ARKIVI:
30 Janar 2025

Donald Trump triumfoi!

Shkrime relevante

Kur guri i budallait peshon sa mali

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë  Ne shqiptarët kemi një shprehje interesante që, edhe...

Konventa Jugosllavo-Turke për shpërngujen e Shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në ish-Jugosllavi

Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke * (*Fjala është për...

Cili është dallimi mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt ?

Lirim Gashi, Prizren Historia e Kosovës nuk është thjesht një varg ngjarjesh,...

Shpërndaj

Sali Berisha, Tiranë
___
Kombi i madh amerikan në zgjedhjet e tij më historike riktheu madhërishëm në Shtëpinë e Bardhë President të 47-të të SHBA, Zotin Donald Trump. Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre, dhe me rikthimin më të madh të të gjitha kohërave, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre. Ata votuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit që ndajnë dhe mbrojnë njerëzit e lirë në mbarë botën, votuan për begatimin e tyre dhe paqen në botë. Me Presidentin Donald Trump, SHBA, aletatët dhe partnerët e tyre në këtë kohë luftërash janë më të sigurtë se kurrë më parë. Por qytetarët amerikanë votuan gjithashtu për shpëtimin e vendit të tyre dhe jo vetëm atij, nga mafia më e rrezikshme e kohërave, mafia e George Soros.
Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, parti simotër prej tre dekadash e Partisë Republikane, uroj përzemërsisht fitoren historike të Presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump, kandidatëve të kësaj partie në drejtimin e Kongresit të SHBA dhe shpreh besimin se marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve dhe dy partive do të njohin zhvillime të shkëlqyera.
Zoti i bekoftë SHBA, kombin dhe Presidentin e tyre!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ti Sali Berisha, ndërsa tanket serbe masakrojshin popullsinë e pambrojtur shqiptare të Kosovës, i dërgojshe ushtrisë serbe naftë per taksa nga Shkodra në Mal të Zi dhe shkelshe embargon që i kishin ba serbve për naftë dhe të tjera materiale.
    Prandej mbyllë gojën e rrì aty ku ta kan caktua vendin (gabimisht) në arrest shpijak e jo në burg si bashkëpunëtori jot hajdut e kriminel Ilir Meta.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu