ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Dumreja, “thesari” që mbart nëntokë 5 miliardë fuçi nafte

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Nga: Artur Ajazi

Një mundësi për të zgjidhur përfundimisht krizën në Shqipëri

Zona e harruar prej vitesh nga qeverisja e Sali Berishës, ajo e Dumresë në Elbasan, sot është transformuar në një atraksion turistik të mahnitshëm për shqiptarët dhe të huajt. Belëshi, ka shanse të marrë një zhvillim marramendës, jo vetëm për bukuritë dhe resurset por edhe sepse, pas kërkimeve të bëra në vite, kompani të huaja, kanë zbuluar se nëntoka atje ka rezerva të paparashikueshme nafte. Disa vjet më parë një kompani e huaj, ka njoftuar se “ në Dumre ka gjasa të ketë mbi 5 miliardë fuçi nafte, dhe kjo padyshim mbetet një mrekulli për ju”. Sipas specialistëve të ekspeditës amerikane “Sky Petrolium INC, kompani nafte me qendër në Austin Teksas SHBA, ka bërë të ditur se ka zbuluar deri në 1 miliard fuçi nafte në zonën e Dumresë që në të vërtetë është vetëm një nga tre brezat e kërkimit”. Zbulimi është kryer duke mbajtur parasysh edhe studimet e mëparshme në këtë zone, të bëra nga viti 1932 deri 1967. Në fakt, deri në vitin 1997 në zonën e Dumresë, janë kryer dhjetëra kërkime për naftë. Por thellësia e shpimeve nuk ka shkuar më shumë se 5 mijë metra. I vetmi pus që u shpua rreth 8 mijë metra, është ai që ndodhet në fshatin Xibrakë të Shalsit. Një nga punëtorët e kësaj platforme, shprehet se ka punuar rreth 6 vjet në këtë pus. Sipas tij, gjatë shpimeve ka dalë disa herë gaz, dhe më në fund specialistët e huaj, u larguan duke lënë enigmë se çfarë u zbulua në këtë vend. “Këtu në Xibrrakë deri në 1996, ka qenë një kantier i vërtetë. Fillimisht e kishim ne dhe shpuam deri në 6400 metra. Hasëm në gaz, por jo në gurë gëlqerorë.

Më pas erdhi një firmë e huaj çeke më duket. Ajo bëri shpime të tjera, pasi solli aparatura të fundit. Mbaj mend që ka ardhur edhe ish-kryeministri i atëhershëm Meksi që ka parë nga afër punimet. Mendoj se kompania e huaj arriti në naftë, por nuk di se si, në një kohë kur punimet vazhdonin ajo i ndërpreu, vulosi pusin dhe u largua. Që atëherë ky pus që ka ende hekurin e shpimit nga firma e huaj vazhdon të jetë i bllokuar. Unë mendoj se ata hasën në naftë, por ndoshta nuk ranë në marrëveshje dhe u tërhoqën duke e bllokuar pusin”- shpjegon punëtori nga Belëshi. Ai mendon se nëntoka ku banon është e pasur me naftë dhe se zbulimi i kësaj sasie do të sillte dobi për qytezën, dhe eleminimin e krizës. Specialistët e fushës mendojnë se, mund të shpohet më tej këtij pusi të vulosur, pasi me aparaturat që janë sot, mund të gjendet shumë naftë. Dumrea ka rezerva të mëdha, dhe kjo është e vërtetuar në fshatin Pekishtë, ku nisi prej 1996 të nxirret naftë.

Banorët e Belëshit shprehen se “e mirëpresim këtë iniciativë, pasi kështu mund të punësohemi, gjithë zona është mjaft e interesuar për çdo studim apo shpim që bëhet këtu, kjo do ti jepte fund krizave për karburante në Shqipëri”. Në zonën e Dumresë, ka me dhjetra ish-punëtorë të firmave të huaja që dikur kërkonin naftën, dhe shprehen se “jemi paguar mirë asokohe”. Firmat e huaja sipas tyre “kishin aparatura e teknologji të avancuar, dhe thonin se , ka sasi të mëdha nafte këtu”. Banorët e zonës janë të bindur se në Xibrrakë të Shalsit qarkullon “ar i zi”. Ata presin me padurim që të rifillojnë punimet. Shpresojnë në punë, në naftë më të lirë dhe në zhvillim të biznesit me zbulimin e naftës. Ata ndjekin me vëmendje çdo lajm që jepet për zonën e tyre.Në qytezën e bukur të Belshit e ndodhur në një natyrë të privilegjuar, banorët komentojnë në mënyra të ndryshme studimet që lexojnë në shtyp për naftë në territorin e tyre, por të gjithë janë të mendimit se “në Dumre ka naftë dhe në sasi të mëdha”.

Dumreja është zonë naftëmbajtëse, pasi kufizohet me Kuçovën. Në këtë zonë janë kryer mjaft kërkime dhe të gjitha të dhënat të çojnë në përfundimin se atje ka rezerva nafte. Në zonën e Dumresë ka patur puse në shfrytëzim si në fshatin Pekisht. Puset janë shpuar atje qysh në vitet ‘30-të nga kompanitë italiane, kurse kërkime janë bërë në Shalës dhe thuhet se janë gjetur sasi të mëdha nafte. Këtë fakt e mbështet edhe shtrirja gjeografike e Dumresë që është në verilindje të zonës së Kuçovës në zonën me rezerva të mëdha të naftës në Shqipëri. Sigurimi dhe shfrytëzimi i rezervave të zonës do të ishte në interes të zhvillimit të mëtejshëm të asaj zone, dhe zgjidhjen e krizës aktuale. Në fshatin Rrasë dhe Pekisht vazhdojnë të punojnë puse që janë ngritur që nga viti 1967. Edhe pse kanë një teknologji të amortizuar, nga këto puse duhet të nxirret naftë. Edhe pse puse janë shpuar vetëm në 1200 metra thellësi, megjithatë buron naftë. Të moshuarit e zonës së Dumresë shprehen se “ sipas gojëdhënave në këtë territor kalon një lumë i madh nafte, por që duhet punë, kërkime dhe shfrytëzim urgjent për të punësuar njerëzit, dhe lehtësuar krizën aktuale”.

_________

Aspak nga kriza “botërore”…

Nga: Artur Ajazi

 

Kompanitë kryesore të importimit dhe shitjes së karburanteve në Shqipëri, kanë deklaruar se “rritja e çmimeve në Shqipëri erdhi si pasojë e krizës aktuale në botë”. Sa qesharake. Pa u “tharë boja” e fillimkrizës në botës, në Shqipëri nisën rritjen e çmimit. Karburantet vetëm në 5 ditët e fundit i rritën me 40 per qind të çmimit, kur vetëm në 3 muajt e fundit u shkarkuan në portet shqipëtare, sasi të parazvlefshme me furnizimin e 6 muajorit të parë të vitit 2022.

Si ka mundësi, që sa nisin “krizat”, tek ne rritet mielli, nafta, benzina, dhe produkte të tjera në çmim kur, firmat dhe kompanitë importuese i kanë depot plot, dhe i kanë blerë ato në tregun botëror me çmim të arsyeshëm qysh më parë ? Si ka mundësi, që Maqedonia ka vendosur “ngrirjen e çmimeve”, kurse tek ne Ministria e Financave dhe strukturat e tjera kontrolluese deklarojnë se “nuk e ndalim dot rritjen e tyre”, dhe mjaftohen me kontrolle rutinë, dhe përfundime favorizuese për grosistët ?

Shqiptarët nuk duhet të paguajnë nga xhepat e tyre, tekat dhe dëshirat e pronarëve të mëdhenj që deri sot kanë sfiduar shtetin, duke u justifikuar me pretendimin se “jemi tatimpaguesit kryesorë, çmimin e ka rritur kriza, jo ne”. Aspak kriza, aspak situata, aspak “humbja e madhe nga prishja e kontratave”. Një kompani e madhe importimi dhe tregëtimi, nuk ka pse ndikohet nga prishja e ndonjë kontrate, kur diçka e tillë dihet se është e përkohshme. Depot me ligj duhet të kenë rezerva nga 4 deri 6 muaj, duke llogaritur gjetjen e një tregu të ri.

Në rast se ti, si kompani nuk e ke llogaritur këtë, kostot duhet të bien mbi ty, dhe jo xhepat e shqiptarëve.Tre prej grosistëve të importit dhe shitjes së karburanteve në Shqipëri, kanë sot rezerva për 6 muaj, pasi kanë kryer blerje të përmuajshme, kurse çmimin e një litri karburant e kanë rritur 40 apo 50 per qind. Atëhere, përse na duhet Ministria e Financave, Task-Forca, Tatim-Taksat, apo dhe organet e hetimit,kur bosëve të karburanteve nuk u kërkohet as llogari, dhe as penalizohen? Shteti funksionon njëlloj, si në Maqedoni ashtu edhe në Shqipëri, por ndryshojnë angazhimi dhe vullneti për të zbatuar ligjin strukturat, duke lehtësuar oligarkun dhe jo popullin.

Shqipëria harxhon karburant, aq sa harxhon gjysma e Milanos apo 1/3 e makinave në Paris, dhe nuk ka treg të madh, që grosistët të justifikohen se “kemi humbje, e marrim shtrenjtë”. Kjo logjikë duhej të ishte e pranueshme, pas 2-3 muajsh nga nisja e krizës, por ata nuk duan të kenë asnjë dollar apo euro humbje, ndaj sapo nisin “krizat” rrisin edhe çmimin. Makinat që kanë sot shumica e shqiptarëve, janë modeste, 10-15 ose 20 vjeçare, dhe përdoren vetëm për të maruar punë, hallet dhe problemet familjare, ndaj dhe e ndjejnë rritjen e çmimit.

Kurse një pakicë, ble makina të shtrenjta, (ka prej tyre që kanë 2 ose 3 të tilla) dhe as që bëhet fjalë se pyesin sa është rritur çmimi naftës apo benzinës. Atëhere i bie se, grosistët e karburanteve janë “OK”, malli u shitet edhe kur 1 litër shkon me 230 apo 250 lekë, pasi janë parexhinjtë që e blejnë pa u dridhur dora. Ata blejnë edhe bukën me rritje çmimi, edhe miellin, edhe produktet e tjera ushqimore, ata nesër kur të rritet edhe çmimi energjisë, e paguajnë pa problem fare. Atëhere tek ne nuk paska krizë, “ne jemi popull i lumtur”.

  • Fotot janë pamje nga Dumreja …

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu