Nga: Fahri Dahri, studjues i çështjes çame
Është data 3 Qershor 2004, ndodhem në qytetin e Artës, duke shëtitur nëpër qytet, arrita në një shesh të saj ku menjëherë më ra në sy një statujë bronxi rreth 5 m e lartë, afrohem, sigurisht me kurreshtje dhe me pak ndroje, ndaloj para statujës dhe lexoj: Napolon Zerva, ditëlindjen dhe cilësohej, hero i rezistencës kombëtare Greke. Menjëherë trupi u rrënqeth, kureshtja dhe ndroja nuk e di se nga fluturuan, por në vend të tyre vetëtimthi erdhën urrejtja, zemërimi dhe një nervozizëm tepër i bezdisshëm më pushtoi, fillova të lëvzja majtas, djathtas, para, mbrapa, kot pa kurrfarë drejtimi, por sado që lëvizja mbetesha po në një vend, në një rreth që krijohej pa vetdije përpara statujës. Ç’të jetë vallë?, Pse po lëviz kështu pa kuptim? E mblodha vehten dhe u ula diku atje afër një stoli prej dërrase i vendosur enkas për pushimin e kalimtarëve. Mbasi u ula vazhdoja të shikoja tepër i përqëndruar Zervën e bronxtë!
Megjithëse sheshi nuk ishte shumë i madh, lëvizjet e njerëzve ishin të shumta nga të dy kahjet, më tej ishte rruga që sillte dallgë-dallgë zhurmat e makinave, herë herë vinte dhe një fllad i lehtë i erës po thuaj pranverore, pak më tej ishte një kioskë ku shiteshin revista, broshura dhe libra, ndërsa edhe më tej kishte dyqane ushqimore, kinkalerie etj. Ambienti rreth e qark ishte po thuaj i qetë. Nga veriu i sheshit dukeshin bedenat dhe muret e kalasë mesjetare, qielli ishte pothuaj i kthjellët, por herë pas here, vatra të rralla mjergulle kalonin mbi kokat tona dhe era e lehtë i rrëmbente duke i dërguar sipër në malin ngjitur me qytetin e Artës. Njerëzit lëviznin poshtë e përpjetë dhe nga ndonjëherë dëgjoja të përshëndeteteshin në gjuhën greke, por në disa raste edhe përshëndetje në dialektin çam. Të them të drejtën diçka më godiste në trupin tim, por bëja në të gjitha rastet rolin e indiferentit. Krejtësisht pa e ditur u gjendem ballë për ballë. Unë, pala e persekutuar dhe, Zerva inkuizitor.
Kjo situatë e vështirësoi shumë qëndrimin tim, nuk dija si të veproja. Ishte përballje e papritur dhe e para mes dy të panjohurve, por historikisht shumë të njohur. Unë ja dija emrin dhe veprat e llahtarshme, masakrat që ai kishte bërë, por asnjëherë nuk e kisha parë, as në fotografi. Edhe ai më njihte mirë, sepse unë isha në krahun e viktimës, madje një nga ata fëmijë që i kisha shpëtuar therjeve të tij. U pamë, por prap mbetëm të pa qartë, unë isha i gjallë, flisja, isha trup me mish, gjak, kocka e shpirt, ai ishte pa shpirt, i vdekur, i tretur, i ftohtë, i bronxtë. Pozicioni i tij me fytyrë drejt veri-perëndimit, me dorën e majtë të drejtuar nga Thesprotia, i armatosur me shpatë, me gjerdanë e fishekë, me bomba, me fytyrë gjoja të qeshur, por edhe i ngrysur, donte të dukej se ishte i gjallë dhe se po gëzonte frytet e masakrave të kryera, por kuptohet, asgjë nuk ishte e vërtetë, sepse ai ishte vetëm një statujë, një grumbull bronxi i përpunuar, që për pak, shumë pak seconda, kthehet në copëra të vogla, ose në pluhur.
Ja ky ishte ai. Kurse Unë, isha i gjallë, po lëvizja i lirë në të gjitha fshatrat dhe qytetet e vendlindjes time, sigurisht mbas 60 vjetësh, por ama po e shikoja, po e shijoja, po e prekja vatanin tim. Pra, unë bëra hapin e parë të madh, shumë të madh, i
hapa dhe i kalova portat e hekurta të mbyllura hermetikisht dikur, nga ai e këlyshët e tij dhe më pas, nga pasardhësit e kësaj bronxstatuje. Mbas meje do të vijnë të tjerë thesprotë, do të vijnë bijtë dhe bijat e atyre që ky burrë mustaqelli, pa zemër e pa ndjenja i theri, i vrau, i dëboi, por ata janë lindur e rritur, janë ripërtëritur dhe vazhdojnë të shijojnë jetën, ndërsa ti, mor burrëbronx, e shikon vetë si je katandisur, ti je pa jetë, je i vdekur, nuk e di a janë kockat e tua diku, jo nuk e di, por edhe po ta di nuk më intereson, ajo që është e vërtetë ështe se ti je pa gjak, pa mish, pa tru, pra je asgjë, kurse unë dhe të tjerët që vijnë mbas atyre që ti i vrave janë të gjallë, ripërtërihen dhe e shikon sa bukur: Ne po kthehemi tek vatani ynë, sigurisht sot për vizitë, por nesër me siguri do të jetojme me vëllezërit tanë, do të vazhdojmë të shijojmë jetën.
Po ti si e ke mendjen? Do vazhdosh të qëndrosh këtu si mumje, i bronxtë, nuk do e shijosh jetën? Jo! Po pse atëhere bëre gjithë atë kasaphanë, për çfarë të shërbeu?! Nejse, e di çke ti? Më mirë ik vetë, largohu nga hapësira thesprote, se nuk do jesh i qetë, as ti dhe as ata që të pasojnë në këtë hapësirë. Ose thuaju atyre të tuve, që të të mallkojnë, të të urrejnë, të të mohojnë dhe të të dënojnë ty duke të dhënë atë që u përpoqe të ndërtoje për vehte epitetin: “Kriminel, vrasës, horr dhe bashibozuk” dhe, pastaj të pendohen për krimet e tua dhe të kërkojnë falje. Kështu po, ata do të vazhdojnë të jetojnë pa i ndjekur hija e krimeve të bëra nga ti dhe nga ata që të urdhëruan ty, si prifti Sebastianos apo para dhe pasardhësit e tij.
O Napolon! O Zervël E lëmë me kaq këtë bisedel Ti ri kéru, prit po deshe thesprotët, unë po vazhdoj të jetoj jetën ketu dhe atje. Por të këshilloj të mendosh për vehte, sepse historia e vërtetë do të flasë përsëri, sigurisht edhe për ty.
Bijtë e bijat, gonet dhe gonërit e më pas të tjerët, nuk do të harrojnë. Ti hyre në histori, ndofta më vonë dhe në legjendë, si një kuçedër vrastare, shterpësi uji, buke, ajri, deti, ti mbetesh simbol i urrejtjes, që ke mbjellë terror dhe ke mbytur jetë njerëzish. Te rëndë dhe shumë të urryer e ke emrin O Zervë.
Unë po vazhdoj rrugën time plot dritë e hare, ti rri këtu në shi e diell, përjashta si qen, si ujk, si hijenë, në të ftohtë e në të nxehtë, ditë e netë pa kafaz. Ti je kot, rri përjashta gjithçkaje!. Rri, rri sa të duash, sepse nga gjithçka që bëre, asgjë nuk more, siç e sheh për vehte u fute në një gropë, apo varr, quaje si të duash dhe ke 51 vjet që s’je askush. Apo të duket vetja si atëherë, që mendoje dhe e mbaje vehten me të madhe përpara banditëve, bashkëpunëtorëve e kriminelëve të tu, se ti ishe dhe s’kishte tjetër!
Sa keq. Të gënjeu mëndja, siç ka gënjyer dhe vazhdon të gjënjejë shumë si ti.
Ika, nuk dua të merrem më me ty.
Ashtu bëra, u ngrita nga stoli i drunjtë dhe u bashkova me familjen time, e cila shetiste e qetë dhe me plot hare, pasi edhe ajo po shikonte një qytet të bukur që zbardhonte nga ndërtesat e bojatisura me të bardha.
Mbasi drekuam, u nisëm me makinën toně drejt Janinës për të vazhduar udhëtimin nëpër hapësirat territoriale të Çamërisë.
Fahri Dahri , Çamëri – qyteti i Artës, me 03. 06. 2004.
(Marrë nga libri:“Amaneti çam”, fq. 256-260. Shtëpia botuese “DODONA”, Viti 2011.-