ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Duhet ta vazhdojmë luftën, aty ku e la Gjergj Kastrioti

Shkrime relevante

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Reshit Lala, analist, Tiranë
___
* Turqia akoma nuk ka kërkuar falje për tragjedinë, që ju shkaktoi Shqiptarëve dhe popujve të tjerë!
Ne duhet të shkëputemi PËRFUNDIMISHT nga të gjitha mbetjet e tragjedive historike, që na kanë lënë turqit! Është e domozdoshme të çlirohemi përfundimisht nga Turqia, nga feja Islame, psikologjia e, deri tek fjalët e shprehjet turke në fjalorin e gjuhës shqipe. Shqiptarët duhet të ndahen me thikë nga të gjitha trashëgimet ,që na ka lënë Turqia. Duhet të shkulim nga rrënjët të keqen, që ka mbjellë Perandoria Osmane për më shumë se 500 vjet dhe, turqit e sotëm këto 30 vjetët e fundit. Ne duhet të bëjmë ndaj Turqisë atë, që ka bërë edhe Ukraina ndaj Rusisë, që shkatërroi të gjitha veprat e artit dhe monumentet e miqësisë, që i lidhnin këta popuj historikisht.
Ne duhet të lemë prapa Rusët, Turqit e Ballkanin dhe, të shohim mbijetesën tonë në strategjinë Amerikane e perendimore. Këtë duhet ta bëjmë, se populli turk është ushqyer me ide ekspasioniste dhe ka pranuar idetë fashiste të Erodoganit, që do të pushtojë trojet shqiptare dhe Ballkanin për të bërë Perandorinë e re turke në trojet e ish Perandorisë Osmane. Erdogani dhe Turqia përgatisin dhe, janë gati t’i shkaktojnë një tragjedi të re Shqiptarëve dhe Ballkanit. Ndaj ne duhet të luftojmë për t’u mbrojtur nga Turqia revanshiste, e cila në kohë paqeje përdor armën e fesë Islame, që ta bëjë më të lehtë një ndërhyrje ushtarake nesër. Në këto kushte për mbijetesën e shqiptarëve ka vetëm një rrugë: Orjentimi absolut perendimor-larg rusisë e turqisë. Ky është edhe testamenti i Skëndërbeut dhe i Enver Hoxhës, që e hoqi Shqipërinë dhe çështjen Shqiptare nga lindja dhe e vendosi në perendim.
Shqiptarët u quajtën turqë nga serbët, grekët dhe vetë turqit dhe, si të tillë u dëbuan nga trojet e tyre. Ata gjetën justifikimin, se ishin MYSLIMANË. Grekët bënë në 1923 ndërrimin e popullsive me turqit duke marrë nga Izmiri grekët e Turqisë dhe, duke dërguar atje myslimanët “turq” (Çamët) e veriut të Greqisë. Pra Greqia përdori përkatësinë fetare duke i pagëzuar çamët “turqë”, që ti dëbonte drejtë Turqisë. Ndaj shqiptarëve u përdorën të gjitha metodat e shfarosjes dhe shpërnguljeve masive.
Ne duhet t’i analizojmë me kujdes të gjitha ato faktorë negativë, që turqia dhe të tjerët kanë përdorur kundër nesh historikisht dhe, të mos lejojmë përsëritjen e tyre. Njëkohësisht t’i heqim mundësinë edhe europës, që të mos na quaj “fondomentalistë , bishti i turqisë dhe pjesë e bandave terroriste myslimane turke e ndërkombëtare”.
Shihni Gjermaninë e Japoninë e mbas luftës së dytë botërore! Lufta i ngarkoi ata me peshën e rëndë të përgjegjësve historike për një tragjedi, që tmerroi botën. Koha e mbas lufës ishte e vështirë për ta, se mbanin mbi vete një peshë të rëndë me mbi 65 milion viktima. Por këto vende mundën të ndahen nga një e kaluar e zezë, duke i kërkuar falje popujve për tragjedinë, që ju shkaktuan. Po Turqia? Turqia askujt nuk i ka kërkuar falje për tragjedinë, që ju shkaktojë shqiptarëve dhe popujve të tjerë. Kjo dëshmon, se ëndërra turke për ripushtimin e trojeve shqiptare dhe ballkanin është ringjallur.
Shihni Rusinë fashiste! Meqenëse Gjermania bashkohet me të gjithë botën perendimore për mbështetjen e Ukrainës, që ka të drejtën ndëkombëtare të mbrohet- Putini i kujton Gjermanisë Luftën e Dytë Botërore. Në këtë këndvështrim edhe ne shqiptarët, që të ecim përpara dhe të bashkohemi me vendet e zhvilluara, duhet të shkëputemi nga ato mbetje historike turke, që vetëm dëm na kanë shkaktuar. Njera nga këto trashëgime është feja Islame, që po përdoret për asimilimin e shqiptarëve.
Ndaj ne shqiptarët, që kemi shansin të kemi luftuar më shumë se të tjerët kundër Perandorisë Osmane, duhet ta shfrytëzojmë këtë fakt historik. Ne duhet të ndahemi përfundimisht me historinë e Perandorisë Osmane dhe fenë Islame, që ato të mos përdoren për asimilimin e Shqiptarëve sot dhe në të ardhmen. Këtë nismë historike Europa dhe Amerika do ta vlerësonin dhe do të thonin: “Më në fund Shqiptarët lanë pas historinë e zezë me turqit dhe u bashkuan me popujt e zhvilluar e paqësor të Europës, siç veproi Gjergj Kastrioti në Mesjetë dhe Enver Hoxha në vitet 60 të shekullit të kaluar! Por edhe këtë mundësi historike myslimanët Shqiptarë nuk na lenë ta shfrytëzojmë.
Karl Marks: “Skëndërbeu ishte Parzmore në gjoksin e Europës”! Ismail Kadare ka folur shumë herë për vizionin Europjan të Skëndërbeut. Ai insiston, që ti kujtojë Europës, se heroi legjendar Shqiptar, Skëndërbeu kishte vizione Europjane dhe e mbrojti juglindjen e Europës nga dyndjet e Perandorisë Osmane. Me këtë Europa do të kuptojë ç’kanë bërë Shqiptarët për Europën dhe, ti mbështesë ata si pasardhës të Skëndërbeut. Por jo! Myslimanët Shqiptarë duan të na e heqin nga duart edhe këtë armë të rëndësishme historike dhe, luftojnë pikërisht Gjergj Kastriotin Skënderbeun dhe luftën e tij legjendare, që e njeh Europa dhe bota. Kjo është vetvrasje për shqiptarët!
Madhështia e Gjergj Kastriotit qëndron në faktin, se ai me një grusht Shqiptarësh GUXOI dhe u ngrit në luftë kundër Perandorisë Osmane dhe, e fitoi në fushën e betejës për 25 vjet me rradhë. Fitoret historike të Shqiptarëve nën udhëheqen e Skëndërbeut u bënë LEGJENDA DHE PUSHTUAN EUROPËN: Këto legjenda duan të varrosin turqit me ndihmën e shqiptarëve myslimanë. Ky është turpi Shqiptar, që na bën edhe turpin e botës! Popujt e tjerë , që si kanë këto trashëgime historike mundohen t’i krijojnë për ti shërbyer të sotmes dhe të ardhmes së popujve të tyre, kurse ne shqiptarët kemi hapur luftë civile për të varrosur legjendën Shqiptare, që u bë edhe legjendë europjane e ndërkombëtare.
Enver Hoxha në vitet 60 kreu një akt tjetër historik kombëtar e ndërkombëtar. Patriot dhe burrë shteti me vizione europjane e perendimore e shkëputi me forcë Shqipërinë dhe çështjen shqiptare nga lindja dhe e vendosi në Perendim. Ai e mori këtë vendim historik, sepse LINDJA DHE TURQIA ishin shkaku kryesor i pushtimit historik të trojeve shqiptare. E vendosi në perendim, se perendimi kishte edhe interesa, por edhe forcë politike, ekonomike dhe ushtarake t’i mbronte interesat e veta, që ishin edhe interesa shqiptare në ballkan.
Ai guxoi dhe e hoqi nga Adriatiku Shqiptar bazën ushtarake të Traktati të Varshavës (nënkupto bazën ruse) pa i futur shqiptarët në një luftë katastrofike me rusët si Zelenski Ukrainën. Perendimi e vlerësoi fitoren e Enver Hoxhës me Rusët si fitore historike të tij. Enver Hoxha shpëtoi vendin e tij nga një bazë e rrezikëshme ushtarake me pasoja katastrofike për shqiptarët, por shpëtoi edhe perendimin nga prania ushtarake e rusisë dhe lindjes në Adriatik. Enver Hoxha bëri atë, që bëri edhe Skëndërbeu. Ai mbrojti vendin e tij, por mbrojti edhe kufirin lindor të Europës perendimore në territorin Shqiptar.
Po t’i kishin bërë vendet e tjera këtë shërbim kaq të madh perendimit , ata do të çirreshin e do të thonin : “Ç’bën Europa për ne , që e kemi mbrojtur Europën mesjetare nga Perandoria Osmane dhe europën moderne nga perandoria Ruse”? Shqiptarët arritën në pakicë e drejtë zhdukjes, se u vranë me qindra e mijëra në luftëra të gjata e të pa barabarta me turqit. Por ata u rrezikuan të zhdukeshin edhe në vitet 60 nga supershteti fashist Rus. Të tjerët do t’i thonin Europës: “Ne u zhdukëm duke mbrojtur europën, kurse europa na ka braktisur”!
Por kjo nuk ndodh, se myslimanët shqiptarë janë ngritur si ushtri politike kundër Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, se duan të mbrojnë Turqinë. Ata kanë marrë përsipër t’i pastrojnë Turqisë biografinë historike të mbushur me krime ndaj popujve të tjerë. Ata nuk pyesin për vendin e tyre , që po vdes, por kanë hallin e Turqisë, se Turqia është myslimane. Ata nuk mund ta kuptonë, se Turqia është vendi kryesor nga të gjitha vendet islame , që e shfrytëzon Islamin si Parti Politike turke për pushtimin e vendeve të tjera.
Kjo është Turqia e sotme e Erdoganit, që bën plane për ripushtimin e trojeve shqiptare dhe ballkanit, por që myslimanët ekstremë kujtojnë, se Erdogani do të shtrojë një tepsi me bakllava për të gjithë Ballkanin. Kjo është injoranca dhe ÇMEDURIA SHQIPTARE. Kjo është përgjigja edhe për turkomanët, që thonë se: “Kemi qeverisur bashkë me turqinë apo kemi pasur 35 apo 45 K/Ministra shqiptarë në Turqi”! Po ç’bënë për vendin e tyre, që po vdiste këta k/ministra Turqë me origjinë shqiptare. Ata e lanë të vdiste vendin e tyre të origjinës! Ata e bënë këtë , duke qenë në Turqi, kurse myslimanët Shqiptarë po e bëjnë këtë duke qenë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
Unë jam i bindur se myslimanët shqiptarë një ditë do ta kuptojnë peshën historike, që kanë, duke qenë shumicë dhe, do të ngrihen për të mbrojtur kombin e tyre, që të mos vdesë. Pyetja që bëhet është: MOS DO TË JENË VONË DITA, KUR MYSLIMANËT TA KUPTOJNË PËRGJEGJËSINË E TYRE HISTORIKE NDAJ KOMBIT?!
Më 09.11. 2023

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu