ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Duhma që vazhdon ta ngulfas Kosovën!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Ahmet Asani
Kundër Republikës së Kosovës përpos partisë komuniste të Serbisë, ishte edhe Partia Komuniste e Shqiperisë dhe vet diktatori komunist Enver Hoxha! Nga që shqiptarët e Kosovës, ishin të vendosur të kerkonin avancimin e statusit të Kosovës në Republikë, Serbia Rankoviçiste dhe Shqipëria Enveriste, do të bënin çmos qe kjo mos të ndodhte, aq më teper jo legalisht dhe jo në frymë reformatore!
▪︎Gjënë e parë të cilën do ta bënte Serbia, ishte futja e shqiptareve në qorrsokakun e ideologjisë së ilegalitetit Marksist-Leninist, ideologji dhe formë veprimi kjo, per te cilen Serbia e dinte mirë, që nuk do të perkrahej nga bota perëndimore, do të kontrollohej më lehtë dhe Serbisë do ti jepte një alibi më tepër per t’i sulmuar shqiptarët!
▪︎Derisa Serbia dhe republikat tjera vet ishin hapur ndaj perëndimit, shkëmbenin mallra, punetorë, nxënës, student e profesorë me shtetet perëndimore kapitaliste, UDB-ja e Serbisë dhe SHIK-u i Shqiperisë ishin marr vesh që nxënësit dhe studentët shqiptarê, t’i paisnin me libra e revista Stalinisto-Enveriste, për të cilat atbotë thuhej se vinin “ilegalisht” nga Shqipëria!?
▪︎Fal angazhimit dhe veprimit historik të intelegjencisë shqiptare të Kosovës, të cilës do t’i printe intelektuali e shqiptari i madh Ibrahim Rugova, rinia dhe populli i Kosovës do të largohej nga qorrsokaku Marksist-Lenist dhe do të drejtohej kah demokracia pluraliste, kah Perëndimi dhe Amerika! Kështu i gjithê mundi shekullor i shqiptarëve do të kurorëzohej me çlirimin perfundimtar të Kosovës nga Serbia, çlirim ky i cili ndodhi me 9 qershor 1999!
▪︎Mjerisht e keqja Stalinisto-Enveriste e futur gjatë viteve 70/80-ta në Kosovë e vise, do të ngjallej prap gjatë luftës në Kosovë. Ishte duhma Stalinisto Enveriste, ajo e cila do të riaktivizohej dhe do të punonte me ndërdijen e njerëzve të infektuar me këtë ideologji! Si rezultat i këtij infektimi komunist, në Kosove e vise, gjatê dhe pas lufte do të ndodhnin gjëra të cilat do ta plagosnin Kosovën në trup, në shpirt e në zemër!
▪︎Këtë plagosje të Kosoves mjeshtrisht do ta përdornin gjithë kundërshtarët e shtetit të Kosovës, duke paraqitur Kosoven si krijese te dëmshme, kurse shqiptaret si popull qe merren me tregëtim të organeve njerëzore! Kosova e pasluftës në vend se të merrej me shërimin e plagëve të shkaktuara nga Serbia dhe ideologjia Stalinisto- Enveriste, ajo filloi të merrej me kapje të pasurisé shoqërore, me festim të ditëlindjeve të diktatorit Enver Hoxha, me protesta kundër prezences së ndêrkombetarëve, me protesta kundër planit të Ahtisarit, me djegie të kishave, me praptim te makinave të nderkombetareve e nderrmarrje të ndryshme ekstremiste, të cilat do ta dëmtonin rëndë shtetin e Kosovës!
▪︎Derisa Kosova po merrej me protesta kundër nderkombetareve dhe me kapje të shtetit e pasurise shoqërore, kundërshtaret e shtetit të Kosovës po përgaditnin një gjykatê speciale për t’i treguar botës perendimore se projekti i shtetit të Kosovës ishte projekt i deshtuar! Kur politika Kosovare e kuptoi që kishte rënë në kurthin e duhmës komuniste, tanimë ishte bërë vonë, sepse gjykata e sponsorizuar nga kundetshtaret e shtetit të Kosovës do te ndodhte dhe patjeter duhej te behej.
▪︎Sikur deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës t’mos kishin votuar pro themelimit të gjykates speciale, por të kishin vepruar sikur deputetët qe nuk votuan pro kesaj gjykate, e cila ka bazë t’i dënoj gjitha krimet pavarësisht përkatësise etnike, kjo gjykatë do t’ishte themeluar e drejtuar nga Rusia e Kina!
▪︎Nëse mirren parasyshé gjitha këto fakte, del se burimi i gjitha të këqijave nē Kosovê është fryma vrastare Marksiste- Leniniste, duhmê kjo e cila në Kosovë e vise nisi të futej me orkestrim dhe skenar të Serbisê Rankoviçiste dhe me suport të Shqipërisë Enveriste!
▪︎Si për ironi, tani kur po gjykohen ata të cilet para katër dekadave ishin fëmi ose ende nuk ishin të lindur, disa nga mësuesit e tyre misionarë, që për më shumë se katër dekada shpërndanê dhe ende vazhdojnê të shpërndajnë duhmën e kapjes Marksiste-Leniniste të shtetit, sot janë në pushtet!
E keqja vazhdon ta ngulfas Kosovën!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu