ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

“Drejtësia e Kosovës” me dënimin mjaft të vogël të Pal Lekajt, e nxit kriminalitetin dhe zhvatjen e pasurisë shtetërore!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj


Nga: Luan Dibrani

Dënimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë me tri vjet e tetë muaj burg, ish ministrin e Infrastrukturës, njëherësh deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ ka nxitur reagime dhe debate të shumta këto ditë .
Në shpalljen e aktgjykimit për Pal Lekajn, Eset Berishen, ish këshilltar i Lekaj, Nebih Shatri, sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Infrastrukturës etj , qe u shpallen fajtor për veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare me dënimin aq të bute ndaj tyre është një lajthitje dhe dështim i drejtësisë dhe juridiksionit në Kosove.

-Vendimi nxiti debate e pakënaqësi tek popullata duke u mbështetur në këtë padrejtësi aq të madhe qe është kryer me vjedhjen e djersës së popullit. Revolta po merr kaheje shqetësuese me një skandal aq të madh qe iu be buxhetit të Kosovës! Ky skandal sikur pezmatoj edhe më shumë popullin kur ish ministri Ramush Haradinaj, sa ishte ne atë kohe edhe u kryer kjo vepër në mandatin e tij .Ky ne vend qe të turpërohet për grupin kriminel qe vodhën dhe u dënuan me aq kohëzgjatje qesharake ,ai iu del në mbrojtje citojmë si më poshtë në reagimin e tij:
“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj!
Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj.
Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë!
I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj” , përfundon deklarata e tij?”!

Pal Lekaj, deputet i AAK-së 

Lidhur me aferën e 54 milionëshit, mendoj që fillimisht ishte dashur të hetohet Ramush Haradinaj si ish Kryeministër, e më pastaj të ndiqet edhe Pal Lekaj me bandën e tij , sepse ky i fundit është vetë një lodër e Ramush Haradinajt, sepse aso kohe, kur ka ndodhur abuzimi me ata 53 milion, ishte kryeministër i vendit Ramush Haradinaj, mandat në të cilin ka pasur edhe afera të tjera.
Çfarë drejtësie është kjo këta me këto dënime qesharake, krimi hajnia ka me lulëzuar në Kosovë pas këtij rasti , të mjerët populli për këtë sistem gjyqësor me dënime të ulëta për politikanët që e kanë keqpërdorë pozitën zyrtare me miliona euro po e nxisin te rritet krimi në të ardhmen edhe me shumë!
Kjo asht drejtësia e Kosovës për 50 milion euro vjedhje me se miri e vërteton se gjykatat vet janë të korruptuara, prandaj sa me parë duhet shpartalluar këto banda në drejtësinë e Kosovës, qe për çdo dite i mihin varrin Kosovës…

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Trus zuzen ore cerkuz! Po kush leshin je ti per keto pune, me u dhene te tjereve leksione ose ligjerata per ceshtje dhe aspekte ligjore ose juridike!

    Grahi ti kombit ose minibusit ne relacionin Gjermani-Kosove e ben perdite dallavere ose alleshverishe te ndryshme….E shkruaj ose fole (pordhe) per “aferat” e Pal Lekajt etj…!!!

    Familja e Palit eshte njera prej familjeve me te pasura, me te ndershme dhe me patriotike ne Dukagjin ose ne krejt Kosove, o “lucifer”!

  2. I tha njehere qeni lepurit: ” A dine ti se une jam kusheri i ujkut!

    “Po e di…Por, me e ditur une se kush eshte burri i ndrikulles (dhelperes), zogut ose kelyshit te saj i kisha thene tiger ose luan!” iu gjegj lepuri.

    Nuk po i dihet kesaj “pune” te Albin Kurcit dhe Vjosa Osmankes, o nuni “Luan” Dibrani!

    Eshte perzie leshi i ndrikulles me halete (k….) te kumbareve o kapsoll!

    Dje ose pardje e hocen ( larguan) pa kurrfare te drejte, faktesh dhe argumentesh, Gjergj Dedajn nga posti ose funksioni i ambasadorit te Kosoves ne Shkup…Sot po e kane hedhur (qitur) para gjyqit Dr. Pal Lekajn, vetem pse i takon krahut te luftes dhe partise se Ramush Haradinajt etj….Neser ose pasneser, nuk dihet se kush mund te jete viktime e radhes e shtetit Osmani dhe pushtetit-Kurti….!?

    Zullumi k´putet prej s´trashi, kane thene pleqt ketyre hereve.

    Pal Lekaj eshte djali i Lek Tonit (Drite paste!)-nje burri me urte, trim e patriot i madh-deri ne tempull…familja e Palit, kane qene gjithemone gte pasur den baba den….Shume kohe para luftes….Kur Kurti, Osmani, Svecla, Gervalla, Bislimi etj…nuk kane kene as ne halete te baballareve te tyre.

    Pac faqen e zeze dhe mendjen pjellore o Asllan ( luan) Dibrani!!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu