ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Donika Gërvalla: Arbëreshët shembull unik i ruajtjes së gjuhës dhe identitetit

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

V.Thaçi / RTKlive

Me një pritje të ngrohtë dhe plot emocione në komunën e Shën Benedhitit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministren, Liza Gashi kanë nisur vizitën në komunat arbëreshe në Kalabri të Italisë.

Në takim me kryetaren e kësaj komune, Rosaria Capparelli, ministrja Gërvalla shprehu falënderimet e saj për mikpritjen dhe vullnetin e gatishmërinë e arbëreshëve të Kalabrisë për të ndërtuar ura të forta bashkëpunimi me Kosovën, përmes të cilave, siç tha ministrja, qytetarët e dy vendeve tona do të kalojnë e bashkëpunojnë jo vetëm në sferën e kulturës, por edhe përmes shkëmbimeve tregtare dhe fushae të ndryshme, ku arbëreshët e Italisë shquhen me shekuj.

“Ruajtja dhe trashëgimia e gjuhës, kulturës dhe identitetit për kaq shekuj është frymëzim dhe shembull edhe për mërgatën dhe diasporën tonë në ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore dhe kulturore brez pas brezi“.

Kjo vizitë vjen në kuadër të angazhimit të MPJD-së për të forcuar lidhjet kulturore dhe shoqërore mes Republikës së Kosovës dhe komunave arbëreshe të Kalabrisë, përmes projekteve që përafrojnë qytetarët e dy vendeve në njërën anë dhe njëkohësisht rrisin bashkëpunimin ndërinstitucional mes komunave nga të dy vendet, në kulturë, arsim dhe trashëgimi kulturore, por edhe ekonomi, tregti dhe shkëmbim ekspertize në fusha të ndryshme.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. SHUME BUKUR. Ju lumte zoja Donika Gërvalla, që bashku me zëvendësministren, Liza Gashi keni nisur vizitën në komunat arbëreshe në Kalabri të Italisë. PERGEZIME dhe SUKSESE.

  2. Kungimi ( ne latinsht komunikare ose comunicare) eshte nje sakrament dhe instrument i fuqishem i komunikimit, dialogut ose bashkebisemit, te ciliNp sipas fese ktristiane ose katolike e ka ngritur dhe themeluar vet Jez Krishti.

    Shpresa jone ruhet dhe banon ne qiell, thote Bibla, duke pohuar se ne jemi banore te perkoheshem te tokes dhe qytetar te perhershem te qiejve ( Fil. ne kapitujt 3, 2O…)

    Pendesa ose gabimi (latinisht poenae)-eshte ndjenja e keardhjes per nje gabim ose mekat te rende qe e kemi bere dikur…Eshte nje demaskim, demantim dhe gjykim i brendshem per te cilin njekohesisht jemi fajtor, por edhe bashkepjesemarre dhe deshmitar.

    Ne historine tone te lashte ne shqiptaret kemi shume ngjarje dhe zhvillimet te lavdishme, epokale dhe monumentale si Beselidhja e Madhe e Lezhes (Nen dirigjimin, orkestrimin dhe komandimin e Gjergj Kastriotit), Rilindjen Kombetare, Luften clirimtare dhe heroike te UCK-s dhe keshtu me radhe, te cilat ne nje forme a tjetren, na kujtojne vazhdimisht sakramentin, dekalogun dhe testamentin e Festes se Madhe te Pashkes (Ringjalljes) etj.

    Paskesh bere forte mire znj. Donika Gervalla me znj. Liza Gashi qe i kane vizituar vellezerit dhe motrat tona shqiptare ( arbereshe) ne Itali. Po per bese.

    por…prap mendoj se nuk shkon gjithemone me ” trUpin ke burri e shpirtin ke baba”…!

    “turqit vellezer, miq dhe aleat” e vellezerit arberesh ( shqiptar) te perndjukur dkur prej tyre ne Itali, Kroaci e gjithandej…Nuk po dij?!

    Prapavija konspiurative dhe logjistike e cdo grindjeje, lufte, konfilkti, acarimi ose mospajtimi, sipas Bibles, i ka rreenjet tek ndjeshja (takimi) i vazhdueshem ne mes te keqes dhe te mires.

    Mallkimi i perngjane magjise, imagjinates ose fantazise, sepse ne vetvete perfshin dhe permban deshiren ose vullnetin e zjarrte per te keqen dhe per te mire, thote Ungjilli.

  3. Zonja ministre ju përgëzoj për vizitën tek arbresht e Arbërisë së vogël, si quhet ndryshe.
    Por çudi nuk po e shihni Dardaninë- Kosovën si është bërë si Afganistani , mjerisht!
    Është mirë edhe shkollat tona në Zvicër të vizitohen e të mbani premtimin se mësimi plotësues i gjuhës shqipe do të institucionalizohet në vitin 2023.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu