ARKIVI:
25 Shkurt 2025

Donika Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet vetëm duke ndalur Rusinë dhe Serbinë

Shkrime relevante

Financial Times: SHBA dhe Ukraina bien dakord për marrëveshjen e mineraleve

Bota Lufta në Ukrainë SHBA dhe Ukraina janë vendosur më në fund të...

Sovraniteti, nuk ndërtohet me rrahagjokësi e retorikë të egërsuar, por me urtësi e diplomaci efektive!

Prof. FadilMaloku, sociolog nga Prishtina 1. Koncepti i sovranitetit, në kushtet dhe...

Për librin e Besnik Hotit, “Doktori që i dha jetë lirisë Dr. Fahredin Hoti”

Hysen Ibrahimni Suedi, Malmö, 23.02.2025 Në shpirtin e popullit, në sytë e ushtarit...

Marrëveshje politike për të mirën e vendit!

Florim Zeqa Me të përfunduar procesi numërimit të votave nga komisionerët, përkatësisht...

Vështrim për librin e Qerim Litës rreth dëshmive të terrorit komunist kundër shqiptarëve

Nail Draga, Ulqin Qerim Lita, TERRORI KOMUNIST(1981-1991), Konica, Shkup, 2023 Trajtimi i raportëve...

Shpërndaj

G.Kelmendi/RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, në panelin e parë të konferencës dyditore “Defence 24 Days”, ka deklaruar se paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur Rusinë dhe Serbinë.

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende gjallë, ata që shkaktuan luftëra dhe gjenocid 25 vjet më parë janë ende aktiv.  Prandaj paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë”, ka thënë Gërvalla në panelin e “Defence 24 Days”.

“Duke diskutuar rreth temës “Sajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me përfaqësues të shteteve tjera, nën moderimin e Robert Pszczel nga Organizata për Studime Orientale (OSW), Ministrja Gërvalla foli rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë, mendësinë e saj të shekullit të kaluar, mungesën e demokracisë dhe pretendimet e saj, të njëjta me të Rusisë jo vetëm për të pushtuar territore të shteteve fqinje, por edhe për të dëbuar qytetarët dhe për të shkatërruar kulturën dhe trashëgiminë e këtyre shteteve”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Siç theksohet në njoftim, ajo ka folur edhe për qeverinë e re të Serbisë duke thënë se Serbia ka emëruar qeveri të luftës, një qeveri e ëila përbëhet nga ish-ministrat e Millosheviqit dhe të sanksionuarit e SHBA-ve.

“Ka një potencial të madh nëse bashkohemi, nëse jemi të gatshëm të dëgjojmë Poloninë, të dëgjojmë shtetet Baltike dhe Nordike, të dëgjojmë Ballkanin Perëndimor rreth sfidave të vërteta të tyre, përvojave të tyre me fqinjtë agresivë dhe duke u bazuar në analizë të shëndoshë, të mirëfilltë dhe në përputhje me realitetin në këto pjesë të Evropës të ndërmarrim veprime të përbashkëta për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Ministrja Gërvalla.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu