Shkruan: Ditta Zeneli, Prishtinë
RASHIT GASHI ËSHTË NJË MASHTRUES DHE INTRIGANT ORDINER
Sa për info:
Ti z. Rashit Gashi nuk je larguar nga KEDS ne vitin 2016 kur janë larguar 93 punëtorë në mënyrë të paligjshme siç paske deklaruar në kët portal.
Ty z. Rashit Gashi nuk të është ndërprerë kontrata e punës si 93 punëtorëve të larguar nga puna me 2016, por ty nuk të është vazhduar kontrata të cilën e ke pasur të përkohshme, sepse je punësuar në vitin 2013.
Z. Gashi si ka mundësi t’i bashkangjitësh grupit të punëtorëve të cilëve paraprakisht u është ndërprerë kontrata e perhershme e punës, të cilët kishin më së paku 18 vite përvojë pune në KEDS ?
Z. Gashi ti je punësuar në vitin 2013 dhe je larguar 2 vite pasi që është larguar grupi prej 93 punëtorësh nga puna.
Z. Gashi si të rastisi ty të punësohesh në kohën kur këta punëtorë ishin në trysni prej dhunës së vazhdueshme për largim nga puna ?
Si ishte e mundur që ti pikërisht në atë vit të punësohesh, madje drejtpërdrejtë në një pozitë udhëheqëse, ku paga jote mujore tejkalonte tri paga të punëtorëve të diskriminuar nga ai menaxhment?
Z. Gashi per një kohë aq të shkurtër arrite të emërohesh edhe sekretar sindikate, ku nga njëra anë para masës e lozje rolin e ngritësit të zërit për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, e nga ana tjetër nga zyra jote ia dërgoje emailet drejtorit, të cilat ishin në harmoni të plotë me dëshirën e menaxhmentit?
Sepse pikërisht për këtë arsye të kishin punësuar dhe paguar, për t’i kryer punët e tyre të ndyta dhe jo pse ishe ndonjë akademik apo ekspert i rangut botëror, pa të cilin do të falimentonte KEDS-i.
Z. Gashi punëtorë si ti me kontratë të perkohshme janë larguar nga KEDS-i më shumë se 100 të tjerë, përveç këtyre 93 punëtorëve të vjetër.
Pse shtirësh kinse je i pafajshëm dhe i painformuar, kur ne të gjithë e dimë se kush je?
Z. Gashi ti e di shumë mirë, se sa punëtorë të tjerë janë dëbuar nga puna perveç ketyre 200 punëtorëve të lartpërmendur dhe sa të tjerë janë dorëzuar dhe e kanë lëshuar punën, për shkak të presionit të vazhdueshëm të menaxhmentit te KEDS-it?
Z.Gashi ti nuk i takon asnjërit grup të punëtorëve të larguar.
Ti je larguar i vetëm 2 vite më vonë, sepse të kanë lënë si desert për fund.
Z. Gashi Ministrat e Qeverisë nga VV-ja nuk ke nevojë t’i njoftosh ti, sepse ti je një intrigant i pafytyrë që e bënë këtë vetëm për t’i bërë reklamë vetvetes.
Sepse për rastin në Keds dinë të gjithë më shumë se ti, dhe per siguri njerëzit nga SHIK-u, që i kanë përpiluar listat për largim të puntorëve, tani janë këshilltarë në ministri të ekonomisë dhe nuk dallojnë aspak prej teje…
Z. Gashi kam pafundësisht fakte për këto që i them.
Nëse do edhe i publikoj.
Kështu që z.Gashi më mirë të bjen të gënjesh pak më pak, përndryshe unë do të publikoj akoma më shumë fakte!
* Nga: Ish kolegia e zyres, nga ku ti nuk punoje por veproje me mision !