ARKIVI:
13 Maj 2025

Dr. Astrit Hasani – Presidenti i parë shqiptar i një Federate Evropiane dhe krenaria e Prapashticës në Gollakun legjendar

Shkrime relevante

Një buzëqeshje e ngrirë mbi varfërinë

Nga: Lirim Gashi, Prizren  Është hipokrizi e kulluar dhe autogol politik të...

Kuvendi peng i kalkulimeve politike!

Florim Zeqa Atdhetarët sa më shumë që e shfaqin dashurinë ndaj atdheut,...

Kur Parlamenti shndërrohet në arenë tribalizmi politik, qytetarit s’i lejohet heshtja!

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Meqë telenovela parlamentare vazhdoj edhe sot me...

Atdhetari Hasan Prishtina dhe tradhëtarët që e konsideruan dhe mendojnë vendin vetëm si plaçkë

Halil Geci, Skenderaj HASAN PRISHTINA – SIMBOLI I FLIJIMIT PËR ATDHEUN /...

Shpërndaj

Nga: Luan Dibrani

Në një moment historik për sportin shqiptar dhe për Republikën e Kosovës, Dr. Astrit Hasani, nga fshati Prapashticë i Prishtinës, është zgjedhur President i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF), në Kongresin Zgjedhor të mbajtur në Chisinau, Moldavi. Ky është një moment i rëndësishëm, jo vetëm për sportin evropian, por edhe për identitetin kombëtar të shqiptarëve, pasi për herë të parë në histori një shqiptar merr drejtimin e një federate evropiane sportive.

Dr. Hasani është shembulli i njeriut që ka ndërthurur me mjeshtëri edukimin superiorvlerat kombëtare dhe përkushtimin për sportin dhe atdheun. Me magjistraturë të përfunduar në Universitetin prestigjioz të Kembrixhitdoktoraturë në Universitetin e Varshavës, dhe me një karrierë të gjerë akademike si ligjërues e ekspert në fushën e sportit, Astriti ka ndërtuar një profil ndërkombëtar të respektuar.

“Ylli i Artë” nga Prapashtica

Vitin e kaluar, në Kongresin Evropian të mbajtur në Varshavë, ai u nderua me çmimin e madh “Ylli i Artë”, një vlerësim që përfaqëson jo vetëm suksesin individual, por edhe rrugëtimin e një populli që përmes sportit po afirmohet në skenën ndërkombëtare. Tashmë, Astriti – apo siç po njihet ndryshe “Ylli i Artë” – do të udhëheqë Federatën Evropiane të Peshëngritjes, duke përfaqësuar jo vetëm sportin, por edhe shtetin e pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës.

Prapashtica – Një vatër e dijes dhe patriotizmit

Dr. Hasani është një bir i denjë i Prapashticës, një ndër fshatrat më të njohur e më përparimtare të Malësisë së Gollakut, i cili historikisht ka dhënë intelektualë, luftëtarë dhe figura të shquara që gjithmonë kanë qenë në ballë të përpjekjeve për liri, drejtësi dhe zhvillim kombëtar.
Prapashtica është tokë e shenjtë për ata që e njohin historinë e Kosovës – një vend që ka rritur bij që e kanë dashur dhe i kanë shërbyer atdheut me krenari, dije dhe përkushtim.

Kontribut në ndërtimin e shtetit të Kosovës

Arritjet e Dr. Hasanit nuk janë thjesht suksese personale – ato janë gurthemel i ndërtimit të Kosovës si shtet i denjë, i barabartë në arenën ndërkombëtare. Ai është dëshmi se përmes edukimit, përkushtimit dhe vizionit, qytetarët e Kosovës mund të arrijnë majat më të larta të suksesit global, në të gjitha sferat e jetës.

Me zgjedhjen e tij si President i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Astriti ka shënuar një kapitull të ri në historinë e sportit dhe të kombit tonë – një kapitull që shkruhet me krenari, përkushtim dhe me një ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj brezave të ardhshëm.

Urime Astrit – krenaria jonë kombëtare!

Populli i Kosovës, sportistët, intelektualët dhe të gjithë ata që besojnë në një të ardhme të ndritur, i urojnë Dr. Astrit Hasanit suksese të reja në udhëheqjen e sportit evropian.
Le të jetë suksesi i tij një frymëzim për çdo të ri nga Kosova, që beson në ëndrrat e veta dhe është i gatshëm të punojë fort për to.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu