- Dr. Gëzim Alpion: Jam i trishtuar të dëgjoj për vdekjen e papritur të mikut dhe kolegut tim të mirë Fran Tanushi (1966-2021).
Me origjinë nga Novosellë, Gjakovë, Kosovë, Fran Tanushi jetonte me familjen e tij në Gjermani.
Kam pasur kënaqësinë të komunikoj rregullisht me Franin që nga viti 2017. Ai ishte gjithmonë bujar me kohën dhe njohuritë e tij, të cilat rezultuan shumë të dobishme për një numër botimesh dhe veprash të mia në progres.
I diplomuar në sociologji i Universitetit të Prishtinës, Frani kishte aftësinë për të kuptuar dhe shpjeguar çështje komplekse historike, etno-kulturore dhe shpirtërore që kanë të bëjnë me Kosovën dhe kombin shqiptar me lehtësi, kompetencë, modesti dhe erudicion shembullor.
Frani ishte gjithashtu një poet i afirmuar dhe i mirënjohur, si dhe një redaktues dhe botues i respektuar.
I dërgoj ngushëllimet e mia më të thella familjes, miqve dhe kolegëve të tij.
RIP miku im.
Dr. Gëzim Alpion