Ne gazeten “EuropeNews” ( http://europenews.dk/en/node/13862 ) Dr. Sami Alrabaa ( samialrabaa@yahoo.com ) me titull ( Islam is a Violent “Faith” – Violence, Hatred, and Discrimination in the Koran) – Islami është një “Besim” i dhunshëm – Dhuna, urrejtja dhe diskriminimi simbas Kuranit”. Ne kete shkrim te Dr.Sami Alrabaa jepen disa syre te Kuranit, te cilat simbas tij bijne ne kundershtim flagrant me te drejtat e njeriut dhe kushtetuten laike. Ai pohon se Kurani eshte publikuar 1400 vite me pare dhe zbatohet fjale per fjale kryesisht ne Arabibe Saudite.
Ai citon fjalen Mbretit Abdullah, mbretit absolut te Arabisë Saudite, në një fjalim televiziv 27 gusht 2008:
“Ne nuk kemi nevojë për demokraci, ne nuk kemi nevojë për parti politike, ne nuk kemi nevojë për të drejtat e njeriut perëndimore, ne nuk kemi nevojë për lirinë e tyre të fjalës. Per çfarë na duhet është Kur’an-i. Ai rregullon jetën tonë të përkryer. Ky është legjislacioni me i mire në historinë e njerëzimit, ai është fjala e All-llahut. Nuk ka asgjë më të mirë se ligji i All-llahut.”
Me poshte jepen disa syre nga te cilat citon profesori Dr. Sami Alrabaa:
Per hebrejt, te krishteret dhe te tjeret “jobesimtare” Kurani thote keto:
Syrja 5 Ajeti 51: O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.
Syrja 9 Ajeti 30: E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të kristerët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishim thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
Syrja 2 Ajeti 191: Dhe luftoni ata kudo që t’i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Fitneja është më e rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Mesxhidul-Haram) deri që ata t’ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.
Syrja 3 Ajeti 28: Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t’i lënë m’anash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveq për qëllim ruajtja prej të keqës së tyre. All-llahu ju tërheq vërejtjen prej (dënimit të) Tij pse vetëm te All-llahu është e ardhmja.
Syrja 3 Ajeti 131: Dhe ruajuni zjarrit që është përgaditur për pabesimtarët.
Syrja 4 Ajeti 101: Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, në se frigoheni se jobesimtarët do t’ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesmtarët janë armiq tuaj të hapët.
Syrja 9 Ajeti 123: O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. E dine se All-llahu është me të devotshmit.
Syrja 4 Ajeti 161: Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre.
Syrja 33 Ajeti 64: All-llahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur fort.
Syrja 48 Ajeti 13: E kush nuk i besoi All-llahut dhe të dërguarit të Tij, Ne pra, për jobesimtarët kemi përgatitur zjarr shumë të fortë.
Per hebrejt, te krishteret dhe te tjeret “jobesimtarte” Kurani fjale per fjale thote keto:
Syrja 3 Ajeti 110: O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu është dhënë libri, ata, do t’ju kthejnë në mosbesimtarë.
Çka thote Kurani per ato qe lene Islamin:
Syrja 4 Ajeti 89: Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njejtë. Mos i zini për miq prej tyre derisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut, e në se refuzojnë, ata herë kudo që t’i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmës.
Disa syre ku Kurani flet per grate:
Syrja 4 Ajeti 34: Burrat janë përgjegjës për gratë, nga se All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe nga se ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fsheftës. E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lehtë, në se nuk ndikojnë këshillat as largimi), e në se ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.
Syrja 4 Ajeti 15: Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); në se vërtetohet më dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t’i marrë vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to.
Simbas Kuranit deshmia e nje gruaje vlene sa gjysma e nje burri:
Syrja 2 Ajeti 282: O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, ndërsa atij le t’i diktojë ai që pranon borxhin, le t’i frikësohet All-llahut, Zotit të tij e të mos lërë mangët asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i paaftë mentalisht, është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burr e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t’ia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë te All-llahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëherëshme (dora-doras) që e praktikoni mes jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojeni. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt i juaj (ndaj dispozitave të All-llahut). Keni frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtzakonshme), All-llahu është i Gjithdijshëm për çdo send.
Në rast të trashëgimisë, një grua trashëgon gjysmën e pjesë qe trashëgon një burre:
Syrja 4 Ajeti 176: Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: “All-llahu ju përgjigjet për çështjen e “kelale-s” (ai që nuk ka prindër as fëmij që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëlezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send.
Syrja 5 Ajeti 38: Vjedhësit dhe vjedhëses preniu duart, si shpagim i veprës që bën, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.
Duke marre parasyshe se edhe Shqiperia europiane nuk eshte nje Republike ma pak laike se Republika aziatike e Kazakistanit, mua me duket e doemosdoshme qe Qeveria shqiptare nepermjet Ministrise se Arsimit dhe te Drejtesise te beje nje rishikim te programeve mesimore te medreseve shqiptare dhe te marrin vendimet e nevojshme perkatese, me qellim qe rinia shqiptare dhe brezat e rij te edukohen ne perputhje me Kushtetuten Laike te Republikes se Shqiperise dhe me Parimet e Kartes se Kombeve te Bashkuara mbi te Drejtat e Njeriut mbi ndalimin e dallimeve raciale, te dallimeve perkatesie besimi dhe te dallimeve simbas seksit, krime keto qe parashikohen dhe denohen me sanksione penale nga Kodi Penal shqiptar. AlbEmigrant