Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Shqiptarë të dashur :
Mos i mësoni gjërat shkel e shko e sidomos gjuhen amtare.
Sepse kur nuk e kuptoni e lërë ma zotëroni gjuhen anëtare, nuk keni as gjasa teorike për ta kuptuar e lërë ma për ta zotëruar një gjuhë të huaj.
Pse po e them këtë?
Sepse kur po i lexoni tekstet në gjuhet e huaja, po i keqkuptoni dhe keqinterpretoni në gjuhen amtare.
Mirëpo kjo është vetëm njëra anë e shëmtuar e medaljes.
Ana tjetër e medaljes është jo vetëm e shëmtuar, por edhe e rrezikshme, manipuluese, dashakeqe dhe keqbërëse.
Sepse gazetarët dhe analistët e shitur, respektivisht të blerë dhe të korruptuar nga kleptoktatet dhe oligarkët e pasluftës, që njëherësh janë edhe përfitues (profiterë) të luftës, paqes dhe plaçkës, me qëllim po i manipulojnë dhe keqinterpretojnë intervistat e Donika Gervalles për mediat e huaja, jo vetëm duke i nxjerrë formulimet e saja tejet të sakta nga konteksti dhe duke ua fshehur mesazhin e vërtetë, por edhe duke i shitur ato si deklarata dhe qëndrime anti UÇK.
Ne të gjithë kemi lindur dhe jemi rritur nën të njëjtin qiell.
Prandaj pothuajse të gjithë e njohim jo vetëm kronologjinë e ngjarjeve dramatike, por edhe kryeprotagonistët e dramave tragjikomike që ua kanë dhënë ngjarjeve vulën e historisë së luftës dhe të paqes.
Ne pothuajse të gjithë e dimë se epilogu i ngjarjeve dramatike dhe tragjikomike të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, pavarësisht përmbajtjes së dhimbshme në fund ka qenë, jo vetëm pozitiv për shqiptarët, por edhe i mrekullueshëm.
Sepse ka rezultuar me çlirim nga robëria qindra vjeçare, si dhe me liri, paqe, pavarësi.
E madje në vitin 2008 edhe me shtetësi.
Kjo shtetësi është forcuar pas vendimit të Tribunalit të Hages për t’iu përgjigjur negativisht ankeses, respektivisht padisë së Serbisë, nëpërmjet së cilës ajo u përpoq për ta zhbërë pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës dhe për ta degraduar atë sërish në autonomi.
Askush nuk mund ta konteston faktin se individë të caktuar në pozitat kyçe si në hierarkinë ushtarake dhe politike të luftës ashtu edhe në hierarkinë politike të paqes, kanë abuzuar me pozitat e tyre për të bërë keqpërdorime, krime dhe plaçkë.
Respektivisht për t’u pasuruar marramendësisht në dëm të popullit dhe shtetit.
Këta individë përmes krimeve të tyre në luftë e kanë dëmtuar, respektivisht dobësuar UÇK-në, ndërkaq përmes krimeve të tyre shumë dimensionale në paqe e kanë mjeruar pjesën më të madhe të popullit dhe e kanë dëmtuar, respektivisht dobësuar shtetin.
Prandaj askush tjetër përpos tyre nuk është fajtor për gjendjen e përgjithshme politike, ekonomike, sociale, kulturore, arsimore, edukative dhe shëndetësore, si dhe për pozitën inferiore diplomatike të shtetit tonë karshi Serbisë në negociatat e Brukselit.
Sepse pikërisht këta individë edhe i kanë filluar negociatat pa konsensus të brendshëm politik, si dhe pa platformë dhe korniza profesionale, shkencore, politike, diplomatike, strategike, taktike, historike, etike, morale, kulturore dhe edukative .
Respektivisht pa strategji dhe taktikë të mirëfilltë, e cila bazohet në njohuritë e fundamentuara politike, diplomatike, shkencore, filozofike, historike, kulturore dhe edukative.
Marrveshja për Asociacionin politik të komunave serbe, apo për Republika Srpsken brenda Kosovës, është padyshim një krim i tmerrshëm diplomatik ndaj shtetësisë së Kosovës, pavarësisht verdiktit kontestues të Gjykatës Kushtetuese.
Dhe këtë marrëveshje nuk e kanë nënshkruar Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gervalla dhe Glauk Konjufca, por Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, dy njerëzit me keqbërës të politikës kosovare.
Pra bëhet fjalë për dy individë të pa sqaruar dhe konfuz në kuptimin atdhetar, që kanë dëshmuar në kontinuitet kapacitet të lartë krimogjen si në luftë ashtu edhe në paqe.
Isa Mustafa madje është kualifikuar për Ministër të Financave në Qeverinë Bukoshi përmes tradhtisë që ia ka bërë popullit shqiptar të Kosovës duke e përkrahur me gjithë shpirt dhe duke e përqafuar me të dyja duart supriminin e autonomisë së Kosovës nga Millosheviqi, fakt që qëndron i shkruar edhe në memoaret e Jusuf Zenjullahut të botuara si libër.
Sepse Jusufi si Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës ishte në fakt shef i Ises në hierarki.
Hashim Thaçin në anën tjetër e ka kualifikuar për drejtor politik të UÇK-së një gjysmë analfabetizëm i tmerrshëm letrar dhe politik, një dinakëri e paparë dhe një CV e manipuluar si mos më keq në ditët studentore.
Njerëzit e sojit të tyre kurrë asnjë krim nuk e kanë kryer kundër popullit serb as në luftë e as në paqe.
Përkundrazi, ata krimet e tyre i kanë kryer kundër bashkëluftëtarëve shqiptarë në luftë dhe konkurrentëve politik shqiptarë në paqe.
Por i kanë kryer edhe kundër punëtorëve shqipfolës të UDB-es, të cilët kanë punuar publikisht dhe botërisht në institucionet e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës para dhe pas shfuqizimit të kushtetues së vitit 1994 nga Millosheviqi.
Bashkluftëtarët i kanë eliminuar për t’u instaluar dhe fuqizuar në krye të UÇK-së pa qenë të penguar prej tyre dhe për të bërë plaçkë e sabotazhë, ndërkaq ish udbashet e punësuar shqipfolës në institucionet e KSAK i kanë eliminuar për t’i mënjanuar si dëshmitarë, që ua njohin gjurmët e errëta në biografitë e tyre.
Këta njerëz jo vetëm që nuk janë UÇK dhe patriotë e atdhetarë, por janë e kundërta e kësaj.
Këta njerëz janë sinonim dhe personifikim i krimit shumëdimensional dhe tradhtisë.
Prandaj kushdo që tenton për të fituar politikisht poena përmes manipulimit të historisë, do ta merr përgjigjen e popullit me vota.
Madje shumë më të keqe sesa në zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Sepse tashmë shumica e shqiptarëve ua kanë bërë përfaqësuesve të tyre ushtarak në luftë dhe politik në paqe rentgenin.
Prandaj ua njohin detajisht jo vetëm biografitë por të gjitha organet e brendshme.
E sidomos ua njohin trurin që u prodhon vazhdimisht botkuptime të errëta si një fabrikë.
Tek e fundit e vërteta i frikëson vetëm ata që duan ta shndërrojnë në gënjeshtër dhe manipulim.
Dhe nëse ne për shkak të tyre nuk e themi dhe pranojmë kudo dhe kurdo, e meritojnë jo vetëm epitetin zuzarë, qyqarë dhe tinëzarë, por edhe një jetë të padinjitetshme si deri më tani nën strehët e dynjasë.
Tek e fundit të vërtetën ua kemi borxh edhe familjarëve të viktimave të pafajshme, të cilët kurrë nuk do ta gjejnë qetësinë shpirtërore nëse nuk zbulohen vrasësit mizor të më të dashurve të tyre.
Përveç kësaj ia kemi borxh edhe vetvetes, njëri tjetrit dhe fëmijëve tanë.
Sepse ky popull kurrë nuk do të jet unik dhe nuk do të besoj në shtetin e tij nëse politika dështon për ta qeverisur si duhet.