ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Dy herë e humbëm rrugën për Shkup

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Vizitat tona në Shqipëri e në Kosovë, edhe pse do të mbeten të paharruara, nuk ishin si dikur ekskursionet 1*) si nxënës e studentë 

Vazhdon nga numri i kaluar “Biseda e ndeja të paharrueshme me politikanë nga Prishtina” 

Dossier /Reportazh, Drini.us, 29 Mars 2022 

Nga Ditari im me kujtime nga udhtimi në Shqipëri e Kosovë (5) 

Nata e fundit në Prishtine 

Rruga Prishtinë- Shkup, me makinë 

Shkup- Kopenhagë (Köpenhamn), me avion dhe Köpenhamn – Malmö, me tren 

Më në fund erdhëm në Malmö. Në Malmö vazhdon jeta e zakonshme, pa ndonjë ndryshim të madh nga ditët e që i kemi lënë pas, rutinë 2*). 

Jetë e mërzitshme, e lodhshme, jetë mërgimi e bukë gyrbeti, e idhët si pelimi 

Natën e fundit që ishim në Kosovë, fjeta në banesën e Muratit në Prishtinë, në lagjen Mati. Një lagje me ndërtesa të larta, ngjitur njëra me tjetrën. Edhe në “Mati” në hyerjen ku e kishte banesën Murati, ashensorët nuk punonin. U ngjitëm me “gjysë shpirti”. Banesa e Muratit ishte e bukur dhe e mobiluar me shije. Një pjesë e dhomës së pritjes, ishte një raft me libra, shumica libra me poezi, drama, romane e studime letrarae. 

  Edhe ashtu ishte mesi i natës, prandaj menjëherë ramë me fjetë dhe gjumi na mori menjëherë. Të nesërmen, kishim me u zgjua në orën katër të mëngjesit prandaj duhet të ishim bashkë në mënyrë që Murati mos të vraponte me makinë pas meje neper Prishtinë.  

Murati e kishte marrë një makinë me qira 3*) në aeroportin e Shkupit, ditën e parë kur zbritëm në Shkup. Me Muratin udhtuam unë e Mediu kurse kur u kthyem për në Shkup, Mediu nuk erdhi me ne. Ai as në darkë që Ministria e Arsimit shtroi për ne, nuk erdhi. Iku menjëherë pasi e vizituam Kuvendin e Kosovës dhe takimin që patëm me Glaukin, Kryetar Kuvendi. Mediu shkoi në Vushtrrri sepse e kishte një vëlla shumë të sëmurë dhe u ndal edhe për disa ditë në Kosovë. 

Zeqir Geërvalla, Gani Ademi, Esad Mekuli … Bota e Re, 1970-ta ?

Në hollet e Kuvendit të Kosovës, takova djalin e Xhemail Mustafës, Besianin dhe Gani Krasniqin, deputetë. Me Ganiun njiheshim sepse kishim qenë shokë gjenerate në gjimnaz. Edhe familjen e Ganiut e njihja dhe kisha muhabet me bacën Smajl, axhën e Ganiut i cili kujdesej për Ganiun sa ishte në burg dhe familjen e Ganiut. Baca Selman, babai Ganiut nuk ishte “I dalun”, si baca Smajl 4*)  

Kur dualën nga një mbledhje e Kuvendit, Ganiu ngutej por unë ia zura udhën dhe e thirra në emër:  

-O Gani Selman Bani, a më ke harrua ? 

Ganiu i hapi sytë dhe më ”njohu”. Pas bisedës së shkurtër, u ndam me Ganiun.  

Zeqir Gërvalla, Fatmir Sejdiu …. Bota e Re

Besianin, djalin e Xhemail Mustafës, atdhetarit dhe bashkëpuntorit të Ibrahim Rugovës nuk e njihja por edhe Besianin, unë e përshëndeta në emër. Kur mua afrua dhe u përshëndetëm duke ia shtrëngua duart shoqi-shoit, shkurt i tregova Besianit se e kam njohur Xhemën kur ishim studentë. I tregova një rast për Xhemën që besoj se nuk do ta harroi Besiani. 

”Një natë, pas orës 11:00 (23:00) të natës, Hyrieti, një ish shok i dhomës në Pavilonin D, ku banonim bashkë, shkonte blente bukë natën, sa dilnin nga furra, që as në dorë s`mund ti mbanim. Pastaj, bukën e nxetë e hanim me djathë që e merrnim nga sh`pia, katundi dhe me qaj hanim darkën e vonë e mësonim deri kur na lodhte gjumi. Një natë (Hyrieti) Yrjeti u vonua, edhe pse furra e Kacallarëve nuk ishte edhe aq larg banesës. Pa hyrë ende brenda, e pyeta Hyrjetin (Yrjetin): 

-Pse u vonove Hyriet? 

-Pasi mora bukët, u ktheva nga rruga sepse e takova Xhemën. Edhe ai ishte nisur me ble bukë por nuk kishte pasur para …. Dhe unë shkova me te e bashkë me te erdhëm duke biseduar” .

Zeqir Gërvalla, Gani Ademi, Ahmet Jashari, Shahini … Bota e Re

Po këthehem aty ku e lash, rrugës për në Shkup. 

Grupi prej disa vetave që shkuam në Shqipëri dhe në Kosovë, u ndamë. Dy koleget tona nga Shqipëria, Merita dhe Mirela, udhtuan për në Shqipëri para mbremjes dhe nuk ndejtën as në darken që Ministria e Arsimit , Arbëria dha për neve. 

Ndërsa për në Shkup, udhtuam vetëm 5 veta. Fikria, nga Finlanda, udhtuan më vonë nga Prishtaina, gjithashtu edhe Dinore Loshi. 

Në mëngjes herët u zgjuam. Nuk pimë as kafe e as nuk blemë bukë furre e byrek Sarajeve. Me neve erdhi, në vend të Mediut, një tjetër “veprimtar”. Ai fliste pa ndalë.  Goja nuk i pushonte e “guha vend si zinte kund”. 

Me Emin Kabashin, Nuhi Gashin një ish gazetar nga Shqipëria. Malmö, qershor 2020

Po, nuk është vetëm ky që flet shumë. Janë edhe dy të tjerë që nuk durohen. Njëri edhe bërtet e qet jarg për goje. Kemi edhe dy kolege që kur kemi mbledhjet javore , deri në 40 herë e marrin fjalën dhe përsëri nuk iu mjafton. Përrallisin sikur gjyshet. ”Të untë e terpiane me fol”. Është një një veti, ves i keq te disa njerëz. 

Më tha njëherë një miku im, Emin Kabashi:  

Kishim organizua një mbrëmje përkujtimore për një puntor shkencor të IA (Institutit Albanalogjik) që kishte vdekur. Promovonin edhe një vepër të tijën. Unë si udhëheqës i degës së Letërsisë në IA, e thirra edhe një të afërm të ish kolegut tonë, ”me mene” se do të flas disa fjalë, përshëndetje. Por ai burri i botës nuk ndalej. Dikur po i them ngadalë një bashkëpuntorit që ishte afër meje: 

-O të lutem, nëse ndonjëherë e teproj me fjalime të gjata, kapma mangën e palltos e ndoshta ndalem se njeriu nuk e sheh vehten. 

Afër Ferizajit, Murati e humbi rrugën. Por nuk vonuam shumë, përveç disa kilometrave që udhtuam më shumë dhe përsëri dualëm në rrugën kryesore, në Autostradën “Arbër Xhaferi”. Arbër Xhaferi, thua se s`kishte emër tjetër ku të gjendej pos “Arbërit”.  

Në kufi, te Hani I Elezit, doganierët nuk na vonuan sepse s`kishte makina tjera dhe s`kishim asgjë “për doganë”.  

Me Milazim Krasniqin, Rrahman Paqarizin, Ibrahim Berishen, profesorë univerzitarë. Prishtinë, 2018

Kur kaluam në teritorin e Maqedonisë, një rrugë e vjetër e ish RSFJ-së përsëri Murati e humbi rrugën. Në vend të rrugës për në Aeroport të Shkupit, Murati mori rrugën për Tetovë. 

Ishte një lodhje, një mërzi por edhe gëzim që e “kryem kollin”, vizitat e rrugën nëpër tri shtete me shumicë shqiptare. 

Edhe në aeroportin e Shkupit nuk na vounuan. Shumica e udhëtarëve që udhtonim për në  Kopenhagë, ndoshta 99% ishim shqiptarë. Edhe për në qytetet tjera të Gjermanisë, Zvicrrës etj, gati të gjithë udhtarët ishn shqiptarë. Kishte edhe personel që punonin në areport, por më pakë, ishin shqiptarë anipse në aeroportin e ish “Aleksandrit”, që tash e kishin largua, “Aleksandrin”, flietej vetëm shqip, nga udhtarët. Njoftimet për udhtarë ishin edhe në gjuhën shqipe. Vetëm në avion, edhe pse krejt udhtarët ishin shqiptarë, personeli I avionit dhe stjuardeshat flisnin maqedonisht, thua se ato “do ta mbronin” shtetin e kombin artificial maqedon. 

Pasi që ishte herët, nuk mund të them se si e pash rrugën por vërtetë ishte rrugë që udhtari duke udhtauar nuk mërzitet. Ajo që shihej,e  që ishte një shëmtim, në të dy anët e rrugës, që nga Prishtina e deri në Han të Elezit,  shumë afër rrugës kishte ndërtime, objekte ekonomike, tregtare, restorane të panevojshme.  As kjo rrugë, rruga e “Arbër Xhaferit” nuk kishte pushimore ku mund të ulej udhtari e të pin ujë kroi nga malet, lëngje ose kafe, pa u detyrua të hyje në restoran për një nevojë e të paguaj trefish.    

Gjatë kohës sa shkruaja kujtim-et 5*), më ra ndërmend se si gruaja e bacës Zeqë (Zeqir Gëvallës, nga SHBA-të), zonja Hanë, mësuese veteran nga Kosova, më kishte dërgua edhe 3 fotografi të tjera, kur baca Zeqë punonte në “Bota e Re”, Gazetë e Studentëve të Univerzitetit të Prishtinës.  

Me Elmën dhe Ervën, nxënese dhe Florie Bajraktarin, piktore. Malmö, shtator 2021

1*) EKSKURSION m. 

Udhëtim me këmbë a me mjete transporti që bëhet zakonisht në grup, për të vizituar një vend të caktuar për qëllime arsimore, shkencore etj. ose për t’u dëfryer. Ekskursion mësimor (turistik, alpinistik). Ekskursion në vende historike. Ekskursion dyditor. Shkuan në ekskursion. 

2*) RUTINË f. libr. 

Mënyrë të vepruari e të menduari duke ndjekur vazhdimisht po atë rrugë pa asnjë ndryshim, që bëhet pengesë për të renë dhe për përparimin; punë e përditshme, zakonisht e mërzitshme, pa asnjë ndryshim. Rutinë burokratike (administrative, mikroborgjeze). Rutina e punës (e jetës) së përditshme. Punë (metodë) rutine. Shfaqje të rutinës. Bëhet rutinë. Shkunden nga rutina. Bie në rutinë. E mbuloi (e mbyti) rutina. 

3*) QIRA f. 

Shumë të hollash që paguhet në periudha të caktuara për diçka që e marrim në përdorim për një kohë sipas një marrëveshjeje. Qira e ulët (e lartë). Qiraja mujore (vjetore). Qiraja e shtëpisë. Qiraja e tokës. Biçikletë (varkë, makinë) me qira. Shtëpi me qira. Libreza e qirasë. Paguaj (laj) qiranë. Jap (marr) me qira. Zë (lëshoj) me qira. 

Shprehje Frazeologjike: 

Shtëpi pa qira 

thjeshtligj. burgu. 

S’e vlen barra qiranë 

edhe poh. shih te BARR/Ë,~A. 

S’e ka marrë shpirtin me qira 

Thuhet kur dikush përpiqet të mos i pranojë detyrat a punët e rënda e të shumta, të cilat nuk i përballon dot ose i shkatërrojnë shëndetin. 

4*) Smajl Bani- Krasniqi, nga katundi Carrarrukë, është gjyshi i Komandant Malishevës, i burgusur në Maqedoni dhe vjehrri I Albulena Haxhiut, Ministre e Drejtësisë. 

5*) KUJTIM m. 

1.Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KUJTOJ, KUJTOHEM. Në shenjë kujtimi. Për kujtim. 

  1. Gjurmë a përshtypje që na lë në mendje diçka që kemi parë, që kemi dëgjuar ose që kemi jetuar; riprodhimi i kësaj gjurme a përshtypjeje, ringjallja e përfytyrimit për dikë a për diçka; dikush ose diçka që kujtohet me nderim. Kujtime të bukura (të këqija). Kujtime të paharruara. Kujtimet e fëmijërisë. Ruaj (kam) kujtime të mira. Bie (zhytem) në kujtime. Nderojmë (përjetësojmë) kujtimin e dëshmorëve. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!
  2. Diçka që na e fal dikush për ta kujtuar ose në shenjë nderimi. Më dha (më fali, më la) një kujtim. E ruaj si kujtim.
  3. vet. Ajo që mbajmë mend e tregojmë me gojë a me shkrim për ngjarje që i kemi jetuar vetë. Kujtimet e veteranëve. Kujtime nga jeta e brigadës. Mbledh (shkruaj) kujtimet.             

Smajl Bani- Krasniqi i Carrallukës, gjyshi i Komandant Malishevës

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Malmö, 31 mars 2022 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu