ARKIVI:
16 Prill 2025

    Dy “imamë” me qallma dhe pasaportë politike

    Shkrime relevante

    Kryeziu: Bllokada e Kuvendit është politike dhe duhet të tejkalohet

    Fadil Gashi|Radio Kosova Profesori i së Drejtës Kushtetuese dhe ish-gjyqtar i...

    Çka fshihet pas dështimit të konstituimit të Kuvendit?!

    Në foto, me Dode Balje-n... Të gjithë "deputetët tonë" shkrihen pas...

    Ali Shukrija…, ju flet nga “ahireti”!

    Lirim Gashi, Prizren JU FLET ALI SHUKRIJA NGA BOTA E PËRTEJME Shokë dhe...

    Shpërndaj

    Sak Muji, Rugovë – Zvicër

    (Sylë Mujaj)

    Dy imamë të çuditshëm, të përkryer me qallma islamike dhe të dekoruar me titullin “Haxhi”, pasi u kthyen nga “vedi i shejtë” i Mekes dhe Medinës, vendosën të mos falen më vetëm për Allahun, por edhe për vota. Haxhi Rrahmani dhe ai deputeti i Rahovecit – dy “besimtarë” të rinj të partive të vjetra – pasi e lanë Albin Kurtin në mes të “amin”-it, u rreshtuan në një formacion të ri që e quajtën plot devotshmëri: “Partia e Familjes”.

    Një parti që s’dihet nëse ka më shumë lidhje me Tespihet apo me Tenderët.

    Ata tani falin “elhamdulilah” për çdo mikrofon që u vihet përpara, shpërndajnë “merrhaba” për çdo votues të hutuar, dhe mallkojnë me “mysybet insan” këdo që guxon t’ua përmend hipokrizinë fetaro-politike.

    Ironia është e thellë: në një Kosovë që ka duruar 500 vite pushtim osman dhe 149 vite robëri serbe, ku populli ka ruajtur me mish e me shpirt gjuhën, flamurin dhe identitetin, tani na dalin në skenë këta “reformatorë” me turban në kokë dhe grykësi në zemër, për të na shpëtuar nga vetvetja.

    Dhe nuk besoj ne Albin Kurti si përkrahes te islamit radikal seps ekemi dëshmi te nje te riut shih edhe kryeminister pro perendimor evropian ….
    Por nese Heshtja e tij përballë këtyre eksponenteve të islamit radikal është shqetësuese.

    Nuk e dimë nëse është heshtje strategjike, frikë nga humbja e votave, apo një “amin” i heshtur ndaj ekstremizmit që po merr ngadalë status institucional.

    “Paria” e së ashtuquajturës Partia për Familjen, për “familjen myslimane”, kuptohet…!

    Por ne e dimë një gjë:
    Kosova nuk ka nevojë për parti të shenjta, por për njerëz të ndershëm. Nuk ka nevojë për imamitë që falen për karrige, por për qytetarë që çohen në këmbë për të mbrojtur identitetin dhe kulturën shqiptare

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu