ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Dosja Adem Demaçi , e përgatitur nga historiani Hakif Bajrami

Shkrime relevante

Shpërndaj

Nga: Flori Bruqi

*Për inkuadrimin në organizatë duhet të shënoni emrin në letër dhe ta varni në çengele dhe ta konsideroni veten të vdekur (Adem Demaçi) * Kush janë “shokët” që e tradhtuan Adem Demaçin,para serbëve ? * Kush e denoi Adem Demaçin? 

Bajrami: Demaçi kërkoi të shuhen partitë, të mbetet vetëm UÇK-ja (VIDEO) - Klan Kosova

Në foto :Hakif Bajrami.
Në kohën kur Simboli i Rezistencës Shqiptare, Adem Demaçi, kërkoi: Kosovën Republikë, Bashkimin e Trojeve Shqiptare, bashkë me Çamërinë dhe një mori të drejtash tjera për shqiptaret ishte zor i madh. Jo vetëm që të shkonte koka,por i´u shtonte gazepi tërë familjes. Jugosllavia e Marshallit jugosllav Josip Broz Titos ,shqiptarëve duarthatë ua kishte vu zgjedhën ne qafë dhe i´a kishte zënë frymën. 
 

Akademik Hakif Bajrami: Letër publike atyre që janë nostalgjik për titizmin! - DRINI.us

Akademik Hakif Bajrami: Letër publike atyre që janë nostalgjik për titizmin! 
Zullumi i çetnikeve serbianë shtohej dita më ditë që preku mish e asht shqiptaret. Xhelati Tito kishte bërë për veti edhe një grusht langonjsh shqipfolës që, argati i tyre u bënte punë… Shih për këtë, në këtë kohë, doli një mesoburrë me emrin ADEM DEMAÇI, për të kërkuar Kosovën Republikë dhe më pas Bashkimin me Shqipërinë, njëkohësisht edhe Çamëria tí bashkëngjitet shtetit amë Shqipërisë. 

Bacën Adem e linden nëna Nazmie e familjes Halimi dhe nga baba Zeqir Demaçi. Vaji foshnjarak ishte shoqëruar me krisma pushkësh. Kjo, kishte ndodhur në vitin 1936, kur i kishte rënë koka në tokën e përgjakur të Kosovës së Shqipërisë… Adem Demaçi, i nisi vallen e lirisë. Kishte grishur edhe një grup intelektualesh,krejt me qëllim që do të ndikojnë në popull. Filloi të formoje grupin dhe të zgjerohej në terë Kosovën. Grupi i Bacës Adem filloi të shtrihet si vaji në lakra. Hyri në çdo shtëpi emri i Adem Demaçit, plotë shpresë. Por baca Adem,çdo anëtari të grupit para se të anëtarësohej u kishte thënë: ”Për inkuadrimin në organizatë duhet të shënoni emrin në letër dhe ta varni në çengele dhe ta konsideroni veten të vdekur”. Kështu që pas veprimit të thellë në ilegalitet,nga zagaret e pushtuesit zbulohet grupi, i njohur si grupi i Adem Demaçit. Lajmi mori dhenë. Jugosllavet e bënë të madhe ketë punë, taman sikur të shkrepë rrufeja. Të gjithë grupin e lidhen këmbë e duar. I lidhën me zinxhir të trashë si kur lidheshin qetë. U etiketuan se ishin më të zi se kriminelët, se ishin “Irredentist,shovenistë,separatistë, nacionalistë,banditë… ” Prokuroria e ngriti aktakuzën sipas bindjeve politike,krejtësisht të montuar. Prokurorë e gjyqtarë qëllimisht ishin zgjedhur njeqindperqind me orientim jugosllav. Kjo ndodhi për herë të parë në vitin 1959, në Prishtinë. Adem Demaçi, u gjend ballëperballë me UDB-shët serboçetnikë si: Çanoviqi, Mihajlloviqi dhe Llazereviqi. Ndërkaq,denoncuesit ishin Fahredin Gunga, Zekeria Cana, Din Mehmeti, Ali Aliu… Gjyqtar me urdhër të kurvarit, që e njihte e terë Kosova, ishte caktuar DURMISH KOÇINAJ. Ky ishte nga Vermica, që tokat e rrethit të Kukesit ishin të përziera me atë te këtij fshati. Mahmut Bakalli, enkas e kishte dërguar nga Gjykata e Prizrenit, me pretekst se si, t´iu bjer sëpatë mirë armiqve të Jugosllavisë. Ata, që nuk e njohin, se ky gjyqtar e ka dënuar edhe Rexhep Malën. Ky hyri shumë në hatër të serbo-sllavisë. Në gjykatore hyri me fodullëk, taman si soji ESAT PASHË TOPTANIT. Por, nga “Banka e zezë”,haptazi ia tha shkurt e shqip, ADEM DEMAÇI:” JAM I GATSHËM TË SHKOJ NË VDEKJE SI ME LE PËR KOSOVËN DHE SHQIPËRINË ETNIKE”!… Gjyqtarin , Durmish Koçinajn,e mos qoft e mbuluan djerset dhe se për inat,tere grupit i´a dha bakshish hiç më pak se 140 vjet burg!….. Kush ishin ata që e futën Adem Demaçin në duar të pista të udbashëve? Historia e jonë e re, po na mëson se, ata ishin: Ali Aliu, para gjakësorëve serbianë nuk la gjë pa folur keq për Adem Demaçin,se i kishte folur për shpërnguljen e shqiptareve në Turqi nga zullumi serb,se si i´u bëheshin padrejtësi etje etj… Fahredin Gunga, tregon fije për pe, se çka i kishte folur Demaçi në hotel “Nova Jugosllavia” në Prishtinë, për heqjen e gjuhëve te minoriteteve dhe me së shumti kjo i godet shqiptaret. Fahredin Gunga, nuk e la me kaq, por, edhe pas shpalljes se dënimeve i fyejti rënd,duke i quajtur armiq,irredentistë,shovinistë,separatistë… Ndërkaq, për aksionin e armëve,- më tha (A. D ), -se: “Kjo është barbarizëm nga ana e Jugosllavisë”!… Din Mehmeti, tha para kriminelëve jugosllavë se Adem Demaçi foli për diskriminimin e shqiptareve nga pushteti jugosllavë, për shpërnguljen e shqiptareve nga Kosova qe do t´i shkon përshtati Serbisë… “DOSJA DEMAÇI” SI E PREU NË BESË ZEKERIA CANA, ADEM DEMAÇIN…? Shqiptari kurrë nuk e ka pasur zakon që mikun ta ftojnë në shtëpi në sofër dhe ta presin në BESË. Këtë nuk e lejon as burrëria e as Kanuni. -Por, ja që e beri një historian, një pijanec, një hajdut i bananeve i sojit te Zekeria Canës. Ky pijanec, pra Zekeria Cana, shumë volli vrer kundër Demaçit me shokë. Ndër të tjera dëshmoi: Adem Demaci, është paraqitur armiqësisht… me ka folur për shpërnguljen e shqiptareve në Turqi. KA KËRKUAR BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË… Ndërkaq, për aksionin e armeve ka thënë se Jugosllavia po e bënë krejt me qellim për t´i frikësuar shqiptaret që të shpërngulen dhe ta lirojnë Kosovën. Pastaj, para krimineleve të Shumadisë, Zekeria Cana,thotë se e ftova Demaçin në shtëpi dhe këto m´i rrefeu të gjitha… Pijaneci kronik, e theu zakonin e shqiptarëve, sepse miku nuk PREHET NË BESË NË SOFËR, pra në KONAK! Zekeria Cana, iku me faqe te zezë nga kjo botë dhe e la amanet që të varroset vetëm nga gjiri i ngushtë familjar. Është interesant se si disa shqipfolës nga Dardania janë duke e falsfifikuar librin e Prof.dr.Hakif Bajramit “Dosja e Demaçit”, duke futur emra dhe mbiemra të gjë mija agjneteve shqipoles në shumë forume interneti, të ciat i ka bërë SHIK-u dhe sigurimcat e disa partive në pushtet që janë marrë më lista të sajuara pa kurrfarë faktesh arkivore, çka i kanë bërë dëm individeve, familjatëve të shumttë duke i futur në lista udbashës shumë persona për inate personale individuale duke thënë pa kurrfarë baze së tillët jan1% në Dosjen e Dema♪it libër ky i shkruar nga historiani i njohur shqiptar Akademik Pof.dr.Hakif Bajrami.Libri është i botuar më titull “Dosja Demaçi”:: dokumente : tri proceset gjyqësore kundër Adem Demaçit 1959, 1964,1975. Publisher Brezi ’81, 2016 ISBN 9951424023, 9789951424028 Libri ka 645 faqe dhe mungon vetëm dëshmia e vetëm një përsoni i cili emri i tij nuk figuron në libër dhe ai njeri ka gëzuar reputacion të madh në shoqërinë kosovare, emrin e të cilit nuk po ja cekim edhe ne si redaksi edhe mëqe e dijmë kush është ai nuk po e emërtojmë të njajtin pasiqe vetë autori  Akademik Prof.Dr. Hakif Bajrami nuk e ka cekë ë librin e tij.

 
Pra emrat që e kanë spijunuar bacën Adem Demaçin janë ata që i theksuam më lartë ejo të tjerët që po botohën dhe shpërndahën në disa faqe interneti të pa bazuar në  nga Arkivat  që i  ka poseduar Dosjet e UDB-ës, Gjykatës, KOS-it të Armeatës së APJ-së Arkivi Shtetëror i Kosovës, të cilat janë bartur më kamion nga Shetit Serb gjatë luftës në Kosovë.
 

Në vitin 1990, kur Adem Demaçi kishte hyrë në vitin e vet të 28-të të burgut, e përjavshmja “Danas” e Zagrebit, i vetmi organ i shtypit jugosllav që u bënte vend shkrimeve tona të pakta që merrnin në mbrojtje, pak a shumë, shqiptarët nga fushata e tmerrshme që zhvillohej kundër tyre në vitet ’80 (pas vitit 1981), në rubrikën e saj të rregullt “Ličnost tjedna” (Personaliteti i javës), botonte një shkrim për të burgosurin politik numër një në ish-Jugosllavi dhe ndër më të njohurit në botë, Adem Demaçin. 

 
 Jugosllavia e atëhershme, nën ndikimin e zhvillimeve në Evropën lindore e qendrore (në ish-Bashkimin Sovjetik, Poloni, Çeki etj.), po shkonte drejt pluralizmit politik dhe si rezultat i rrethanave të reja të krijuara, pritej lirimi i të burgosurve politikë, në mesin e të cilëve doemos edhe i të burgosurve politikë shqiptarë, të cilët ishin, në raport me numrin e popullsisë, pra proporcionalisht, më të shumtit në numër dhe të dënuar me dënime nga më të rëndat, disa prej të cilëve, madje, si Adem Demaçi me shokë, nga dy-tri herë radhazi. “Čovjek sa transparenta” (Njeriu i tranparenteve) titullohej shkrimi i “Danas”-it, që fliste  në dy faqe për Adem Demaqin (kështu ia shkruanin emrin) dhe që sillte edhe fotografnë e tij, për herë të parë pas shumë vitesh e dekadash dhe që, siç mund të shihej qysh prej titullit, e paraqiste atë si lider politik të lëvizjes ilegale shqiptare për çlirim, si njeri që mobilizonte masat, me portretin e të cilit dilej në demonstrata, kryesisht në Perëndim, e të tjera të ngjashme. Shkrimi ishte kryesisht pozitiv, por e paraqiste Adem Demaçin, autorin e romanit të famshëm Gjarpinjtë e gjakut, të shndërruar në legjendë, ashtu sikurse edhe autori i tij, vetëm si njeri politik, por jo edhe si krijues letrar, pra si shkrimtar. I vetëdijshëm se në këtë mënyrë, Adem Demaçi paraqitej në mënyrë jo të plotë, madje të njëanshme, Prof.dr.Agim Vinca  ka pasë bërë një shkrim, në të cilin, duke përshëndetur veprimin e gazetës zagrebase, ia bënte me dije redaksisë dhe, nëpërmjet saj, edhe lexuesve, se Adem Demaçi, përveç si veprimtar politik, është shumë i njohur dhe shumë i çmuar, ishte edhe shkrimtar, autor i një numri të konsiderueshëm tregimesh dhe i një romani, që kishin bërë bujë në kohën kur ishin botuar në Prishtinë, në gjysmën e dytë të viteve ’50 të shekullit XX, por që më vonë, pas rënies në burg të autorit, ishin ndaluar, ashtu siç ishte ndaluar edhe emrin i autorit të tyre, i cili, në Kosovë e gjetkë rreth tri dekada nuk mund të përmendej publikisht, pos në kontekst negativ: si armik i Jugosllavisë, çfarë edhe ishte në të vërtetë. (Armik i Jugosllavisë? 
 
Po. I shtetit dhe i ideologjisë së tij, por jo edhe i popujve të saj, sepse Adem Demaçi, njeri me sens të rrallë politik dhe humanist i vërtetë, ka ditur ta bëjë gjithmonë dallimin mes popujve e regjimeve dhe nuk i ka bërë kurrë vend urrejtjes në zemrën e tij të madhe). 
 
 Në fund të shkrimit të profesorit të nderuar PHD.Agim VIncës , të cilin Danas-i, për çudi, nuk e botoi, edhe pse i kishte botuar jo pak shkrime të tjera më parë, ai e nënvizon  edhe një detaj, në dukje mbase të parëndësishëm, por që do ta ndjekë si fatalitet shkrimtarin ndër vite, faktin se emri i Adem Demaçit, në të vërtetë mbiemri i tij, shkruhej me ç” (të fortë) e jo me “q” (të butë), si thuhet në Kosovë, siç e kishte shkruar gazetari i “Danas”-it dhe siç do ta shkruajnë jo rrallë edhe vetë shqiptarët jo vetëm në atë kohë, por edhe më vonë, deri në ditët e sotme. Kjo ishte, siç thotë Vinca, se kan marrë vesh, një nga arsyet (edhe pse jo e vetmja), që e shtyri autorin, shkrimtarin Adem Demaçi, të hiqte dorë për një çast nga emri i tij historik dhe ta nënshkruante kompletin e veprave të tij prej dhjetë librash, të botuar në vitin 2012, me Adem Dema e jo Adem Demaçi, veprim ky, i cili, megjithatë,  personalisht prof.Vincës , si lexues i veprës së Adem Demaçit dhe si studiues i saj, nuk i është dukur me vend! 
 
 Të ritheksojmë edhe një herë,thot1% Vinca ,  edhe në këtë përvjetor jubilar, se Adem Demaçi, është jo vetëm veprimtar i shquar politik, njeri që bëri epokë, por edhe një krijues me talent të rrallë artistik.
 
 E themi  me përgjegjësi të plotë se po të mos e kishte vijuar talentin e tij letrar për hir të çështjes kombëtare, Adem Demaçi do të ishte bërë një shkrimtar i përmasave të mëdha ose, siç ka  thënë në një rast tjetër profesor Dr.Agim Vinca , sado hipotetike që mund të duket kjo gjë, Kadareja i Kosovës. “Baca”, siç jemi mësuar ta quajmë me dashuri të gjithë ne kur flasim për të, madje edhe ata që mund të jenë moshatarë të tij apo edhe më të moshuar se ai, i kishte të gjitha predispozitat për t’u bërë i tillë: talentin, imagjinatën, aftësinë e të vërejturit të fenomeneve jetësore, prirjen për tëkrijuar karaktere njerëzore, gjuhën e pasur, stilin lakonik, njohjen me themel të frazeologjisë popullore, zotërimin e gjuhës si sistem mjetesh shprehëse në të gjitha nivelet e saj, e të tjera. 
 
 Në librin Dosja Demaçi të historianit Akademik prof.dr. Hakif Bajrami, haset, ndër të tjera, edhe një fjali, në të cilën thuhet: “në mesin e shkrimtarëve të Kosovës konsiderohet si shkrimtari ma i talentuem”.   Talentin si shkrimtar Demaçit nuk ia mohonin as ata që e denonconin e as ata që e burgosnin. Përkundrazi,  duke pohuar me gojë plot se ai ishte “i talentuem”, madje shumë më i talentuar se ata vetë, por, ajme, kishte një të keqe të madhe: ishte armik i shtetit jugosllavë dhe jo një armik dosido, por i vendosur, trim e konsekuent deri në fund. Adem Demaçi i ri, ky idealist i vërtetë, sikurse edhe shokët e tij, që iu bashkuan dhe e mbështetën, kishte një ëndërr të madhe, heretike për kohën: ëndrrën e çlirimit të Kosovës nga zgjedha serbe dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, prej së cilës ishte shkëputur padrejtësisht e me dhunë në vitet 1912-13. Për hir të kësaj ëndrre, Adem Demaçi e sakrifikoi  talentin e tij si shkrimtar dhe karrierën e tij prej shkrimtari të dorës së parë. Kur ra në burg për herë të parë, në vitin 1958, me akuzën për “agjitacion e propagandë”, Ademi ishte emër i njohur në letrat shqipe në Kosovë. Ish-studenti i shkëlqyeshëm letërsisë botërore, që me dijen dhe talentin e tij kishte çuditur edhe profesorët më të rreptë në Universitetin e Beogradit dhe gazetar i rubrikës së kulturës në të vetmen gazetë të përditshme shqipe në ish-Jugosllavi, “Rilindja”, ai kishte botuar,  nga viti 1953, në shtypin dhe periodikun letrar të Kosovës, kryesisht te “Jeta e re”, një varg tregimesh, me të cilat kishte përvetësuar lexuesit dhe kritikën letrare të kohës si një talent i rrallë në fushën e prozës, e cila atëherë ishte dhe, në njëfarë mase, vazhdon të jetë edhe sot  në letërsinë shqipe të Kosovës. Nuk harrohen tregimet e tij: Kur zoti harron, Mestani, Kthimi, Burija e Pizh Magjupit, Eu, Binak, eu…, Toka nuk sillet vetëm rreth boshtit të vet, Ezopi e të tjera, që shquhen për gjetjen e temës dhe të subjektit, për personazhet pikante, për nuancimet psikologjike, për gjuhën e gjallë e autentike, për ndjenjën e humorit dhe vlera të tjera, që i bëjnë ato modele të tregimit të shkurtër dhe si të tilla tërheqin edhe sot vëmendjen e lexuesit. Pas një përvoje në fushën e tregimit, ku herë-herë shkëlqen si të ishte nxënës i Çehovit ose O’Henrit, i inkurajuar edhe nga suksesi që arriti tek lexuesit, Adem Demaçi do të kalojë në fushën e romanit. Kur nuk ishte më shumë se 22 vjeç, ai botoi, në faqet e “Jetës së re”, në dy vazhdime, romanin e tij të njohur, Gjarpijt e gjakut, i cili, po atë vit (më 1958), falë përkujdesit dhe dashamirësisë së Akademik Dr. Esad Mekulit, do të botohet si libër më vete në edicionin e “Jetës së re”. Njohës i mirë i jetës dhe i mendësisë së popullit të vet, i plagëve dhe dhembjeve të tij, Adem Demaçi do të verë gishtin aty ku duhej: te plaga e hapur e vëllavrasjes dhe e gjakmarrjes, duke u angazhuar jo në mënyrë banale, por nëpërmjet situatash artistike, për kapërcimin e saj. Pamja e fundit e romanit, ku njëri nga personazhet (Mustafa), kundërshtar i rreptë i zakoneve prapanike, pas përleshjes së dy familjeve, i drejtohet një fëmije, simbol i së ardhmes, me fjalët: “Shtypi, shtypi këta gjarpij të gjakut!…”,  jo vetëm për mesazhin e qartë të veprës, por edhe për mundësitë e mëdha krijuese të autorit të saj. Se sa është treguar inventiv e largpamës Adem Demaçi në këtë vepër të papërsëritshme të prozës shqipe, vet edhe motoja e vënë në krye të saj. Vargjet emblematike: “Jo atyne që janë trima/ me ngrehë gishtin e krimit/ po atyne që janë trima/ me shtri dorën e pajtimit” shprehin në mënyrë lapidare preokupimin atdhetar e humanitar të shkrimtarit, të cilin ai përpiqej ta bënte pjesë të ndërgjegjes së popullit të vet. Jo rastësisht këto vargje, tridhjetë vjet më vonë, u bënë moto e lëvizjes për pajtimin e gjaqeve në vigjilie të viteve ’90, kur Adem Demaçi ende mbahej në burg, por fara që kishte hedhur ai tashmë kishte mbirë dhe kishte dhënë frytet e saj në tokën e plleshme të Kosovës Gjatë viteve të burgut, jo vetëm të parit e të dytit, por edhe të tretit, më të gjatit, Adem Demaçi nuk mundi ta ushtronte profesionin e shkrimtarit. Ndryshe nga ç’veprohej me intelektualët e tjerë disidentë të Evropës, atij nuk iu mundësua në burg që ta ushtronte zanatin e shkrimtarit. Në burgun e Stara Gradishkës, ku qëndroi në vitet e fundit, ai bënte punën e montuesit të stilolapsave, por atij vetë (çfarë ironie!) nuk i lejohej të shkruante. Ky fakt, sikurse edhe qindra të tjerë, tregon qartë se sa ishte i rremë miti mbi liberalizmin e regjimit titist jugosllav, të cilin me të drejtë disa analistë perëndimorë e cilësonin si “stalinizëm antistalinist”. Edhe pas daljes nga burgu Adem Demaçi arriti t’i befasonte lexuesit, duke dëshmuar se vitet e gjata të burgut nuk e kishin tharë shpirtin e tij krijues. Në vitin 1994 botoi romanin Libër për Vet Mohimin, në të cilin u përpoq të shprehte, në mënyrë alegorike, vizionin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe, rrjedhimisht, edhe ëndrrën për një pajtim të mundshëm historik mes dy popujve të armiqësuar, serbëve dhe shqiptarëve. Ndryshe nga romani i tij i hershëm Gjarpijt e gjakut, ku gjejmë tipin e prozës sociale të mjedisit rural, me elemente herë-herë etnografike, në Libër për Vet Mohimin, Demaçi kultivon prozën urbane me elemente eseistike, që e hasim rëndom te shkrimtarët politikisht të angazhuar (Brehti, Sartri, Kërlezha etj.). Protagonist i rrëÒmit është një intelektual shqiptar, ish-i burgosur politik, i cili, pas një qëndrimi të gjatë në burg, kthehet në vendlindje, ku sheh shumë ndryshime, por edhe një gjendje në thelb të pandryshueshme: atë të mungesës së lirisë kombëtare. Shikuar nga aspekti tipologjik ai i takon kategorisë së personazheve-ide e jo të personazheve-karaktere, gjë që e sugjeron edhe emri i tij: Vet Mohim (nga fjala shqipe vetëmohim: Óijim i interesit vetjak për hir të interesit të përgjithshëm). Së bashku me një grup miqsh, bashkëmendimtarë të tij, ky personazh ideograÒk, niset në kërkim të disa të vërtetave thelbësore me rëndësi jetike për jetën e banorëve të hapësirës ballkanike, por edhe për njeriun në përgjithësi. Si të dilet nga kriza e krijuar pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë? Si të zgjidhet çështja shqiptare dhe veçanërisht çështja e Kosovës? Si të pastrohet Ballkani nga shpirtrat e këqij, nga demonët që luajnë me fatin e popujve? Cilat janë rrugët më të drejta e më frytdhënëse për t’u mposhtur e keqja? Si të shpëtohet njeriu i sotëm nga rreziku që i kanoset prej teknikës? Si të shpëtohet natyra prej ndotjes? Si të çlirohet njeriu nga ankthi i vdekjes dhe a është i pavdekshëm shpirti i tij? Njeri që pjesën dërrmuese të jetës e ka kaluar në burg, por pa e humbur kurrë lirinë e vet të brendshme, heroi i Demaçit, pas daljes nga “burgu i vogël” në “burgun e madh”, niset në kërkim të rrugëve të lirisë për vete dhe të tjerët, për “të vetët” dhe ata “të tjerët”, sepse askush nuk mund të jetë i lirë, sipas tij, duke e mbajtur në robëri dikë tjetër, duke e shtypur dhe shfrytëzuar atë. Mirëpo, si të arrihet kjo, në ç’mënyrë? – shtrohet pyetja. Dhe përgjigjja është: “jo me dhunë, por me marrëveshje; jo me agresivitet, por me durim; jo me urrejtje, por me dashuri”. Për Demaçin më trim është ai që fal sesa ai që vret, ndërsa më fatkeq – ai që e shkakton sesa ai që e pëson vuajtjen. Kjo do të thotë se ÒlozoÒa e tij është ÒlozoÒ e mosdhunës, por kurrsesi jo e qyqarllëkut. Për të nuk është i huaj koncepti i Gandit se “dishepull i vërtetë është ai që i njeh dhembjet e tjetrit si të ishin të tijat”, sikundër edhe parimi i lartë etik, i formuluar për mrekulli nga malësori ballkanas Mark Milani, se trimëri është ta mbrosh veten nga të tjerët, ndërsa burrëri t’i mbrosh të tjerët nga vetja. Vepra e parë e Adem Demaçit e shkruar dhe e botuar pas daljes nga burgu, romani Libër për Vetmohimin, do të pasohet edhe nga një varg veprash të tjera të krijuara më vonë, siç janë: Heli e Mimoza, Nëna Shegë e pesë gocat, Shkrumbnajë e dashuri, Dashuria kuantike e Filanitdhe Alb Prometeu, një cikël prej pesë romanesh, të shkruara në vitet 2007-2012, pra në prag dhe pas shpalljes së pavarësisë, që Óasin për luftën dhe pasluftën në Kosovë, poema Tung vargu im, e vetmja vepër në vargje e këtij prozatori të spikatur dhe drama historiko-politike Politika dhe pushka, hedhur në letër në vitin 1970 në burgun e Pozharevcit dhe e përpunuar në vitin 2011-2012 në Prishtinë e Sarandë, e cila u botua për herë të parë në kuadër të kompletit. Edhe në këto vepra Adem Demaçi vazhdon aventurën e tij krijuese, duke u bërë jehonë ideve të vetapolitike, por edhe shoqërore e ÒlozoÒke, që e kanë udhëhequr në jetë dhe të cilave ai ua ka kushtuar jetën dhe duke ndërfutur, kur më shumë e kur më pak, edhe elemente autobiograÒke, pa bërë në asnjë rast apologjinë e vetvetes, por duke mbrojtur gjithmonëpopullin të cilit i takon. Kur në vitin 1957, ideologu i hegjemonizmit serb, shkrimtari Dobrica Qosiq, në një takim të mbajtur në Prishtinë, në ndërtesën e Komitetit Krahinor, i porosit shkrimtarët e Kosovës që “ta hapin hullinë e parë”, duke Òlluar “nga Òllimi” dhe duke shkruar vepra “në frymën e patriotizmit socialist jugosllav”, i vetmi që guxon t’i kundërvihet pikëpamjes së tij, duke ia dhënë përgjigjen e merituar, është i riu Adem Demaçi, i personiÒkuar në roman si Filani: ”Si duket shkrimtari nga Beogradi nuk e ditka se ne kemi letërsinë tonë. Ne nuk kemi nevojë ta Òllojmë letërsinë tonë nga e para; ne duhet të vazhdojmë aty ku e lanë shkrimtarët tanë të mëdhenj: Pjetër Budi, Frang Bardhi, De Rada, Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Noli, Migjeni, Luigj Gurakuqi, Mihal Grameno, Lasgush Poradeci, Sterjo Spasse, Mitrush Kuteli…”. Në atë “ftohtësi akulli”, që mbretëron në sallë, në praninë Duçit famëkeq (Dushan Mugosha) dhe komitetlinjve të tjerë, dëgjohet zëri inkurajues i profesor Zekeria Rexhës: “Bravo Filan!”, alias Adem. Ka pasur përpjekje që Adem Demaçi dhe ÒlozoÒa e tij krijuese të karakterizohen me pak fjalësi vijon: “realist në politikë, liberal në ideologji, hegelist në ÒlozoÒ, stoik në etikë dhe ithtar i postmodernizmit në letërsi”. Edhe pse tingëllon bukur, cilësimi i mësipërm lë për të dëshiruar dhe është i diskutueshëm, veçanërisht togfjalëshi i fundit, i formuluar nën ndikimin e modës së postmodernizmit. Më parë se postmodernist, ndonëse në veprën e tij nuk mungojnë as elementet postmoderne,sidomos te Libër për Vet Mohimin dhe Dashuria kuantike e Filanit, Demaçi si shkrimtar do të mund të quhej mbase postrealist, ithtar i një realizmi tëri, tëcilin ÒlozoÒ francez Rozhe Garodi (Roger Garaudy) e quante “réalisme sans rivages” (realizëm pa brigje). Vepra letrare e Adem Demaçit është e hapur ndaj jetës, botës, natyrës, shoqërisë dhe e grish lexuesin për komunikim të hapur, jashtë skemave dhe klisheve, që nuk i honeps. Duhet të lexohet krijimtaria e Adem Demaçit për të parë se në themel të saj qëndron ideja sublime e lirisë së popujve si kusht i paqes dhe i prosperitetit. Duhet të lexohen dhe rilexohen tregimet dhe romanet e tij – dhe të gjitha shkrimet e tjera të tij, letrare e publicistike – për të nxjerrë “mësim” prej tyre dhe për t’u kënaqur me to. Sepse, ta lexosh Adem Demaçin do të thotë të bëhesh pjesëmarrës i një “udhëtimi dramatik ÒlozoÒko-politik dhe artistik”, siç thotë një nga personazhet e tij./ KultPlus.com Posted in Lajme Tagged Adem Demaci Ekspozitë me dokumente arkivore “Adem Demaçi: Vdes kur dua vetë” Posted on 16 Shkurt, 202416 Shkurt, 2024 by Kult Plus Sot, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në kuadër të programit shtetëror për festimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, është hapur ekspozita “Adem Demaçi: Vdes kur dua vetë”, e organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës. Në këtë ekspozitë u paraqit një retrospektivë e veprës së Adem Demaçit, duke përfshirë pjesë të para të romaneve të shkruar në burg dhe dokumente të tjera që shënojnë historinë dhe kontributin e tij në periudhën e luftës dhe pas pavarësisë së Kosovës. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin drejtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bislim Bislimi, si dhe familjarë, miq dhe bashkëveprimtarë të Adem Demaçit./KultPlus.com Posted in Arti Pamor Tagged Adem Demaci Parlamenti Evropian para 32 vjetësh i ndau Adem Demaçit Çmimin Saharov Posted on 4 Dhjetor, 20234 Dhjetor, 2023 by Kult Plus Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov, veprimtarit Adem Demaçi, duke e konsideruar si luftëtar të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut. Duke e pranuar çmimin si homazh për popullin e Kosovës, Demaçi tha se “liria e fjalës është hapi i parë vendimtar drejt demokracisë. Pa lirinë e fjalës nuk ka dialog, pa dialog e vërteta nuk mund të vendoset dhe pa të vërtetën përparimi është i pamundur.” Këtë çmim deri më tash e kishin marrë: Saharovi, emrin e të cilit e mban, Dubçeku, Nelson Mandela, Marçenko, Aung Sun, disa nga të cilët (Mandela, Aung Su) u bënë më vonë edhe fitues të çmimit Nobel. Me këtë rast, në Parlamentin Evropian, Demaçi tha se “duke më nderuar mua, keni nderuar popullin tim të shumëvuajtur, por gjithmonë liridashës, paqedashës e krenar”. Çmimi Saharov për lirinë e mendimit, i pagëzuar sipas disidentit dhe shkencëtarit nga Bashkimi Sovjetik Andrej Saharov (Andrei Sakharov) është themeluar në dhjetor 1988 nga Parlamenti Evropian për të nderuar individët apo organizatat që i kanë kushtuar jetën e tyre mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. Ai ndahet çdo vit rreth datës 10 dhjetor, ditë në të cilën Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut në vitin 1948, që është e njohur edhe si Dita e të Drejtave të Njeriut. Më 1993, Klubi i Rektorëve Universitarë në Madrid i dha Çmimin Special për Paqe, kundër racizmit, ksenofobisë, për qëndrim paqësor e tolerant dhe për përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të mbështetur në të drejtat e njeriut dhe në shumësi kulturore dhe kjo ndodhi pikërisht në kohën, kur qarqet serbe e akuzonin për luftënxitje. Në shkurt 1994, pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë e kandiduan shkrimtarin Adem Demaçi për çmimin Nobel për letërsi. Në shtator 1994, u kandidua sërish – tani për çmimin Nobel për Paqe, me ç’rast theksoi se “ky është një nder për mua dhe një mirënjohje për popullin shqiptar”. Ndërkaq, më 14 dhjetor 1995 Adem Demaçit iu dorëzua Çmimi për të Drejtat e Njeriut i Universitetit të Oslos. Demaçi, duke shprehur falënderimin për këtë çmim, tha: Këtë mirënjohje nuk e kuptoj vetëm si mirënjohje të punës dhe të luftës sime për të drejtat e popullit tim, por edhe si dëshirë të qeverisë e të inteligjencës paqedashëse norvegjeze që t’i tërheqë vëmendjen opinionit të gjerë ndërkombëtar për problemin e Kosovës. Adem Demaçi u lind në Prishtinë, më 26 shkurt të vitit 1936. Me prejardhje ishte nga fshati Lupq i Podujevës. Është ndër emrat më të rëndësishëm në Kosovë të përpjekjeve paqësore për liri dhe për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës brenda ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Ishte bërë i njohur qysh në fëmijëri si zë revoltues në bankat e shkollës. Demaçi nuk hezitonte asnjëherë të dënonte padrejtësitë e shumta të regjimit serb. Në vitin 1958 është dënuar me 5 vjet burg për shkak të shkrimeve dhe bindjeve të tij, politike e atdhetare. Në vitin 1963 ka themeluar në Prishtinë organizatën e quajtur “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, me program unik kombëtar të çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Kjo Lëvizje kishte arritur të zgjerohej në shumë qendra të Kosovës, por edhe në trojet e tjera shqiptare nën pushtimin Jugosllav. Për shkak të vazhdimit të aktivitetit atdhetar, Adem Demaçi dënohet 15 vjet burg. Edhe në vitin 1975 regjimi jugosllav e kishte dënuar 15 vjet burg. Demaçi ka mbajtur rreth 28 vjet, disa prej tyre në qeli i vetëm, gjatë kohës së regjimit të egër në RSFJ-së. Pas lirimit nga burgu në vitin 1990 Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut deri në vitin 1995. Gjatë periudhës 1998-1999 ka qenë zëdhënës politik i UÇK-së, në zyrën e tij, në Prishtinë. Pas luftës u angazhua për respektimin e të drejtave të pakicave joshqiptare në Kosovë dhe për përmirësimin e gjendjes së tyre. Demaçi nga shqiptarët vlerësohej si simbol i rezistencës kombëtare. Në vitin 2010, ai u dekorua me Urdhrin “Hero i Kosovës”. Demaçi ishte autor i disa librave: “Fërkime”, “Gjarpijtë e gjakut”, “Libër për Vet Mohimin”, “Heli e Mimoza”, “Nëna Shegë e pesë gocat”, “Shkrumbnajë e dashur”, “Dashuria Kuantike e Filanit”, “Alb Prometeu”, “Politika”, “Pushka” dhe “Tung vargu im”. Demaçi ndërroi jetë më 26 korrik 2018. / KultPlus.com Posted in Lajme Tagged Adem Demaci Nesër zbulohet shtatorja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit Posted on 25 Nëntor, 202325 Nëntor, 2023 by Kult Plus Nesër do të bëhet inaugurimi i shtatores së Adem Demaçit, shkruan KultPlus. Shtatorja do të vendoset në Podujevë, derisa në aty do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Shtatorja do të zbulohet në orën 13:00, në prag të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Qytetarët ftohen që të bashkëngjiten në këtë ngjarje. Skulptori i kësaj shtatore është Agron Blakçori. Adem Demaçi është një nga figurat kryesore të historisë së Kosovës. Demaçi, si person që gjithë jetën ia kushtoi historisë së Kosovës, do të nderohet nga Komuna e Podujevës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm. /KultPlus.com Posted in Lajme Tagged Adem Demaci Tetë dekadat e Adem Demaçit Posted on 26 Korrik, 202326 Korrik, 2023 by Kult Plus Nga Agim Vinca Në vitin 1990, kur Adem Demaçi kishte hyrë në vitin e vet të 28-të të burgut, e përjavshmja “Danas” e Zagrebit, i vetmi organ i shtypit jugosllav që u bënte vend shkrimeve tona të pakta që merrnin në mbrojtje, pak a shumë, shqiptarët nga fushata e tmerrshme që zhvillohej kundër tyre në vitet ’80 (pas vitit 1981), në rubrikën e saj të rregullt “Ličnost tjedna” (Personaliteti i javës), botonte një shkrim për të burgosurin politik numër një në ish-Jugosllavi dhe ndër më të njohurit në botë, Adem Demaçin. Jugosllavia e atëhershme, nën ndikimin e zhvillimeve në Evropën lindore e qendrore (në ish-Bashkimin Sovjetik, Poloni, Çeki etj.), po shkonte drejt pluralizmit politik dhe si rezultat i rrethanave të reja të krijuara, pritej lirimi i të burgosurve politikë, në mesin e të cilëve doemos edhe i të burgosurve politikë shqiptarë, të cilët ishin, në raport me numrin e popullsisë, pra proporcionalisht, më të shumtit në numër dhe të dënuar me dënime nga më të rëndat, disa prej të cilëve, madje, si Adem Demaçi me shokë, nga dy-tri herë radhazi. “Čovjek sa transparenta” (Njeriu i tranparenteve) titullohej shkrimi i “Danas”-it, që Óiste në dy faqe për Adem Demaqin (kështu ia shkruanin emrin) dhe që sillte edhe fotograÒnë e tij, për herë të parë pas shumë vitesh e dekadash dhe që, siç mund të shihej qysh prej titullit, e paraqiste atë si lider politik të lëvizjes ilegale shqiptare për çlirim, si njeri që mobilizonte masat, me portretin e të cilit dilej në demonstrata, kryesisht në Perëndim, e të tjera të ngjashme. Shkrimi ishte kryesisht pozitiv, por e paraqiste Adem Demaçin, autorin e romanit të famshëm Gjarpinjtë e gjakut, të shndërruar në legjendë, ashtu sikurse edhe autori i tij, vetëm si njeri politik, por jo edhe si krijues letrar, pra si shkrimtar. I vetëdijshëm se në këtë mënyrë, Adem Demaçi paraqitej në mënyrë jo të plotë, madje të njëanshme, pata bërë një shkrim, në të cilin, duke përshëndetur veprimin e gazetës zagrebase, ia bëja me dije redaksisë dhe, nëpërmjet saj, edhe lexuesve, se Adem Demaçi, përveç se veprimtar politik, shumë i njohur dhe shumë i çmuar, ishte edhe shkrimtar, autor i një numri të konsiderueshëm tregimesh dhe i një romani, që kishin bërë bujë në kohën kur ishin botuar në Prishtinë, në gjysmën e dytë të viteve ’50 të shekullit XX, por që më vonë, pas rënies në burg të autorit, ishin ndaluar, ashtu siç ishte ndaluar edhe emrin i autorit të tyre, i cili, në Kosovë e gjetkë rreth tri dekada nuk mund të përmendej publikisht, pos në kontekst negativ: si armik i Jugosllavisë, çfarë edhe ishte në të vërtetë. (Armik i Jugosllavisë? Po. I shtetit dhe i ideologjisë së tij, por jo edhe i popujve të saj, sepse Adem Demaçi, njeri me sens të rrallë politik dhe humanist i vërtetë, ka ditur ta bëjë gjithmonë dallimin mes popujve e regjimeve dhe nuk i ka bërë kurrë vend urrejtjes në zemrën e tij të madhe). Në fund të shkrimit tim, të cilin Danas-i, për çudi, nuk e botoi, edhe pse më kishte botuar jo pak shkrime të tjera më parë, nënvizoja edhe një detaj, në dukje mbase të parëndësishëm, por që do ta ndjekë si fatalitet shkrimtarin ndër vite, faktin se emri i Adem Demaçit, në të vërtetë mbiemri i tij, shkruhej me ç” (të fortë) e jo me “q” (të butë), si thuhet në Kosovë, siç e kishte shkruar gazetari i “Danas”-it dhe siç do ta shkruajnë jo rrallë edhe vetë shqiptarët jo vetëm në atë kohë, por edhe më vonë, deri në ditët e sotme. Kjo ishte, siç kam marrë vesh, një nga arsyet (edhe pse jo e vetmja), që e shtyri autorin, shkrimtarin Adem Demaçi, të hiqte dorë për një çast nga emri i tij historik dhe ta nënshkruante kompletin e veprave të tij prej dhjetë librash, të botuar në vitin 2012, me Adem Dema e jo Adem Demaçi, veprim ky, i cili, megjithatë, mua personalisht, si lexues i veprës së Adem Demaçit dhe si studiues i saj, nuk më është dukur me vend! Të ritheksojmë edhe një herë, edhe në këtë përvjetor jubilar, se Adem Demaçi, është jo vetëm veprimtar i shquar politik, njeri që bëri epokë, por edhe një krijues me talent të rrallë artistik. E them me përgjegjësi të plotë se po të mos e kishte Óijuar talentin e tij letrar për hir të çështjes kombëtare, Adem Demaçi do të ishte bërë një shkrimtar i përmasave të mëdha ose, siç kam thënë në një rast tjetër, sado hipotetike që mund të duket kjo gjë, Kadareja i Kosovës. “Baca”, siç jemi mësuar ta quajmë me dashuri të gjithë ne kur Óasim për të, madje edhe ata që mund të jenë moshatarë të tij apo edhe më të moshuar se ai, i kishte të gjitha predispozitat për t’u bërë i tillë: talentin, imagjinatën, aftësinë e të vërejturit të fenomeneve jetësore, prirjen për tëkrijuar karaktere njerëzore, gjuhën e pasur, stilin lakonik, njohjen me themel të frazeologjisë popullore, zotërimin e gjuhës si sistem mjetesh shprehëse në të gjitha nivelet e saj, e të tjera. Në librin Dosja Demaçi të historianitdr. Hakif Bajrami, haset, ndër të tjera, edhe një fjali, në të cilën thuhet: “në mesin e shkrimtarëve të Kosmetit konsiderohet si shkrimtari ma i talentuem”. Jam mahnitur kur e kam lexuar këtë fjali, tëshqiptuar nga njëri nga denoncuesit e tij. Përse? Për shkak se aty mësova, ku më së paku e prisja, se talentin si shkrimtar Demaçit nuk ia mohonin as ata që e denonconin e as ata që e burgosnin. Përkundrazi, e konÒrmonin atë, duke pohuar me gojë plot se ai ishte “i talentuem”, madje shumë më i talentuar se ata vetë, por, ajme, kishte një të keqe të madhe: ishte armik i shtetit dhe jo një armik dosido, por i vendosur, trim e konsekuent deri në fund. Adem Demaçi i ri, ky idealist i vërtetë, sikurse edhe shokët e tij, që iu bashkuan dhe e mbështetën, kishte një ëndërr të madhe, heretike për kohën: ëndrrën e çlirimit të Kosovës nga zgjedha serbe dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, prej së cilës ishte shkëputur padrejtësisht e me dhunë në vitet 1912-13. Për hir të kësaj ëndrre, Adem Demaçi e sakriÒkoi talentin e tij si shkrimtar dhe karrierën e tij prej shkrimtari të dorës së parë. Kur ra në burg për herë të parë, në vitin 1958, me akuzën për “agjitacion e propagandë”, Ademi ishte emër i njohur në letrat shqipe në Kosovë. Ish-studenti i shkëlqyeshëm letërsisë botërore, që me dijen dhe talentin e tij kishte çuditur edhe profesorët më të rreptë në Universitetin e Beogradit dhe gazetar i rubrikës së kulturës në të vetmen gazetë të përditshme shqipe në ish-Jugosllavi, “Rilindja”, ai kishte botuar, duke Òlluar nga viti 1953, në shtypin dhe periodikun letrar të Kosovës, kryesisht te “Jeta e re”, një varg tregimesh, me të cilat kishte përvetësuar lexuesit dhe kritikën letrare të kohës si një talent i rrallë në fushën e prozës, e cila atëherë ishte dhe, në njëfarë mase, vazhdon të jetë edhe sot deÒcitare në letërsinë shqipe të Kosovës. Nuk harrohen tregimet e tij: Kur zoti harron, Mestani, Kthimi, Burija e Pizh Magjupit, Eu, Binak, eu…, Toka nuk sillet vetëm rreth boshtit të vet, Ezopi e të tjera, që shquhen për gjetjen e temës dhe të subjektit, për personazhet pikante, për nuancimet psikologjike, për gjuhën e gjallë e autentike, për ndjenjën e humorit dhe vlera të tjera, që i bëjnë ato modele të tregimit të shkurtër dhe si të tilla tërheqin edhe sot vëmendjen e lexuesit. Pas një përvoje në fushën e tregimit, ku herë-herë shkëlqen si të ishte nxënës i Çehovit ose O’Henrit, i inkurajuar edhe nga suksesi që arriti tek lexuesit, Adem Demaçi do të kalojë në fushën e romanit. Kur nuk ishte më shumë se 22 vjeç, ai botoi, në faqet e “Jetës së re”, në dy vazhdime, romanin e tij të njohur, Gjarpijt e gjakut, i cili, po atë vit (më 1958), falë përkujdesit dhe dashamirësisë së Esad Mekulit, do të botohet si libër më vete në edicionin e “Jetës së re”. Njohës i mirë i jetës dhe i mendësisë së popullit të vet, i plagëve dhe dhembjeve të tij, Adem Demaçi do të verë gishtin aty ku duhej: te plaga e hapur e vëllavrasjes dhe e gjakmarrjes, duke u angazhuar jo në mënyrë banale, por nëpërmjet situatash artistike, për kapërcimin e saj. Pamja e fundit e romanit, ku njëri nga personazhet (Mustafa), kundërshtar i rreptë i zakoneve prapanike, pas përleshjes së dy familjeve, i drejtohet një fëmije, simbol i së ardhmes, me fjalët: “Shtypi, shtypi këta gjarpij të gjakut!…”, Óet jo vetëm për mesazhin e qartë të veprës, por edhe për mundësitë e mëdha krijuese të autorit të saj. Se sa është treguar inventiv e largpamës Adem Demaçi në këtë vepër të papërsëritshme të prozës shqipe, Óet edhe motoja e vënë në krye të saj. Vargjet emblematike: “Jo atyne që janë trima/ me ngrehë gishtin e krimit/ po atyne që janë trima/ me shtri dorën e pajtimit” shprehin në mënyrë lapidare preokupimin atdhetar e humanitar të shkrimtarit, të cilin ai përpiqej ta bënte pjesë të ndërgjegjes së popullit të vet. Jo rastësisht këto vargje, tridhjetë vjet më vonë, u bënë moto e lëvizjes për pajtimin e gjaqeve në vigjilie të viteve ’90, kur Adem Demaçi ende mbahej në burg, por fara që kishte hedhur ai tashmë kishte mbirë dhe kishte dhënë frytet e saj në tokën e plleshme të Kosovës Gjatë viteve të burgut, jo vetëm të parit e të dytit, por edhe të tretit, më të gjatit, Adem Demaçi nuk mundi ta ushtronte profesionin e shkrimtarit. Ndryshe nga ç’veprohej me intelektualët e tjerë disidentë të Evropës, atij nuk iu mundësua në burg që ta ushtronte zanatin e shkrimtarit. Në burgun e Stara Gradishkës, ku qëndroi në vitet e fundit, ai bënte punën e montuesit të stilolapsave, por atij vetë (çfarë ironie!) nuk i lejohej të shkruante. Ky fakt, sikurse edhe qindra të tjerë, tregon qartë se sa ishte i rremë miti mbi liberalizmin e regjimit titist jugosllav, të cilin me të drejtë disa analistë perëndimorë e cilësonin si “stalinizëm antistalinist”. Edhe pas daljes nga burgu Adem Demaçi arriti t’i befasonte lexuesit, duke dëshmuar se vitet e gjata të burgut nuk e kishin tharë shpirtin e tij krijues. Në vitin 1994 botoi romanin Libër për Vet Mohimin, në të cilin u përpoq të shprehte, në mënyrë alegorike, vizionin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe, rrjedhimisht, edhe ëndrrën për një pajtim të mundshëm historik mes dy popujve të armiqësuar, serbëve dhe shqiptarëve. Ndryshe nga romani i tij i hershëm Gjarpijt e gjakut, ku gjejmë tipin e prozës sociale të mjedisit rural, me elemente herë-herë etnograÒke, në Libër për Vet Mohimin, Demaçi kultivon prozën urbane me elemente eseistike, që e hasim rëndom te shkrimtarët politikisht të angazhuar (Brehti, Sartri, Kërlezha etj.). Protagonist i rrëÒmit është një intelektual shqiptar, ish-i burgosur politik, i cili, pas një qëndrimi të gjatë në burg, kthehet në vendlindje, ku sheh shumë ndryshime, por edhe një gjendje në thelb të pandryshueshme: atë të mungesës së lirisë kombëtare. Shikuar nga aspekti tipologjik ai i takon kategorisë së personazheve-ide e jo të personazheve-karaktere, gjë që e sugjeron edhe emri i tij: Vet Mohim (nga fjala shqipe vetëmohim: Óijim i interesit vetjak për hir të interesit të përgjithshëm). Së bashku me një grup miqsh, bashkëmendimtarë të tij, ky personazh ideograÒk, niset në kërkim të disa të vërtetave thelbësore me rëndësi jetike për jetën e banorëve të hapësirës ballkanike, por edhe për njeriun në përgjithësi. Si të dilet nga kriza e krijuar pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë? Si të zgjidhet çështja shqiptare dhe veçanërisht çështja e Kosovës? Si të pastrohet Ballkani nga shpirtrat e këqij, nga demonët që luajnë me fatin e popujve? Cilat janë rrugët më të drejta e më frytdhënëse për t’u mposhtur e keqja? Si të shpëtohet njeriu i sotëm nga rreziku që i kanoset prej teknikës? Si të shpëtohet natyra prej ndotjes? Si të çlirohet njeriu nga ankthi i vdekjes dhe a është i pavdekshëm shpirti i tij? Njeri që pjesën dërrmuese të jetës e ka kaluar në burg, por pa e humbur kurrë lirinë e vet të brendshme, heroi i Demaçit, pas daljes nga “burgu i vogël” në “burgun e madh”, niset në kërkim të rrugëve të lirisë për vete dhe të tjerët, për “të vetët” dhe ata “të tjerët”, sepse askush nuk mund të jetë i lirë, sipas tij, duke e mbajtur në robëri dikë tjetër, duke e shtypur dhe shfrytëzuar atë. Mirëpo, si të arrihet kjo, në ç’mënyrë? – shtrohet pyetja. Dhe përgjigjja është: “jo me dhunë, por me marrëveshje; jo me agresivitet, por me durim; jo me urrejtje, por me dashuri”. Për Demaçin më trim është ai që fal sesa ai që vret, ndërsa më fatkeq – ai që e shkakton sesa ai që e pëson vuajtjen. Kjo do të thotë se ÒlozoÒa e tij është ÒlozoÒ e mosdhunës, por kurrsesi jo e qyqarllëkut. Për të nuk është i huaj koncepti i Gandit se “dishepull i vërtetë është ai që i njeh dhembjet e tjetrit si të ishin të tijat”, sikundër edhe parimi i lartë etik, i formuluar për mrekulli nga malësori ballkanas Mark Milani, se trimëri është ta mbrosh veten nga të tjerët, ndërsa burrëri t’i mbrosh të tjerët nga vetja. Vepra e parë e Adem Demaçit e shkruar dhe e botuar pas daljes nga burgu, romani Libër për Vetmohimin, do të pasohet edhe nga një varg veprash të tjera të krijuara më vonë, siç janë: Heli e Mimoza, Nëna Shegë e pesë gocat, Shkrumbnajë e dashuri, Dashuria kuantike e Filanitdhe Alb Prometeu, një cikël prej pesë romanesh, të shkruara në vitet 2007-2012, pra në prag dhe pas shpalljes së pavarësisë, që Óasin për luftën dhe pasluftën në Kosovë, poema Tung vargu im, e vetmja vepër në vargje e këtij prozatori të spikatur dhe drama historiko-politike Politika dhe pushka, hedhur në letër në vitin 1970 në burgun e Pozharevcit dhe e përpunuar në vitin 2011-2012 në Prishtinë e Sarandë, e cila u botua për herë të parë në kuadër të kompletit. Edhe në këto vepra Adem Demaçi vazhdon aventurën e tij krijuese, duke u bërë jehonë ideve të vetapolitike, por edhe shoqërore e ÒlozoÒke, që e kanë udhëhequr në jetë dhe të cilave ai ua ka kushtuar jetën dhe duke ndërfutur, kur më shumë e kur më pak, edhe elemente autobiograÒke, pa bërë në asnjë rast apologjinë e vetvetes, por duke mbrojtur gjithmonëpopullin të cilit i takon. Kur në vitin 1957, ideologu i hegjemonizmit serb, shkrimtari Dobrica Qosiq, në një takim të mbajtur në Prishtinë, në ndërtesën e Komitetit Krahinor, i porosit shkrimtarët e Kosovës që “ta hapin hullinë e parë”, duke Òlluar “nga Òllimi” dhe duke shkruar vepra “në frymën e patriotizmit socialist jugosllav”, i vetmi që guxon t’i kundërvihet pikëpamjes së tij, duke ia dhënë përgjigjen e merituar, është i riu Adem Demaçi, i personiÒkuar në roman si Filani: ”Si duket shkrimtari nga Beogradi nuk e ditka se ne kemi letërsinë tonë. Ne nuk kemi nevojë ta Òllojmë letërsinë tonë nga e para; ne duhet të vazhdojmë aty ku e lanë shkrimtarët tanë të mëdhenj: Pjetër Budi, Frang Bardhi, De Rada, Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Noli, Migjeni, Luigj Gurakuqi, Mihal Grameno, Lasgush Poradeci, Sterjo Spasse, Mitrush Kuteli…”. Në atë “ftohtësi akulli”, që mbretëron në sallë, në praninë Duçit famëkeq (Dushan Mugosha) dhe komitetlinjve të tjerë, dëgjohet zëri inkurajues i profesor Zekeria Rexhës: “Bravo Filan!”, alias Adem. Ka pasur përpjekje që Adem Demaçi dhe ÒlozoÒa e tij krijuese të karakterizohen me pak fjalësi vijon: “realist në politikë, liberal në ideologji, hegelist në ÒlozoÒ, stoik në etikë dhe ithtar i postmodernizmit në letërsi”. Edhe pse tingëllon bukur, cilësimi i mësipërm lë për të dëshiruar dhe është i diskutueshëm, veçanërisht togfjalëshi i fundit, i formuluar nën ndikimin e modës së postmodernizmit. Më parë se postmodernist, ndonëse në veprën e tij nuk mungojnë as elementet postmoderne,sidomos te Libër për Vet Mohimin dhe Dashuria kuantike e Filanit, Demaçi si shkrimtar do të mund të quhej mbase postrealist, ithtar i një realizmi tëri, tëcilin ÒlozoÒ francez Rozhe Garodi (Roger Garaudy) e quante “réalisme sans rivages” (realizëm pa brigje). Vepra letrare e Adem Demaçit është e hapur ndaj jetës, botës, natyrës, shoqërisë dhe e grish lexuesin për komunikim të hapur, jashtë skemave dhe klisheve, që nuk i honeps. Duhet të lexohet krijimtaria e Adem Demaçit për të parë se në themel të saj qëndron ideja sublime e lirisë së popujve si kusht i paqes dhe i prosperitetit. Duhet të lexohen dhe rilexohen tregimet dhe romanet e tij – dhe të gjitha shkrimet e tjera të tij, letrare e publicistike – për të nxjerrë “mësim” prej tyre dhe për t’u kënaqur me to. Sepse, ta lexosh Adem Demaçin do të thotë të bëhesh pjesëmarrës i një “udhëtimi dramatik ÒlozoÒko-politik dhe artistik”, siç thotë një nga personazhet e tij./ KultPlus.com Posted in Opinione Tagged Adem Demaci Presidentja Osmani për Adem Demaçin: Historia e tij është histori evendosmërisë së palëkundur (VIDEO) Posted on 26 Korrik, 202326 Korrik, 2023 by Kult Plus Sot bëhen pesë vjet që kur vdiq veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik të vitit 2018 u nda nga jeta. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera. I njohur si simbol i rezistencës kombëtare, i ndjeri Adem Demaçi për angazhimin e tij politik, vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Në këtë përvjetor, Demaçin e ka kujtuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila është shprehur se lufta për drejtësi, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe kauza për Kosovën Republikë portretizohen më së miri në jetën dhe veprën e simbolit të rezistencës kombëtare- Adem Demaçi. “Liria e popullit ishte më e rëndësishme se sa ajo individuale. Historia e Demaçit është histori e vendosmërisë së palëkundur, guximit dhe vullnetit të paepur për të mbijetuar pavarësisht rrethanave. Përgjatë gati tri dekadave të burgut, ai mbajti peshën e padrejtësisë, duke kultivuar humanizmin dhe ruajtur shpresën për një të nesërme më të mirë. Vetëmohimi i tij është dëshmi e rrugës së zorshme deri te liria dhe bërja e shtetit, ndaj e kujtojmë me respekt në këtë përvjetor e përherë!”, shkruan Osmani. / KultPlus.com Posted in Lajme Tagged Adem Demaci Pesë vjet pa Adem Demaçin, i njohur si Mandela i Kosovës Posted on 26 Korrik, 202326 Korrik, 2023 by Kult Plus Sot bëhen pesë vjet që kur vdiq veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik të vitit 2018 ndërroi jetë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera. I njohur si simbol i rezistencës kombëtare, i ndjeri Adem Demaçi për angazhimin e tij politik, vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës. Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada. Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjetë. Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore si dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë. E për nder të jetës dhe veprës së tij, Shoqëria Lëvizja, sot në ora 9:30 do të bëjë homazhe tek varri i Adem Demaçit. Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, nga ora 09:00 do të bëjë homazhe te varri i veprimtarit dhe intelektualit, në Velani. / KultPlus.com Posted in Lajme Tagged Adem Demaci Djali i Adem Demaçit, Shqiptari: Ja si e mora këtë emër me simbolikë të veçantë Posted on 26 Shkurt, 202326 Shkurt, 2023 by KultPlus Nuk e kishte fatin të lindte si shumica e fëmijëve të tjerë. Kur u lind e ndjeu vetëm përqafimin e ngrohtë të nënës së tij, por jo edhe të babait. Ani pse e kishte gjallë, mungonte prezenca e tij. Kjo për shkak që ishte në burg dhe ishte burgosur nga serbët për vendosjen e 99 flamujve shqiptarë nëpër rrugët kryesore të qyteteve të Kosovës. Ishte pikërisht viti 1965 kur Adem Demaçi u bë baba i një djali. Lajmin arriti ta marrë vetëm prapa grilave. Por, pavarësisht kësaj ai edhe pse ishte në burg gruas së tij ia kishte lënë një porosi. Kishte vendosur që emri i fëmijës së tij të jetë i veçantë nga të tjerët. Krejt kjo për t’u lidhur me barazinë kombëtare, pasi që një gjë e tillë në atë kohë mungonte. Djalë apo vajzë, ai do të lindte me emrin Shqiptar ose Shqiptare. Dhe, këtë tashmë Adem Demaçi e kishte ngulitur në kokë. Pikërisht sot për festën e shqiptarëve, Festën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit në një rrëfim të veçantë djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi tregon gjithë ngjarjen e emrit të tij. Thotë se emri i tij është gjakim për barazi kombëtare. “Babai, atë kohë(viti 1965) në vuajtje të dënimit me burg politik, e ka porositur nënën që ‘nëse len djalë t’i lihet emri ‘Shqiptar’, e nëse len vajzë : emrin ‘Shqiptare’. Emri ishte synim, gjakim për barazi kombëtare , që në atë kohë qe tejet e mangët, sepse qe kohë që shqiptarët e Kosovës shpërnguleshin me dhunë në Turqi dhe diskriminoheshin kombëtarisht”, është shprehur Demaçi për FrontOnline. Demaçi tregon se cili ishte pseudonimi i tij dhe kush ishin personat që nuk e thërrisnin në emër Ani pse e ka emrin Shqiptar, jo të gjithë e thërrisnin kështu. Shqiptar Demaçi, kishte pseudonime të ndryshme. Familjarët dhe disa të afërm e thërrisnin në emra të tjerë, e disa të afërm të tjerë edhe më ndryshe. Kishte gjithsej pesë pseudonime. Demaçi tregon edhe emrat e tij të tjerë me të cilët njihej. “Si fëmijë familja e të afërmit me thirrnin shkurt ‘Shipi’ , më vonë ‘Shqipi’, dikush ‘Shqype’, ca të afërm ‘Type’ , ca shokë ‘Demaç’ etj”, shprehet ai, derisa thotë se me kalimin e kohës është mësuar me emrin e tij dhe se më nuk i ka ardhur çudi. Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit ka thënë se asnjëherë nuk ka menduar që ta ndërrojë emrin, ani pse emri i tij kishte një simbolikë të veçantë. Teksa e shpjegon domethënien e emrit të tij, Demaçi deklaron se emri është shenjë dhe nuk bën të ndërrohet. “Natyrisht që jo. Është një fjalë latine: “Nomen est omen” (Emri yt është shenjë, fatum, se çdo të jeshë)”, ka thënë ai. I, pyetur se me cilat vështirësi është përballur gjatë kohës së okupimit serb kur bëhet fjalë për nxjerrjen e dokumenteve dhe mohimin e të drejtave të tjera Demaçi, pa dashur të jep detaje thotë se ajo kohë ka qenë e vështirë për të gjithë shqiptarët. “Ajo kohë qe kohë e rëndë për popullatën në krejt ish Jugosllavinë e veçanërisht për boshnjakët e shqiptarët e Kosovës. Por, regjimi okupues serb nuk ka pas kohë me u marrë me detaje”, është shprehur Demaçi. Por, tregon se çfarë kishte ndodhur kur nëna e tij kishte shkuar për ta regjistruar në zyrën e gjendjes civile. “Natyrisht që e patën pyetur nënën se ç’është ky emër kështu dhe emrin tim atëherë e patën regjistruar me germa cirilike( e kam certifikatën origjinale)”, ka thënë ai. Shqiptar Demaçi, është djali i veprimtarit Adem Demaçi, ndërsa me profesion është kirurg torakal. Përndryshe, prindi i tij, Adem Demaçi, ka vdekur në vitin 2018 dhe është simbol i rezistencës kombëtare. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është një personalitet i përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarpijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjeta. / KultPlus.com Posted in Trashëgimia Tagged Adem Demaci, Shqiptar Demaci Adem Demaçi: Profesor Zekeria Rexha guxoi të na i hapte sytë… Posted on 26 Korrik, 202226 Korrik, 2022 by Kult Plus Nga Adem Demaçi Në klasën e shtatë na u shtuan edhe disa lëndë të reja: latinishtja e psikologjia. Këto lëndë bashkë me frëngjishten na i jepte Zekeria Rexha. Ky ishte një burrë shtatmesëm, zeshkan, me syze prapa të cilave qëndronin sytë e mëdhenj e të zi. Ky ishte fort i përkushtuar që të na pajiste me dije. Para lufte kishte pas qenë nxënës i Liceut francez të Korçës dhe kishte pas studiuar në Francë. Kishte marrë pjesë në luftën antifashiste dhe pas luftës, për disa kohë, kishte qenë në post të lartë, mirëpo serbët e kishin pas shkarkuar nga detyra dhe i kishte ardhur radha që të na bëhej profesor. Djali i tij, Dukagjini, ishte në klasë me ne, por ai kurrë nuk pranonte që të fliste çfarëdoqoftë për babain e vet. Ne kishim dëgjuar nga fjalët në qytet se ai ishte shkarkuar për shkak se kishte kundërshtuar turqizimin me zor të shqiptarëve. Ishte tejmase tolerant me ne. Më në fund, ne, përsëri e gjetëm Kolën tonë të humbur, thoshim ne nxënësit e pakët që kishim kaluar nëpër duart e Kolë Nikajt. Ne e lusnim që të na i përsëriste leksionet e kaluara nga psikologjia dhe ai e bënte këtë pa përtesë. Ne filluam ta pyesnim edhe për shumë çështje jashtë programit mësimor dhe ai e bënte këtë me kënaqësi të madhe. Ne, me pyetjet tona, filluam të hynim edhe “lakrave”. Dhe ai, nuk hezitonte të hynte “lakrave” bashkë me ne. Ne e patëm pyetur për “Rezolutën e Bujanit” dhe ai na pati folur për atë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë, një muaj rresht, duke marrë nga pesëmbëdhjetë minutat e para të orëve që mbante çdo ditë me ne. Ai kishte pas qenë edhe njëri nga hartuesit e kësaj rezolute. Ai na e citonte pothuaj në tërësi “Rezolutën e Bujanit” të nxjerrë nga Këshilli Nacional-Çlirimtar i Luftës Antifashiste të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit. Pasi pati përfunduar këto leksione, profesori ynë, pati nxjerrë shaminë dhe pati fshirë djersët. Vetëm shpirti i tij e dinte se si ndihej. Tani, ne nuk ishim krejt të vegjël që të mos dinim se nga sa po shkonte fasulja në Serbi. Të gjithë ishim mbi shtatëmbëdhjetë vjeç. Mirëpo, kureshtja jonë për të mësuar të vërtetën tonë ishte aq e madhe saqë nuk përmbaheshim dot. Edhe një çështje na kishte mbetur e pasqaruar. Të gjithë e dinim se pyetja ishte fort, fort e rrezikshme, mirëpo ne nuk kishim kë të pyesnim tjetër. Ajo pyetje na shqetësonte pamasë dhe nuk u duruam dot. Një ditë, gjatë shëtitjes së gjatë mes orëve, më futën në mes Shefqet Popova, Ali Buçinca, Feti Badivuku, të gjithë nga Vushtrria dhe Avdi Sinani e Enver Tali. Shefqeti e hapi i pari muhabetin: -Shiko Filan! Ty profesori të do më së shumti në klasën tonë… -Edhe? – thashë unë. -Edhe,-vazhdoi Shefqeti,- ne, shokët e klasës, e kemi një lutje për ty… –Po, ta pyes profesorin, çka? –Dëgjo,-ndërhyri Enveri-kjo është pyetje fort e vështirë dhe mund ta ngushtojmë fort profesorin – Dëgjo Filan, – ndërhyri Avdiu. – Ta pyesësh profesorin se ku qëndron shkaku që ne kosovarët mbetëm në robëri? Vetëm kaq… Unë u ndala dhe po i shikoja të gjithë me radhë. Më në fund thashë: -More, po ju a po doni që profesorin ta fusim në burg e ndoshta të bëhemi shkaktar që ai ta humbë edhe kokën?!… Heshtje. Pas pak, foli Aliu: -Dëgjo! Profesori edhe me kaq sa na ka folur e ka fituar burgun e ndoshta edhe ta humbë kokën. Kur i pata treguar unë në shtëpi vllaut tim, Isakut, se çfarë po na thoshte ne profesori, ai lëkundej prej vendit dhe kapte kokën me duar. Më pati thënë: “Hej, more, juve djalli ju marrtë! Do ta merrni në qafë profesorin”!… –Mirë po thotë Aliu! Ne, në qafë e morëm se e morëm dhe le të shkojë me një harxh!… Të paktën do ta marrim vesh të vërtetën e plotë. A s’është kështu?- na i hapi sytë prapa syzeve, Feti Badivuku. -Ashtu është!- thanë të gjithë njëzëri dhe ndër ta vazhdoi Shefqeti: -Paj, Filan, ty të intereson edhe më shumë se neve e vërteta e plotë… Rrudha krahët. Ia qëlluan. Po i shikoja të gjithë me radhë dhe ula kokën. Ata buzëqeshnin dhe ia bënin njëri tjetrit me sy. N’ata ra zilja e shkollës për të hyrë brenda në klasa… Ishte ora e frëngjishtes. Hyri profesori Zekeria dhe pyeti: -Ku kemi mbetur? Ata të pestët e oborrit m’i hapën sytë si në mënyrë kërcënuese. Unë hezitoja. Enveri foli: -Filani e ka një pyetje për juve, profesor… – Mos e keni Filanin mësit, ju? – tha profesori duke mos i dhënë rëndësi kësaj pune dhe m’u drejtua mua: -Fol, Filan! Unë u ngrita në këmbë dhe me zë që dridhej thashë: – I dashur profesor, kush ka faj që Kosova, përkundër “Rezolutës së Bujanit”, mbeti nën Serbi?… Profesori, për një çast u pre, pastaj i shkoi një qehre e zbehtë, por menjëherë pas kësaj, mori veten dhe fytyra iu skuq. Ai, me duar që ende i dridheshin, nxori pakon e cigareve, nxori shkrepsën, ndezi cigaren, iu afrua dritares, hapi njërin krah të saj dhe qëndroi ashtu me fytyrë kah rruga. Ai thithte tymin në qetësi të plotë. Ne u bëmë vetëm sy e veshë. Kur e kreu cigaren, profesori fiku duçin duke e shtypur mbi teneqen e jashtme të dritares dhe hodhi duçin në oborrin e shkollës kah rruga. Pastaj, iu afrua ngadalë djalit të vet në bankën e parë, pranë meje dhe i tha: -Dukagjin, ti merr çantën dhe shko në shtëpi!- Pastaj ai, ua bëri me gisht dy anëtarëve të komitetit të rinisë të gjimnazit, Nazmi Kajtazit e Nazmi Junikut, duke u thënë butësisht:-Ju të dy, përcilleni Dukagjinin deri në shtëpi! Ata të tre u larguan dhe profesori na u drejtua me zë shumë të sigurt:- Jeni shumë të ri, por edhe ne, në kohën tonë kemi qenë shumë të ri kur jemi marrë me punë shumë serioze, si ju sot. Janë kohëra fort të rrezikshme e fort të vështira, por më duhet t’ua them të vërtetën e kulluar, pa le të dalë, ku të dalë!… Fajin e kemi ne komunistët shqiptarë që komunistëve jugosllavë u besuam qorrazi. Fajin e kemi ne që kërkuam ndihmën e tyre. Fajin e kemi ne që fare i besuam idesë komuniste, e cila s’kishte pas qenë gjë tjetër përveçse një gënjeshtër e madhe me bisht të përgjakur. Krejt ato që ndodhën dhe që po ndodhin pas mbarimit të luftës e provuan dhe po e provojnë një të vërtetë të këtillë. Krimet që u bënë deri më sot dhe që po bëhen sot ndaj shqiptarëve në Goli Otok e në burgjet tjera, vrasja nën tortura çnjerëzore e Omer Çerkezit me shokë flet mjaft qartë se komunizmi kishte pas qenë një përrallë për fëmijët e vegjël… Profesori u ndal për një çast, Na shikoi të gjithëve, një nga një e pyeti me zë të lartë: -A dëgjuat? – Ne të gjithë u përgjigjëm me një “po” të gjatë. -Atëherë, – foli profesori duke na e luajtur gishtin,- prej këtij momenti e tutje, nëse ju pyet dikush, ju do të thoni se nuk keni dëgjuar asgjë!… Të gjithë ne, prapë, u përgjigjëm me një “asgjë”. Ora vazhdoi me frëngjishte, por në kokat tona u thadrua thellë e vërteta e hidhur për komunizmin dhe na u ndriçua fort dashuria për kombin tonë. / KultPlus.com Posted in Libri Tagged Adem Demaci, Adem Demaçi, Zekeria Rexha Përurohet “Libri i burgosur-gjarpinjtë e gjakut” në katër vjetorin e vdekjes së Demaçit Posted on 26 Korrik, 202226 Korrik, 2022 by Kult Plus Me rastin e shënimit të përvjetorit të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës ka përuruar librin “Libri i burgosur-gjarpinjtë e gjakut”, të autorit Selatin Novosella. Autori, Novosella tha se ky libër ka grumbullime të 36 recensioneve për Adem Demaçin dhe se ka zgjatur prej vitit 1994. Fjalë të mëdha për jetën dhe veprën e Adem Demaçit shprehen edhe redaktori i librit, Begzat Baliu dhe lektori, Adem Nimani. Në orën 12:00 do të realizohet një vizitë në sheshin “Adem Demaçi”, si dhe do të vendosen buqeta lulesh në gurthemelin e shtatores së Adem Demaçit. Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës, ndërroi jetë më 26 korrik 2018, në moshën 82-vjeçare. / Bota sot / KultPlus.com Posted in Libri Tagged Adem Demaci, Selatin Novosella, “Libri i burgosur-gjarpinjtë e gjakut” ‘Në paçi urdhër me vra, më vrani mua të parin’, deklarata historike e Demaçit para forcave serbe Posted on 26 Korrik, 202226 Korrik, 2022 by Kult Plus Historiani Shkëlzen Gashi, i cili kohë më parë ka botuar biografinë e paautorizuar të Adem Demaçit, e ka sqaruar fotografinë historike të Demaçit ku ai shihet para policëve serbë në vitin 1992 në Prishtinë. Gashi e ka treguar ngjarjen e asaj dite dhe asaj proteste përmes një statusi vitin e kaluar. Postimi i plotë i Gashit: Kjo fotografi është shkrepur përballë Hotelit Grand në Prishtinë në vitin 1992 nga fotografi Hazir Reka dhe për herë të parë është botuar në librin tim ‘Adem Demaçi – biografi e paautorizuar’ (2010). Ngjarja është paraqitur në libër si vijon: Qysh më 1990 regjimi sërb i kishte përzënë studentët shqiptarë nga objektet universitare. Më 1991 ata kishin organizuar disa protesta dhe greva për lirimin e këtyre objekteve, por ato qenë shuar dhunshëm nga policia sërbe. Në fillim të janarit 1992, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, u kishte drejtuar letër autoriteteve jugosllave dhe liderëve botërorë lidhur me mbylljen e universitetit, për ç’arsye qe burgosë nga regjimi sërb për 60 ditë. Po në janar 1992, Ministria e Arsimit e Kosovës pati vendosë që mësimi të mbahej nëpër shpi private. Një protestë masive qe organizuar në Prishtinë në tetor të këtij viti për lirimin e hapësirave të universitetit, e cila po ashtu qe shuar me dhunë nga policia sërbe. Demaçi merr pjesë në këtë protestë të studentëve. Policia ua zë rrugën protestuesve dhe i urdhëron të shpërndahen; përndryshe ka autorizimin t’i vrasë. Demaçi bën disa hapa para duke u shkëputë nga radha e parë e protestuesve. «Në paçi urdhër me vra, më vrani mua të parin», u bërtet Demaçi policëve ndërsa vazhdon të ecë. Policia e hap rrugën dhe protestuesit çajnë përpara në drejtim të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, kërkesat e protestuesve shpërfillen krejtësisht. / KultPlus.com Foto: Hazir Reka Posted in Lajme Tagged Adem Demaci, deklarata historike, Forcat Serbe Katër vjet nga vdekja e Adem Demaçit Posted on 26 Korrik, 202226 Korrik, 2022 by Kult Plus Kanë kaluar katër vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili iku në moshën 82 vjeçare. I njohur si Mandela i Kosovës, Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990-1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). / KultPlus.com Posted in Lajme Tagged Adem Demaci Bazuar në ngjarje të vërteta, mbrëmë erdhi premierë “Burgu Politik”, në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit Posted on 19 Korrik, 202219 Korrik, 2022 by Kult Plus Muzeu i Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit tashmë është shndërruar në një hapësirë të komunitetit ku po organizohen aktivitete të shumta kulturore. Mbrëmë aty u dha premierë shfaqja teatrore “Burgu Politik” në kujtim të shkrimtarit e politikanit, Adem Demaçi dhe filozofit e aktivistit, Ukshin Hoti, përkatësisht përndjekjes politike të tyre si rrjedhojë e jetës dhe veprës intelektuale. Shfaqja ishte ndarë në pesë rrëfime të ndryshme të cilat janë të bazuara në ngjarje të vërteta, dhe krejt në fund përfundon me një pjesë të asocimit me Burgun e Dubravës dhe masakrës që ndodhi aty në vitin 1999. E veçanta e saj ishte se edhe publiku ishin te burgosur brenda qelive duke parë shfaqjen. “Burgu Politik – Në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit” u zhvillua nga regjisorët, Kushtrim Mehmeti dhe Kaltërim Balaj, dramaturgët Pashtrik Brahaj dhe Florent Kurtalani, ndërsa luajtën aktorët/et: Fitore Jashari, Mikel Markaj, Shaban Behramaj, Art Pasha, Blendon Ahmeti dhe Lorent Pacolli. Muzika erdhi e kompozuar nga Lulzim Lushtaku, ndriçimi, Skender Latifi, ndërsa u mundësua nga organizat Etea, dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Të pranishëm në premierë ishin ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ish të burgosur politik, profesorë, aktorë e artdashës. Reprizës e shfaqjes mund ta ndiqni edhe sonte nga ora 21:00. / KultPlus.com Posted in Teatri Tagged Adem Demaci, Burgu politik, shfaqje, Ukshin Hoti Adem Demaçi: Profesor Zekeria Rexha guxoi të na i hapte sytë… Posted on 11 Prill, 202211 Prill, 2022 by Kult Plus Nga Adem Demaçi Në klasën e shtatë na u shtuan edhe disa lëndë të reja: latinishtja e psikologjia. Këto lëndë bashkë me frëngjishten na i jepte Zekeria Rexha. Ky ishte një burrë shtatmesëm, zeshkan, me syze prapa të cilave qëndronin sytë e mëdhenj e të zi. Ky ishte fort i përkushtuar që të na pajiste me dije. Para lufte kishte pas qenë nxënës i Liceut francez të Korçës dhe kishte pas studiuar në Francë. Kishte marrë pjesë në luftën antifashiste dhe pas luftës, për disa kohë, kishte qenë në post të lartë, mirëpo serbët e kishin pas shkarkuar nga detyra dhe i kishte ardhur radha që të na bëhej profesor. Djali i tij, Dukagjini, ishte në klasë me ne, por ai kurrë nuk pranonte që të fliste çfarëdoqoftë për babain e vet. Ne kishim dëgjuar nga fjalët në qytet se ai ishte shkarkuar për shkak se kishte kundërshtuar turqizimin me zor të shqiptarëve. Ishte tejmase tolerant me ne. Më në fund, ne, përsëri e gjetëm Kolën tonë të humbur, thoshim ne nxënësit e pakët që kishim kaluar nëpër duart e Kolë Nikajt. Ne e lusnim që të na i përsëriste leksionet e kaluara nga psikologjia dhe ai e bënte këtë pa përtesë. Ne filluam ta pyesnim edhe për shumë çështje jashtë programit mësimor dhe ai e bënte këtë me kënaqësi të madhe. Ne, me pyetjet tona, filluam të hynim edhe “lakrave”. Dhe ai, nuk hezitonte të hynte “lakrave” bashkë me ne. Ne e patëm pyetur për “Rezolutën e Bujanit” dhe ai na pati folur për atë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë, një muaj rresht, duke marrë nga pesëmbëdhjetë minutat e para të orëve që mbante çdo ditë me ne. Ai kishte pas qenë edhe njëri nga hartuesit e kësaj rezolute. Ai na e citonte pothuaj në tërësi “Rezolutën e Bujanit” të nxjerrë nga Këshilli Nacional-Çlirimtar i Luftës Antifashiste të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit. Pasi pati përfunduar këto leksione, profesori ynë, pati nxjerrë shaminë dhe pati fshirë djersët. Vetëm shpirti i tij e dinte se si ndihej. Tani, ne nuk ishim krejt të vegjël që të mos dinim se nga sa po shkonte fasulja në Serbi. Të gjithë ishim mbi shtatëmbëdhjetë vjeç. Mirëpo, kureshtja jonë për të mësuar të vërtetën tonë ishte aq e madhe saqë nuk përmbaheshim dot. Edhe një çështje na kishte mbetur e pasqaruar. Të gjithë e dinim se pyetja ishte fort, fort e rrezikshme, mirëpo ne nuk kishim kë të pyesnim tjetër. Ajo pyetje na shqetësonte pamasë dhe nuk u duruam dot. Një ditë, gjatë shëtitjes së gjatë mes orëve, më futën në mes Shefqet Popova, Ali Buçinca, Feti Badivuku, të gjithë nga Vushtrria dhe Avdi Sinani e Enver Tali. Shefqeti e hapi i pari muhabetin: -Shiko Filan! Ty profesori të do më së shumti në klasën tonë… -Edhe? – thashë unë. -Edhe,-vazhdoi Shefqeti,- ne, shokët e klasës, e kemi një lutje për ty… –Po, ta pyes profesorin, çka? –Dëgjo,-ndërhyri Enveri-kjo është pyetje fort e vështirë dhe mund ta ngushtojmë fort profesorin – Dëgjo Filan, – ndërhyri Avdiu. – Ta pyesësh profesorin se ku qëndron shkaku që ne kosovarët mbetëm në robëri? Vetëm kaq… Unë u ndala dhe po i shikoja të gjithë me radhë. Më në fund thashë: -More, po ju a po doni që profesorin ta fusim në burg e ndoshta të bëhemi shkaktar që ai ta humbë edhe kokën?!… Heshtje. Pas pak, foli Aliu: -Dëgjo! Profesori edhe me kaq sa na ka folur e ka fituar burgun e ndoshta edhe ta humbë kokën. Kur i pata treguar unë në shtëpi vllaut tim, Isakut, se çfarë po na thoshte ne profesori, ai lëkundej prej vendit dhe kapte kokën me duar. Më pati thënë: “Hej, more, juve djalli ju marrtë! Do ta merrni në qafë profesorin”!… –Mirë po thotë Aliu! Ne, në qafë e morëm se e morëm dhe le të shkojë me një harxh!… Të paktën do ta marrim vesh të vërtetën e plotë. A s’është kështu?- na i hapi sytë prapa syzeve, Feti Badivuku. -Ashtu është!- thanë të gjithë njëzëri dhe ndër ta vazhdoi Shefqeti: -Paj, Filan, ty të intereson edhe më shumë se neve e vërteta e plotë… Rrudha krahët. Ia qëlluan. Po i shikoja të gjithë me radhë dhe ula kokën. Ata buzëqeshnin dhe ia bënin njëri tjetrit me sy. N’ata ra zilja e shkollës për të hyrë brenda në klasa… Ishte ora e frëngjishtes. Hyri profesori Zekeria dhe pyeti: -Ku kemi mbetur? Ata të pestët e oborrit m’i hapën sytë si në mënyrë kërcënuese. Unë hezitoja. Enveri foli: -Filani e ka një pyetje për juve, profesor… – Mos e keni Filanin mësit, ju? – tha profesori duke mos i dhënë rëndësi kësaj pune dhe m’u drejtua mua: -Fol, Filan! Unë u ngrita në këmbë dhe me zë që dridhej thashë: – I dashur profesor, kush ka faj që Kosova, përkundër “Rezolutës së Bujanit”, mbeti nën Serbi?… Profesori, për një çast u pre, pastaj i shkoi një qehre e zbehtë, por menjëherë pas kësaj, mori veten dhe fytyra iu skuq. Ai, me duar që ende i dridheshin, nxori pakon e cigareve, nxori shkrepsën, ndezi cigaren, iu afrua dritares, hapi njërin krah të saj dhe qëndroi ashtu me fytyrë kah rruga. Ai thithte tymin në qetësi të plotë. Ne u bëmë vetëm sy e veshë. Kur e kreu cigaren, profesori fiku duçin duke e shtypur mbi teneqen e jashtme të dritares dhe hodhi duçin në oborrin e shkollës kah rruga. Pastaj, iu afrua ngadalë djalit të vet në bankën e parë, pranë meje dhe i tha: -Dukagjin, ti merr çantën dhe shko në shtëpi!- Pastaj ai, ua bëri me gisht dy anëtarëve të komitetit të rinisë të gjimnazit, Nazmi Kajtazit e Nazmi Junikut, duke u thënë butësisht:-Ju të dy, përcilleni Dukagjinin deri në shtëpi! Ata të tre u larguan dhe profesori na u drejtua me zë shumë të sigurt:- Jeni shumë të ri, por edhe ne, në kohën tonë kemi qenë shumë të ri kur jemi marrë me punë shumë serioze, si ju sot. Janë kohëra fort të rrezikshme e fort të vështira, por më duhet t’ua them të vërtetën e kulluar, pa le të dalë, ku të dalë!… Fajin e kemi ne komunistët shqiptarë që komunistëve jugosllavë u besuam qorrazi. Fajin e kemi ne që kërkuam ndihmën e tyre. Fajin e kemi ne që fare i besuam idesë komuniste, e cila s’kishte pas qenë gjë tjetër përveçse një gënjeshtër e madhe me bisht të përgjakur. Krejt ato që ndodhën dhe që po ndodhin pas mbarimit të luftës e provuan dhe po e provojnë një të vërtetë të këtillë. Krimet që u bënë deri më sot dhe që po bëhen sot ndaj shqiptarëve në Goli Otok e në burgjet tjera, vrasja nën tortura çnjerëzore e Omer Çerkezit me shokë flet mjaft qartë se komunizmi kishte pas qenë një përrallë për fëmijët e vegjël… Profesori u ndal për një çast, Na shikoi të gjithëve, një nga një e pyeti me zë të lartë: -A dëgjuat? – Ne të gjithë u përgjigjëm me një “po” të gjatë. -Atëherë, – foli profesori duke na e luajtur gishtin,- prej këtij momenti e tutje, nëse ju pyet dikush, ju do të thoni se nuk keni dëgjuar asgjë!… Të gjithë ne, prapë, u përgjigjëm me një “asgjë”. Ora vazhdoi me frëngjishte, por në kokat tona u thadrua thellë e vërteta e hidhur për komunizmin dhe na u ndriçua fort dashuria për kombin tonë. / KultPlus.com Posted in Libri Tagged Adem Demaci, Zekeria Rexha Filozofia çlirimtare në romanin ‘Gjarpinjtë e gjakut’ të Adem Demaçit Posted on 26 Shkurt, 202226 Shkurt, 2022 by Kult Plus Nga: Rexhep Ahmeti Se romani “Gjarpinjtë e gjakut” i Adem Demaçit, është specifik, shumë origjinal, i pjekur, roman metaforë (sipas strukturës estetike) shprehë edhe fakti se brenda tekstit të kësaj vepre madhore nuk kemi asnjë shenjë të jashtme (përmendje, emërtim) të kohës së Rankoviqit, kur u shkrua ky roman. Një kontekst jashtë tekstit romanor është fakti i botimit të këtij romani më 1958, në numrat 1 dhe 2 të Jetës së re, mu në kohën më të rëndë të pasluftës së dytë botërore për shqiptarët që jetoni në trojet e veta në ish-Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ). Por edhe pse është kështu, romani ka bërë një pasqyrim të brendshëm artistik, psikologjik e filozofik të kohës në të cilën u shkrua. Të hyjmë paksa në atmosferën e kohës, përmes metaforës së vet këtij romani: [i]“Jo-atyre që janë trima të ngrejnë gishti e krimit, por atyre që janë burra të shtrijnë dorën e pajtimit…. ” [1][/i] Ky mendim bosht i romanit, kjo filozofemë estetike apo ide hyrëse, udhëheqëse e romanit, që në këtë vepër më së shumti i shkon, personazhit të Mustafës, i cili i ngjan vet autorit Adem Demaçit, të shpie më tutje, të parashikosh se në roman do të flitet për një kohë kur ka pasur “trima” të krimit, që në këtë vepër mohohen e luftohen artistikisht, dhe “burra që shtrijnë dorën e pajtimit”, që, natyrisht, se në roman vlerësohen si pjesë e zgjidhjes, apo si thurje e gardhit të së mirës së përgjithshme, ose si kundërvënie ndaj “ortekut të gjakut” (figurë artistike, ndër më qendroret e romanit) të asaj kohe të çmendur, për mohimin e së cilës, në roman, instalohet ideja çlirimtare që ata që janë “trima të ngrenë gishtin e krimit”, të ndryshojnë shpirtërisht, të dalin nga “gërzholja e vet” (figurë letrare ndër qendrore e romanit); ndërsa ata që janë burra të drejtohen e të orientojnë edhe të tjerët kundër, kryekrimit, pushtuesit të vendit, që në roman shënjohet alegorikisht me Turqinë, po lexuesi e ka kuptuar dhe e kupton-Serbinë okupatore, si pjesa kryesore të zinxhirit të RSFJ-së për Kosovën. Që në faqen e parë të romanit shprehet atmosfera e një kohe të rëndë, me vapë tharëse, edhe pse është “fillimi i korrikut”, ku shqiptarët në ish-Jugosllavi e kishin merituar të korrnin rezultatet e pasluftës së dytë botërore, edhe në shtetin e AVNOJ-it, pasi, edhe atëherë kishin qenë faktorë çlirues kundër fashizmit. Autori vazhdon të na jep përshkrimi artistik të kohës: [i]”Fillim i korrikut. Dielli derdh nxehtësinë duke përcëlluar çdo gjë nën vete. Bucina buzë Përroit të Thatë, në Koliq, është bërë pothuajse tokëllinë, e rrjepcuar nga bari, duket si lëkura e lopës së zgjebosur….fijet e rralluara të barit kanë humbur çehren e blertë. Të verenikura, të zverdhura, i janë katrrithur tokës vetëm për një pikë ujë, e cila, edhe vetë skamnore, vetëm ua tregon buzët e veta të Shkrumbuara dhe të plasaritura. Këto fije, që përkunden kalamendshëm nën puhinë e plogët të paradites, u ngjajnë do krijesave të dobëta, të cilat, të teshura në shpirt, rrinë të zdërvajura përdhe dhe me shikim të drejtuar kah kupa e qiellit thuase thonë: Ujë, o qiell! Ujë, një pikë ujë, se edhe forcat e fundit po na rrejnë!…O, baba diell! Veç një shi na duhet që të ngihemi ujë, veç edhe një e pastaj syri yt përvëlues saç i kuq t’u bëftë. “ [2][/i] Këtu, pra përshkruhet vapa ekzistenciale, në të cilën edhe “Bucina…është bërë tokllinë“ dhe në këtë tokë pjellore të jetës së shkelur nga hasmi hasmi “fijet e barit…u ngjajnë do krijesave të dobta… i janë katrrithur tokës vetëm për një pikë ujë….. ” Dhe jo vetëm elementet e jetës “fijet e barit të…. zverdhura”, që është alegori për një shumicë njerëzish që robëria i bënë krijesa të dobëta “të teshura në shpirt”, të cilat kërkojnë liri, artistikisht, në roman kërkojnë ujë: ”Ujë, një pikë ujë, se edhe forcat e fundit po na rrejnë!…E toka “e cila, edhe vetë skamore, vetëm ua tregon buzët e veta të Shkrumbuara dhe të plasaritura”. Pra edhe vetë jeta, vetë ekzistenca, vetë koha e robërisë, shënjohen me figurën e tokës me ”buzët e veta të Shkrumbuara dhe të plasaritura”. E në atë kohë kur u shkrua romani kishte aq shumë, vuajtje, shkrumb, etj, ngushtësi psikologjike, madje edhe egërsi (ujqëri) gjarpri, dhelpëri, tragjedi sa që edhe qielli [i]“ habitet me atë se si çdo gjë mbi tokë pret që ky të mëshirohet, lut që ky t’ia plasë vajit, që pastaj të gëzohet dhe të lahet me lotët e tij të dëshpërimit. “ [3] [/i] Kohën e robërisë e shënjon në këtë roman edhe prania e madhe e vajit, sikur “çdo gjë mbi tokë”, pra e tërë jeta, ekzistenca, dëshiron të derdh lot e të lahet në lotët e saj. E sidomos këtë e dëshirojnë personazhet e këtij romani, “të cilat, të teshura në shpirt”, kërkojnë shi, liri, butësi, dalje nga gëzhoja në të cilën, sikur i ka vënë dikush, por që nuk mund ta dinë saktë, ndaj edhe djali e bënë çështje mënyrën e të folurit, komunikimit, qoftë edhe me babai e vet (Mustafa me të atin Sejdiun): [i]”-E, pra qitash, bablok, mue m’ hupi krejt filli!…Ti je kahë flet me mua, qysh po m’doket, veç me dorza: me do ortiqe, me do lepuj, me do buba, e u hiç nuk po muj me e marr vesh kët punë!… Po fol pak ma açik kallxomë edhe diçka tjetër! -S’di me folë ma açik se qishtu!… Çka t’vye ty me ditë ma shumë sen?… “ [4][/i] Pra, jeta e tillë, robëria ka kushtëzuar edhe mënyrën e komunikimit, njëtrajtshmërinë e vetëdijes, disponimin kundër diturisë më të thellë, sepse, në masë të njerëzve ishte përhapur opinioni se të tjerët duhet të mendojnë për ne, se toka jonë është e Babës mbret etj. Por në roman, tregohet se nuk ka qenë vetëm kështu. Brezi i ri i luftëtarëve të lirisë kombëtare, që është i shënjuar me personazhin e Mustafës, do të shkoj më tej, t’i kapërcej këto përralla të hoxhallarëve dhe të nxitësve (shtirësve) tjerë të së keqes, prandaj do për të ditur më konkretisht për fatin dhe jetën e përbashkët sepse dija nevojitet. Ndaj edhe personazhi kryesor, çlirimtar Mustafa, jep mesazhin çlirues: “Orteku i gjakut”,- [i]“ kjo punë na prek t’ tanëve ne…Modje duhet me u kallxue edhe t’ tjerëve qysh a puna!” [5][/i] Realiteti artistik i romanit në fjalë na jep për të kuptuar se shumica e popullatës, nuk e kanë njohur mirë strukturën e robërisë, ku ishte instaluar vëllavrasja e gjakmarrja, “orteku i gjakut”, ndaj edhe, si për këtë ashtu edhe për paragjykime tjera, më shumë i përshtateshin kohës së robërisë se sa që dilnin kundër saj. Kështu edhe Sejdiu e Abazi të cilët në roman janë njerëz të pastër shpirtërisht, shqiptarë të zakonshëm, por që nuk mund të dalin me mendime e praktikisht nga rrjeti i vëllavrasjeve dhe gjakmarrjeve, sepse ato ishin bërë normë tragjike e pashkruar, dominuese e asaj kohe. Duke qenë të përfshirë nga një normë që qe e shartuar edhe me një pjesë të kanunit (negativen e kanunit) e të ndihmuar për zbatim nga pushtuesi (dhelpër sepse si i padukshëm, gjarpër sepse mbahej me orteke gjaku) duke pasur edhe një ngushtësi psikologjike e papjekuri të personazheve të romanit (që ishin gati identike edhe me personazhet e jetës së asaj kohe) shumë vrasje bëhen nga asgjëja: vriten njerëzit për një megjë mali dhe vazhdon zinxhiri i vrasjeve (Jetullahu i Ramës dhe vëllai i Emin Malokut [6]); t’bit e Vocit… për ni lis kenë ba katër gjaqe!… [7] , t’bit e Lizit janë ba kaçavej veç për ni zog pule, të Prapashticsit qi ishin ba lakën nërmjet veti për nji hap ven [8]. Këto i tragjedi familjare (që ishin edhe pjesë e tragjedisë së shqiptarëve në ish-jugosllavi) i di dhe i tregon (me përpjekje individuale për ta hequr qafe këtë gjarpër) qoftë edhe vetëm një personazh në roman. Është ky Sejdi Goxhufi i cili edhe pse, në esencë burrë i mirë, nuk mund t’i shpëtojë ortekut të gjakut, sepse me dëshirë e jep vajzën, për djalin e një burri, po ashtu të fortë, të zakonshëm Abaz Gjukës. Por psikologjia e asgjësë e një personazhi tjetër, bartës i fijeve të ortekut të gjakut, Emin Malokut (nga inati pse Sejdiu nuk ia kishte dhënë vajzën për djalë të tij) i merr në qafë që të tri familjet, madje edhe kushërinjtë e tyre, sepse ditën që i bien teshat (tri ditë para dasmës së të fejuarve), Mehmeti, djali i Emin Malokut, hynë në odë të Sejdiut, me gisht në këmbëz të pushkës, si dhunues, prish rendin e këngës e të bisedës atdhetare. Aty ishte edhe miku i Sejdiut, Abaz Gjuka, me shumë burra tjerë. Abazi nuk lejon poshtërim nga Mehmeti, duke qenë edhe para vdekjes! Mehmeti kërkon nga Sejdiu që t’a bëjë gati vajzën, pasi që kështu po rivendoska në vend “nderi” dhe “burrëria” e shtëpisë së Emin Malokut. Nga qëndrimi i pamposhtur i Abazit, dhunuesi më pushkë në dorë, Mehemti, detyrohet ta lejojë Abazin të dal nga oda, edhe pse ai e paralajmëron se nëse nuk vritet nga Mehmeti, do të hakmerret kudër këtij poshtërimi që ishin pozicionuar t’ia bënin, jo vetëm odës, zotit të shtëpisë, po edhe atij vet, Abazit. Menjëherë pas daljes nga oda, Abazi me vrap shkon te shtëpia e dhëndrit të tij Hazirit, të cilin e thërret në ndihmë dhe ai së bashku me gjashtë burrat të armatosur (tre me martina, një me sopat, dy me stupca) mësyjnë kundër “dhunuesit ” [9] të burrërisë e odës së pushtuar shqiptare, e kur Sejdi Goxhufi nën tytën e pushkëve të ngrehura, me organizimin e Emin Malokut po “nxirrte për krahu nga qilari bijën e mbytur në vaj dhe lot [10]” për të ua “dhanë me veti” [11], kërcet martina dhe e merr për vdekje dhunues Mehmetin e ndihmësin e tij Halitin. Atëherë “burrat në odë si të xekërruar brofën në këmbë dhe sekush para tjetrit rrëmbyen të tetë martinat e varura…Pas pak do batare të shpeshta martinash shoshuan natën e shurdhët. Pastaj u dëgjuan do britma, një rrëmujë, do thirrje:…Pastaj edhe një zë plake:-grueja nërmjet, zoti u bekoftë, grueja nërmjet!…. [12] Tragjedia është shtatë-tetëfishtë: ”…Nata villte ethe. Në oborr të Sejdi Goxhufit tetë të shtrirë. Shtatë kishin mbetur në vend, kurse Abazi ndihej gjallë” [13] Në këtë situatë tragjike-dramatike kundërshtari i kësaj tragjedie, Mustafa, “ngrehi këmbzën e alltisë “ [14] Ky Hamlet shqiptar, ”si plumb i gjallë, depërtoi murin e njerëzve dhe hyri në mes, te kufomat.. t’i shoh niherë kush janë këta orëprerë? ” [15] Këtu Hamleti shqiptar, urdhëron, vajton, qan, gërthet në kulmë të revoltës, dhimbës, gjithnjë duke sfiduar të gjithë ata bashkëfshatarë të tij që nuk e dëgjuan të dilnin nga gëzhojat (në roman-gërzholet) e tyre dhe ta ndalnin ortekun e gjakut. Mustafa nuk kursen së fshikulluari mangësitë e egërsitë as të babait të vet, as të vetes dhe i thërret fëmijët (brezin e ri) që t’u shtypin kokën “gjarpnojve të gjakut që e ka xgatë kryet… e lypin veç gjak, këta pinë veç gjak!…[16] Se figura e gjarpinjve të gjakut, kryesisht, është shenjë e elementëve pushtues, rankoviqistëve çetnikë si pjesë e pushtetit pushtues, shënjon edhe kjo porosi e Mustafës për brezin e ri: ” Mëshoju edhe pak, mëshoju e naljau turrin këtyne gjarpnojve t’gjakut, qi po mundohen hala me ecë e me i përlye me marre kto malet tona, me e flliqë këtë dhe tonin!…-Ndalni!….Ndalni!…Shtypjauni kryet!… “ [17] Mustafa është i pa kompromis kundër ortekëve të gjakut. Shfrynë edhe kundër shkaktarit kryesor të këtij orteku të gjakut. “- I kthehet Eminit të mërrolur.-Po ty bre Emin Maloku, a po t’doket qi t’u ka forcue pak kaçepi sa për me e thye at gërzhole tanen, a…nashta e ke ba menen çykë me dekë me ta?…. A nashta hala s’u ngie gjak, se gërzholja t’ka qillue e trashë!… “ [18] Mustafa “krejtësisht i dal llazine”, por edhe i vendosur që të mos jetojë më mes ortekëve të gjaku t vëllazëror, ia ofron revolen Eminit që ta vras (Mustafën)! Por çuditërisht Emini kishte dalur nga gërzholja dhe jo vetëm që nuk ia kthen armën Mustafës, por nuk e lejon as Smajlin, një të afërm të vetin, ta vriste Mustafën. Mustafa, këmbëngulës që mos të jetoj me turp në robëri, përsëri ia ofron revolen të atit, së bashku me lutjen vendimtare: ” Hiqëm, o bablok,….û nuk muj me përbi vetveten, nuk muj û, bre bablok, se û nuk kam gërzhole! “ Dhe kur Sejdiu (babai) “ i përhumbur kap alltinë…dhe në çastin kur vdekja deshti ta kafshonte edhe Mustafën, Emin Maloku kërceu dhe e kapi dorën e Sejdiut…. Atëherë gjeli i parë grishi Agimin. Mustafës së gjunjëzuar padashur i shkuan sytë kah Maja e Maçekllavës dhe pa se atje tashmë po zhdavaritej terri i natës…. ” [19] Edhe mënyra e përfundimit të romanit sugjeron gjetjen e kodit kundër ortekëve të gjakut: daljen nga gërzholja, çlirimin shpirtëror, me anën e të cilit arrihet vetëdija e veprimit kundër territ të robërisë. Çlirimin shpirtëror nga paragjykimet e kohës, autori i ka parë si parakusht të çlirimit fizik të atdheut nga pushtuesit. Ndaj autori ka treguar, atëherë, kur ka qenë e rrezikshme të tregohet, por kur ishte edhe më e nevojshmja të tregohej, se me punë, sinqeritet e bindje mund t’i hiqet gërzholja edhe një Emin Maloku, e lëre më të tjerëve që ishin më të lehtë për t’u përpunuar e bindur për në rrugën e çlirimit. Kodi çlirues në romanin “Gjapinjtë e gjakut” të Adem Demaçit, iu është dhënë, mençurisht e estetikisht, mu në kohën e duhur, shumë lexuesve shqiptarë, të cilët kanë pasur mundësi që ta përdorin atë kod edhe si projekt shpirtëror praktik për ndryshimin e realitetit. Dhe një pjesë e madhe e lexuesve, gjatë kohës së robërisë, vepruan, po sipas kodit çlirues, projektit shpirtëror të këtij romani e së bashku me autorin e romanit e të prirë nga ai, vendosmërisht, morën pjesë në betejën e vështirë praktike për çlirimin e Kosovës dhe krijimin e shtetit demokratik të Republikës së Kosovës në funksion të ribashkimit kombëtar të të gjithë shqiptarëve. Në këtë roman modern shqiptar është gërshetuar, mjeshtërisht, realiteti estetik me realitetin jetësor, praktik. Struktura estetike është brenda dhe jashtë strukturës së rrethanave të kohës konkrete kur u shkrua romani. Prandaj në këtë roman idealja, shpirtërorja, estetikja i prin reales. Për të thënë (eksploruar e shkruar) më shumë rreth realitetit estetik dhe thelbit të filozofisë çlirimtare të këtij romani, duhet zbërthyer edhe estetikja e kësaj vepre të veçantë, por jo të rëndomtë. Mitrovicë, 6-16 shkurt 2012 / KultPlus.com Posted in Libri Tagged Adem Demaci Poezia e Xhemajl Mustafës për Adem Demaçin Posted on 26 Shkurt, 202226 Shkurt, 2022 by Kult Plus Në vitin 1972, Xhemajl Mustafa kishte shkruar një poezi për figurën e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin. Sot, KultPlus e sjell këtë poezi në 86-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit. / KultPlus.com MES GRILASH – FENIKS Akrostik Agimin e zi po e ngjyros me lotë kujtimi Derisa këngën po e thyej nëpër fytyrën tënde E në heshtje po tretem e fikem si jetimi Me ndezë dëshirat e fjetura si krande Dhe prore po zbres në sytë e rrugëve kah ti E ëmbël është vdekja në qëllim – Me e puthë atë dritë në horizonte që rri Akoma i etur jam në këtë varg, i humbur në trishtim Qetësi e natës kridhet në grila e mbërthyer I lodhur një zog diku me krahë të thyer Tash këngës ia thotë me afsh në gji – I amshuar balsam në varg qëndron Këngë ngadhënjimi lyrë e poetit shënon Rrugët ndrit qëllimi në këtë natë plot vetmi. (Jeta e re, nr.2/1972, f.332)./ KultPlus.com Posted in Poezi Tagged Adem Demaci, Xhemajl Mustafa 86 vjet nga lindja e simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi Posted on 26 Shkurt, 202226 Shkurt, 2022 by Kult Plus Simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi ka ndërruar jetë më 26 korrik të vitit 2018, ndërsa sot është përvjetori i lindjes së tij, shkruan KultPlus. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës Demaçi, u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës. Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ai ishte edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën e tij dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombin shqiptarë, mbi pesë dekada. Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është një personalitet i përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarpijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjeta./ KultPlus.com Posted in Lajme Tagged Adem Demaci Djali i Adem Demaçit, Shqiptari: Ja si e mora këtë emër me simbolikë të veçantë Posted on 28 Nëntor, 202129 Nëntor, 2021 by Kult Plus Nuk e kishte fatin të lindte si shumica e fëmijëve të tjerë. Kur u lind e ndjeu vetëm përqafimin e ngrohtë të nënës së tij, por jo edhe të babait. Ani pse e kishte gjallë, mungonte prezenca e tij. Kjo për shkak që ishte në burg dhe ishte burgosur nga serbët për vendosjen e 99 flamujve shqiptarë nëpër rrugët kryesore të qyteteve të Kosovës. Ishte pikërisht viti 1965 kur Adem Demaçi u bë baba i një djali. Lajmin arriti ta marrë vetëm prapa grilave. Por, pavarësisht kësaj ai edhe pse ishte në burg gruas së tij ia kishte lënë një porosi. Kishte vendosur që emri i fëmijës së tij të jetë i veçantë nga të tjerët. Krejt kjo për t’u lidhur me barazinë kombëtare, pasi që një gjë e tillë në atë kohë mungonte. Djalë apo vajzë, ai do të lindte me emrin Shqiptar ose Shqiptare. Dhe, këtë tashmë Adem Demaçi e kishte ngulitur në kokë. Pikërisht sot për festën e shqiptarëve, Festën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit në një rrëfim të veçantë djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi tregon gjithë ngjarjen e emrit të tij. Thotë se emri i tij është gjakim për barazi kombëtare. “Babai, atë kohë(viti 1965) në vuajtje të dënimit me burg politik, e ka porositur nënën që ‘nëse len djalë t’i lihet emri ‘Shqiptar’, e nëse len vajzë : emrin ‘Shqiptare’. Emri ishte synim, gjakim për barazi kombëtare , që në atë kohë qe tejet e mangët, sepse qe kohë që shqiptarët e Kosovës shpërnguleshin me dhunë në Turqi dhe diskriminoheshin kombëtarisht”, është shprehur Demaçi për FrontOnline. Demaçi tregon se cili ishte pseudonimi i tij dhe kush ishin personat që nuk e thërrisnin në emër Ani pse e ka emrin Shqiptar, jo të gjithë e thërrisnin kështu. Shqiptar Demaçi, kishte pseudonime të ndryshme. Familjarët dhe disa të afërm e thërrisnin në emra të tjerë, e disa të afërm të tjerë edhe më ndryshe. Kishte gjithsej pesë pseudonime. Demaçi tregon edhe emrat e tij të tjerë me të cilët njihej. “Si fëmijë familja e të afërmit me thirrnin shkurt ‘Shipi’ , më vonë ‘Shqipi’, dikush ‘Shqype’, ca të afërm ‘Type’ , ca shokë ‘Demaç’ etj”, shprehet ai, derisa thotë se me kalimin e kohës është mësuar me emrin e tij dhe se më nuk i ka ardhur çudi. Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit ka thënë se asnjëherë nuk ka menduar që ta ndërrojë emrin, ani pse emri i tij kishte një simbolikë të veçantë. Teksa e shpjegon domethënien e emrit të tij, Demaçi deklaron se emri është shenjë dhe nuk bën të ndërrohet. “Natyrisht që jo. Është një fjalë latine: “Nomen est omen” (Emri yt është shenjë, fatum, se çdo të jeshë)”, ka thënë ai. I, pyetur se me cilat vështirësi është përballur gjatë kohës së okupimit serb kur bëhet fjalë për nxjerrjen e dokumenteve dhe mohimin e të drejtave të tjera Demaçi, pa dashur të jep detaje thotë se ajo kohë ka qenë e vështirë për të gjithë shqiptarët. “Ajo kohë qe kohë e rëndë për popullatën në krejt ish Jugosllavinë e veçanërisht për boshnjakët e shqiptarët e Kosovës. Por, regjimi okupues serb nuk ka pas kohë me u marrë me detaje”, është shprehur Demaçi. Por, tregon se çfarë kishte ndodhur kur nëna e tij kishte shkuar për ta regjistruar në zyrën e gjendjes civile. “Natyrisht që e patën pyetur nënën se ç’është ky emër kështu dhe emrin tim atëherë e patën regjistruar me germa cirilike( e kam certifikatën origjinale)”, ka thënë ai. Shqiptar Demaçi, është djali i veprimtarit Adem Demaçi, ndërsa me profesion është kirurg torakal. Përndryshe, prindi i tij, Adem Demaçi, ka vdekur në vitin 2018 dhe është simbol i rezistencës kombëtare. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është një personalitet i përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarpijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjeta. / KultPlus.com Posted in Lajme Tagged Adem Demaci, Adem Demaçi, Shqiptar Demaçi “Gjysmën e natës e kalova me këngën “Dal-ngadalë po vjen behari” Posted on 11 Dhjetor, 202011 Dhjetor, 2020 by Kult Plus Fragment nga “Dashuria kuantike e filanit” e Adem Demaçit Gjysmën e natës e kalova me ecejake, por jo tash duke kënduar këngën e mjerë “Moj hapsane”, por këngën “Dal- ngadalë po vjen behari”… Kur lodhesha sa nuk më mbanin dot këmbët, shtrihesha mbi dërrasat e trapazanit dhe bëja gjumë derisa më zgjonin dridhmat e pakontrolluara të zemrës e të trupit nga të ftohtët… Natën e kalova, copa-copa, një rend ecejake, një rend kllapa mbi trapazan, një rend dridhma të shfrenuara nga të ftohtët. Kështu, deri në mëngjes… / KultPlus.com Posted in Libri Tagged Adem Demaci, dashuria kuantike e filanit, fragment Themelohet urdhëri “Adem Demaçi” Posted on 10 Gusht, 202010 Gusht, 2020 by Kult Plus Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në nderim të kontributit të veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare Adem Demaçi, ka vendosur të themelojë urdhrin “Adem Demaçi”. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ky urdhër do t’u ndahet personaliteteve të vendit tonë që shquhen për qëndresë dhe vetëdije të lartë kombëtare. “Në nderim të përjetshëm të kontributit të pashembullt të Adem Demaçit, si president i vendit kam vendosur të krijoj urdhrin “Adem Demaçi”. Ky urdhër do t’u ndahet personaliteteve të vendit tonë që shquhen për qëndresë dhe vetëdije të lartë kombëtare”, ka shkruar Thaçi. / KultPlus.com Posted in Lajme Tagged Adem Demaci, Hashim Thaci, urdheri Recension i romanit të Adem Demaçit “Drithë e miell bashkë” Posted on 1 Korrik, 20202 Korrik, 2020 by Kult Plus Shkruan: Dr. Sc. Salihe Salihu Roman impresionues, roman që të shtynë të mendosh për shkathëtsinë dhe njohurit që autori i posedonte në moshë aq të re. Ky roman që ishte burgosur me vitet të tëra nga regjimi komunist e pushtues serb ishte shkruar diku rreth viteve 1960 por nuk e pa dritën për botim deri në vitin 2020-të. Autori nuk arrit ta priste për t’a parë publikimin e këtij libri përkundër kësaj sigurisht që do të ndihej i qetë sepse krijimtaria e tij me një pendë të mprehtë i mbijetoj të gjitha peripetitë dhe do mirëpritet nga lexuesit. Natyrisht që lexuesi e mirëpret sepse ky roman është aq i kapshëm dhe aq inspirues sa që vërtetë secili që do të lexoj do të ndihet i fasionuar nga përmbajtja, cilësia dhe stili që është shkruar. Gjuhën të cilën e përdor Demaçi është një gjuhë të të folurit të shqipes së moqme popullore. Karakteristikë e veçantë në përdorimin e shqipes popullore janë paraqitur shprehje që janë të përshkrim i përditshmërisë së jetës së shqiptarëve. Kjo përditshmmëri e tyre ka pasur edhe influencime nga gjuhët e pushtuesve nga turq e serbë që në të folur ndonjë fjalë e tyre është familjarizuar në përdorim të përditshmërisë së shqiptarëve. Mirëpo gjatë leximit të romanit gjejmë edhe fjalë të gjuhëve të tjera, si gjuhës greke, latine, gjermanishte e angleze të cilat janë përdorur në mënyrë shumë të përzgjedhur, për t’i dhënë një sharm të veçantë kuptimit të fjalisë në roman. Përmbajtja e romanit prek shumë tema të cilat marrin trajtën për nevojën e transformimeve që duhet të bëhen në shoqëri përmes shkrimeve letrare. Nevoja për transformime është gjerë dhe propozohet që të bëhet ndryshim edhe në mënyrën e të menduarit të krijimtarisë letrare. Demaçi kacafytet me emra të letrarëve të mëdhenjë si Maksim Gorkin duke mos hezituar t’a kritikon në përmbajtjen e shkrimeve të tij të ndikuar nga realizim socialist, Demaçi duke dhënë kritikë këtij modeli ai ka parashtruar modelin më të përshtatshëm që sipas itj është dialektika materialiste. Me këtë model letrar të propozuar nga autori mund të shpjegohet në mënyrë të duhur e kaluemeja, e sotmja dhe e ardhmja sepse me këtë botëkuptim asgjë nuk është e përkryeme, absolute apo e shenjtë. Në mënyrë bindëse autori parashtron nevojën e transformimit të mënyrës së krijimtarisë artisitike që si kurriz boshtor t’a ketë realizmin dialektik apo realizimin logjik. Sipas Demaçit vlerat e dialektikës dhe katër ligjet e saja janë te nevojshme dhe burim për zhvillim të mendimit artistik. Përveç kësaj specifike të domosdoshme për letrarët e ardhshëm në roman është luftuar edhe sistemi skllavo-pronar dhe patriarkalizimit. Që në fillim të romanit e dallojmë frymën feminist të Demaçit i cili duke përshkruar një fëmijë të një gruaje të ve. Fëmija e gruas së ve i mveshet atributi I dinjitetit dhe fuqisë që ishin cilësi shumë të të dalluar se sa i një fëmiju trashigimtar të një babai me mustaqe, apo siç e quan autori mustakut. Luftën kundër skllavo-pronarizmit e godet fortë përmes paraqitjes së një shfaqje nga përgatitja e maturantëve. Çepimi I patriarkalizmit e arrin përmes krahasimit me botën europiane duke nënvizuar se a nuk është turp në shekullin e njëzet, në shekullin atomik, në shekullin e satelitve artificial me u shitë femra me vlerë sipas kilogramëve, sa ma shumë të peshonte aq ma shtrenjtë shitej ose sa më e dobët të ishte aq me lire shitej. Kjo ishte turp më i madh në këtë shekull. Përplasja e mentalitetit në rolin e femrës vazhdon edhe gjatë diskutimeve dualiste mes të femrave të vjetra dhe të reja duke dhënë porosin se femna duhe me shkue pas fërkemve t’mashkullit. Fatkeqësia e tërë kësaj ishte se nuk ishin marrë masa dhe guxim për të ndryshuar gjendjen përpos në mënyrë individual bëheshin përpjekje te ndonjë femre për me dal jashtë këtij qarku patriarkal. Në këtë mënyrë me mprehtësi tërhiqet tema për emancipimin e femrës duke i dhënë mbështetje dhe duke e kritikuar çdo shkelje të të drejtave si të drejtën e lirive njerëzore e atyre kombëtare. Inspirimi për të mos pushuar e për të punuar me përkushtim e gjejmë te përshkrimi i ambicjeve. Njeriu I vërtetë e i logjikshëm nuk duhet të kënaqet me suksesin e së kaluarës dhe me këtë lexuesi insprohet që mos t’I shuaj ambicjet për suksese tjera. Shumë thjesht e merrë shembull konkret nga përdishmëria ambicjen individuale të Qamilit të vogël I cili përmes librit Bylbili I Çabratit hymnizohet kontributi individual dhe kritikohet klasa intelektuale. Individualisht Qamili I vogël me katër vjet shkollë ka kontribuar shumë ma shumë për kulturë se sa njerëzit e kulturës, gjegjësisht njerëzit e shkolluem e intelektualë. Bile zëri kritik i autorit shpon edhe disa shkrimtarë e poetë që po lindin si këpurdhat pas shiut dhe pa kurrfarë lidhje apo kuptimi botojnë poezi e romane. Pra, për të kontribuar në kulturë autori kërkon kritike për ngritjen e cilësisë në përmbajtje e jo vetëm paraqitje pa vlera. Në fund fare mund të them se, autori në libër si metaforë ka përdorur drithin për të klasifikuar çështjet shoqërore si çështje të dorës së pare, çështje të dorës së dytë apo çështje e dorës së tretë. Thelbi I kësaj metafore është përshkallëzue duke i shtruar pyetjet se a me blue, si me blue dhe kush me blue? Këto pyetje janë shtruar për të nxitë mendimin kritik dhe për me mbështet transformime shoqërore që për me kalue nëpër etapa sipas rrethanave dhe kohës. Mu për këtë mesazh ky libër e ruan aktualitetin sepse në secilin kohë dhe në çdo epokë nevojitet mendimi kritik për të ngritë cilësinë dhe për të bërë transformime shoqërore në përshtatje të zhvillimeve kohore. Shpresoj që këtë mesazh ta kap çdo lexues dhe të përpiqet të kontribon nga vetja për të thelluar mendimin kritik, për të mbështet emancipimin dhe për të kontribuar për transformime të shoqërisë krahas shoqërive të vendeve të zhvilluara, ashtu sikurse e dëshironte autori i librit “Drithë e Miell Bashkë”Adem Demaçi. / KultPlus.com Posted in Lajme Tagged Adem Demaci Hapet Burgu i Prishtinës, shpalosen figurat e rezistencës së çështjes kombëtare në Kosovë Posted on 12 Qershor, 202012 Qershor, 2020 by KultPlus Xhemile Hysenaj Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, sot ka organizuar hapjen e Burgut të Prishtinës, shkruan KultPlus. Ky burg shpalos një histori të dhimbshme, historinë e popullit tonë, përmes të cilit kaluan shumë personalitete që u torturuan për kohë të gjatë në dhomat e atij burgu. Hapjen zyrtare të burgut e bëri kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti, i cili e quajti një moment të veçantë hapjen e këtij burgu, duke thënë se me të drejt është quajtur ‘Burgu i ideve’, pasiqë aty edhe kanë nisur idetë për levizjet e rezistencës së Kosovës. “Është ndjenjë e veçantë dhe e përjeton kur hyn nga një çeli në tjetrën. Ky është burgu i ideve. Le të jetë kjo një qendër që të gjithë qytetarët e Kosovës ta përjetojnë atë që kanë kaluar njerëzit gjatë kohës sa ishin të burgosur”, u shpreh tutje Hoti për të pranishmit. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi shprehej se të burgosurit e këtij burgu, në periudha të ndryshme kanë qenë dhe janë bazament i rezistencës. “Ne e kemi paraparë që për këtë ditë ta ofrojmë për vizitorët ta hapim. Burgu është ndërtuar në vitin 1945 në kohën e Rankoviqit, është ndërtuar nga të burgosurit politikë. Kjo tregon për historinë e popullit tonë sa kemi qenë të fortë. Çka është specifike, burgu është i ndërtuar në formën harkore, sepse ka qenë urdhër Aleksandër Rankoviqit që me qenë bashkë me hetuesinë apo UDB-në. Kemi këtu individë që me vjet kanë qëndruar në çeli. Kjo do të jetë pjesë integrale e historisë tonë”, deklaroi Dumoshi. Sipas të dhënave nga Arkivi i Prishtinës, ndërtesa e Burgut të Prishtinës, është ndërtuar në fund të viteve 1940-50, në kohën kur është ndërtuar edhe ndërtesa e Komunës së Prishtinës dhe ndërtesa e ish-Komitetit në Sheshin Nënë Tereza. Disa shënime të tjera tregojnë se në këtë zonë para ndërtimit të burgut ka ekzistuar një shkollë e vjetër e muzikës, e cila më pas është transformuar në administratë policore. Në rastin e burgut, tema që trajtohet është shumë e rëndësishme, por edhe komplekse sepse ngërthen burgimet politike, përndjekjet, rezistencën por edhe gjithë organizimin politik për liri të shqiptarëve në Kosovë. Ndërkaq në një pjesë të murit, jashtë burgut, qytetarët dhe personalitete të njohur, vendosën mbishkrime të ndryshme dedikuar të gjithë atyre që dikur kanë vuajtur tortura të mëdha në dhomat e këtij burgu. Në muret e këtij burgu vareshin disa nga fotografitë e figurave më të mëdha që Kosova ka pasur përgjatë historisë së saj në luftën për liri e pavarësi, Ukshin Hoti, Rexhep Mala e Adem Demaçi ishin disa nga këto figura. Në ato mure akoma gjendeshin lutje e gëvishtje të të burgosurve të atëhershëm, të cilët përjetuan tortura nga më të rëndat, disa prej të cilëve përfunduan edhe fatalisht e disa të tjerë nuk u gjetën më kurrë. Ish-burgu i Prishtinës planifikohet që në të ardhmen të shndërrohet në muze. / KultPlus.com Posted in Muzetë Tagged Adem Demaci, Avdullah Hoti, Burgu i ideve, burgu i Prishtines, Rexhep Mala, Ukshin Hoti, Vlora Dumoshi kërko këtu Postime Së Fundi Muzika, fuqi për të bashkuar njerëzit ‘Vetë ke mbetë, për dashuri s’guxon ta lusish kënd’ (VIDEO) TEA surprizon me kolazh aktivitetesh për 1 Qershorin në të gjithë Shqipërinë U hap më 1 maj 1931, fakte interesante rreth ndërtesës ‘Empire State Building‘ ‘N’ty mendoj kur agon drita, kur bylbyli mallshëm kndon’ Arkiva Maj 2024 Prill 2024 Mars 2024 Shkurt 2024 Janar 2024 Dhjetor 2023 Nëntor 2023 Tetor 2023 Shtator 2023 Gusht 2023 Korrik 2023 Qershor 2023 Maj 2023 Prill 2023 Mars 2023 Shkurt 2023 Janar 2023 Dhjetor 2022 Nëntor 2022 Tetor 2022 Shtator 2022 Gusht 2022 Korrik 2022 Qershor 2022 Maj 2022 Prill 2022 Mars 2022 Shkurt 2022 Janar 2022 Dhjetor 2021 Nëntor 2021 Tetor 2021 Shtator 2021 Gusht 2021 Korrik 2021 Qershor 2021 Maj 2021 Prill 2021 Mars 2021 Shkurt 2021 Janar 2021 Dhjetor 2020 Nëntor 2020 Tetor 2020 Shtator 2020 Gusht 2020 Korrik 2020 Qershor 2020 Maj 2020 Prill 2020 Mars 2020 Shkurt 2020 Janar 2020 Dhjetor 2019 Nëntor 2019 Tetor 2019 Shtator 2019 Gusht 2019 Korrik 2019 Qershor 2019 Maj 2019 Prill 2019 Mars 2019 Shkurt 2019 Janar 2019 Dhjetor 2018 Nëntor 2018 Tetor 2018 Shtator 2018 Gusht 2018 Korrik 2018 Qershor 2018 Maj 2018 Prill 2018 Mars 2018 Shkurt 2018 Janar 2018 Dhjetor 2017 Nëntor 2017 Tetor 2017 Shtator 2017 Gusht 2017 Korrik 2017 Qershor 2017 Maj 2017 Lajme Teatri Filmi Arti Pamor Libri Muzika Trashëgimia Showbiz Diaspora Fëmijët Personalja RRETH NESHKultPlus është gazetë online për art dhe kulturë, e para dhe e vetmja në të gjithë hapësirën shqiptare. Në KultPlus mund të lexoni lajmet më të fundit për artin dhe kulturën shqiptare, atë të rajonit dhe të botës. Përpos lajmeve, në KultPlus mund të lexoni tema të ndryshme, intervista, opinione… Me KultPlus, bota e juaj është më e bukur!….

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Në se komenti i mësipërm i z.Albert është e vërtetë 100% atëhere plani i të ndjerit Demaci është për t’u pasur zili , për t’u duartokritur dhe pse nuk u realizua. Pse ? Sepse si një njeri i lidhur ngushtë me Tiranën , me ithtarët e diktatorit Hoxha dhe vetë një simpatizant i flaktë i tij ( si Nano , Klosi Spahiu Majko etj.), kuptoi pabesinë , tradhtinë e tyre . Nga pushtetarë që krijuan banda nga jugu në veri sidomos , për trafikimin e armëve , që piketonin se kush duhej eliminuar ( Kolonel A.Krasniqi ne shokë ) ,duke përdorur si mashë aktivistët kosovarë ,të njohur ,të njohur në dosjet e Sigurimit famëkeq shqiptar ,si Këlmendi, M. Zeka e sa e sa të tjerë me dekorata si ” heronj të heshtur ” i ndjeri Demaci kuptoi e zbërthen fytyrën dinake të “nënës ” Shqipëri ,, që mjerisht udhëhiqej nga bijtë e kriminelëve , nga ata që më 1944 nuk kërkuan kurrë bashkimin me Kosovën por Shqipëria të bëhej republikë e 7 e Yugosllavisë se pas luftës së dytë botërore .E ka dijt dhe ma mirë i ndjeri Rugova që ju desh të luftonte me dyshen Beograd – Tiranë .Ma mirë me ” hasmin ‘ se sa me vëllain trathtar. A ka dëshmi të dytë më reale se sa gjygji i Hagës ??? Ata që po gjykohen janë kokat që bashkëpunuan me Tiranën njerkë që zbatuan pabesirat , kurthet e planet e Tiranës neokomuniste . Ata mashtruan për 0.5 shekulli botën , ( Kosovën ) se ishim populli më i LIRË , që me forcat e veta siguronte bukën në vend . Uroj që ky mashtrim t’ i dalë tymi e të korrigjohen shumë e shumë gjëra , së pari të shkruhet e vërteta .

    • Per mua projekti i z. Demaci per krijimin e nje “Ballkanije” me kryeqytet Beogradin eshte e njejta tradheti sikurse ajo e 14 marsit 1948 kur Byroja Politike e PPSH mori vendimin per bashkimin e Shqiperise me Jugosllavinë.

  2. Sikur të pyesnim familjarët që humbën prindërit , fëmijët ,të afërmit , miqtë e komshinjtë e tyre në këto dekadat e fundit ( 5, 6, ) se a do të donin ringjalljen e tyre apo të përjetojnë të njëjtën histori do të përgjigjeshin njëzëri se deshëm dhe duam paqen , të mos vajtojmë të afërmit e vrarë e zhdukur por të jetonin mes tyre e jo hajnë e vrasës të na komandonin duke bërë propagandë me fjalë patriotike ,,,,, për të pasur material hartuesit e historisë së ” RE ” të botojnë libra të pafund . Ku pothuajse të gjithë i largohen së vërtetës.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu