ARKIVI:
19 Janar 2025

Dritero Agolli- kritik ndaj frymes tradicionale dhe patriotizmit retorik

Shkrime relevante

Disa mendime për Profetin Muha Haxhiibreti dhe kërkesën për një shërbim të vajzës së Haxhi Ridvanit

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti nga Prishtina (Lirim Gashi) ____ ABSURDITETI YNË POLITIK ËSHTË...

Vdekja e heroit kombëtar/ Lezhë, përkujtohet me nderime Gjergj Kastrioti Skënderbeu(Video)

https://www.youtube.com/watch?v=geZDXqY0slk&t=8s&fbclid=IwY2xjawH4yqhleHRuA2FlbQIxMAABHdHdezRzUR6Wfc81JuS-klTUCKXpc9yk7gdajnc76eoXskEtKdfox4xzMQ_aem_cl4DPXEdRDdIYcILMZ45uA Shikojeni videon ne YouTube

Xheladin Rekaliu, stoiku i paluhatshëm deri në vdekje…!

Nga: Arif Ejupi STOIK DHE I PALUHATSHËM DERI NË VDEKJE! Ode kushtuar z.Xheladin...

Shpërndaj


shkruan Fahri Xharra

“Dritero Agolli është poet dhe autor këngësh shumë i njohur. Shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anëtar i Akademisë se Shkencave te Shqipërisë. Lindi ne Menkulas te Devollit. Mësimet e para i mori ne vendlindje, te mesmen ne shkollën “Asim Zeneli” (Gjirokaster), ku beri dhe sprovat e para letrare. Ne vitet 1952 – 1957 ndoqi studimet e larta ne Fakultetin e Letërsisë te Universitetit te Leningradit. Ne vitet 1957 – 1972 punon si redaktor e gazetar ne te përditshmen “Zëri i popullit” (shih). Ne vitet 1973 – 1992 ka qene kryetar e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqipërisë. Dritero Agolli është një nga figurat qendrore te poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit me te rëndësishëm te “brezit te viteve 1960”.
Kritik ndaj frymës tradicionaliste dhe patriotizmit retorik

Ka qene deputet ne Kuvendin Popullor dhe ne Kuvendin e Shqiperise per disa legjislatura (1974 – 2005).”
nga “https://www.teksteshqip.com/dritero-agolli/biografia )

“Kritik ndaj frymës tradicionaliste dhe patriotizmit retorik” Me këtë fjali çka mendohej, dhe si e komenton lexuesi

Dritëro Agolli

Dritëro Agolli ishte dashamirë i madh i Turqisë. Me dashuri platonike i këndonte  bukurisë së turkeshave.:

TURKESHA

Dikur kam njohur një turkeshë
Nga vendi i largët Adana
Me sy të zez’ e vetullzezë,
Me flokët lyer me këna.

Ajo në vesh më pëshpëriste
Si fërfërima në zabel,
Po fërfërima ish turqishte
Si varg divani :”çok gjyzel!”

Çudira pranë saj mendoja,
Çudirat merrnin rrugën vrap,
Këtë turkeshë tek pushtoja
Unë Anadollin bëja zap.

Nga buzët rridhte një turqishte,
Siç rrjedhin rimat në gazel;
Turkesha këngë pëshpëriste :
“Ah, arnaut, gjyzel,gjyzel!”

Turkeshë e dashur, kjo ndodhi
Të kishte ndodhur atëherë,
Kur Krujën digjte Anadolli,
Ç’do kishim bërë, moj e mjerë?

S’do mend që kokën Skënderbeu
Ma kishte prerë si karpuz:
“Tani kur flakë digjet dheu,
Ti puth turkeshën, mor domuz?”

Fahri Xharra , Gjakovë, më 27.10.21

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. CUDI E MADHE QE DRITERO AGOLLI NJE POET TE DONTE TURKESHAT. I PASKA IKUR TRURI PER KURBET. PASKA QENE THENGJILL I MBULUAR. ASNJEHERE NUK KA DHENE PELQIMIN TE PELQEN TURQINE APO GRATE TURKESHA. CUDI E MADHE.

  2. Agolli është poet popullor, poet katundi, i tokës, i pllugut. Ai është i kuotueshëm prandaj ko vjershë, “TURKESHA”, nuk duhët kuptuar se ai ka dashuruar një turkeshë por vetëm si një dicka që në poezi i themi ka “stis”.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu