos do të shndërrohet në një vasale të politikës maqedonase, e cila faktorin shqiptar do ta shfrytëzojë për qëllimet e njohura shtetmëdha.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu