ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Dy çunat që i ka Tirana…

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

nga: Fahri Xharra

Kur këndohej “ Hajde , hajde moj Selvije !” e kishte një lezet të këngës . Por sot dy çunat e Tiranës po e bojnë harabë një histori  .  Siç po  i shihni në foto , duhet ta dini se për kë e kam fjalën. Por tema , nga të  çunat e Tiranës gjithnjë është  Skenderbeu

Shikoni  , Artan Lame shkruan « …. Dantja nuk ishte italian, sepse në kohën e Dantes nuk ekzistonte Italia, por etnia italike; dhe po kështu, në kohën e Skënderbeut nuk ekzistonte Shqipëria, por etnia shqiptare, madje as shqiptare, por e arbërve. «

Edhe më tej , Artan Lame na e mbushë mendjen që  « Skënderbeu ishte pjesë e aristokracisë së kohës, e elitës së kohës. Elitat nuk kanë kombësi, elitat janë mbi dhe transnacionale. Jo vetëm në atë kohë, që nuk ekzistonte fare kombësia, por edhe më pas, elitat europiane nuk kanë pasur kombësi. Nuk kanë as sot kombësi, që kemi 200 vjet të zhytur në epokën e kombeve, jo më atëherë. »

Mirë ore mik i historisë, ç ‘deshe të thuash me «  Skënderbeu ishte pjesë e aristokracisë së kohës, e elitës së kohës. Elitat nuk kanë kombësi, elitat janë mbi dhe transnacionale.? »  Më sa na kujtohet neve këndej kufirit Mbreti Zogu edhe pse ishte i elitës se aristokracisë kombëtare ai fliste shqip. .
Miku , e ke shkruar : “Monarku i sotëm i Anglisë është gjerman, monarku i sotëm i Spanjës është francez, monarku i Shqipërisë së fillim shekullit XX, princ Vidi, ishte gjerman. Po si flasin monarkët e sotëm të Anglisë , të Spanjës ? sigurisht anglisht njeri dhe spanjollisht tjetri  , dhe e mbrojnë nderin kombëtar dhe shtetëror të Anglisë dhe Spanjës.

Të thuash këtë : « Elitat ekonomike, financiare, bankare, që janë sot si dikur elitat aristokratike, nuk kanë kombësi. » duke u munduar t`ia humbasësh shqiptarinë  (e kohës )  Skënderbeut është skandal historik .

E ,ore Lame : » Vetë Skënderbeu nuk kishte shumë skrupuj moralë nëse ishte i krishterë apo mysliman. Një herë bëhej mysliman dhe njëherë i krishterë, sipas interesit. “ Po atëherë për kë luftonte Skënderbeu ?  A mos luftonte për të mbrojtur interesat e ndonjë elite financiare apo të lirohej nga turku ?

“ Babai e kish ndërruar fenë nja tri herë, një vëlla e kishte murg ortodoks në Mal të Shenjtë, të nipin, Hamzanë, e kishte mysliman dhe të martuar me një myslimane, vetë u martua me katolike. Interesi dhe ajo çka ai përfaqësonte, e shtynte të ishte mbi këto elemente, që janë më se normale, për një njeri të zakonshëm “ – na shkrove Zotëri Lame .

Së pari duhet ta dish mirë  qe të gjithë ata që i përmende më sipër e kanë  folur  gjuhën shqipe të kohës. Edhe në Atos flitej shqipja e kohës .

Sa për njohurinë tënde :  “Deri në fund të shek 18 , serbët shkruanin me një slavenosrbski shkrim arkaik , që ishte i njohur vetëm për shtresën kishtare , dhe pak i kuptueshëm për popullin e vet (славеносербски, архаични језик свештенства и виших слојева, тешко разумљив обичном народу.) Vuk Stefanoviq Karaxhiqi në vitin 1818 e krijoi azbuken  ( alfabetin ) serbe. Nga alfabeti rus ai i largoi ato shkronja që nuk gjenin shprehje në gjuhen serbe : и, ю, й, ъ, ь, щ, я  dhe i futi 6 shkronja tjera ( po ashtu të huazuara ): ћ, ђ, љ, њ, ј и џ, , shkronjën  j e mori nga latinishtja dhe atë  џ nga çirilica  ( kishtare ) rumune . “

Pra edhe kjo , vetëm që ta rikujtoj ty dhe  Mustafa Nanos , në kohë e Skënderbeut nuk kishte serb  :  “Në shekullin e mesëm “ Glagolica “ njihej  si shkrimi i Shën Jeronimit  (St. Jerome (342–429)., të cilin e propagonin kroatët . Kroatet par deri në shekullin e 18 e shpërndanin se glagolica të cilin e përdornin edhe në Dalmaci ishte the Holy Scripture, owe their existence to the famous church father St. Jerome. )

((There’s many theories on the appearance of the Glagolic script, from the presumed Pelasgo-Phrygian origin, Linear A-B/Etruscan scripts, ‘Syriac’ hypothesis, through that of the renowned doctor and scholar St. Jerome (lat. Hyeronimus) of the 4-5th century, to the authentic narrative of the two learned brothers from Macedonia, SS. Cyril & Methodius and the modern claims of the national-politicized 20th century scholars. )

E shkrove :  “Së fundmi, mungesa e institucioneve shkencore në vend, folklorizmi i tyre dhe folklorizmi i shoqërisë shqiptare në përgjithësi, i shtyn të gjithë që të ngrysen zanatçinj (të nderuar në profesionet e tyre) dhe të gdhihen profesorë (qesharakë në këtë veshje që s’ju shkon).”  E di ku mendon , por ti je njëri nga  të dy çunat e Tiranës që e bëni harabë një histori.
Po bastardë që ishit dhe që jeni !

Gjakovë, 13.11.2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu