ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Drini e përkrah idenë e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” për Lulëkuqen si simbolikë të gjenocideve ndaj Shqiptarëve

Shkrime relevante

Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme përr Kosovën

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar....

Personalitetit i mësuesit në Shkollat Shqipe të MP , faktor parësor në funksionimin dhe progresin e tyre

Shkolla Shqipe në Gjenevë Nga: Nexhmije Mehmetaj Mësuesi ka qenë dhe mbetet faktor...

Fatmir Limaj thyen akullin: Një hap i guximshëm që sfidon opozitën dhe i hap rrugë bashkëpunimit për Kosovën 

  Nga: Luan Dibrani   Në një periudhë të tensionuar dhe të pasigurt...

Gëzim Marku, Zemra Shqiptare: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli – Komunizmi në Shqipëri

E shtune, 22.02.2025, 01:00 PM INTERVISTË ME GAZETARIN DHE PUBLICISTIN SHQIPTARO-AMERIKAN FRANK...

Më e bukura hakmarrje është të ndërtosh jetën tënde pa ta, të tregosh se tradhtia e tyre nuk të ka thyer…!

Halil Geci, Skenderaj ___ TRADHTIA: PLAGË QË S’SHËROHET KURRË ___ Kur të tradhëtojnë është sikur...

Shpërndaj

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” e udhëhequr nga atdhetari e shkrimtari i njohur Bardhyl Mahmuti, mbështeti idenë e Adnan Asllanit, që lulëkuqja të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Kërkesë që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë është një veprim i duhur që duhet pranuar sa më parë nga institucionet dhe partitë politike të Kosovës. Megjithëse kërkesa si e tillë ndërlidhet vetëm me gjenocidin që e ka ushtruar Serbia në Kosovë në luftën e viteve 1998/1999, redaksia e Drinit është e mendimit që kërkesa e tillë e logjikshme dhe historikisht kaq domethënëse në të ardhmen nuk duhet ndërlidhur vetëm me gjenocidin e Serbisë ndaj Kosovës, por me gjenocidet që pushtues të ndryshëm, pra edhe serbët nga viti 1912, i kanë ushtruar ndaj shqiptarëve.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” në arsyetimin e saj thekson se “lulëkuqja, me ngjyrën e saj të gjakut, është simbol i përkujtimit të luftëtarëve të rënë në fushëbeteja”, duke i marrë shembujt e shteve të ndryshme që e përdorin simboliken e qartë të kësaj luleje. Edhe në Kosovë ekzistojnë rrëfime që ndërlidhen me simboliken e Lulëkuqes, që nga Beteja e Fushë – Kosovës, “kur gadishulli i madh u gdhi Europë dhe u ngrysë Azi” (Kadare) , ndërmjet koalicionit të asaj pjese të botës dhe Perandorisë Osmane, ushtrinë pushtuese të së cilës e udhëhoqi vet Sulltan Murati, tyrbes së të cilit sot në Mazgit të Obiliqit i falet edhe kreu i komunitetit mysliman të Kosovës!

Aq shumë gjaku është derdhur nga lufta e mbrojtësve të Gadishullit Ilirik me ushtrinë pushtuese osmane në betejën e Fushë – Kosovës, sa që, sipas legjendës, “nga gjaku i derdhur kanë mbirë lulëkuqet”, qysh tregohet pastaj në rrëfimet dhe këngët legjendare shekullore për betejën.

Mund të jetë një imazh i në këmbë dhe ambiente të jashtme

Shqiptarët katolik, marrin pjesë në meshë me pushkët n’dorë e nuk iu dorzuan kurrë armikut shekullor. Kjo ishte e vetmja mënyrë për ta ruajtur identitetin, gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Foto e rrallë e shkrepur rreth vitit 1910: Nga Ernst Jäckh. (U mundësua me mirësjellje të Bibliotekës së Librave të rrallë dhe dorëshkrimeve, Universiteti i Kolumbisë, New York). (Marre nga Kristian Shala)

 

Prandaj, Redaksia e Drinit kërkon nga Bardhyl Mahmuti dhe Adnan Asllani e të tjerët që kësaj ideje t’ia japin kuptimin e plotë duke e plotësuar në aspektin kuptimor-historik, pasi dihet se përpos serbëve që kanë kryer gjenocide të shumëta ndaj shqiptarëve, janë edhe turqit-osmanli, grekët etj. 

Redaksia e Drinit e përkrah plotësisht idenë e aktivistit të njohur të çështjes kombëtare dhe shkrimtarit Bardhyl Mahmuti dhe të Adnan Asllanit nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, duke shpresuar që kërkesa e tillë kaq e natyrshme (por pak e vonuar në kohë) të plotësohet ndërkohë, duke ia dhënë kuptimin e mirëfilltë që e meriton kjo simbolikë, pasi që gjenocide ndaj shqiptarëve kanë ndodhur në periudha të ndryshme të historisë sonë ndër shekuj.

Me respekt: 

Redaksia e Drinit

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu