ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Dude, kujdes me Gjakovën …!

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë
Kur Dudie Bala na ndanë drejtësinë
Dudë, ki kujdes me Gjakovën, mos u përziej ne qytetin që kurrë nuk ka folur as turqisht e as serbisht, nga i cili qytet kurrë nuk është shpërgulur asnjë gjakovar ne Turqi edhe ne dhunat me te medha sllave.
Leri gjakovarët te vendosim vet ne rregullat e shkollave!
Kishte qenë mire që ju te ikurit nga Sanxhaku ( nga dhunat serbe) t’ i ketheheni shqiptarisë së paster me gjuhë dhe zakone.
Jepni nje shembull që jeni shqiptar e Jo popull i shpifur boshnjak
Lexoje nje përvojë time ne vitin 1990 ne Novi Pazar
Sanxhaku shqipëtar?
Ishte Shtatori i vitit 1990,pas një dite zyrtare në fabrikën e tekstilit “Rashka” të Novi Pazarit,e pata një mbrëmje të ”suksesëshme” në një hotel të madh të atij qyteti.Ishte hala koha kur guxonim të flisnim atë çka mendonim. Ia dham vetës një “ detyrë “, që sa më shumë të “mbledhim “ shqiptar apo së paku nga ata që e ndiejnë vehten ende shqipëtar, nga personeli i hotelit,kuzhinierët, pastrueset e dhomave ,pastrueset në përgjithësi ,rojet,nga të gjithë që frymonin në atë mbrëmje në atë hotel. Nuk e teproj se nga të “intervistuarit” na dual një numër shumë i madh i atyre që e dinin veten për ish-shqiptar,që gjyshërit iu flisnin vetëm shqip,që bahej plisi deri vonë,që ende e dinin ndonjë fjalë në shqipe ,por bisedat u zhvilluan aso kohe në serbishte.
Novi Pazari është një qytet me një trashëgimi të shtrenjtë kulturore,qytet i shumë shtresave ,ku nga çdo shtresim i gjejmë gjurmët e së kaluarës së posaqme. Novi Pazari është kryeqendra e Sanxhakut ,një rajon që shtrihet prej kufirit të Bosnjes e gjer në Kosovë, me një sipërfaqe prej 8403 km katror.. Gjashtë komuna të Sanxhakut tani i takojnë Serbisë (Novi Pazari,Sjenica,Tutini,Prijepolja, Nova Varoshi, dhe Priboji) ,dhe pesë të tjera që i takojnë Malit të Zi ( Plevla ,Belo Polja,Berani,Rozhaja, dhe Plava)
Është e njohur historikisht që banorët e parë të kësaj ane ishin Ilirët e pastaj Shqipëtarët ,të cilët u valavuan gjatë historisë me pushtimet romake, sllave dhe turke .
Në tetorin e vitit 1912 ,pas rënjës së turkut ,Sanxhaku u pushtua përfundimisht nga Mali i Zi dhe Sërbia. Që nga ai sulm shkatërrues e deri më 1970 e bëri që mbi një milion shqiptar dhe “boshnjak” e pupulluan Turqinë.
Pse “ boshnjak” e jo boshnjak? Sepse thjeshtë e lirë e me përgjegjësi të plotë ata ishin“boshnjak “,pra shqipëtarë. Dhuna e posaqme me parametrat e saj e imponuar nga marrëveshjet turko-serbe e bëri që shqiptarët së pari të bëhen musliman e pastaj t`a ndërrojnë edhe gjuhën dhe të quhen e ta quajnë vehten boshnjak.
“ Mund të mirrej me mend se shfaqja e përzierjes asimiluese që manifestihej aty ku me dhunë ndërpriteshin lidhjet me vetveten që doemos do të pasonte me rikëndjelljen e brezave tjera të cilët do të ishin shumë të përshtëshëm për ndërtimin e “njeriu të ri” të pastruar nga kujtesa dhe të gjitha ngarkesat tjera të cilat mund të paraqitnin pengesa drejt ardhmërisë “ (Jusuf Buxhovi : Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit), …. që të bëhen “boshnjakët”.Pasojat e presionit turko-serb ishin asimilimi fetar,humbja e vetëdijes kombëtare,mos hapja e shkollave shqipe dhe si pasojë edhe humbja e gjuhës shqipe.
Është interesante se si sot Turqia po e përdorë muslimanizmin e shqiptarëve dhe “ boshnjakëve” të Sanxhakut si ambasada të interesave të tyre për të bër një hap më të madh në Europë. E ne ,pa kurrfarë analize i vehemi pas.
Për të treguar se këndej pari flitej shqip dhe besohej shqip ,po i shënoj të ilustruara me fotografi.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Z. Xharra, ju po thoni se Gjakova kurre nuk ka folur turqisht e as serbisht. Keni te drejte, por tash punet kane ndryshuar per te keq. Edhe Gjakova sikurse qytetet tjera te Kosoves dalengadale po ndryshon. Gjithnje e me shume po behet pro shamise. A nuk e degjuat reagimin e drejtoreshes se arsimit te Gjakoves, znj. Eranda Kumnova? Urdheri i saj ishte i prere; te hiqet shenja e shamise si ndalese ne hyrje te shkolles.
    Nuk do te shkoj shume gjate dhe ndalesa per mbulese do te hiqet. Ne shkollat tona do te dominojne vajzat shqiptare me shami. Shkollat tona do te behen te njejta me shkollat arabe!
    Mozomakeq (mo Zot ma keq), dikur thonin pleqet tane.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu