ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Duke u rritë në një ambient me plot dashni dhe ngrohtesi, Tradita nuk e njeh egërsinë që bota perjashta e ofron

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

 

Teuta Haxhiaj, Gjermani

Tradita, mbesa jem 16 vjeçare, i vijon mësimet e klasës se 11-të në Gjimnaz dhe ne vend të kursit te religjioneve ka vendosur ta ndjekë kursin e etikës.

Zakonisht në mbrëmje pastaj diskutojmë rreth temave të ndryshme filozofike, dilemave morale, etikës, etj. varësisht prej temës të cilën e kanë shtjellu në shkollë atë ditë. Dhe për mu është gjithmonë e rëndesishme që Tradita të krijojë një mendim të vetin rreth temave të ndryshme, të ketë qasje kritike dhe të mos i merr gjërat ashtu kuturu për të vërteta pa shtru pyetje, pa kërku argumente. Gjithmonë diskutojmë vetëm në gjuhën shqipe të cilën ajo e zotëron shumë rrjedhshëm si në të folun po ashtu edhe në të shkruar.

– Qysh qëndron puna, a ke kohë me bisedu pak rreth një temë shumë interesante? Është ma ndryshe nga ato të zakonshmet- m’u drejtu sot. Dukej të ishte vertetë temë e rëndesishme sepse ajo nuk priste dot deri ne mbrëmje.

– Gjithmonë kam kohë për ty, Litë. Per secilën temë dhe secilin problem qe mundesh me pasë. Ti këtë e din qysh se je kanë e vogël.

Hë, çka kemi sot?

E hapi kuletën dhe nga aty e nxori nje kartë. Ende pa ma lëshu mirë n’dorë e kuptova se për çka bëhej fjalë. E kisha parë shpesh herë atë kartë dhe jo rrallë kisha mendu për të por kurrë s’kisha marrë ndonjë vendim perfundimtar. Ishte karta për dhurimin e organeve nëse vije puna deri aty. E kqyra gjatë dhe për aq kohë, para synit të mendjes m’u shfaqën skena të ndryshme e të rënda. Tema vet për të cilën duhej te flisnim, ishte goxha e rëndë, temë e vdekjes dhe e jetës njëkohësisht. Para se unë ta thoja qendrimin tem rreth saj, me interesonte se cili ishte mendimi i Traditës në këtë moshë.

– Me siguri që keni diskutu gjatë në shkollë rreth kësaj teme, a po? Edhe? Cili është mendimi yt tani për tani për të? – Po nëse njeriut i vdes truni dhe kjo vertetohet prej mjekëve, pse duhet me mbajtë ne jetë me zor permes aparateve?! Ai veç se eshte i vdekun. Me m’pyet mu, kisha dashte m’i ndalë ato por paraprakisht m’i marrë organet për me pshtu dikon tjeter. Njerëzit po pritshin ku me ditë sa vjet për nje organ dhe lista, tha m‘susi, qe është e gjatë.

– Kjo është veç njana anë, Litë, për çka edhe pajtohem me këtë qe e thu. N‘dhé nuk i duhen kerkujt organet se trupi është veç mbështjellës i një fryme që ne e quajmë shpirt. Mbasi shpirti ta ketë lanë trupin, organet e kanë kry punën e tyne. Për shumë t’smutë kjo kartë është shpresa e vetme për me jetu ma tutje por ka edhe persona që trafikojnë njerëz, që trafikojnë organe dhe përfitojnë shuma te mëdha paresh me trafikimin e tyne. Sidomos ne vende dhe me njerëz të varfër. Kjo eshte ana tjetër shumë e dhimbshme e detyrimit te shitjes së organeve. Prandaj duhet pasë kujdes. M’kqyri tuj mos dashtë me besu këtë anën e tmerrshme dhe te poshtër të njerëzve. Për të e pa imagjinueshme. Duke u rritë në një ambient me plot dashni dhe ngrohtesi, Tradita nuk e njeh egërsinë që bota perjashta e ofron. Që bota nuk ka ma vend për të dobëtin, të smutin, të paaftin. Bile as për mesatarin jo. Ajo ka vend veç për të fortin dhe të pasurin.

– Unë du me plotesu këtë kartë me të dhënat e mija- m’tha e vendosun.

– Natyrisht qe ti i merr vendimet për trupin dhe jetën tane, por a mos ish kanë mirë me mendu edhe pak kohë? A mund ta bëjmë një marrëveshje na dyja? Unë do ta plotësojë këtë kartë me të dhënat e mija ndërsa ti do të presësh edhe disa vite deri sa të vendosësh për diçka të tillë? Deri sa ta njohësh botën dhe njerëzit pak ma mirë? Deri sa ta njohësh jetën dhe ta kesh parë ftyrën e ftohtë të vdekjes? Atëherë do ta marresh ma lehtë një vendim, çfardo koftë ai.

Unë të premtoj se kam me mbajtë gjithmonë me vete këtë kartë, e nëse qëllimi i vdekjes tem kish me qenë shpëtimi i disa jetërave të tjera, atëherë ashtu koftë! Ajo do të ishte vdekja ma me kuptim dhe e dinjitetshme e mundshme të cilën uroj t’ma dhurojë Zoti! Se edhe vdekja e ka hijeshinë e vet ashu qysh e ka jeta. Hë, Traditë, marrëveshje? Më kqyri gjatë dhe dikur me buzëqeshi me atë fytyrë të bukur prej engjellushe.

– Edhe mu m‘duhet kohë me mendu pra. Të tregoj javën e ardhshme. Deri atëherë karta do të jetë tek telefoni. E po…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu