ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Donika Papaj – avokate dhe notere e re publike

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Donika Papaj, e licencuar për Avokate dhe Notere Publike.

Nga: Shefqet Dibrani, Zvicër

(Gjurmëve të shkrimeve tona)

Në vitin 2003, për rubrikën “Bota e fëmijëve”, kam realizuar disa portrete me fëmijët tanë në Diasporë. Një nga ata fëmijë ishte Donika Papaj, e lindur në Zvicër nga prindërit Ali dhe Shyhrete Papaj nga fshati Samadraxhë, komuna e Therandës. Vlenë të theksohet se Ali Papaj, për brezin e tij, ishte njëri nga studentët më të dalluar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, kurse pas emigrimit në Zvicër, ai ka specializuar në fushën e informatikës dhe të programimit CNC-dixhital, (IT Supporter dhe PC&Office Supporter), etj.

Atëherë, Donika ishte vetëm 9-vjeçe, nxënëse shembullore dhe me ambicie të larta për tu bërë dikur e njohur. Sigurisht ishte frymëzuar nga librat me përralla të shumta për fëmijë që lexonte. Ajo gjithnjë ka qenë e dalluar, paralel me mësimet ishte e angazhuar në aktivitete të shumta kulturore e sportive. Në të gjitha etapat e rritës së saj ka qenë fëmijë dhe nxënëse e dalluar. Gjimnazin e ka përfunduar në Kantonsschule Heerbrugg, (SBW EuregioGymnasium), kantoni St. Gallen, pastaj studimet në fushën e shkencave juridike në Universitetin e Zyrihut, (Bachelor of Law – Universität Zürich, 2017), ku mbaroi nivelin Bacholer në vitin 2017, po ashtu edhe nivelin Master, (Master of Law – Universität Zürich, 2019), e përfundoi pranë Fakultetit Juridik të këtij Universiteti në vitin 2019. Më pas, ajo e filloi specializimin për Avokate dhe Notere Publike, (Zuger Anwaltspatent und Notarin – Obergericht Zug, 2023), pranë Gjykatës së Lartë në Kantonin Zug, ku më 1 shtator 2023, e mbrojti temën e diplomës në këtë Institucion të Lartë të Drejtësisë Zvicerane, dhe praktikisht u licencua për Avokate dhe Notere Publike. Vlenë të theksohet se Donika bashkë me dy vëllezërit e saj Arbnorin dhe Artanin, edhe ata me Master në Universitetet e Zvicrës, janë pjesë e sukseseve që po i arrijnë fëmijët shqiptarë në këtë vend.

Forhåndsvisning av bilde

Faksimili i gazetës “Bota sot”, 31.08.2003.

Portreti të cilin e kam shkruar atëherë për Donikën, qe botuar në gazetën “BOTA SOT”, më 31 gusht 2003, ndërsa më 1 shtator 2023, pas plot 20-vjetësh ajo i përfundoi me sukses të gjitha provimet për Avokate dhe Notere Publike, duke u bërë shembull i suksesit të fëmijëve shqiptarë në Zvicër. Tashmë ajo është emër i njohur, sepse e njohur ishte nëpër të gjitha nivelet e shkollimit të saj, por ajo që ka rëndësi në këtë rast, është mbajtja e premtimit që ka dhënë si nëntvjeçare për tu bërë shumë e njohur!…

Me të kuptuar se Donika Papaj, i përfundoi me sukses studimet e këtij niveli, gjëja e parë që mu kujtua ishte artikulli im i shkruar për te, prandaj e shohë të udhës, këtë shënim timin të radhës ta ilustrojë me pamjen e gazetës “Bota Sot”, si dhe me dy fotografi të saj. E para: Donika Papaj, fëmijë nëntëvjeçar dhe e dyta: Donika Papaj, Avokate dhe Notere Publike, tashmë 29 vjeçare dhe e licencuar zyrtarisht, kualifikim ky që do t’i hap perspektivë të shumta, për vete dhe për komunitetin tonë në Zvicër, parasegjithash nga Donika Papaj, që u bë një emër i njohur, sukseset e shumta dhe rezultatet e mira i pret kryesisht Drejtësia Zvicerane!

St. Gallen, 05.09.2023.

Forhåndsvisning av bilde

Donika Papaj, 9-vjeçe (2003)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu