ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Dy lajme të mira !

Shkrime relevante

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Shpërndaj

Ali Mehmeti, 26.04.2022 

Pas humbjes së djathtës ekstreme në Francë, e njëjta ndodhi edhe në Slloveni.  

Atje fitoi Robert Golob, në garë me kandidatin tjetër Janez Jansha, përkundër shumë lojërave të pista që u bënë kundër Golobit.  

Robert Golob është një inxhinier i elektroteknikës i doktoruar në vitin 1994 në po këtë drejtim. Në kohën, sa Milan Kuçan dhe Janez Drnovshek ishin presidentë të Sllovenisë, ai kishte funksione politike, kurse nga viti 2006 vihet në ballë të ndërmarrjes shtetërore GEN-I ku mbetet gjer në muajin dhjetor 2021. E zhvilloi këtë ndërmarrje në përmasa ndërkombëtare duke zhvilluar aktivitet në 22 shtete, me 16 filiale dhe 500 punëtorë, në lëmin e prodhimit dhe shitblerjes të energjisë elektrike dhe gazit. Përveç kësaj, ai kishte formuar edhe  një parti politike dhe në fund “Lëvizjen Liria”, me të cilën kandidoi për president të Sllovenisë në zgjedhjet e 24 prillit 2022, të cilat edhe i fitoi.  

Kundërkandidati i tij Janez Jansha, popullist i djathtë, adhurues i Donald Trump, i përkrahur nga autokrati hungarez Orban, kurse ky i fundit i përkrahur nga Putini, nuk la gjë pa bërë, për ta diskredituar Golobin. Madje nga dita që kuptoj se do ta ketë për kundërkandidat filloi të thur plane kundër tij. Me 17 mars 2022 mediumet në Slloveni publikuan lajmin se Golob kishte xhiro-llogari sekrete në Rumani, kurse paraprakisht kishte deklaruar se nuk ka një të tillë askund në botë. Vetëm 4 ditë para zgjedhjeve, me 20 prill 2022, Golobi arriti ta vërteton nëpërmjet organeve të shtetit rumun se iu kishte vjedhur identiteti; se ekzistonte një xhiro-llogari në Raiffeisen bankë në Rumani, në emrin Robert Golob, për që nuk ka të bëj me atë, e për më tepër në këtë xhiro-llogari nuk kishte pasur kurrfarë hyrje-dalje të parave!  

Tentimi i dytë për diversion u bë 4-5 ditë para zgjedhjeve, kur një twitt mesazh nga Mirko Mayer, redaktor i stacionit televiziv slloven Planet TV, në pronësi të Jozsef Vida, një oligark hungarez nga rrethi i Viktor Orban publikoi lajmin sipas të cilit, Golob ishte i përfshirë në shpëlarje të parave. Këtë lajmë e transmetuan të gjitha mediumet duke përfshirë edhe ato të Kosovës, pasi përmendej si i përfshirë, edhe emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj.  

Tentimi i tretë për diversion u bë ditën e zgjedhjeve, kur mediumet e afërta me Janshën lansuan lajmet se Rusia po ndërhyn në zgjedhjet sllovene duke përkrahur Golobin. Edhe pse mediumet më të mëdha sllovene nuk shkruajtën për këtë, Partia Popullore Evropiane (EPP), anëtare e së cilës është ajo e Janshës, postoi të dielën në Twitter se ishte e shqetësuar për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet sllovene. Në fakt kjo ishte një pritë, për të kontestuar zgjedhjet nëse rezultati do jetë i disfavorshëm, kurse diferenca të jetë e vogël, siç pritej.  

Por, as diferenca nuk qe e vogël dhe as votuesit nuk u mashtruan, ashtu që Jansha u detyrua t’ia uroj fitoren Golobit.  

Pra, tanimë që është dokumentuar se diversioni i parë dhe i tretë nuk ishin asgjë tjetër por lajme të rrejshme, si mund ta marrim për të mirëqenë akuzën e Janshes në lidhje me ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishajn, sipas të cilit, ai është i përfshirë në shpëlarje të 600 mijë eurove, bashkë me Golobin dhe për llogari të tij.  

Lajm i mirë është që Agjencia kundër korrupsionit e Kosovës sot hapi hetim mbi pasurinë e ambasadorit në fjalë, që përfundimisht do i pohoj ose mohoj akuzat e Janshës.   

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu