ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Don Lush Gjergji…, kujtime për shkrimtarin Ismail Kadare

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Nga: Don Lush Gjergji, Prishtinë
__
In  memoriam:
__
Ismail Kadareja (1836 – 2024)
__
Të dashur (a), miq, dashamirë, nderues dhe përkrahës së veprës  së madhe të kolosit tonë kulturor, shpirtëror dhe letrar, tashmë të ndjerit  Ismaul Kadare-s,
Sot me dhembje dhe pikëllim të madh në shpirt dhe në zemër mora lajmin për kalimin në amshim të mikut, shokut, vëllait, njerit dhe krijuesit të madh, Ismail Kadaresë. Këto ndjenja dhe përjetime i ndaj me të gjithë ju kudo në botë…
Njohuria, takimet, bisedimet dhe komunikimet e shumta që pata me Të, për mua ishin frymëzim dhe motivim për jetë, shërbim tim meshtarak Zotit, Popullit, çdo njeriut, duke kërkuar gjithnjë vetëm një gjë: të mirën tonë të përbashkët, gëzimin, harenë, lumturinë, mbi të gjitha Dashurinë, si shtyllë jete dhe veprimtarie.
Falënderoj Zotin për jetën, veprimtarinë, krijimtarinë e Tij të madhe, të thellë, shqiptare dhe gjithnjerëzore. Ai nëpërmjet botimeve dhe romaneve e ka “rishkruar” historin tonë të copëtuar dhe të dëmtuar, të lashtë dhe të stërvuajtur, martire, ilire, arbërore dhe shqpitare, duke na paraqitur me shumë dinjitet dhe personalitet në Evropë dhe në botë, duke na kthye në dinjitetin e dikurshëm…
Shpresoj dhe uroj që brezi ynë i ri, si dhe gjeneratat  e ndryshme në botë, do të na njohin dhe çmojnë për atë çka ishim, jemi dhe duam – duhet të jemi, nëpërmjet krijuesin dhe kolosit tonë gjenial, Ismail Kadaresë.
Me mendje i kalova vitet e tëra të takimeve, afrimeve dhe bashkëpunimeve tona që nga vitet e 80 – ta, duke zbuluar “nektarin apo mjaltën”, thesare të çmuara dhe të paharruar te njohurisë, bashkëveprimeve dhe bashkëpunimeve tona.
Unë isha dhe jam i vogël për ta çmuar dhe vlerësuar anën krijuese dhe letrare, peshën e tij madhore në artin e shkrimeve, në paraqitjen e dinjitetshme në skenën botërore,  por me shpirt dhe me zemër dau të them: të falënderoj që egzistove, jetove, krijove, shkrove, që ke lënë në trashëgimi thesare dhe gjevahire që ndiçojnë shtigjet, begatojnë mendjen, pasurojnë dhe kënaqin zemrën, hapin shtigje të reja kah ideali ynë i përbashkët: që të jemi vetvetja për t’ua mundësuar edhe tjerëve që të jenë vetvetja.
Tash pusho në paqe dhe shijoje amshimin e lumtur, veçanarisht me dy figura që i ke çmuar, përfaqëusuar dhe dashur shumë: Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe Shën Nënën tonë Tereze, si dhe me shumë të tjerë që tashma janë në amshim.
Bashkëshortes Helenës, si dhe dy bijave, ngushëllime, me nderime, falënderime, urate, shpresë dhe dashuri!
Pushoftë në paqe në amshimin e lumtur!
Prishtinë, 1 korrik 2024                                                        Don Lush GJERGJI
Vlerësimi i Ismail Kadaresë mbi Nënën Tereze
___
Nënë Tereza dhe Gjergj Kastrioti, dy personazhet më të mëdhenj të kombit tonë dhe ndër dy më të mëdhenjtë e Evropës e të njerëzimit mbarë, sado të largët të jenë në kohë e sado të ndryshëm në trajtë, për ne, shqiptarët, kanë një gjë sublime që i bashkon… 
Gjergj Kastrioti, simboli i vullnetit tonë për liri dhe për qytetërim europian, libri i Gjon Buzukut, mishërimi i etjes së shqiptarëve për kulturë dhe dritë, dhe Nënë Tereza, mesazhi ynë i madh i harmonisë, përdëllimit dhe dashurisë për popujt dhe njerëzimin mbarë, janë vlerat tona morale që do të na shoqërojnë përherë në rrugëtimin tonë të madh”.
“Nënë Tereza ka marrë në telefon Bill Clintonin dhe i ka thënë: Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”, – ka thënë më parë, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare.
“Duke ia thënë kjo Nënë e Kishës, Clintonit, ai çlirohet nga çdo skrupull moral, sepse atij po i thotë një njeri i shenjtë. Ajo theu ligjin e fesë për popullin e saj, theu rregullin e fesë për shqiptarët e saj. Me këtë, ajo i ka larë të gjitha.
 E turpi ynë, i përbashkët është për sharjet ndaj Nënë Terezës”, – u shpreh Kadare, në vlerësimin e tij për Nënë Terezën.
Einsidel, 30.10.2005                                                                                   
Ismail Kadare
(Përgatiti: Don Lush GJERGJI)

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Fatkeqesia me e madhe e Ismail Kadaresë eshte se ai jetoi ne nje kohe shume te keqe dhe te veshtire per shqiptaret. Nje shkrimtar i madh e ka shume te veshtire te jetoj ne diktature. Ne diktature mendja dhe shpirti i shkrimtarit nuk mund te jene te lire. Dhe pyetja eshte se a thua do te ishte me mire qe Kadare te mos shkruante fare apo te shkruante dhe nganjehere te behej edhe servil i diktatures. Une mendoj se Kadareja zgjodhi rrugen me te mire, rrugen e te pershtaturit sa per sy e faqe qellimeve, synimeve a interesave te me te forteve a te shumices. Sipas mendimit tim Kadareja ishte konformist. Po te mos ishte i tillë ne sot nuk do ta kishim dhe nuk do te mund te krenoheshim me shkrimtarin tone qe na beri krenar para Botes.

  2. Nuk asht e vertete çka ka thane Ismail Kadarè per Nane Terezen se:
    “Ajo theu ligjin e fesë për popullin e saj, theu rregullin e fesë për shqiptarët e saj.”.
    Pse? Sepse kristjanizmi nuk asht kundra popullit shqiptar.
    Perkundrazi Populli Shqiptar ka pase moton “PER FE DHE PER ATDHE”. Per mbrojtjen e Fese Kristjane te tij dhe per mbrojtjen e Atedheut te tij.
    FEJA KRISTJANE DHE ATEDHEU JANE TE SHKRIME NE NJI.
    Nane Tereza ishte njokohesisht edhe kristjane edhe shqiptare.
    Ketu Kadarè shpreh qendrimin e vet antikristjan.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu